Jump to content

Rajonet e Maqedonisë së Veriut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rajonet e Maqedonisë së Veriut

Rajonet e Maqedonisë së Veriut janë ndarje për qëllime statistikore, ekonomike dhe administrative të Maqedonisë së Veriut të miratuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 29 shtator 2009. Zyrtarisht, Maqedonia është e ndarë në tetë rajone. Përveç ndarjes në rajone që është shkalla e parë administrative, maqedonia është e ndarë më tej në komuna.

Rajoni i madh për nga sipërfaqja është Rajoni i Pellagonisë, i cila ka shumicën e vendbanimeve, rreth 343, por ka dendësinë më të ulët të popullsisë, 50 banorë/km2, ndërsa rajoni më i vogël, Rajoni i Shkupit ka popullsi jashtëzakonisht të dendur prej 319 banorë/km2 dhe përfshin më tepër se një të katërtën e popullatës së përgjithshme në Maqedoni. Komunitetet rurale janë të përfaqësuara në mënyrë të drejtë në pothuajse të gjitha rajonet, por shumica e popullsisë jetojnë në qendrat e mëdha urbane, e cila çon drejt koncentrimit të pabarabartë të popullsisë brenda rajoneve.

Rajoni Maqedonisht Popullsia Kryeqëndra (popullsia)
Rajoni lindor Источен регион 203.213 Shtipi (40.016)
Rajoni verilindor Североисточен регион 173.814 Kumanova (70.842)
Rajoni i Pellagonisë Пелагониски регион 221.019 Manastiri (105.550)
Rajoni i Pollogut Полошки регион 304.125 Tetova (52.915)
Rajoni i Shkupit Скопски регион 571.040 Shkupi (100%)
Rajoni juglindor Југоисточен регион 171.416 Strumica (35.311)
Rajoni jugperëndimor Југозападен регион 221.651 Ohri (42.003)
Rajoni i Vardarit Вардарски регион 133.248 Velesi (43.716)


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]