Jump to content

Ilion Lika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilion Lika
Të dhënat vetjake
Datëlindja17 maj 1980 (44 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Flamurtari Vlorë
Numri89
Karriera me të rinjtë
1997–1999Dinamo Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2007Dinamo Tirana200(0)
2007–2008KF Elbasani17(0)
2008–2009FC Terek Grozny27(0)
2009–2010Vllaznia Shkodër1(0)
2010Kastrioti Krujë15(0)
2010–2013KF Tirana75(0)
2013–2014Kastrioti Krujë16(0)
2014KF Tirana12(0)
2014–Flamurtari Vlorë18(0)
Karriera ndërkombëtare
2003–2010Shqipëria14(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 mars 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 janar 2010

Ilion Lika (lindur më 17 maj 1980) është një futbollist shqiptar i cili luan momentalisht portier me klubin shqiptar Flamurtari VlorëKategorinë Superiore. Ai ka luajtur më parë me Dinamo Tiranën, KF Elbasanin, Kastriotin Krujë dhe me TiranënShqipëri dhe në Rusi me FC Terek Grozny. Ai ka shenzuar shumicën e karrierës te Dinamo duke luajtur për plot tetë sezone.

Lika qënë lojtar i kombëtares shqiptare nga viti 2002 deri në vitin 2010 duke luajtur 14 ndeshje.

Lika ka luajtur Dinamon nga viti 1999 deri në qershor 2007. Ai u bë i preferuari i tifozëve gjatë kohës së tij te Dinamo dhe u konsiderua si një nga portierët më të mirë në Kategorinë Superiore. Lika u vu në provë nga skuadra daneze e Odense BK, por atij nuk iu ofrua një kontratë. Prova e tij në Danimarkë dështoi dhe kjo gjë i hapi rrugën transferimit të tij te skuadra kampionet e sezonit 2005–06 e asaj kohe, KF Elbasani, ku ai në gusht 2007 firmosi një kontratë një vjeçare.[1][2] Ai luajti vetëm gjashtë muaj me Elbasanin përpara se të shikonte për tu transferuar në një skuadër të re. Kjo që u vu re pasi Tirana shfaqi interesim për të nënshkruar me futbollistin e kombëtares shqiptare dhe se Lika kishte folur me drejtuesit e klubit për një rikthim në kryeqytet, këtë herë te Tirana. Megjithatë, Lika i hoqi vetë këto thashetheme duke thënë se ai nuk kishte folur me asnjë drejtues të Tiranës dhe se e gjitha kjo ishte një spekullim.[3] Lika kishte oferta edhe nga jashtë vendit me skuadrën ukrainase Vorskla Poltava ishte në ndjekje për të nënshkruar me të, por edhe klube të tjera nga Turqia dhe pjesa tjetër e europës kishin shfaqur interes për të. Sipas agjentit të tij, Lika ishte në kontakt me Vorskla Poltava dhe se atij ishte ofruar një kontratë shumë të mirë, por ai e kishte sërisht të vështirë për ta pranuar sepse vendndodhja dhe koha e ukrainës ishte një problem për të.[4]

Ilion Lika duke u stërvitur me FC Terek Grozny.

Edhe pse ai kishte hedhur poshtë lëvizjen në Ukrainë, Lika ende kërkohej nga Tom Tomsk dhe FC Terek Grozny, të dy skuadra që luanin në Rusi. Të dy klubet i kishin ofruar atij një kontratë, por kontrata e Terek Grozny ishte shumë e vështirë për tu refuzuar nga Lika dhe kështu ai zgjodhi për të luajtur në Grozny. Ai kompletoi transferimin e tij te klubi më 29 janar 2008 dhe firmosi një kontratë dy vjeçare për shumën e 500,000 $. Ai tregoi se një nga arsyet e transferimit të tij te klubi rus ishte për tu bërë portieri i parë i kombëtares shqiptare.[5] Lika shpejt u bë portieri numër një i skuadrës dhe bëri disa performanca mbresëlënëse gjatë sezonit 2008–09, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër CSKA Moscow, ku ai i bëri përshtyje edhe trajnerit të CSKA-së, ai nuk pësoi gol në fitoren historike 1–0 kundër njërave prej klubeve më të mëdhaja në Rusi.[6]

Ai arriti të marrë nëntë ndeshje pa pësuar gol gjatë 27 ndeshjeve të luajtura në sezonin 2008–09.[7] Pas sezonit të parë shumë impresionues në Rusi, Likës u ofrua për të marrë nënshtetësinë Çeçene nga presidenti i shtetit, Ramzan Kadyrov.[8] Presidenti i Çeçenisë kishte shprehur dëshirën që Lika ta shpenzonte shumicën e karrierës te Terek Grozny dhe se ai ishte një tifoz i madh i portierit shqiptarë. Gjithashtu presidenti Kadyrov i dhuroi Likës një makinë të re Land Rover me vlerë 110,000 $.[9] Në një intervistë për Ora NewsShqipëri, Lika shpjegoi se në qoftë se ndonjë nga shokët e tij do ta thërriste atë me emrin Ilion, atëherë ata do të gjobiten nga pronari i klubit dhe presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov i cili është një nga tifozët më të mëdhenj të tij. Presidenti kërkoi që skuadra dhe tifozët ta thirrnin portierin shqiptarë me emrin Iljaz Lika në vend të emrit të tij zyrtarë Ilion Lika. Presidenti Ramzan Kadyrov dhe Lika kanë pasur një marrëdhënje speciale, dhe e kuptonin shumë mirë njëri–tjetrin. Kur presidenti e mori veshë se ai ishte myslyman, ai filloi ta trajtojë Likën ndryshe nga të tjerët. Pasi i bleu makinën Land Rover, Kadyrov i bleu Likës edhe një shtëpi në Çeçeni. Lika dhe presidenti gjithashtu udhëtuan për në Dubai për pushime sëbashku dhe më vonë ata shkuan edhe në Mekë duke krijuar kështu një miqësi të ngushtë sëbashku.[10]

Më 1 dhjetor 2009, Lika u largua nga klubi rus sëbashku me gjashtë futbollist të tjerë. Pesë lojtarët e tjerë ishin mbrojtësi sllovak Radoslav Zabavnik, mbrojtësi brazilian Cléber dhe rumunët Florentin Petre, Andrei Margaritescu dhe Daniel Pancu, lojtarët u larguan falas pasi klubi u komfirmoi atyre se nuk do t'i rinovonte kontratat.[11]

Lika pësoi një dëmtim të rëndë në fillim të janarit të vitit 2009 që do ta mbante jashtë fushave të lojës për pesë muaj. Zëvëndës–presidenti i Terek Grozny lajmëroi se Lika do të qëndronte pesë muaj jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi në kavilje. Kjo gjë do të thoshte se portieri do të humbiste fillimin e Premier Ligës Ruse dhe tre ndeshje vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës 2010, duke bërë që Arjan Beqaj të ishte portieri titullar i kombëtares, duke u rikthyer në kombëtare pas plot dy vitesh.[12] Klubi rus bleu shpejt një portier për të zëvëndësuar Likën, ai portier ishte Andriy Dikan i cili u bë titullar i skuadrës për sezonin 2009–10. Lika shpenzoi pesë javë për riaftësim në Maqedoni.[13]

Pasi qëndroi pa klub për më shumë se një muaj, Likës j'u ofrua një kontratë nga skuadra shqiptare Vllaznia Shkodër. Ai firmosi për klubin më 31 dhjetor 2009 pasi ra dakord me drejtuesit e klubit dhe trajnerin. Pas mbërritjes së tij, ai u bë portieri i tretë i skuadrës pas veteranit Armir Grimaj dhe të riut Olti Bishani.[14] Pasi luajti vetëm një ndeshje me klubin më 23 janar kundër Shkumbinit Peqin që rezultoi një humbje 2–1, Lika u lirua nga kontrata e tij nga presidenti i klubit Valter Fushaj. Lika tha se ai ishte i pakënaqur nga kontrata e tij dhe palët ranë dakord që ai të largohej nga klubi për më pak se një muaj si lojtar i lirë.[15]

Pasi u lirua nga kontrata e tij me Vllazninë, portierit j'u ofrua një kontratë nga skuadra tjetër shqiptare Kastrioti Krujë. Ai firmosi për klubin më 24 janar 2010 deri në fund të sezonit. NJë ditë përpara se të firmsote kontratën, Lika bëri debutimin e tij me klubin duke e mbajtur portën e paprekur në fitoren 1–0 kundër Gramozit.[16] Më 25 maj 2010, Lika luajti ndeshjen e fundit me klubin duke e mbajtur sërisht portën e paprekur në fitoren 1–0 kundër Lushnjes në ndeshjen play–off për të qëndruar në Kategorinë Superiore.[17] Ai nuk pësoi gol në 8 nga 17 ndeshje të luajtura në të gjitha kompedicionet.

Më 30 qershor 2010, Lika u bashkua me klubin më të suksesshëm të Shqipërisë, KF Tiranën. Ai bëri debutimin e tij më 1 korrik duke mbajtur portën e paprekur në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Europës kundër skuadrës hungareze Zalaegerszegi TE, ndeshja u luajt në stadiumin Qemal Stafa dhe përfundoi në barazimin 0–0. Ai gjithashtu nuk pësoi gol në ndeshjen e kthimit më 8 korrik ku Tirana fitoi në kohën shtesë me rezultatin 0–1 falë golit të Karabecit.[18] Më 15 korrik, pasi ndeshja e parë u mbyll në barazimin 1–1, në ndeshjen e kthimit, Tirana u eleminua nga Liga e Europës pasi humbi ndeshjen e dytë me rezultatin 4–0 kundër skuadrës hollandeze Utrecht, Lika u doli nga loja në minutën e 85 pasi mori kartonin e dytë të verdhë, ai e kishte marrë të parin në minutën e nëntë.[19]

Më 27 gusht, Lika bëri debutimin në ligë në humbjen 2–1 kundër Flamurtarit.[20] Ai nuk pësoi gol në një ndeshje për herë të parë më 20 shtator në barazimin 0–0 kundër ish klubit të tij Kastriotit.[21]Kupën e Shqipërisë, Lika nuk pësoi gol në ndeshjen e parë gjysmë–finale kundër Besës dhe ndihmoi skuadrën në ndeshjen e dytë që të kualifikohej për në finale me rezultatin e përgjithshëm 2–1.[22] Në finalen e 22 majit kundër rivalëve të Dinamos, ndeshja e rregullt dhe koha shtesë përfunduan në barazimin 1–1. Në gjuajtjet e penalltive, Lika ishte heroi i Berdhebluve duke pritur plot tre penallti duke i dhuruar fitoren Tiranës 4–3 me penallti, duke fituar trofeun e tij të parë me Tiranën.[23] Pas ndeshjes ai tha: "Ishte mirë të fitoje. Ne të gjithë luajtëm mirë, por unë jam i lumtur që arrita të ndihmojë skuadrës dhe të festojmë fitoren tonë në fund".[24]

Tirana e mbylli sezonin sezonin në vendin e pestë me 44 pikë, por fitimi i kupës së Shqipërisë i siguroi atyre raundin e dytë të Ligës së Europës për sezonin tjetër.

Sezoni 2011–12 nisi për Tiranën më 14 korrik 2011 me ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Europës kundër skuadrës sllovake Spartak Trnava, ndeshja u luajt në stadiumin Qemal Stafa dhe përfundoi me barazimin 0–0 ku Lika e mbajti portën e paprekur të parë për këtë sezon.[25] Në ndeshjen e kthimit, Tirana u mposht me rezultatin 3–1 duke u eleminuar nga kompedicioni. Më 18 gusht 2011, Lika fitoi trofeun e tij të dytë me Tiranën pasi Bardheblutë mposhtën Skënderbeun me rezultatin 0–1 falë golit të sulmuesit Balaj në minutën e 63.[26] Lika luajti ndeshjen e parë në ligë më 12 shtator në humbjen 0–1 kundër Teutës.[27] Më 2 tetor, ai e mbajti portën e paprekur për herë të parë në sezonin 2011–12 në fitoren 2–0 kundër KF Flamurtarit.[28]

Në kupë, pasi mposhtën Himarën me rezultatin e përgjithshëm 1–10, Tirana u vendos në Grupin A sëbashku me Laçin, Apoloninë dhe Shkumbinin. Tirana i fitoi të gjitha ndeshjet duke e mbyllur grupin me 18 pikë, me Likën që e mbajti portën e paprekur në fitoren 0–1 kundër Laçit,[29] në fitoren 3–0 kundër Apolonisë,[30] dhe në fitoren tjetër 1–0 kundër Laçit në ndeshjen e kthimit.[31]

Në dy grupet e çerek–finales, Tirana u vendos në Grupin A sëbashku me Kastriotin, Byisin dhe Kamzën. Bardheblutë e mbyllën grupin të parët me 11 pikë me Likën që e mbajti portën e paprekur në barazimin 0–0 me Bylisin,[32] në fitoren 2–0 kundër Kastriotit,[33] dhe në fitoren 2–0 kundër Kazmës.[34]

Në gjysmë–finale, Lika ndihmoi skuadrën që të fitonte gjysmë–finalen e parë kundër Flamurtarit me rezultatin 3–0. Ndeshja e dytë u mbyll në barazimin 2–2 duke sjellë e finalen kundër Skënderbeut. Më 17 maj 2012 në finale, Tirana fitoi me rezultatin 1–0 falë golit të Bekim Balës në kohën shtesë, ky ishte edhe trofeu i tretë për Likën që gjatë ndeshjen u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 115 [35].

Në ligë, Tirana e mbylli sezonin në vendin e tretë me 53 pikë duke siguruar kualifikimin për në Ligën e Europës. Ai e mbylli sezonin me 26 ndeshje në të gjitha kompedicionet dhe 2340 minuta në total.

Lika e nisi sezonin duke mos pësuar gol në dy ndeshjet e raundit të parë të Ligës së Europës kundër skuadrës luksemburgeze CS Grevenmacher; ndeshja e parë u mbyll me fitoren 2–0 të Bardhebluve kurse ndeshja e kthimit u mbyll në barazimin 0–0.[36][37] Sërisht në Ligën e Europës, Tirana barazoi 1–1 me skuadrën norvegjeze Aalesunds FKstadiumin Qemal Stafa, por në ndeshjen e kthimit, Tirana u shkatërrua me rezultatin 5–0, ku Lika ishte në formacionin titullar.[38][39] Më 19 gusht 2012, megjithatë, pas eliminimit nga Liga e Europës, Lika fitoi trofeun e katërt me Tiranën pasi ata mposhtën sërisht Skënderbeun me rezultatin 1–2 në Superkupën e Shqipërisë për vitin 2012.[40]

Edhe pse e nisën mbarë sezonin, trajneri Nevil Dede dhe Lika filluan një konflikt dhe gjatë javëve të tjera pas eleminimit nga Europa League, duke filluar të jepnin deklarata të ashpra kundër njëri–tjetrit. Ky konflikt filloi edhe pas disa paraqitjeve të dobta të Likës në kampionat, ku performanca e 16 marsit kundër Flamurtarit e humbur 3–6 mund të cilësohet si më negativja. Në këtë ndeshje, Lika u zëvëndësua në minutën e 73 pas golit të katërt të pësuar në minutën e 70.[41]. Kjo gjë çoi deri aty sa trajneri Dede akuzoi Likën dhe disa lojtarë të tjerë duke thënë se ata nuk po luanin siç duhet. Lika në një intervistë tha se klubi kishte pesë muaj që nuk i kishte dhënë rrogat atij dhe disa lojtarëve dhe ata kërcënuan se nuk do të paraqiteshin në fushën e lojës nqs nuk do ti jepeshin rrogat e prapambetura. Pas kësaj, Dede akuzoi disa nga lojtarët e tij (përfshi dhe Likën) se kishin trukuar ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Europa Leagues kundër Aalesunds FK që përfundoi me humbjen 5–0.[42][43] Trajneri Dede tha se këtë ndeshje do ta çonte të hetoeshe tek komisioni i etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Në mbrojtje të Likës doli edhe mbrojtësi Erjon Dushku i cili tha se trajneri Dede po njollos fanellën e ekipit të Tiranës me akuza qesharake. Pas kësaj, Lika jo vetëm që e humbi vendin e titullarit, por trajneri Dede e vendosi në shitje. Ndeshja kundër Flamurtarit do të ishte edhe e fundit për të me fanellën Berdheblu pasi ai u rikthye te Kastrioti. Edhe pse u larguan disa lojtarë (përfshi dhe Likën), kjo gjë nuk solli rezultate pozitive për klubin që e mbylli sezonin në vendin e pestë duke mos siguruar kualifikimin në kupat europiane, kjo gjë solli edhe shkarkimin e trajnerit Dede.[44].

Lika e mbylli sezonin me 19 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Gjatë tre sezoneve me Tiranën, ai fitoi dy kupa dhe dy superkupa.

Rikthimit te Kastrioti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 gusht 2013, Lika u rikthye te Kastrioti për 150,000 . Ai u bë titullar i Kastriotit për sezonin 2013–14. Ai bëri debutimin e tij më 31 gusht 2013 në humbjen 0–2 kundër Partizanit.[45] Në pesë ndeshjet e para të sezonit në kampionat, Kastrioti nuk pasi një ecuri pozitive pasi ata pësuan tre humbje dhe morën dy fitore me Likën që nuk pësoi gol në fitoren 0–1 kundër Flamurtarit.[46] Më 21 janar 2014, Lika u largua nga klubi në merkaton dimërore për tu rikthyer te Tirana. Me Kastriotin, ai luajti 16 ndeshje në kampionat, duke koleksionuar gjithsej 1440 minuta.

Rikthimi te Tirana

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 12 janar 2014, Lika u rikthye te Tirana, duke thënë se e kreu këtë lëvizje me dëshirën e tij. Ai zbuloi se ai kishte edhe dy oferta të tjera në klube shqiptare, por zgjodhi Bardheblutë. Në një intervistë, Lika thumboi trajnerin Dede duke e akuzuar se klubi u fundos prej tij.[47][48] Pas gati gjysëm muaji, më 2 shkurt 2014, Lika bëri debutimin e tij me Tiranan pikërisht kundër klubit ku u largua në janar, Kastriotit, ndeshja e mbyll në barazimin 0–0.[49] Lika e majti sërisht portën e paprekur në fitoren 1–0 kundër rivalëve historik Partizanit, kjo ishte ndeshja e dytë që Lika nuk pësonte gol.[50]

Lika ka qënë portier i kombëtares shqiptare nga viti 2002 deri në vitin 2010. Ai u thirr për herë të parë në kombëtare në vitin 2003 për ndeshjen kualifikuese të Euro 2004 kundër Gjeorgjisë.[51] Në atë ndeshje, Lika ishte një zëvëndësim i papërdorur. Për të bërë debutimin e tij, Lika duhej të priste datën 30 mars 2005 ku ai luajti 90 minuta në humbjen 2–0 kundër Greqisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2006.[52] Lika mori fitoren e parë si titullar me kombëtaren më 4 qershor 2005, ku Shqipëria mposhti me rezultatin 3–2 Gjeorgjinë në një ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës 2006.[53] Sërisht kundër Gjeorgjisë, Lika luajti ndeshjen e tij të parë miqësore me kombëtaren më 21 mars 2006 në barazimin 0–0.[54].

Ai deklaroi tërheqjen e tij në futbollin kombëtarë në vitin 2010 duke e mbyllur me 14 ndeshje.

Statistikat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kombëtarja Shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2002 1 0
2003 0 0
2004 3 0
2005 7 0
2006 3 0
Total 14 0
  1. ^ "Transferet Ndërkombëtare Shqiptare". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Transferimet e Elbasanit". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Interesimet e KF Tiranës". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Interesimet e Vorskla Poltava". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Transferimet e Terek Grozniy". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Performancat e CSKA Moscow". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Lisa e ndeshjeve". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Oferta e Ramzan Kadyrov". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Dhurata e presidentit". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Intervista në Ora News". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ ""Терек" расстался с шестью легионерами". fc terek.ru. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Dëmtimi". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Rikuperimi në Maqedoni". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Lika i bashkohet Vllaznisë". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2010. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Lika largohet". albaniasport.com. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2010. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Kastrioti Krujë vs. Gramozi 1 - 0". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Kastrioti Krujë vs. Lushnja 1 - 0". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Zalagerszegi vs. Tirana 0 - 1". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Utrecht vs. Tirana 4 - 0". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Tirana 2 - 1". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Kastrioti Krujë vs. Tirana 0 - 0". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Tirana vs. Besa Kavajë 1 - 0". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Tirana vs. Dinamo 1 - 1". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Tirana shade Dinamo in Albanian Cup final". UEFA. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Tirana vs. Spartak 0 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "SKËNDERBEU VS. TIRANA 0 - 1". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Tirana vs. Teuta Durrës 0 - 1". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Tirana vs. Flamurtari Vlorë 2 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Laçi vs. Tirana 0 - 1". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Tirana vs. Apolonia Fier 3 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Tirana vs. Laçi 1 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Bylis Ballsh vs. Tirana 0 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Tirana vs. Kastrioti Krujë 2 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Tirana vs. Kamza 2 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund 1-0 Skënderbeun". alba-sport.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  36. ^ "Tirana vs. Grevenmacher 2 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Grevenmacher vs. Tirana 0 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Tirana vs. Aalesund 1 - 1". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Aalesund vs. Tirana 5 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Skënderbeu Korçë vs. Tirana 1 - 2". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Tirana vs. Flamurtari Vlorë 3 - 6". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Dede: Alesund-Tirana 5-0, ndeshje e trukuar". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2013. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Trajneri i Tiranës Nevil Dede akuzon lojtarët e tij: Shitët ndeshjen". Shqiptarja.com. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2013. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Shkarkohet Nevil Dede, te Tirana vjen Alpin Gallo". Panorama.com.al. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2014. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Kastrioti Krujë vs. Partizani Tirana 0 - 2". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Flamurtari Vlorë vs. Kastrioti Krujë 0 - 1". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Ilion Lika: Tirana u fundos prej "kamikazit" Dede. U rikthevam se e dua me shpirt ekipin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2014. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Ilion Lika rikthehet tek Tirana". Sport Ekspres. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  49. ^ "Tirana shpërdoron edhe në Krujë. Magani: Më bindi loja, por kam rezerva për gjykimin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 1 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Tirana fiton derbin, mjafton Gilberto". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 8 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Georgia vs. Albania 3 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Greece vs. Albania 2 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Albania vs. Georgia 3 - 2". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Albania vs. Georgia 0 - 0". soccerway.com. Marrë më 11 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]