Jump to content

Angjelina Araniti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shën Angjelina)

Angjelina Araniti Komneni (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520, Krushedoli; shqip: Angjelina Arianit Komneni, Shën Angjelina, Shën Angjelina e Krujës (?), Shën Angjelina e Arbërisë, serbisht: Angelina Branković, Мати Ангелина, Ангелина Бранковић, Shën Angjelina e Serbisë) ishte një despoteshë e shekullit XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Brankoviq. Ajo rridhte nga një familje fisnike shqiptare dhe ishte kunatë e Skënderbeut. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse serbe.

Relike me eshtrat e Shën Angjelinës në Manastirin e Krushedolit

Angjelina Aranit Komneni u lind në Berat, në kohën kur shumica e shqiptarëve ishin të krishterë ortodoksë[1] dhe ishte bija e gjashtë e fisnikut Gjergj Arianit Komneni.[2] Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.[3] Angjelina u martua me udhëheqësin serb Stefan Brankoviq (afro. 1460—1461) në Shkodër,[4] të birin e despotit serb Gjuragj Brankoviq (afro. 1427—1456).[5][6]

Njohja e saj me Stefanin e verbër, djalin e Despotit të Sërbisë, ndodhi më 1460 kur ai erdhi për vizitë tek Skënderbeu.

Angjelina dhe Stefani patën dy djem Gjergjin (Maksim) e Joanin[4] dhe dy (ose tre) vajza Maria, Milica (e ndoshta dhe Irena). Zonja Angjelina dhe despoti Brankoviq u larguan për në territoret e Lidhjes së Lezhës dhe më pas në Friuli, Itali, kur Despotati serb dhe territoret e Lidhjes u pushtuan nga Perandoria Osmane.[3] Territori i despotatit që nga viti 1459 ishte nën pushtimin osman.

Stefan Stefan Brankoviq vdiq në vitin 1476. Në vitin 1485, me shpalljen e të birit, Gjergjit, despot titullar i Despotatit serb në ekzil Angjelina shkoi në Mbretërinë e Hungarisë. Me vete mori edhe eshtrat e të shoqit. Mbreti hungarez Mateja i jep në pronësi qytetin dhe pasurinë e KupinovësVojvodinë. Duke parë se ajo vetë nuk ishte në gjendje të mbante të gjithë manastiret, i shkruan një letër prekëse Princit të Madh të Moskës, Vasilit III Ivanoviq:

Pushteti tonë po i vjen fundi, ndërsa tëndi sa vjen e rritet. Prandaj edhe të marresh përsipër detyren tonë për tu përkujdesur e ndihmuar Kishat edhe manastiret e shenjta, të ngritura prej të parëve tuaj të pershpirtshem edhe të mitë.

— Letër e Angjelinës drejtuar Princit të Moskës, Vasilit III Ivanoviq

Me ndihmat që dërgoi Vasili III, Angjelina ndërtoi Manastirin e Krushedolit dhe disa manastire të tjerë. Besohet se ndërtimi i këtij manastiri filloi në vitin 1509. Më vonë Angjelina u bë murgeshë në Manastirin e Krushedolit, në malin Frushka Gora, Syrmia, ku edhe vdiq në fillim të shek. XVI.[3] Eshtrat e saj u ruajtën në këtë manastir. Më 1716, kur turqit u vunë zjarrin këtyre kishave dhe manastireve, murgeshat arritën ta shpëtojnë vetëm një pjesë të eshtrave të Shën-Angjelinës, dorën e majtë, që sot e kësaj dite ruhet në kivotin e kishës së Manastirit të Krushedolit.[4]

Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha ortodokse serbe me emrin Shën Angjelina e Serbisë dhe dita e saj festohet më 30 korrik dhe më 10 dhjetor.[3][5] Kulti i saj dhe i bashkëshortit të saj Stefanit si shenjtorë, u ngritën për shkak të jetës së vuajtur që kaluan. Angjelina gjatë gjithë jetës u përpoq të ndihmojë të varfërit. Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës (serbisht: Житије мајке Ангелине).

Kisha ortodokse serbe e ka shpallur Angjelinën shenjtore dhe kremton diten e saj më 12 gusht/30 korrik dhe 23/10 dhjetor. Shumë kisha të tjera në Serbi mbajnë ikona ose emrin e saj. Manastiri në Prats-de-Mollo-la-Preste, Francë mban një statujë të Angjelinës. Rrethanat se si është vendosur një statujë ortodokse në një manastirn katolik ende nuk dihen. Në Beograd një rrugë mban emrin majke Angeline (serbisht: Мати Ангелина) 44°47′18″N 20°31′09″E / 44.788308°N 20.519146°E / 44.788308; 20.519146.

Artikuj gazete
Dokumente dhe libra
  • Elsie, Robert (2000). A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture. New York University Press. fq. 9. ISBN 0-8147-2214-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Slobodan Mileusnić: Serbët e shenjtë (serbisht: Свети Срби/Sveti Srbi) , Novi Sad 2000

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Lives of the Serbian Saints, by Voyeslav Yanich". Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2014. Marrë më 5 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Musachi, John (1515). "John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2010. Marrë më 3 tetor 2010.
  3. ^ a b c d Elsie, Robert (2000). A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture. New York University Press. fq. 9. ISBN 0-8147-2214-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Pirro Prifti (31 dhjetor 2010). "Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare". Marrë më 5 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "St. Angelina of Serbia". Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2013. Marrë më 5 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Saint Angelina of Serbia". Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2013. Marrë më 5 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)