Jump to content

Roberto Colombo (futbollist)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Roberto Colombo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRoberto Colombo
Datëlindja (1975-08-24) 24 gusht 1975 (49 vjeç)
VendlindjaMonza, Itali
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Napoli
Numri15
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–2000Milan0(0)
1995–1996Valdagno (huazim)19(0)
1996–1997Fiorenzuola (huazim)3(0)
1997–1998Solbiatese (huazim)27(0)
1998–1999Monza (huazim)1(0)
2000–2005Padova126(0)
2005–2006San Marino35(0)
2006–2010Bolonja8(0)
2010–2011Triestina33(0)
2011–Napoli1(0)
Karriera ndërkombëtare
1993–1994Italia U–185(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 Mars 2010
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 18 Mars 2010

Roberto Colombo (lindur më 24 gusht 1975) është një futbollist profesionist italian i cili luan me klubin italian NapoliSerie A si portier. Ai është një nga të paktët futbollist në Serie A që ka diplomë universiteti.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Colombo ësht produkt i t rinjëve të Milanit. Ai ka qënë në huazim te Valdagno (Serie C2), Fiorenzuola (Serie C1), Solbiatese (Serie C2) dhe Monza (Serie B), përpara se të rikthehej te skuadra e parë e Milanit në pjesën e parë të sezonit 1999–00.

Në janar 2000, ai kaloi te Calcio Padova (Serie C2). Colombo ndihmoi klubin të ngjitej në Serie C1 në verën e vitit 2001, por në sezonin e ardhshëm zhvilloi vetëm një paraqitje. Ai u bë sërisht zgjedhja e parë e portës në verën e vitit 2003.

Ai zhvilloi 126 paraqitje në ligë me klubin, përpara se të bashkohej me San Marino Calcio (Serie C1).

Te San Marino, ai humbi vetëm një ndeshje të Serie C1 nga 34 gjithsej (plus dy ndeshje play-off për rënjen).

Që nga largimi i portierëve Gianluca Pagliuca dhe Emanuele Manitta, Colombo dhe Francesco Antonioli u blenë nga Bolonja respektivisht si portieri rezervë dhe titullar.

Në Maj 2010, në fund të sezonit në Serie A, ai u huazua nga Milani për ndeshjen miqësore kundër DC United.[1]

Në gusht 2010, ai firmosi një kontratë një vjeçare si portieri i parë i klubit të Serie B, Triestina. Gjatë sezonit të vetëm në klub, ai zhvilloi 33 paraqijte në ligë.

Më 12 korrik 2011, ai kaloi me parametra zero te klubi i Serie A, Napoli.[2] Colombo u vendos si portieri i tretë i skuadrës mbrapa Morgan De Sanctisit dhe Antonio Rosatit.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Colombo ka zhvilluar pesë paraqitje me kombëtaren U–18.

Padova
Napoli
  1. ^ "Milan roster update and training schedule" (në anglisht). DC United. 20 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2010. Marrë më 30 maj 2010.
  2. ^ "Roberto Colombo Transfermarket" (në italisht). Transfermarket. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2012. Marrë më 30 maj 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]