Jump to content

Paganizmi ilir

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Paganizmi arbëror)
Kulti i Diellit në fytyrën e një gruaje nga Malet e Sharrit gjatë festivalit Karnevalet ilire

Paganizmi iliro-arbëror paraqet sistemin e besimit të popullatave ilire para ardhjes së krishterimit në këtë rajon. Ilirët kanë praktikuar një formë të teizmit politeist, duke adhuruar hyjnive të ndryshme të lidhura me natyrën dhe jetën e përditshme. Një pjesë e rëndësishme e këtij paganizmi përfshinte kultin e diellit, hënës, dhe yjeve. Hyjneshat që përfaqësojnë natyrën dhe fertilitetin, si dhe hyjnë të lidhur me luftën dhe mbrojtjen, janë gjithashtu pjesë e kësaj tradite. Me ardhjen e krishterimit, shumë nga besimet pagane u zëvendësuan gradualisht me doktrinat e reja fetare.[1] Paganizmi arbëror vazhdoi të zhvillohet edhe pas depërtimit të elementeve kristiane në shoqërinë mesjetare arbërore. Me kalimin e kohës ai u zëvendësua nga krishterimi dhe u harrua gjatë kristianizimit të trojeve arbërore.[2] Gjendje e njëjtë vazhdoi edhe pas islamizimit të shqiptarëve. Studiuesit bashkëkohorë kanë arritur të rindërtojnë disa aspekte të paganizmit arbëror me të dhëna nga folkloristika, gjuhësia historike, arkeologjia, toponimia dhe të dhënat e lëna nga popujt e tjerë ballkanikë.[3] [4] [5]

Paganizmi arbëror është transmetuar përmes kulturës gojore dhe jo përmes teksteve të kodifikuara. Feja e vjetër ilire ishte e përqendruar më shumë në praktikën rituale, me mbretërit dhe krerët që luanin një rol qendror në kryerjen e akteve publike të sakrificës. Asokohe përdoreshin hapësira dhe lokacione të ndryshme të kultit; fillimisht, u përzgjodhën në mënyrë tipike hapësirat e jashtme si korijet, lumenjtë dhe liqenet.

Paganizmi arbëror ka trashëguar zhanrin e narrativës epike indo-evropiane për luftëtarët e lashtë[6] (Kângët Kreshnike), një traditë e përbashkët me Greqinë e hershme, Indinë klasike, Anglinë mesjetare të hershme, Gjermaninë mesjetare dhe sllavët e jugut.[7] Besimet popullore shqiptare ruajtën gjithashtu traditën tipike indo-evropiane të hyjnive të vendosura në malet më të larta dhe më të paarritshme (Mali i Tomorit),[8] hyjnitë e qiellit, rrufesë, motit dhe zjarrit. Zojzi, Perëndi, Shurdhi, Verbti, Enji,[9] Votra, Nëna e Votrës),[10][11] legjenda "Vajza e Diellit dhe e Hënës" (E Bija e Hënës dhe e Diellit),[12] "mitet e vrasjes së gjarpërit" dhe "zjarri në ujë" (Drangoi dhe Kulshedra), perëndeshat e Fateve dhe Fatit (Zana, Ora, Fati, Mira) Binjakët hyjnorë (Muji dhe Halili),[13][14] dhe rojtari i portave të nëntokës (qeni me tre koka që nuk fle kurrë).[15] [16]

  1. ^ Bonnefoy 1993, p. 253
  2. ^ Kopani, Gezim (2012-12-16). "Gëzim Kopani: Besimi pagan në Pukë". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Pipa, Arshi (1978). Albanian Folk Verse: Structure and Genre (në anglisht). O. Harrassowitz. ISBN 3878281196.
  4. ^ Sako, Zihni; etj. (Komisjoni i folklorit) (1954). Pralla popullore shqiptare. N.SH.B. Stabilimenti "Mihal Duri", Tiranë: Instituti i Shkencave.
  5. ^ Dobruna-Salihu, Exhlale (2005). "Cult symbols and images on funerary monuments of the Roman Period in the central section in Dardania". përmbledhur nga M. Sanadaer, A. Rendić-Miočević (red.). Religija i mit kao poticaj rimskoj provincijalnoj plastici. Akti VIII. međunarodnog kolokvija o problemima rimskog provincijalnog umjetničkog stvaralaštva / Religion and myth as an impetus for the Roman provincial sculpture. The Proceedings of the 8th International Colloquium on Problems of Roman Provincial Art (në anglisht). Golden marketing-Tehnicka knjiga. Odsjek za arheologiju Filozofskog fakulteta u Zagrebu. fq. 343–350. ISBN 953-212-242-7.
  6. ^ Kopani, Gezim (2022-05-27). "Gëzim Kopani: Paganizmi dhe mitet". Gëzim Kopani. Marrë më 2024-07-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ West 2007, p. 68
  8. ^ West 2007, pp. 151
  9. ^ Gjoni 2012, p. 81
  10. ^ West 2007, pp. 243, 266
  11. ^ Treimer 1971, pp. 31–33
  12. ^ West 2007, p. 233
  13. ^ Juka 1984, p. 64
  14. ^ Neziri 2008, pp. 80–82
  15. ^ West 2007, pp. 392
  16. ^ Tirta 2004, pp. 40-391

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]