Shko te përmbajtja

Nikoloz Gelashvili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nikoloz Gelashvili
Informacioni personal
Emri i plotë Nikoloz Gelashvili
Data e lindjes 5 gusht 1985 (40 vjeç)
Vendi i lindjes Telavi, RSS Gjeorgjia, Bashkimi Sovjetik
Gjatësia 1.84 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
FC Dila Gori
Numri 9
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2003–2004 WIT-Georgia Mtskheta 6 (0)
2004–2005 Kakheti Telavi 28 (8)
2005–2007 WIT Georgia Tbilisi 51 (25)
2008–2012 Zestafoni 105 (63)
2012–2013 VfL Bochum 25 (2)
2015–2016 Pafos 14 (4)
2016 Dinamo Tbilisi 9 (1)
2016– FC Dila Gori 5 (0)
Karriera ndërkombëtare
2005–2006 Gjeorgia U21 7 (1)
2007–2015 Gjeorgia 25 (1)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 27 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 14 tetor 2014

Nikoloz Gelashvili (Gjeorgjisht: ნიკოლოზ გელაშვილი; lindur më 5 gusht 1985) është një futbollist profesionist gjeorgjian i cili luan si sulmues për klubin gjeorgjian FC Dila Gori.[1][2][3]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gelashvili filloi karrierën e tij te WIT-Georgia Mtskheta ku luajtu gjashtë ndeshje gjatë sezonit 2003–04. Pas kësaj, ai u transferua te Kakheti Telavi ku shënoi tetë Gola në 28 ndeshje gjatë sezonit 2004–05. Më pas ai kaloi te WIT Georgia Tbilisi ku shfaqi një formë të mirë pasi në 51 ndeshje shënoi 25 gola. Ai u largua nga WIT Georgia Tbilisi në vitin 2007 duke firmosur në janar 2008 një kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi me Zestafoni.[4] Te kjo skuadër Gelashvili pati periudhën e tij më të mirë pasi ai shënoi më shumë se 60 gola në katër vite qëndrimi te klubi gjeorgjian, duke u shpallur edhe dy herë golashënuesi më i mirë në ligë. Ai u largua atje në vitin 2012 për të firmosur me klubin gjerman VfL Bochum. Gelashvili nuk dhuroi impakt te klubi gjerman pasi në 25 paraqitje me ta shënoi vetëm 2 gola. Pas kësaj, ai u transferua në Azerbajxhan ku firmosi me Qarabağ.

Në qershor 2014, Gelashvili la klubin azerbajxhanas pas vetëm një sezoni,[5] dhe firmosi një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe një vit me klubin shqiptar Flamurtari.[6]

Ai debutoi me Flamurtarin më 23 gusht 2014 në javën e parë të sezonit 2014–15 ku ai hyri si zëvëndësues në vend të mesfushorit Nijaz Lena në fitoren 2–1 kundër Teutës.[7] Ai shënoi golin e parë me klubin më 10 shtator 2014 në suksesin 3–0 kundër Apolonisë.[8] Ai shënoi golin e dytë me klubin më 20 nëntor në fitoren 2–0 kundër Elbasanit, ku ai shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 93.[9] Më 9 nëntor 2014, në një ndeshje kundër Apolonisëstadiumin Loni Papuçiu, Gelashvili u nxorr nga fusha e lojës në minutën e 35 pas dy kartonave të verdhë të marrë. Shkak i kartonit të dytë të verdhë që në fund rezuloi i kuq ishte për shkak se pështyu një lojtar kundërshtarë, duke krijuar një zënkë në fushë, me Flamurtarin që barazoi ndeshjen me rezultatin 1–1.[10] Pas ndeshjes, Komisioni i Disiplinës e dënoi atë me tetë ndeshje pezullim për sjelljen e tij antisportive.[11] Gelashvili pësoi një dëmtim, duke bërë që ai të operohej në Greqi, duke bërë që të rikthehet në fushat e lojës në janar të vitit tjetër.[12]

Në korrik 2015, Gelashvili firmosi me klubin grek Pafos.[13][14][3]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gelashvili bëri debutimin e tij me kombëtaren më 16 nëntor 2007 kundër Katarit, ku ai ishte thirrur për ndeshjet e nëntorit.[15] Ai luajti një tjetër ndeshje më 9 shtator 2009. Më 9 tetor 2009, ai luajti ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës së Botës 2010.

Më 14 gusht 2014, pas shtatë vitesh si lojtar i Gjerorgjisë, ai shënoi golin e parë me ta në fitoren 3–0 kundër Gjibraltarit, ndeshje e vlefshme për Grupin D të kualifikueseve të Euro 2016.[16]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 22 shtator 2014[3]
Performanca Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
SezoniKlubiLiga NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
2003–04WIT-Georgia MtskhetaPirveli Liga60
2004–05FC Kakheti Telavi248
2005–06Umaglesi Liga40
2005–06FC WIT Georgia21700
2006–07171020
2007–08138
2007–08FC Zestaponi-2Pirveli Liga310031
2007–08FC ZestaponiUmaglesi Liga62000062
2008–09262022203022
2009–10313020443720
2010–11331832624222
2011–1210720641811
2011–12VfL Bochum2. Bundesliga13800131
2012–1312120141
2012–13VfL Bochum IIRegionalliga West2020
2013–14Qarabağ FKPLA2650080345
2014–15KS FlamurtariKategoria Superiore102000000
Gjithsej Gjeorgji 194972010
Gjermani 2722000292
Azerbajxhan 2650080345
Gjithsej karriera 2471652810

Reduktuar më 22 shtator 2014 [17]

Kombëtarja gjeorgjiane
VitiNdshGola
200720
200800
200920
201040
201110
201230
201370
201410
Gjithsej200

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren gjeorgjiane.
#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
114 tetor 2014Estádio Algarve, Faro, PortugaliGjibraltari Gjibraltari1–03–0Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Flamuri FC Zestafoni

2010–11, 2011–12
2007–08
2011

Flamuri Qarabağ

2013–14

Dy herë golashënuesi më i mirë i Premier Leagues Gjeorgjiane: 2008–09 (20 gola) & 2010–11 (17 gola)

  1. "Nikoloz Gelashvili > Club matches". worldfootball.net. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Nikoloz Gelashvili". fussballdaten.de. Marrë më 2 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. 1 2 3 "Gelashvili, Nikoloz". kicker. Marrë më 2 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Turkish break keeps Dinamo in tune". UEFA.com. 4 shkurt 2008. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2008. Marrë më 1 prill 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Qarabağda Gelaşvili dönəmi sona çatdı". Azerisport. Marrë më 17 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. "ნიკოლოზ გელაშვილი: შინ დავბრუნდი!". Sportall.ge. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 2 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. "Bind Flamurtari, start i frikshëm kundër Teutës. Lika: Paguam gabimet në mbrojtje". Panorama Sport. 23 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Bind Flamurtari, bën "show" kuqezi. Sfidon Muzaka: Tani edhe korçarët na e kanë frikën". Panorama Sport. 11 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. "Flamurtari i pari, zhyt edhe më Elbasanin. Gjoka: Pritet shumë, por vuajmë presionin". Panorama Sport. 21 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2014. Marrë më 21 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. Mbriçaj, Mikel (11 nëntor 2014). "Flamurtari del huq në "derbin" ndaj Apolonisë". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2014. Marrë më 23 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. "8 javë pezullim Gelashvilit". Panorama Sport. 11 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2014. Marrë më 23 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. "Flamurtari, Gelashvili bëhet gati në janar". Panorama Sport. 27 nëntor 2014. Marrë më 28 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  13. "Nikoloz Gelashvili > Club matches". worldfootball.net. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. "Nikoloz Gelashvili". fussballdaten.de. Marrë më 2 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. "Kaladze back to bolster Georgia". UEFA.com. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2008. Marrë më 7 nëntor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. "Georgia ease to Gibraltar victory". UEFA.com. 14 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 14 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. "Matches of N. Gelazhvili". Soccerway. 22 shtator 2014. Marrë më 22 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]