Jump to content

Parku Kombëtar i Qafë Shtamës

Coordinates: 41°31′14″N 19°53′53″E / 41.52056°N 19.89806°E / 41.52056; 19.89806
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Parku Kombëtar i Qafështamës (rrethi i Krujës))
Skeda:2353535.1-80-c240xc160.jpg

Zona e mbrojtur ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966.[1]

Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cullit. Qafa (1'230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafështamës, rreth 1’100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore; një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafështamë. Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por i pasur me magnez (Tab. 12-2). Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare (hidomonumenteve) (Qiriazi & Sala, 2006). Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm. Edhe pse rruga për të shkuar është shumë e vështirë, dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë. Qeveria shqiptare synon që të zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut (1’724 m).[2]

  1. ^ "RRJETI I ZONAVE TE MBROJTURA NE SHQIPERI" (PDF). mjedisi.gov.al. mjedisi.gov.al. Marrë më 17 shtator 2016.
  2. ^ "Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri". akzm.gov.al. akzm.gov.al. Marrë më 17 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

41°31′14″N 19°53′53″E / 41.52056°N 19.89806°E / 41.52056; 19.89806