Rezervati Ndërkufitar Ohër-Prespë
Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Ohër - Prespë është një rezervat i biosferës që përfshin zonën e Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës, në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. [1] Rezervati u deklarua në qershor të vitit 2014 dhe përfshin një ndërthurje të sipërfaqeve ujore dhe relieveve malore përreth, duke mbuluar një sipërfaqe prej 446,244.52 hectares (1,722.9597 sq mi) [2]
Deklarata
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zona Nërkufitare e Biosferës Ohër-Prespa u shpall rezervat i biosferës më 11 qershor të vitit 2014 në seancën e komisionit ndërkombëtar të UNESCO - s të mbajtur në Jönköping, Suedi. [3] Propozimi u bë nga Sekretariati Bilateral i Liqenit të Ohrit, së bashku me komisionet kombëtare të UNESCO-s të Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe ministritë e tyre përkatëse të mjedisit.
Ekologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezervati Ndërkufitare Ohër-Prespa përfshin ekosisteme të ndryshme, duke filluar nga zonat malore përreth liqeneve, deri te pyjet e buta nën tropikale që gjenden në lartësi më të ulëta përreth pellgjeve ujore. [1] Sistemi i Liqeneve Ohër - Prespa është një nga më të mëdhenjtë e llojit të tij në Evropë. Të dy liqenet kanë një vlerë të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për shkak të unitetit të tyre gjeologjik dhe biologjik. Liqeni i Ohrit është i njohur për speciet e tij endemike (mbi 200 lloje), pesë prej të cilave janë të kufizuara në mikroekosisteme brenda vetë liqenit. Dhjetë nga shtatëmbëdhjetë speciet e peshkut janë endemike, përfshirë troftën e Ohrit ( Salmo letnica ).
Ekzistojnë gjithashtu zona pyjore endemike dhe unike si ajo e mbuluar nga pisha maqedonase ( Pinus peuce ).
Gjitarët përfaqësojnë grupin e dytë më të rëndësishëm të specieve në Rezervatin Ndërkufitar Ohër-Prespa, mbrojtja e të cilave është thelbësore për rezervën. Ato përfshijnë talpën ballkanike, rrëqebullin e ballkanik ( Lynx lynx martinoi ), ujku gri ( Canis lupus ), ariun kafe ( Ursus arctos ) dhe të tjerë. Rrëqebulli i Ballkanit është një specie jashtëzakonisht e rrallë, që mban vlera veçanërisht të larta simbolike. Në kuadër të llojeve të veçanta është edhe njjë specie zogjsh (shpendësh) e njohur si pelikani dalmat ( Pelecanus crispus ). Rajoni i Prespës është shtëpia e rreth 260 specieve të shpendëve, që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e specieve të shpendëve në Evropë. [4] Rreth 140 specie gravitojnë në këtë zonë.
Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Ohër-Prespa ka një popullsi të vlerësuar prej 455,000 banorësh, që përfaqëson një zonë të larmisë kulturore, etnike dhe fetare. Vendbanimet gjenden vetëm në zonat kalimtare [4] dhe përfshijnë vendbanime relativisht të qëndrueshme në aspektin demografik, ndërsa zonat e tjera të populluara (sidomos qytetet e Ohrit dhe Strugës në bregun e Liqenit të Ohrit dhe Pogradecit në Shqipëri), kanë mijëra vizitorë gjatë sezoni turistik
Në Shqipëri, aktiviteti kryesor ekonomik i popullsive lokale është bujqësia, akoma e pranishme në zonën kalimtare dhe disa pjesë të tampon zonës. [1] Kohët e fundit, industria e përpunimit të ushqimit ka pëjetuar një zhvillim të rëndësishëm (sidomos në Korçë ), paralelisht me bujqësinë tradicionale, duke rezultuar edhe në vendbanime të reja.
Sektori më i rëndësishëm i zhvillimit në rajonin e rezervatit është sektori parësor. Në shumë zona, fermat familjare të familjeve të vogla zëvendësohen me një lloj prodhimi më intensiv (siç janë pemishte të mëdha në zonën e Resnjës ). Në disa pjesë malore, pylltaria është një aktivitet i rëndësishëm ekonomik. Blegtoria është gjithashtu e rëndësishme në të gjithë rajonin ndërkufitar. [4]
Turizmi është fusha kryesore e zhvillimit në të gjithë rajonin e rezervatit të biosferë ndërkufitare. Vetëm qyteti i Ohrit vizitohet nga një numër i madh vizitorësh gjatë sezonit të lartë turistik, gjashtë herë më shumë se popullsia e tij e përhershme (42,000 banorë).
Peshkimi është një tjetër aktivitet kryesor me ndikime ekologjike dhe ekonomike në liqene.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Liqeni i Ohrit
- Plazhi Pogradecit
- Lumi (Parku) Driloni
- Gjeografia e Shqipërisë
- Bregliqeni Shqiptar i Ohrit
- Gjeografia e Republikës së Maqedonisë
Vendbanime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Maqedonia e Veriut
- Shqipëri
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "Ohrid-Prespa - Biosphere Reserves" (në anglisht). UNESCO. gusht 2014. Marrë më 21 maj 2016.
- ^ "Регионот Охрид-Преспа прогласен за биосферен резерват на УНЕСКО" (në maqedonisht). Нова Македонија. 11 qershor 2014. Marrë më 20 maj 2016.[lidhje e vdekur]
- ^ "Регионот Охрид-Преспа прогласен за биосферен резерват на УНЕСКО" (në maqedonisht). Нова Македонија. 11 qershor 2014. Marrë më 20 maj 2016.[lidhje e vdekur]
- ^ a b c "Ohrid-Prespa - Biosphere Reserves" (në anglisht). UNESCO. gusht 2014. Marrë më 21 maj 2016.