Sfera (film)
Sfera (Sphere) është një film i vitit 1998 i drejtuar nga Barry Levinson, përshtatje kinematografike e librit Sfera të Michael Crichton. Në fillim të filmit, në rolin e pilotit të helikopterit që shoqëron shkencëtarët në bazën ushtarake, shfaqet këngëtari Huey Lewis.
Ngjarjet në film
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Doktor Norman Goodman është një psikolog që thërritet nga autoritetet vetëm kur ndodh ndonjë gjë me rëndësi të madhe, për të ofruar mbështetjen psikologjike për të mbijetuarit. Kur thirret në sekret të madh në mes të oqeanit Paqësor nga zyrtari misterioz Barnes, zbulon se emri i tij është nxjerr nga një raport i vjetër, i realizuar nga qeveria e SHBA-ve, që duhej përdorur në rast kontakti me një qytetërim jashtëtokësor. Në raport citohen edhe tre shkencëtarë : biologjia Beth Halperin, me të cilën Normani ha pasur një marrëdhënie të shkurtët vite më parë, matematikani Harry Adams dhe astrofizikani Ted Fielding, të gjithë të thirrur për të marrë pjesë në ekspeditë.
Në fund të abiseve është gjendur një anije kozmike me prejardhje të paditur, dhe detyra e shkuadrës është ajo e inspeksionimit dhe e vendosjes së kontaktit me format e jetës aliene (të huaja). Në realitet anija shfaqet e shkretë, bosh, por ka një teknologji të avancuar dhe nga ditari i bordit shkencëtarët zbulojnë se anija ka origjinë amerikane me prejardhje nga një e ardhme e papërcaktuar dhe që gjenet në fundin e oqeaniit prej rreth treqind vitesh. Në nëndarjen e bagazheve gjejnë një sferë misterioze me diametër prej rreth dhjetë metrash.
Ndërsa janë të bllokuar në stacionin nëndetës, për shkak të një stuhie në sipërfaqe, njëri pas tjetrit anëtarët e skuadrës fillojnë të vdesin në incidente të çuditshme, ndërsa kërkojnë shpjegime duke “folur” nëpërmjet një kompjuteri me një entitet me sjellje fëmijënore, që mendojnë se komunikon nga brendësia e sferës. Entiteti quhet Jerry (Xheri). Jerry duket se argëtohet duke ndërsyer kundër shkencëtarëve dhe ushtarakëve krijesa detare pa një qëllim të caktuar.
Pas shumë orësh, Norman-i, Harry dhe Beth-i, tanimë të mbijetuarit e vetëm, kuptojnë se ngjarjet që po ndodhin nuk shkaktohen nga Jerry: në realitet janë ata vetë që po i bëjnë keq vetes, duke materializuar mendimet dhe frikërat e tyre, edhe gjatë gjumit. Të gjithë kanë hyrë brenda sferës që duket se i jep mendjes njerëzore fuqi të veçanta. Pasi kanë dalë nga sfera, i kanë përdorur në mënyrë të pavullnetshme fuqitë e fituara për tu (vet)vrarë. E njëjta gjë kishte ndodhur me të gjithë anëtarët e tjerë të skuadrës.
Pasi u shpëtuan nga ardhja e ndihmave, treshja, në pak minuta para fillimit të pyetësorit, vendos që sfera jep një fuqi shumë të madhe dhe të vështirë për tu kontrolluar që do të ishte një rrezik nëse binte në duart e ushtrisë. Duke përdorur fuqitë e përftuara falë sferës, vendosin të harrojnë ekzistencën e sferës dhe t’i imponojnë vetvetes se ajo nuk ka ekzistuar kurrë. Duke qenë se sfera materializon mendimet dhe i bën të vërteta, ndërsa treshja po pyet veteveten se çfarë po bëjnë, duke qenë pa memorje, filmi mbyllet me sferën që del nga oqeani dhe drejtohet drejtë hapsirës.
Ndryshime nga romani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në roman, shkencëtarët e thirrua nga Barnesi janë pesë : Norman Johnson, Elizabeth "Beth" Halpem, Harold "Harry" Adams, Theodore "Ted" Fielding dhe Arthur Levine, që nuk shfaqet në film.
Beth, në libër (roman), është zoologë, ndërsa në film thotë në mënyrë eksplicite se nuk është e tillë.
Edhe personali në habitat është më i numërt në versionin e romanit.
Në roman, vdekjet e personazheve janë të ndryshme nga ato të riprodhura në film. Tedi vdes sepse tërhiqet në ujë nga kallamari gjigant ; anëtari i ekuipazhit që vdes për shkak të meduzave sëthë Levy dhe jo Fletcheri.
Në roman, ka një përshkrim të detajuar prej disa faqesh të kallamarit gjigand, dhe shumë faqe flasin për ndërveprimin mes kallamarit dhe personazheve.
Aktorët pjesëmarrës[1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dustin Hoffman si Dr. Norman Goodman
- Sharon Stone si Dr. Elizabeth "Beth" Halperin
- Samuel L. Jackson si Dr. Harry Adams
- Liev Schreiber si Dr. Ted Fielding
- Peter Coyote si Kapt. Harold C. Barnes
- Queen Latifah si Alice "Teeny" Fletcher
- Marga Gómez si Jane Edmunds
- Huey Lewis si Piloti i helikopterit
- Bernard Hocke si Detari
- James Pickens, Jr.si Instruktori O.S.S.A.
- Michael Keys Hall si Zyrtari O.S.S.A.
- Ralph Tabakin si Zyrtari O.S.S.A.
Kolona zanore e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompozuar nga Eliot Goldenthal
Lista e tragëve[2]
- "Pandora's Fanfare" – 1:17
- "Main Titles" – 2:49
- "Event Entry 6-21-43" – 0:53
- "The Gift" – 1:42
- "Sphere Discovery" – 2:08
- "Visit to a Wreckage" – 1:58
- "Water Snake" – 2:36
- "Terror Adagio" – 3:24
- "Wave" – 3:18
- "Fear Retrieval" – 3:48
- "Andante" – 2:20
- "Manifest Fire" – 3:48
- "Manifest3" – 3:47
- "Their Beast Within" – 1:44
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ IMDb-Sphere Kontrolluar më 03.03.2013
- ^ Lista e tragëve të kolonës zanoreKontrolluar më 03.03.2013
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skeda mbi Sfera në Internet Movie Database