Renaldo Kalari
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Data e lindjes | 25 qershor 1984 (41 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Tiranë, Shqipëri | ||
| Pozicioni(et) | Mbrojtës | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | KF Tirana | ||
| Numri | 2 | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2004–2006 | KF Tirana | 10 | (0) |
| 2005–2006 | Shkumbini Peqin | 0 | (0) |
| 2006–2008 | Kastrioti Krujë | 44 | (2) |
| 2008–2009 | Partizani Tirana | 13 | (0) |
| 2009–2011 | Kastrioti Krujë | 53 | (4) |
| 2011– | KF Tirana | 48 | (1) |
| 2012–2013 | → Kastrioti Krujë (huazim) | 11 | (2) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2000–2001 | Shqipëria U–17 | 1 | (0) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 29 janar 2015 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 29 janar 2015 | |||
Renaldo Kalari (lindur më 25 qershor 1984 në Tiranë) është një futbollistë shqiptar i cili luan momentalisht me klubin shqiptar KF Tirana në Kategorinë Superiore si mbrojtës.[1][2][3]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kalari është një produkt i akademisë së Tiranës dhe u bashkua me skuadrën e parë në vitin 2004 por e pati të vështirë të gjente hapsira për të luajtur, gjë që solli që të dërgohej në huazim te Shkumbini në sezonin 2005–06. Rikthimi i tij te Tirana nuk zgjati shumë pasi ai firmosi menjëherë me Kastriotin në vitin 2006, ku ai do të luante për dy sezonet e ardhshme deri sa klubi u rrëzua në Kategorinë e parë. Ai u rikthye në kryeqytet në verën e vitit 2008 për të luajtur me Partizanin por vetëm në pjesën e parë të sezonit 2008–09, me klubin që ishte në telashe. Ai u largua nga Partizani dhe u rikthye sërisht te Kastrioti në janar 2009, duke ndihmuar klubin që të ngjitej në Kategorinë Superiore. Ai u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit në vitet pasuese, gjë që tërhoqi vëmëndjen e ish klubit të tij Tirana, që i dha mundësinë atij të rikthehej sërisht në qytetin e tij të lindjes.
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kalari ka zhvilluar vetëm një paraqitje me kombëtaren U–17.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Football DataBase
- ↑ "UEFA". Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2012. Marrë më 30 janar 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Soccerway