Shemsi Pasha
Shemsi Pasha | |
---|---|
Veziri i Madh i Perandorisë Osmane | |
Në detyrë 12 tetor 1579 – 28 prill 1580 | |
Monarku | Murati III |
Paraprirë nga | Sokollu Mehmed Pasha |
Pasuar nga | Lala Mustafa Pasha |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1492 |
Vdiq më | 28 prill 1580 (87-88 vjet) Kostandinopojë, Perandoria Osmane |
Nënshtetësia | Osman |
Shkollimi | Shkolla Enderun |
Shëbimi ushtarak | |
Aleanca | ![]() |
Dega/shërbimi | ![]() |
Beteja/luftra | Lufta Osmano-Venedikase (1570-1573) Luftërat osmano-hungareze Lufta ruso-krimeane (1571) Luftërat kroate-osmane Lufta osmano–safavide (1532–1555) Lufta osmano–safavide (1578–1590) |
Shemsi Ahmet Pasha (1492 - 28 prill 1580) ishte një burrë shteti i shquar osman me prejardhje shqiptare[1] i cili zuri poste të shumta të rangut të lartë politik, duke shërbyer në faza të ndryshme si guvernatori osman (bejlerbeu) i ejalete të Damaskut, Rum, Sivas, Anadollit dhe Rumelisë, dhe më pas pasuar nga Sokollu Mehmet Pasha si vezir i madh i Perandorisë Osmane në vitin 1579.
U lind në vitin 1492. Del të jetë i shënuar si shqiptar nga i ati, jo na nëna. Qysh në moshë të re, pasi i kishte kryer me sukses mësimet ishte emëruar nëpunës në Oborrin e Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ai mori arsimin e tij në Sarajin e Topkapisë. Ai, në periudha të ndryshme kohore ka shërbyer si guvernator osman në Damasku, Sivash, Anadoll dhe në viset e Rumelisë.[2]