Nexhmije Pagarusha
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Nexhmije Pagarusha (Pagarushë, 7 maj 1933 - 7 shkurt 2020) ishte një këngëtare dhe aktore shqiptare. Ajo mbahet si mbretëresha e muzikës shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.
Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.
Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.
Më 2018 Pagarusha u vlerësua me "Medaljen e Mirënjohjes" nga presidenti amerikan, Donald Trump.[1]
Me 7 Shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta.
Veprat muzikore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Disa nga këngët e saj:
- “Baresha"
- ”Ani mori nuse”
- ”Mora testin”
- “Kur më shkon si zog n'hava”
- “Kur më del në derë”
- ”Ke selvitë”
- “Ç'u ngrit lulja në mëngjes”
- “Çil njat zemër plot kujtime”
- “Dallëndyshe”
- “Një lule”
- "Zambaku i Prizrenit"
Filma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore
- “Dasma e përgjakur”, (1967)
- “Jugovizioni” (1973)
- “Gëzuar viti i ri” (1976)
- "E kafshoja terrin" (1977)
- "I ikuri". (1980)
- "Tre vetë kapërcejnë malin" (1981)
- "Lepuri me pesë këmbë"
- "Fluturimi i Micakut"
- "Daullet e të çmendurve",
- "Rexha i nënës në grazhd të kalit"
- "Vrasësit bëjnë dasmë natën" (1997)
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]a. | ^ Albanian: Nexhmije Pagarusha, Serbian: Неџмије Пагаруша, Nedžmije Pagaruša. |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nexhmije Pagarusha tek IMDb
- Amëza : ForumiShqiptar
- PEPiF rtsh "E kujtoj at takim";oj lulia jone; sy larushe.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ RTV21 (7 maj 2018). "Nexhmije Pagarusha dekorohet nga Donald Trump". RTV21. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 9 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)