Selim Sirri Pashë Gjiriti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Selim Sirri Pashë Gjiriti

Selim Sirri Pashë Gjiriti ("Sırri Pashë Kretasi") ishte një administrator osman i shekullit të 19-të dhe njeri i letrave (shkrimtar) me origjinë turke nga Kreta (Gjiriti).

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai lindi në 1844 në Kandin, Kretë, Perandoria Osmane si djali i Helvaxhizade Salih Tosun Efendiut. Ai filloi punën si nëpunës në burokracinë lokale osmane në Kretë dhe më vonë erdhi në Stamboll, duke ndjekur një arsim me një theks të veçantë fetar. Duke u ngjitur në hierarki, ai shërbeu si guvernator i Trabzonit, Kastamonu, Ankara, Sivas, Janinë, Prizren dhe Bagdad ku u shqua si një administrator i suksesshëm.

Shkrimet e tij të natyrës personale dhe politike i botoi nën titullin "Letra të Sırrı Pashës" (Mektubat-ı Sırrı Paşa). Një koleksion tjetër janë komentet e tij (tefsir) të vargjeve të ndryshme të Kuranit, të bashkuara nën titujt Sırr-ı Kur'an (sekret i Kuranit), Sırr-ı insan, Sırr-ı Tenzil, Sırr-ı Meryem dhe Ahsenü' l-Kasas. Veçanërisht kjo e fundit, me temën e tregimeve të Jozefit dhe Jakobit, mbetet një vepër referimi në letërsinë turke. Për një kohë është marrë edhe me mbledhjen e Kanunit të Lekë Dukagjinit në përpjekje për të ndalur vllavrasjen mes shqiptarëve.

Sırrı Pasha u martua me poeten dhe kompozitoren Leyla Saz dhe ishte babai i Vedat Tek, një figurë novatore e arkitekturës turke. Ai vdiq në një moshë relativisht të hershme në 1895.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]