KS Dinamo
KS Dinamo | |||
Të dhëna bazë | |||
Emri i plotë | Klubi Sportiv Dinamo Tirana | ||
Vendndodhja | Tirana | ||
Presidenti | Marco Pontrelli | ||
Trajneri | Fabrizio Cammarata | ||
Adresa/Selia | Rruga "Grigor Heba", Tiranë | ||
Faqja zyrtare | www.dinamo.al | ||
Stadiumi | Stadiumi "Selman Stërmasi" | ||
Kapaciteti | 10.000 | ||
Liga | Kategoria e Parë, A gr. | ||
2017/18 | Vëndi i 5 (A gr.) | ||
Veshjet | |||
|
KS Dinamo është një klub fubollistik shqiptar nga Tirana i themeluar më 19 korrik 1950. Nga viti 1995 deri më 1997 klubi ishte i njohur me emrin Olimpik. Skuadra zhvillon ndeshjet mikpritëse në stadiumin "Selman Stërmasi" në Tiranë, i cili ka një kapacitet prej 12000 vendesh.
Në Tetor 2019 skuadra blihet nga Marco Pontrelli (ish-president i Triestina në vitin 2014-2015) me qëllimin për ta rikthyer ekipin në nivelet më të larta siç ishte para vitit 2012. Ai emërohet menaxher Fabrizio Cammarata dhe drejtori sportiv Enzo Passarelli.
Historia e klubit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
KS Dinamo ka dalë 17 herë Kampione e Shqipërisë në futboll dhe ka fituar 15 herë Kupën e Shqipërisë. Po ashtu KS Dinamo ka një numër pjesëmarrjesh në skenën evropiane të futbollit duke marrë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, pesë herë në Kupën UEFA, tre herë për Kupën e Kupave dhe pesë herë në Kupën Ballkanike.
Klubi sportiv i futbollit udhëhiqet nga presidenti i saj Avni Braçe. Administrator i klubit është Ismet Saliu, sekretar i klubit Avni Braçe dhe zëdhënës shtypi Xhevdet Zekaj. Klubi tashmë ka sponsor gjeneral Taivan Shpk. dhe Alpet Shpk. Trainer i klubit të futbollit është Faruk Sejdini .Klubi i futbollit Dinamo njihet për lojën kombinative dhe spektakolare, shtrirjen e tifozerisë në mbarë Shqipërinë, si dhe për kulturën Fair-Play, brenda fushës së lojës dhe jashtë saj. Dinamo së bashku me Tiranën dhe Partizanin, skuadra po të kryeqytetit, janë 3 klubet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ato janë rivalizuar fuqimisht me njëra-tjetrën që prej krijimit të tyre, duke dominuar totalisht futbollin shqiptar, e konkretizuar kjo edhe me trofetë e shumta të fituara në shkallë vendi. Ndeshjet midis këtyre tre skuadrave të kryeqytetit përbënin dikur derbet klasike në Shqipëri, duke qene se thithnin interesin e rreth 90% të tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar, fanatikë të këtyre skuadrave legjendare.
Fundi i vitit 1990, në të cilin nisën ndryshimet demokratike në Shqipëri e gjeti Dinamon si ekipin e futbollit më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë, me 15 kampionate dhe 12 kupa të fituara, duke e pasuruar arkivin e saj të sukseseve. Pas viteve '90, klubi i futbollit Dinamo fitoi kampionatin e sezonit 2001-2002 me një rekord absolut në futbollin shqiptar prej 18 fitoresh rradhazi. Në sukseset e Dinamos vlen të përmendet gjithashtu dhe trofeu i Kupës së Shqipërisë në sezonin 2002-2003. Më 17 maj 2008 KS Dinamo u shpall kampione per sezonin 2007-2008, pas një fitoreje fantastike kundër KF Partizani, në një ndeshje ku blutë luajtën për 35 minuta me 9 lojtarë dhe fituan 2-1. Dinamo, falë investimeve dhe menaxhimeve serioze të z.Besnik Sulaj është rikthyer në një skuadër me emra të dëgjuar të futbollit shqiptar.
Dinamo vlerësohet jo vetëm për marrëdhëniet me fansat e saj, por edhe në ristrukturimin total të klubit, nga fakti që puna me ekipet e moshave të reja është vënë në baza të shëndosha bashkëkohore. Ndër ekipet zinxhirë dallohen ish-ekipi U-15 i Aleko Bregut, fitues i Kampionatit Kombëtar të futbollit për sezonin 2010-2011 dhe ekipi U-19 me trajner Toton.
KS Dinamo në Europë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- QR = Raundi Kualifikues
- R1 = Raundi i 1-re
- R2 = Raundi i 2-te
Trofetë madhore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Liga Superiore - 18: 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1967, 1973, 1975, 1976, 1977, 1980, 1986, 1990, 2002, 2008.
Kupa e Shqipërisë - 13: 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003.