Erando Karabeci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Erando Karabeci
Erindo Karabeci.jpg
Të dhënat personale
Emri i plotëErando Karabeci
Data e lindjes (1988-09-06) 6 Shtator 1988 (30 vjeç)
Vendi i lindjesTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualKF Tirana
Numri13
Karriera në rini
2000–2006Partizani Tirana
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2006–2009Partizani Tirana31(1)
2009–KF Tirana150(1)
Ekipi kombëtar
2007–2008Shqipëria U–193(0)
2008–2011Shqipëria U–217(2)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 14 mars 2014.
† Ndeshje (Gola).

Erando Karabeci (lindur më 6 shtator 1988) është një lojtar shqiptarë që luan në Kategorinë Superiore për skuadrën kryeqytetase KF Tirana. Karabeci është një mesfushor i avancuar.

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Karabeci është një produkt i akademisë së Partizanit, ku ka luajtur që ku ka qënë i vogël. Gjithashtu Karabeci ka luajtur në kompedicione të ndryshme U–17 & U–19 me Partizanin. Karaberi luajti katër ndeshje me skuadrën e parë të Partizanit në sezonin 2006–07.[1]

Në sezonin 2008–09, trajneri Shpëtim Duro e konsideroi Karabecin si një pjesë të rëndësishme të skuadrës duke bërë paraqitje të mira në Kategorinë Superiore. Megjithatë, jo të gjithë performancat e Karabecit ishin mbreslënëse. Pavarësisht performancave të tij të mira, skaudra nuk i shpëtoi dot rënjes në Kategorinë e parë, duke bërë që Karabeci të shkëpuste kontratën e tij me Partizanin në fund të sezonit.

Tirana[redakto | përpunoni burim]

Më 28 gusht 2009, Karabeci nënshkroi një kontratë me kampionët e shqipërisë KF Tirana. Nëpërmjet klubit të tij të ri, Karabeci mundi të fitoj edhe vendin në kombëtaren U–21. Në fillim të sezonit 2014–15, Karabeci ishte në huazim te FK Kukësi vetëm për ndeshjet e këtij klubi në Europë.

Më 18 dhjetor 2014, Karabeci shënoi golin e parë pas rikthimit te Tirana në barazimin 1–1 kundër Lushnjes.[2] Më 7 shkurt 2014, Karabeci luajti 90 minuta në triumfin 1–0 të Tiranës kundër ish klubit të tij Partizanit.[3] Më 13 mars, Karabeci shënoi një supergol nga 35 metra në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Teutës.[4]

Më 4 gusht 2014, pasi klubi firmosi me lojtarin e kombëtares shqiptare dhe legjendën Ervin Bulku, Karabeci vendosi që t'ia dhuronte shiritin e kapitenit atij në shenjë respekti duke u bërë zëvëndës-kapiteni i klubit.[5]

Gjatë muajit janar, Karabeci u shpall lojtari i muajit nga shoqata "Sporti na bashkon".[6] Ai shënoi golin e parë të sezonit 2014–15 më 4 shkurt 2015 kundër Apolonisë në ndeshjen e parë çerek–finale të Kupës së Shqipërisë, ku ai shënoi golin e barazimit 2–2.[7][8] Ai e mbylli sezonin me 37 paraqitje në të gjitha kompedicionet, ku 32 prej tyre i zhvilloi në kampionat, me Tiranë që e mbylli në vendin e katërt duke dështuar të kualifikohej në kompedicionet europiane.

Kombëtarja[redakto | përpunoni burim]

Erando Karabeci me kombëtaren U–21

Karaberi u zgjodh nga trajneri Artan Bushati për të ndihmuar kombëtaren U–21 në kualfikueset e kampionatit europian U–21, dhe konsideroheshe si një pjesë e rëndësishmë e skuadrës. Gjithashtu Karabeci shënoi golin e fitores për kombëtaren e tij kundër Azerbajxhanit, menjëherë pasi nënshkroi me KF Tiranën.

Më 8 nëntor 2014, Karabeci mori thirrjen e parë në kombëtare nga trajneri Gianni De Biasi për dy miqësoret kundër Francës dhe Italisë respektivisht më 14 dhe 18 nëntor.[9] Ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet me Shqipërisë që barazoi 1–1 kundër Francës dhe humbi 1–0 kundër Italisë.

Statistikat[redakto | përpunoni burim]

Klubet[redakto | përpunoni burim]

Redaktuar më 11 qershor 2015 [10][11][12][13]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Partizani 2006–07 3 0 0 0 3 0
2007–08 3 0 0 0 3 0
2008–09 25 1 5 1 0 0 30 2
Total 31 1 5 1 0 0 0 0 36 2
FK Kukësi[nb 1] 2013–14 6 0 8 0
Total 0 0 0 0 6 0 0 0 6 0
Tirana 2009–10 18 0 1 0 0 0 19 0
2010–11 30 0 7 0 4 1 0 0 41 1
2011–12 23 0 6 0 2 0 1 0 32 0
2012–13 19 0 4 0 3 0 26 0
2013–14 28 1 4 1 32 2
2014–15 32 0 5 1 37 1
Total 150 1 35 2 9 1 1 0 195 4
Karriera në total 181 2 40 3 15 1 1 0 237 6
  1. ^ Vetëm për ndeshjet në UEFA Liga e Europës

Trofe[redakto | përpunoni burim]

Partizani Tirana
KF Tirana

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Erando Karabeci". www.transfermarkt.co.uk. Marrë më 8 shkurt 2014. 
  2. ^ "Tirana vs. Lushnja 1 - 1". soccerway.com. Marrë më 10 shkurt 2014. 
  3. ^ "Erando Karabeci:Ishim dominues". albaniasoccer.com. Marrë më 8 shkurt 2014. 
  4. ^ "Teuta e Tirona mjaftohen me barazim". Super Sport. Marrë më 14 mars 2014. 
  5. ^ "Tirana ndryshon kapiten. Karabeci ia dorëzon shiritin Bulkut në shenjë respekti". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2014. 
  6. ^ Mesfushori i Tiranes Erando Karabeci eshte perzgjedhur lojtari i muajit janar nga shoqata "Sporti na bashkon". KF Tirana, 18 shkurt 2015
  7. ^ "Uzuni "show", Tiranës i bëhet Kupa "malore"". Sport Ekspres. 4 shkurt 2015. Marrë më 5 shkurt 2015. 
  8. ^ "Apolonia surprizon Tiranën, barazim 2-2 në sfidën e parë". Gazeta e Sportit. 4 shkurt 2015. Marrë më 5 shkurt 2015. 
  9. ^ "Zbardhet lista për dy miqësoret, Gashi "flaket" nga kombëtarja". Panorama Sport. Marrë më 8 nëntor 2014. 
  10. ^ "Albania - E. Karabeci - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014. 
  11. ^ "Football : Erando Karabeci". Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014. 
  12. ^ "Profile of Erando Karabeci at footballzz.co.uk". footballzz.co.uk. Marrë më 30 tetor 2014. 
  13. ^ "Profile of Erando Karabeci at Scoresway.com". Scoresway.com. Marrë më 30 tetor 2014. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]