Jump to content

Karabullakët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Phalacrocorax)

Karabullakët
Microcarbo melanoleucos
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Nënklasa:
Infraklasa:
Rendi:
Familja:
Phalacrocoracidae

Gjinia:
Phalacrocorax (shiko tekstin)

Brisson, 1760
Speciet

3–43, shiko tekstin

Karabullakët (latinisht: Phalacrocoracidae), të njohur edhe si vrançat, janë një familje e rreth 40 llojeve të shpendëve të detit. Disa klasifikime të ndryshme të kësaj familje janë propozuar së fundmi, dhe një numër i gjinive janë të kontestuara. Karabullakët janë shpendë me madhësi mesatare në të madhe, me peshë trupore nga 0.35 deri në 5 kg dhe me gjatësinë e krahëve nga 45 deri në 100 cm. Shumica e llojeve kanë pupla të errëta, ndërsa sqepin e kanë të gjatë e të hollë. Të gjitha llojet janë peshkngrënëse, që e kapin gjahun duke u zhytur nga sipërfaqja. Ata janë zhytës të shkëlqyer, dhe nën ujë ata e vënë veten në lëvizje me anë të këmbëve të tyre, si dhe me ndihmën e krahëve; disa lloje karabullaku janë regjistuar duke u zhytur në thellësi deri në 45 metra. Ata kanë krahë relativisht të shkurtër për shkak të nevojës së tyre për lëvizje nënujore ekonomik, dhe si pasojë kanë shpenzimet më të larta të fluturimit të çdo lloji shpendës.[1]

Karabullakët bëjnë fole nëpër koloni në bregje, mbi pemë, ishuj të vegjël ose shkëmbinjë. Janë më tepër shpendë bregdetar sesa oqeanike, dhe disa kanë kolonizuar ujërat e brendshme – në të vërtetë, duket se paraardhësi origjinal i karabullakëve ka qenë një shpend i ujërave të freskëta. Janë të përhapur në mbarë botën, përveç ishujve të Paqësorit qendror.

Emri "karabullak" vjen nga fjala turke karabatak.[2] Emri shkencor i gjinisë është fjalë greke e latinizuar, nga φαλακρός (phalakros, "tullac") dhe κόραξ (korax, "korb").[3]

Karabullaku i detit (Phalacrocorax carbo)
Karabullaku me çafkë (Phalacrocorax aristotelis)
Karabullaku i vogël (Microcarbo pygmeus)

Llojet e karabullakëve, të paraqitur në Manualin e Shpednëve të Botës (anglisht: Handbook of the Birds of the World).[4]

  • Phalacrocorax auritus
  • Phalacrocorax brasilianus (ose Phalacrocorax olivaceus)
  • Phalacrocorax sulcirostris
  • Phalacrocorax carbo – Karabullaku i deti
  • Phalacrocorax lucidus
  • Phalacrocorax fuscicollis
  • Phalacrocorax capensis
  • Phalacrocorax nigrogularis
  • Phalacrocorax neglectus
  • Phalacrocorax capillatus – Karabullaku japonez
  • Phalacrocorax penicillatus
  • Phalacrocorax perspicillatus (i zhdukur rreth v. 1850)
  • Phalacrocorax aristotelis Karabullaku me çafkë
  • Phalacrocorax pelagicus
  • Phalacrocorax urile
  • Phalacrocorax magellanicus
  • Phalacrocorax bougainvillii
  • Phalacrocorax varius
  • Phalacrocorax fuscescens
  • Phalacrocorax carunculatus
  • Phalacrocorax chalconotus
  • Phalacrocorax stewarti
  • Phalacrocorax onslowi
  • Phalacrocorax colensoi
  • Phalacrocorax campbelli
  • Phalacrocorax ranfurlyi
  • Phalacrocorax atriceps
    • Phalacrocorax atriceps albiventer
  • Phalacrocorax bransfieldensis
  • Phalacrocorax georgianus
  • Phalacrocorax nivalis
  • Phalacrocorax melanogenis
  • Phalacrocorax verrucosus
  • Phalacrocorax purpurascens
  • Phalacrocorax gaimardi
  • Phalacrocorax punctatus
  • Phalacrocorax featherstoni
  • Phalacrocorax harrisi
  • Microcarbo melanoleucos
  • Microcarbo africanus
  • Microcarbo coronatus
  • Microcarbo niger
  • Microcarbo pygmaeus – Karabullaku i vogël

Peshkimi me karabullakë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një peshkatar kinez me dy karabullakë.

Njerëzit kanë përdorur aftësitë për peshkim të karabullakëve në vende të ndryshme të botës. Provat arkeologjike tregojnë se peshkimi me karabullakë është praktikuar në Egjiptin e Lashtë, Peru, Kore dhe Indi, por tradita më e fortë mbeti në Kinë dhe Japoni, ku ka arritut nivel të shkallës komerciale në disa zona.[5] Në Japoni, peshkimi me karabullakë quhet ukai (鵜飼).

Forma tradicionale të ukait mund të shoihen në lumin Nagara në qytetin Gifu, ku peshkimi me karabullakë vazhdon i pandërprerë për 1,300 vite, ose në qytetin Inujama. Në Guilin të Kinës, karabullakët janë të njohur për peshkimin në lumin e cekët Lijiang. Në Gifu, përdoret karabullaku japonez (P. capillatus), ndërsa në Kinë karabullaku i detit (P. carbo).[6] Në Evropë, një praktikë e ngjajshme është përdorur në liqenin e Dojranitrajonin e Maqedonisë.[7]

  1. ^ Elliott KH, Ricklefs RE, Gaston AJ, Hatch SA, Speakman JR, Davoren GK. 2013. High flight costs and low dive costs support the biomechanical hypothesis for flightlessness in penguins. PNAS 110:9380-9384. [1]
  2. ^ ÇAĞDAŞ ARNAVUTÇADA TÜRKÇE KÖKENLİ ALINTI KELİMELERDE GÖRÜLEN FONOLOJİK DEĞİŞİMLER
  3. ^ Jobling, James A (2010). The Helm Dictionary of Scientific Bird Names. London: Christopher Helm. fq. 301. ISBN 978-1-4081-2501-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Orta (1992)
  5. ^ Richard J. King (1 tetor 2013). The Devil's Cormorant: A Natural History. University of New Hampshire Press. fq. 9–. ISBN 978-1-61168-225-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Cormorant Fishing "UKAI"". maj 2001. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2014. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "About Dojran lake". Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)