Jump to content

Zhanica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zhanicë
Popullsia
 • Gjithsej269

Zhanicë, (malazezisht: Горња Рженица/Gornja Rženica) është vendbanim në Komunën e PlavësMal të Zi.

Zhanicë shtrihet krahut të djathtë të lumit Lim, i cili buron nga Liqeni i Plavës dhe e përshkon atë Ultinë, për ta lënë fshatin Pepaj në të majtë. Të dy fshatrat ndodhen në mes të Plavës, qendër komunale (7 km), dhe Murinës, qendër zyrtare (3–4 km).

Në pjesën lindore me fshatin malazez - Velikën dhe me një varg kodrash e majesh : Sekiricën e Shejtan tepen. Kjo Ultinë, ku gravitojnë këto fshatra, ishte gjithnjë pjesë e pandarë e qëndresës Guci, deri në vitin 1954. Më pas, Plava u bë qendër komunale. Për mua, nuk është befasi kur lexoj shkrimin e udhë - përshkruesit rus, A. Boshmakov : "Gucia është zemër e Shqipërisë".

Zhanica e ka burimin më të lashtë se Pepaj, të cilin, me emrin Rzhanicë, e hasim në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës, që në vitin 1485, kur kishte 92 shtëpi, pesë beqarë, dy veja dhe tre mullinj. Sa ishte ky fshat i banueshëm dhe udhëkryq, mund të bëhet krahasimi që, në atë kohë, kryeqendra Guci kishte 121 shtëpi dhe tre mullinj. Kur edhe fshati Nokshiq kishte 23 shtëpi, meqë në këtë regjistër nuk figuron fshati Pepaj, atëherë mund të merret se ishte marrë si pjesë e pandarë Ultina e Sipërme e Limit, që kishte 80 shtëpi dhe dy mullinj, kjo mund të besohet se edhe në disa regjistratime të pastajme është i bashkangjitur me Murinë.

Për emërtim Zhanica është vështirë të përcaktohet rrënja 1. dhe formimi i këtij toponimi, edhe pse është përmendur shumë më herët, prapëseprapë nëpër rrugën historike, pas pushtimeve të vazhdueshme, ka përjetuar edhe ndryshime si të gjitha toponimet e tjera nëpër këto vise, qoftë me emërtime të reja, termin të shkurtër, të plotësuar, të deformuar etj. Por, si pikënisje duhet marrë mendimin e këtyre pasardhësve se quhej Nikë Fara.

Madje duke u nisur nga pozita që ka sot ky fshat, mund t'u besohet informatorëve nga këto troje se është formuar nga vërshimi - ortekët. Kjo ka njëfarë logjike, sepse nga të tri anët rrethohet me shpatie, që vazhdojnë drejt lumit Lim.

Andej vendi i formuar nga shembjet, quhet zharginë, p, sh. Zharget e Nikës. Pra, nga dy përbërje, zhar dhe Nikë (Nicë). Tingulli R e vështirëson përcaktimin dhe i huton informatorët, sepse pjesa më e madhe e tyre nuk e shqipton tingullin R, duke theksuar qartë vetëm Zhanicë, që është më e besueshme për ta.

Këto mendime japin shkas të gjykohet se fshati Zhanicë është formuar nga zhargitja e dheut. Pasi edhe në ditët tona përdoren terminet : "I tërhoqa drutë zharg prej Pllateve", "Rrëshqiti barra e fierit prej në Fierishtë e zharg e ra në She", ku ortekët kishte pru shumë zhakra. Hasa edhe në emërtimin Azhanicë. Mendimi tjetër mund të rrjedhë nga përkëdhelja e Nikës, pra, baza e toponimit është Nika, që nga përkëdhelja del Nica, si e hasim në shumë vendbanime të trevës së Plavës dhe të Gucisë. P. sh në Vuthaj, në krah të lumit Gërla, balla - ballë me Bjeshkën Rakopeç, gjendet shkëmbi me emrin Rrathi i Bak'niks. Fjala Bakë ka të bëjë me shkurtesën e emrit babë, kështuqë bashkimi i tri pjesëve përbën një toponim - Rrethi - Bakë - Nikës. Gjithashtu, në Vuthaj është lagja Zaronica (thuhet edhe Zharonicë), që kjo pjesë e tokës kishte banorë të parë Nikën, si e shqiptojnë këtu edhe me shkurtesën Nicë. Në këto vise, duke dashur ta përkëdhelë dikënd mund ta deformojë thënien e vërtetë, si p. sh : Babush, Bakë, Nanëloke, Nanë - cicë, Hysko, Hasko, etj. Shprehje të tilla i gjejmë edhe në vise të tjera shqiptare, p. sh. në Bjeshkët e Burimit (ish- Istogut) në Kosovë, ku është një emërtim i ngjashëm - Bjeshka Korenik, në të cilën kultivohej thekra, tërshëra dhe elbi. Të moshuarit thonë : "A e more koren (frytin)" dhe "Nuk gjeti as një kore bukë". Meqë bjeshka ishte e Nikës, del edhe bashkimi i dy termeve kore dhe Nikë, në Korenikë.

Duke u mbështetur në bindjen dhe dëshirën e informatorëve me perardhje nga ky fshat, vendosa të përdor shprehjen si ata që këmbëngulin për shprehjen Zhanicë.

Kur jemi te zbërthimi i emrave të ndryshëm të toponimeve dhe të antroponimeve, duhet të ndalemi edhe në patronimin Novaj dhe Novoviq, që është për analizë edhe në ditët tona për këtë llagap, një pjesë e të cilës ende jeton në Zhanicë. Duke u përpjekur për mësimin e kësaj domethënie, hasa në befasi edhe te ata që e mbajnë këtë mbiemër. Meqenëse në këtë fshat jeton edhe një bark Novoviq, me fe ortodokse dhe me kombësi malazeze, enden mendimet se cila e mban burimin më të largët dhe nga cili trung rrjedh. Pjesa më e madhe pohojnë burimin më të largët - Berishë, pasi i pari i tyre quhej Nue Berisha. Kjo është fare e mundur, sepse nëpër këto faza mund t'i jetë hequr edhe tingulli d (Nue). Thuhej edhe Nikë Berisha. Mund të konstatohet se këta emra kanë të bëjnë me trungun shqiptar të besimit të mëparshëm, të emrit Ndue, Nue, Nou, Noci, Emri i më i shpeshtë në këto vise është Nueci. Nëse thellohemi në burimin e emrit Ndue mund të Konstatohet se kjo rrënjë ka mbetur pasi i janë hequr emrit Andue tingull i parë A dhe i fundit N. (Kroatet e kanë Antun, kurse Italianët Antonio). Këtë më së miri e reflekton bija e këtij gjiri familjar (1985), Hajrie Nuecaj - Mehaj, 90 vjeçe, e cila thekson : "Ne, nga bashkëfshatarët, jemi quajtur Nuecaj, p. sh : Erdhën Nuecajt. Më pas kem dëgjaur edhe llagapet Nuajajt dhe Nocajt. Pas vitit 1919, dëgjova për herë të parë llagapin Novoviq".

Të njëjtin mendim e jep edhe Fazë (Balidemaj), e cila kishte kaluar të 75 vjetët si grua me kétë mbiemër në ketë fshat : "U martova te Nuecajt", "Erdhën me më marrë trimat e Nuecejva", "Do të shkojmë për Bajram te Nuecejt", etj. "Kam dëgjuar edhe për Nocajt edhe Ndocajt". Një dëshmi jep edhe e dhëna se ekziston toponimi Jazi i Nout, që kalon afër trojeve më të parë të këtij barku. Gjithashtu, hasim edhe në toponimin Lugu i Ocit. Në këtë rast, mungon tingulli i parë N. Në tërë krahinën e Plavës Gucisë pas vitit 1912 dhe 1913, si dhe në vazhdim të kohës malazezët ua ndërronin shqiptarët jo vetëm emrin dhe fenë, por edhe mbiemrin familjar. Ata ia shtonin ose ia mungonin atij (mbiemrint) së paku një tingull, gjë që ia humbte edhe rrënjën. Ky emër është shumë i përshtatshëm për ta kthye Nuecin ose Nocin, ose Nduen në Novo. Nuecajt, siç i quajnë në ketë anë, theksonin se i pari i tyre kishte qenë Lazri. Ngjashmeri e Lazrit me Llazarin lehtë mund të shkrihet njëri në tjetrin, mandje, te afrohen këto barqe si të janë të një trungu. E aq më lehtë të keqëprdoret. Me një dozë trimërie, shtojnë se janë nga Bukmiri i berishës. Kur ra edhe ky mendim, atëherë më është dashur të gjurmoj edhe më thellë. Duke lexuar Defterin e Sanxhakut të Shkodrës (1485) hasim në dy Buk - mira, njëri në Nahijen e Piperit, që kishte 40 shtëpi dhe ishte nën Timarin e Vukut, të birit të Gjorgjit, Sanxhaku i Shkodrës, të cilit ishin të ardhur nga vetreniku, vend në mes të Vasoviqit dhe matishevés (aty), që në këtë regjistër nuk hasim në Lazar, as Llazer. Fshati tjetër, Bukmir, ishte në Timaren e Hamzait Ihasanit, të birit të Kolës. Në këtë regjistër takojmë emrin Gjergj Bukmiri, edhe pse vështirë mund të dallohen emrat e shqipes të besimit katolik dhe ata të besimit ortodoks, por të afërt për deformim si Lazer - Llazar, Gjergj - Gjorgje, etj. Fshatrat e krahinave të Piperit dhe të Kelmendit ishin shqipatrë, si Bukmiri, etj. Prapëseprapë ndeshem në antroponime sllave, p. sh. Radiqi, i biri i Lazarit, etj. Kur bëhen fjalë për Bukmir, mendohet se kanë prejardhje nga fshati Zhanicë. Ishin barinj dhe trima. Patën grindje, gjakderdhje dhe pastaj gjakmarrje me fshatrat fqinje. Madje, për ta larguar këtë "farë" nga këto troje, ose për ta shfarosur përgjithmonë, i bashkuen forcat Vojvoda i fshatit Konjuhë, vasoviqasit me Gjyl Begun, udhëheqësin e kazasë së Gucisë, për shkak se para vitit 1826 Gjylit ia kishin vrarë të vëllain. Për këtë vazhdonte gjakmarrja, duke i detyruar që të shpërnguleshin. Këta Bukumirë marrin drejtimin nëpër Bjeshkën Vetrnik për matishevë, në drejtim të Podgoricës.

Kultivimi bujqësor dhe renta feudale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhanica i takonte vilajetit të Plavés, në Hasin e Sanxhakbeut të Shkodrës, si edhe në viste tjera të pushtura nga osmanët, ku ishte i parqitur sistemi Timar. Në këtë fshat, në mbarim të shekullit XV, kultivonin prodhime bujqësore, madje, edhe jepnin secila familje nga 10 okë për një kulturë ;

  • Grurë-okë : 600
  • Thekër-okë : 420
  • Tërshërë-okë : 350
  • Elb-okë : 320

Ky sistem tatimor nuk zgjati shumë, sepse paraqitet një shprehje tjetër, pagesa në 50 ak$e. Pra, secila shtëpi duhej te jepte në një vlerë te një dukati. Kështuqë, sipas Kanunamanës se Malit te Zi (1523), pagesa e 55 florinjve përmblidhte tri detyrimet kryesore : taksen e harac-it te 33 akgeve : 20 akge në te mire te Sanxhakut, kur-se mbledhësve te akgeve u mbeteshin 2 ak§e. Sipas shënimeve te cekura, Zhanica jepte në rente 60 okë grurë, 42 okë thekër, 32 okë elb dhe 35 okë tërshërë. Për mei, edhe pse përmendet, nuk për-caktohet sasia.

Nëse këto sasi i kthejmë në akge, atëherë mund te konstatohet se pas çmimit te vitit 1485, 1529 dhe 1570 del kjo shifër :

                  1485     1529     1570
 Barra e grurit : 40 akçe  38 akçe  50 akçe
 fasule         : 40  "    38  "    50  "
 thekrës        : 25  "    25  "    36  "
 elbit          : 25  "    --  "    --  "

Edhe për mullinj jepnin detyrime për ujem :

                  1485     1529     1570
                  20 akçe  18 akçe  24 akçe

Si e kemi kuptuar nga te moshuarit, paguhej edhe për beqar, për ujë, bjeshkë, tym për shtëpi, etj. Këto te dhëna tregojnë se fshatrat i ishin nënshtruar një shfrytëzimi në masë te madhe te rrymave te ndryshme.

Vlen te theksohet se në ditët tona në këto anë nuk i kultivojnë këto kultura drithërash, përveg misrit, sepse farërat e reja, p. sh. hibridi, etj. nuk i përshtaten klimës dhe nuk piqen. Fasulja dhe patatja në këto anë janë te njohura për kualitet. Nga pemët me te qëndrueshme ndaj klimës janë molla - gjyle, kumbulla - "durdull" veprore dhe kumbullat vjeshtore. Nga kjo e fundit, piqet rakia kualitative. Përveg rakisë, punojnë pekmez dhe ëmbëlsira te ndryshme.

Meqenëse kishin kullota te përshtatshme, u mundësohej te merreshin me blegtori. Rritnin dele te rasës syka, me te qëndrueshme ndaj klimës, dhe dhi që i përshtateshin dimrit te gjatë e shtresës se trashë te borës, sepse, nga mungesa e ushqimit, lëshoheshin në kullota edhe dimrit. Rritnin lopë te rasës se gurit, si thuhej këtu, te vogla dhe lidhake. Nga qumështi i tyre përgatitnin djathë dhe mazë. Prej mazës përpunonin tëlyenin edhe dranë, kosin dhe hirrën (kjumshtin), gjizën etj. Krahinën e Plavës dhe te Gucisë, në fushë-luginën e saj te rrethuar me maje dhe shkrepa te Alpeve Shqiptare, ku e zë bora-bo-rën, e përshkojnë edhe një pasuri e tere rrjedhash ujore, duke filluar nga burimi i ujit te Synit në Vuthaj, rrëzë Majës se Vajzës dhe karshi Cetës Harapit, që, pasi te kërcejë Ujëvarën. me rrjedhat e tjera e formojnë Lu9ën (Lumi - H.GJ.), i cili derdhet në Liqenin e Plavës, nga gryka e te cilit nis rrugën Limi, duke lënë në te dy kra-hët tokat e fshatrave Nokshiq, Velikë, Zhanicë, Pepaj etj., me pas trupon Murinën dhe gjarpëron nëpër Ultinë te Poshtme te Limit.

Popullsia e kësaj treve, është e fiseve : Kelmend, Triepsh, Shalë, Berishë, Gash, Krasniqe, Hot, Ku?, Grudë, Shkrel, Vasojeviq etj. Kjo popullatë shtrihet në te kater anët e kësaj krahine, duke u ndarë në dy lokalitete qendrore, Guci dhe Plavë. Shumë nga këto vise datojnë edhe në Defterin e regjistrimit te Sanxhakut te Shkodrës (1485). Në këtë burim historik, në vazhdim te kësaj Ultinë, përmenden edhe fshatrat Mashnica, Krusheva, Trepça etj., në te cilat kanë humbur edhe emërtimet e varreve shqiptare. Këtë e pranojnë edhe shkrimtarët dhe shkencëtarët malazezë, që kapërcenin mbi ideologjitë e kohës se tyre.

I. Joviqeviqi, se fundi, pranon që shumë fise dhe llagape në këto treva janë me prejardhje shqiptare, andaj edhe gjuha shqipe ka qenë gjuhë e shumicës. Per ta kuptuar vazhdimin e rrjedhave politike pas vitit 1948, marrim në vështrim shënimet statistikore (1948-1991-2003), që paraqesin popullatën në luhatje, duke pasur frikë ta pranonte se e ka trungun autokton kombëtar shqiptar.

Meqë pjesa me e madhe e besimit islam kishte pranuar gjuhën malazezë, meqë i afronte komunikimi gjuhësor, regjistroheshin malazezë. Kështu ecnin nëpër statistika, nga shqiptare në mala zezë, me pas me lindjen e termit "kombësi myslimane" u hodhën në te. Pas vitit 1991, përqafojnë kombësinë boshnjake.

Viti  Shqip  %  Mysliman  %  Malazez  %  Gjithsej
1948  2176   14      ?     4  1354   82   15764
1953  2966   17    254     1 14082   81   14082
1961  3131   17    673     4 14790   78   18913
1971  3736   17   9401    48  5246   27   19460
1981  4036   19  10135    52  4583   23   19560
1991  4003   21  11500    58  3493   23   19563

Regjistrimi i vitit 1981 (Nga shënimet statistike në Plavë) :

Fshati     Shqiptar Malazez Serb Mysliman
Zhanicë         18      347     -      2
Pepaj-Murinë    13      554     -     22
Nokshiq          1      190     -      3

Sipas regjistrimit te vitit 2003, japim shënimet vetëm me përqindje :

boshnjakë  myslimanë  shqiptarë  serbë  malazez  katolikë
  50 %       3,7 %     26,26 %  12,41 %  3,85 %    1 %

Sipas këtyre shënimeve mund te kuptohet se gjuha shqipe flitet, ku me shumë e ku me pak, në një pjesë te gjerë te këtyre viseve. Fatkeqësisht, nga (1980) vdekja e Ujkan Colit "Vllaka" në Nokshiqin e dhembjes dhe krenarisë shqiptarë, shqip frymojnë ve tëm varret, kujtesa dhe malli.

E folmja e shqipes, tash per tash, me e rrudhura është në fshatrat Zhanicë dhe Pepaj, ku ka me se paku shqiptarë. Kurse e shuar krejt është në Nokshiq.

Banorët shqiptarë në krahinën e Plavës dhe te Gucisë e quajnë veten malësorë. Duke u mburrur per te kaluarën e tyre, nuk harronë te thonë : " Malsori nuk e ka qit lokja prej barkut, por huta prej ?arkut".

Përkatësia dialektore e se folmes te kësaj treve, ben pjesë në te folmen e gegërishtes veriperëndimore, te nëndialektit verior te Malësisë se Madhe, me disa përkime te pjesshme me te folmet e gegërishtes verilindore te nëndialektit verior.

Krijimtaria gojore.- Ruajtja per mrekulli e gjuhës shqipe e ben me te pasur dhe me te afërt folklorin shqiptar, andaj edhe mbi-zotërojnë këngët kreshnike te epikës sonë legjendare te përcjella me lahutë, gifteli, fyej, tepsi etj.

Veshja. - Veshja e burrave përkon kryesisht me veshjet e Malësisë se Madhe, si virtyt i trashëguar. Kurse autoktonia e veshjes se granimit dita-ditës zbehej. Kjo ndodhte nga ndikimi i rrjedhave historike dhe nga kontaktet e shpe-shta me viset e tjera. Por edhe tregëtia e bëri te veten, sepse solli modele dhe mjete artistike, te cilat nisën t'i fusin në punëdore edhe malësoret. Me arritjen e pëlhurës, edhe xhubleta nga shajaku u shn-dërrua në këmishë te grave. Në pëlhurë thurnin zbukurime te ndry-shme. Qdo ndryshim shkaktonte humbjen e origjinalitetit autok-ton, sepse u la pas dore peri i leshit dhe prodhimet nga ai.

Vajzat u përpoqën ta ruajnë veshjen tradicionale, por nuk arritën ta shpëtojnë nga dhëmbi i kohës. Den në vitet pesëdhjetë te sheku-llit te kaluar, vajzat malësore te besimit islam përgatitnin "xhubletë vajznirni" (e bardhë si në te kaluarën), që simbolizonte virgjërinë e vajzës, por ia ngushtonin fundin e kambanës, që e zbukuronin me fije spiku në fund dhe përreth qafës te saj. Ruajtjen me besnike mu-nd ta vëresh ditën e festave katolike te kisha, ose në dasma te këtij konfesioni, në fshatin Kaganik te Gucisë, në Vishnjevë dhe (dikur) në një familje në Pepaj. Edhe në këtë "xhubletë vajznimi" është bërë ndryshimi. Nëpër fushën e zezë, enden zbukurimet me shoka shajaku ose cohe te bardhë, disa rende nga fundi e deri në bel.

Te vajzat e besimit mysliman shihej deri në vitet e gjashtë-dhjeta te shekullit te kaluar "xhubleta e vajzënisë", pa rreth kam-bane, që i përngjante me tepër fustanit nga pëlhura. Ndryshimi ishte se përbëhej nga peri i leshït, që rrahej mjeshtërisht në vek, pa shkelur në valanicë. Rreth e përqark fundit. që ishte deri nën gju. renditnin disa fije spiku te zi. me trekëndësh (hajmeli) këndlart (4–5 cm). Dhe përreth jakës. bënin te njëjtïn zbu,kurim. por me te ngu-shtë, deri në 3 cm. Me këtë ngushtim, humbi origjinaliteün aut-okton.

Xhubleta e grave ne lashtësi. - Me këtë term kuptohet Xhu-bleta e kuqe (e nuseve) dhe xhubleta e zezë (e plakave). Forma e tyre kishte atë te kambanës dhe dallohej rne mjeshtri dhe ngjyra. Per këtë lloj veshjeje nuk mund te thuhet me tepër se per atë te Malësise se Madhe dhe te Dukagjinit (Shalës).4 Veshja e gravc në këto fshatra. kur banoheshin me shumice shqiptare. nuk kishte dallim nga veshja e shqiptareve te besimit is lam nëper fshatrat e tjera te kësaj treve, veshje e cila u shndërrua në pëlhura te ndryshme, që dita-ditës edhe e humbte origjinaliletin e djeshëm, duke "menduar" se me ato ndryshime mund te arrihet civüizimi.

Pushtuesi dhe feja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si çdo pushtues edhe osmanlinjtë përdomin metoda "pak sa me te buta", për t'ua ndërruar fenë, Krenaria e kthyer në rezistencë te malësoreve bëri që te luflohej pushtuesi edhe me organizirne komitè'sh e kacakesh. Për këtë edhe ndërrimi i fesë nga ajo katolike në atë islame. shkoi mjaft ngadalë. Pjesa e Ultinës se Limit, pasi e ki-shïn pranuar fenë islame dhe kishin marre thirrjet agë dhe beg. përjetuan ndryshime feje në atë sllavo-ortodokse. Kështuqë gjatë gjysmës se dytë te shek. XVIII ishin rreth 25 barqe te cilat kishin marre fenë islame. Madje, pas një shekulli u delyruan ta pranojnë fenë sllavo-ortodokse ("pravo-sllave")- Pra, pas vitit 1826, u bë procesi i kthimit në fenë sllavoorlodokse. Aktivitetin me te fiakët per kthimin e rnyslimanëve në fenë "pravo-sllave'\ e mori vojvoda i Matishevës. Milan Vuku. i cili vojvodëllëkun e kishle marre nga Sanxhakbeu i Shkodrës. Me dirigjimin e Cetinës kishte zbritur në Ultinën e Limit me detyrë te caktuar: ndërrimin e fesë, te emrit dhe te llagapit te vendësve në atë sllave. Këtë e bënin nën qiellin e ha-pur. Këtë akt e bënte vojvoda ose popi ortodoks-sllav dhe e shpallte veten kumbar te tyre. Si mësohet edhe nga te dhënat e një udhë-përshkruesi: "...Pashë vetëm në fshatin Rzhanicë, kur ua ndërruan fenë 250 vetave".

Sipas informatorëve, mora dije se fshatrat në fjalë kishën kato-like e kishin pasur në Brezare (Brezovicë), ku pastaj u ngrit kisha sllave-ortodokse.

Me paraqitjen e osmanlinjve zuri fill edhe ndërtimi i xhamive, si pikënisje xhamitë nëpër postëroje per shërbime te ushtarëve, p.sh. Xhami - Turija në Kodër te Nokshiqit, Xhamia e Nizamit, rrëzë Vizitoreve te Ulta te Pepajt, ku edhe tash ruhet emërtimi Qafa e Xhamisë.

Si mësohet nga informatorët që tregonin breznitë, mund te kuptohet se deri në fund te shek. XVIII përfundoi konvertimi në fenë islame. Pastaj filloi ndërtimi i xhamive nëpër vendbanime, p. sh., per Ultinë te Sirme te Limit, rreth viteve 1830, u ndërtua Xha mia në Nokshiq, e cila, në vitin 1912, përjetoi flakën nga malaze-zët. U rindërtua në vitin 1939 prej vendasve. Imamë te saj ishin mulla Halil Banderi dhe Smajl Mekuli. Jeta e kësaj xhamie ishte jetëshkurtër, sepse, në vitin 1941, nga i njëjti mendim, u gjet në fla-kë per te mos u ngritur me, meqë shpërngulja e bëri te veten dhe "Vllaka", shqiptari i fundit në këtë fshat, deri në vdekje (1980), per me shumë se dy dekada jetë në vetmi te vet dhe në prani te mala-zezve, sikur e vuri vulën e harresës. Xhamia në Zhanicë u ndërtua me kontributin e fshatarëve (1939), e cila ishte jetëshkurtër deri në vitin 1944. Nga ai vit mbeti kujtim themeli me disa shenja muri.

Ngjarjet pas vitit 1820 kishin te bëjnë me plotësimin e dë-shirës se rusëve per pushtimin e tere Ultinës se Limit, që zgjati me tepër se dy vjet, deri sa Cetina e mori me seriozisht dhe e dërgoi Iguman Zeceviqin, i cili edhe solli "Ligjin e Vasojeviqit me 12 pika", i cili fillon dhelpërisht kthimin në f ene sllavo-ortodokse dhe zgjati tri decenie me radhë.

Vendosja e përhershme e kolonëve nëpër Ultinën e Poshtme te Limit filloi me shtimin e dhunës ndaj vendësve autoktonë. Ka9akët e dirigjuar nga Cetina, por edhe te përkrahur nga Rusia cariste, i ki-shin duart e lira per vepra kriminale nëpër këto vise.

Këto rrethana sollen edhe luftën e vitit 1854, kur forcat e Ceti-nës nisën sulmin drejt kazasë se Gucisë. Paria e vendit e përkrahur e pastaj edhe e udhëhequr nga Ali beg Gucia, organizoi forcat vull-netare dhe u zuri pritat rrëzë Qafës se Previsë dhe në prag te Sutjeskës, te Le$ja e Ramës (tash Ramillom), nga i jepej shkas që pastaj t'i këndojë rapsodi vargjet e anonimit. Me pastaj per te kën-duar i madhi Gjergj Fishta, duke e vendosur vizitoreve Zanën e Madhe me ato te bukurat Shtozovalle. Nëpër ato brigje, maje dhe rrëza në vazhdimësi u ndesheshin dy forca jo te barabarta. Kjo ishte lufta e pare frontale e udhëhequr nga Cetina dhe e prirë nga koman-dantët e dëshmuar malazezë, Jole Piletiqi dhe Vojvodë Milan Vu-ku. Ballëpërballë vihen ushtria e rregullt dhe e armatosur malazezë e ajo vullnetare, civile, duarthatë shqiptare, por e vendosur dhe e bashkuar per t'i mbrojtur trojet stërgjyshore. Në janar (1854), u ndeshën këto dy forca. Por, meqë shqiptarët kishin motiv me te madh per t'i mbrojtur trojet e veta, patën dalë fitimtarë. Armiku pati pësuar humbje te madhe në njerëz. Per këtë, në memorialet e Gavran Vukut, djalit te komandantit malazez, thuhet : "... Një hum bje te tillë nuk e patën asnjëherë në këto anë. Sikur te vazhdonte armiku luftën (forcat vullnetare-shpjegim i H. GJ.), ka pasur mun-dësi tere këtë rajon ta pjekë".

Gjithashtu edhe studiuesi malazez, Veshoviqi, citon: "Forcat tona nuk e dinin taktikën e tij ushtarake (Ali Begut), as mënyrën e luftës se tij te hapët...Te populli i kësaj ane, kjo "ushtri e bardhë" në këtë fushë te mejdanit mbahet mend per te zi".5

Për ndërhyrjen e Rusisë në këto ngjarje mësojmë edhe nga shkrimet e diplomatit francez, Ekar : "U prenë 105 koka ... shkak-tarë lufte janë agjentët rusë...". Kurse vicekonsulli i Austrisë në Shkodër shkruan: " Në fushën e Limit mbetën te vrarë 136, ndërsa në Lim u mbytën 6-të. Me pas, oficeri rus, Kovalevski, shkroi : "...Në këtë prizëm te krishterimit, ishte qëllimi që Lugina e Limit te shfrytëzohet nga Serbia e vjetër". Pas njëzet vjetësh, shkroi edhe gazetari rus, P. A. Rovinski : "Nëpër fshatrat e Malit te Zi mund te lexohet shpallja e carit rus, ku bëhej thirrja : "Nuk ka qetësi deri sa per imperinë e vet te fuqishme nuk fitohet...edhe një pjesë e Shqipërisë6". Këtë e plotëson edhe memoriali i Gavro Vukut: "... Vojvodë Milan Vuku e solli me se paku pjesën e tretë te Nahijes Malit te Zi". Madje, vazhdon : "Kur ushtria u mund nga forcat e AH begut, reklamat e turpit ua qitën publikisht 80 kokave sllavo-ortodokse, në qendër te Gucisë.7

Pas këtyre betejave te dështuara, vasojeviqasit aktivizuan gru-pet ka§ake, te udhëhequra nga kisha "Gjurgjevi Stupovi", në balie te se cilës qëndronte igumen Ze9eviqi, i cili ndërmori sulm pas sulmi në popullatën, që qendër kishte Gucinë.

Toponimi dhe antroponimi Vasoviq është shumë i vonë, diku pas shpërndarjes se kelmendasve nga Hydaverdi pasha. Një lidhshmëri te ngjarjeve te banorëve te këtyre viseve e dëshmojnë edhe shumë shkrime nga vet malazezët, si dr. Dashiqi, Mark Milani etj., te cilët e vënë këtë renditje te emrave në rreshtin e fiseve : Ozri, Pipri, Hoti, Krasi, Vasi, Bakeqi, Kelmendi, Ku§i etj. Kështuqë si-pas tyre, del se në këto vise luftonin kushërinjtë mes vete, p.sh., pasardhësit e Vasit -Vasoviqët dhe te Krasit - Krasniqes etj. Edhe në bisedat që kam pasur gjatë viteve 1975-80 me disa banorë te fshatit Velikë, me fe ortodokse dhe kombësi malazeze, që kufizo-het me fshatin Zhanicë, Nokshiq, Meteh dhe Rugovë, nuk ngurro-nin ta thoshin te vërtetën se rrjedhin nga shqiptarët, nga fiset: Gash, Shalë, Kelmend, Berishë, Kastratetj. Kur e bëjmë këtë analizë del se e tere treva e Vasojeviqit tel sotëm ka prejardhjen iliro-shqiptare, por, tash per tash, në kushte te këtilla, pa dyshim se shumica e mohojnë atë cka kishin pohuar dikur. Këto te dhëna dhe shënime te tjera flasin se Vasoviqasit arrijten te ngulitën në këto vise pas shekullit XVIII, që zbritën nga viset j e Kugit, te Kelmendit, te Lijeva Rjekës, etj. D.m.th., nga j Pashallëku i Shkodrës. Këtë e dëshmon djali i bajraktarit te Vaso jeviqit, Gavro Vuku, në memorialet e veta, se babai i tij e mori emërtimin Bajraktar nga Sanxhakbeu i Shkodrës, te cilën thirrje nuk ia pranonte "vlladika" i Cetinës, per pa ia sjellë një kokë te trimit te njohur nga kazaja e Gucisë. Pasi ia plotësoi edhe këtë kusht Milan Vuku, Cetina ia dha edhe thirrjen Vojvodë. Aty e tutje ky prijës i vasojeviqit kishte dy emërtime (thirrje) parie nga te dy qendrat. Me veprime te tilla prishi marrëdhëniet me kazanë e Gucisë. Me këto emërtime me pas i erdhi në ndihmë igumenit, per ndërrimin e fesë në atë sllavo-ortodokse. Aty e tutje rreshtoheshin ndeshjet frontale, betejë pas beteje, që sillnin befasira shqetësuese te përditshme, duke u përplasur nëpër këto fshatra te Ultinës se Limit, per ta pushtuar krahinën e Plavës dhe te Gucisë.

Pas Luftës në Murinë, vasojeviqasit kërkuan nga Knjaz Danilli që kjo trevë t'i bashkohet Cetinës, meqë marrëdhëniet me Guci ish-in te acaruara dhe mund te pranohej ky pëlqim. Politika e Cetinës asnjëherë nuk hoqi dorë nga viset në këtë Ultinë. Edhe në vitin 1859, në Ultinë te Limit, njëanshëm, kishte formuar tri kapedani. Kryetar te pare vunë Gjol Llabanin. Kapedania e Velikës, e udhë-hequr nga Milet Paunoviqi, shpesh e përdorte per mollë sherri. Në mes te Murinës dhe Velikës ishte Zhanica. Edhe këtu provuan ta organizojnë kapedaninë, në krye te se cilës e vunë Tahir Shabanin e Zhanicës.8

Tahir Shabani nuk e pranoi një detyrë te tillë. Por as vendësit. Pas këtyre luftërave dhe planeve, në këtë udhëkryq, u ndërpre rrugëtimi nëpër Ultinën e Limit, per në Peshter, Jeni Pazar, Bjello-pojë etj., gjë që iu dha një grusht i fortë tregtarëve dhe blegtorëve te viseve te krahinës se Gucisë.

Këto veprime dhe sulmet e vazhdueshme e te padurueshme te kacakëve te Vasojeviqit nëpër vijën kufitare me vise te Gucisë, frymëzuan Gucinë te formojë "Kornitetin per Shpëtimin e Popu-llatës", me seli në Guci, ku kishin përfaqësuesit e vet edhe këto fshatra.

SFILITJET E KRAHINËS SE PLAVËS DHE TE GUCISË

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Populli shqiptar fuqishëm shprehte pakënaqësitë e tyre kundër shtypjes shekullore dhe atë në forma te ndryshme, madje edhe me lëvizjen gjithë kombëtare, 519 ishte në vitet 1878 - 1880, që e dësh-mqjnë edhe shprehjet e Ali Pashë Gucisë, thënë Maxhar Pashës në Gjakovë, kur edhe organizoi pusinë, per t'ia ndërprerë rrugën Meh-met Pashai: "Cfarë do ti këtu, cilin ke pyetur ti që po ua dorëzon këto troje dushmanëve tanë, mos po jep tokat tuaja?!"9 Planet pansllaviste te Carit te Rusisë, per f ua ndarë tokat shqiptare aleatëve te tij, ishin me se evidente. Kjo politikë ekspansioniste doli në sipërfaqe në fillim te krizës Lindore, duke shfrytëzuar lodhjen e Turqisë per t"i mbrojtur tokat e pushtuara deri atëherë. Kështu me Traktatin e Shën Shtefnit (3 mars 1878) Turqisë i mbeti vetëm fjala e thatë: "...Shqipëria është pronë ekskluzive e Perandorisë Osmane dhe se kjo ka në dorë ta bashkojë ose ta administrojë...". Fuqia e ëndërruar e Perandorisë Osmane kaloi nëpër rrjedhat e Kongresit te Berlinit. ku edhe u moren vendime te §oroditura per t'i ndarë tokat shqiptare. Me tokat tona, u shpërblyen te tjerët.

Veprimet e tilla e nxisin poetin popullor te shprehet ;

"... More krala anë e m 'an, A jeni t' poshtër a jeni t' marre, Tokën ehuejsimun' efalë?,..

Këto ishin rrethanat me kryesore per t'u bashkuar populli shqiptar kundër copëtimit te trojeve te tyre autoktone. Ne këto rrethana, kra-hina e Plavës dhe e Gucisë u bë "dhuratë" e pare e përpirjes te" lu-gatit fqinj, pra monedhë kusuri në duart e armiqve. Duke pare ven-dosmërinë shqiptare, poeti popullor këndon :

"Nuk i lëshojmë Plavë e Guci, l madh e i vogel per pa u shkri..." 10 Mu per këtë nuk ishte befasi kur në fillin e pare te organizimit te Lidhjes se Prizrenit u gjend biri i kê'tyre trojeve. Ali Pashë Gu-cia. si e pè'rshkruan edhe Fishta:

"Sa p 'r at irimin n' krye l'ê kuvendit Qi po I' dan n' log t' kuvendit. Por si t' ishte ni rod dragonit, E qi i gjaka Agamemnonit. Ai mik asht, more lam vasha, Tjetërkush vegAlipasha " Trimëria e dhënë nga Zoti dhe pozita gjeografïke u be'në roja per trevat e tjera shqiptare. Zhanicën. Pepajn. Nokshiqin. Metehin. Martinajt. Gërncarin. Vermoshin, Rugovën e tere Plavën e Gucinë -i fali Zoti si baza te luftërave te para. e me pas edhe te luftè'rave te zhvilluara në pë'rputhje te vendimeve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Nga te gjitha luftërat që u zhvilluan në këtë kohë, vlen te veg-ohet ajo në fshatin Nokshiq, me 4 dhjetor 1879. Kjo luftë falë sakri-ficës, guximit, trimërisë dhe vendosmërisë se madhe te shqiptarëve, u përmbyll me fitore dhe sukses te madh. Pa dyshim se këtu pësuan me shumë fshatrat e kësaj Ultinë, meqë lufta u zhvillua në to. Bes-nikë mbetën edhe trimat nga viset e tjera shqiptare, te cilët kishin zënë pritat nga te gjitha anët, per mbrojtjen e këtyre vatrave shqip-tare.12 Me plot krenari anonimi popullor shpreh vendosmërinë e tyre në këto vargje :

" Te shtat' kralive u kallxova Se as turkun s'e durova, Nuk ta qet moskov me mua Per ven' tem jam tue luftue..."

Per mbrojtjen e këtyre trojeve iu përgjigjen thirrjes per ndihmë te gjitha viset shqiptare, prandaj me te drejtë mund te konsiderohet se luftërat per mbrojtjen e krahinës se Plavës e te Gucisë, fill-nisje në këtë Ultinë te Limit ishin llogoret nëpër këto fshatra, per t'u bërë lufta me e përgjakshme me fitoren kryesore te 13 janarin 1880, si qëndresë per mbrojtjen e vatanit. Obligimi që sillte kush-trimi përcillet me vendosmëri, si$ del edhe nga vargjet:

"Me luftue per tokë shqiptare, Nuk e japim pa dalëfare ".

Meqë besnikërisht është përcjellë kujtesa, pra, edhe ndodhitë mbesin me te freskëta. Prandaj, shkrimet dhe raportet e joshqiptarëve qëllimkëqij nuk hutonin shumë njerëzit e ndershëm, sepse pra-pëseprapë e vërteta qëndronte në sipërfaqe se krahina e Plavës dhe e Gucisë u mbrojt nga vendasit dhe bashkëkombësit e tyre. Kujtesa nga shqiptarët dhe miqtë e sinqertë te një kombi te vuajtur është kultivuar në mënyra te ndershme, me shkrim dhe në mënyrë verbale, nëpërmes këngëve, deri edhe në shkrimet e te madhit Gje-rgj Fishta, i cili, një pjesë te madhe te kryeveprës se tij, "Lahuta e Maleis", ua kushtoi këtyre vatrave, që mizorisht i sulmoi ushtria e udhëhequr nga Cetina, e ndihmuar nga Rusia cariste dhe disa fuqi te tjera evropiane. Kjo mësohet edhe nga vargjet: "Me sy t' vranët kundron Alia, Sa e bukur Shqiptaria ".

Kur poeti i ka thënë këto vargje, me siguri ka pasur parasysh stoicizmin e strategut Ali Pashë Gucisë, si dhe besimin që kishte në forcat e veta vullnetare : "Me shqiptarë, more Nikollë Mundet njeri ngusht me ndodhë Po s 'u shkoï rnrendë per mik Se ata Ie kishin celik M'erz a m' tokë me pas me iprekë N'dasht t' jetë Knjaz, a n' dashtë t'jetë Mbret Se ata Mbret po ishin n' dhe t' vet Fort gabon kush i gërget!" Trimat e këtyre viseve moren pjesë edhe në betejën kundër Mehmet Pashë Paxharrit, i cili u vra në Gjakovë. Me koken e tij, luajtën fëmijët në rrugicat e Gjakovës. Praninë e trimave te viseve në fjalë, e dëshmon edhe Fishta: "Perse krenët e Shqypnisë, Me Ali pashën e Gucisë, Ni be t' madhe e ki'n ba, Plak e i ri në luftë me ra ".

Duke shtuar edhe madhërinë e kushtrimit te përgjithshëm, ai shton:

"Lsho kushtrimin n' Toskë e Gegë; Mblidhnu tok si kokrra n'shegë... Marre e turp per fis t' shqiptarit, Me shndruem namin e t'parve".

Kushtrimi i tillë i ben trimat që te mos u dhimbset jeta, duke respektuar edhe kundërshtarin:

"Jetë as dekë ma s' po shikojnë, Veç e msyjnë trimat shoshojn..."

Madje edhe poeti anonim thur vargje te shumta me tematike kreshnike dhe trimërie, duke ua dhënë epitetin e merituar edhe tri-mave zhani§anë, pepjanë e nokshiqanë:

"...O me sokola q' i pat Mal'sia Nuk i pat krejt njer'zia ...... Djelt e Pepajve dhe Zhaniqantë Veten e kallin per vatan, I njofti Lodra dhe Berlini..."

Me frymë te këtillë tingëllojnë edhe vargjet e këngës "Kusht rimi i Gucisë" :

"Qaj kushtrimi i Gucisë Bashkoi trima dymdhet mi Per me ruejt këtë shqiptari. More kodra pse po dridhi

Edhe ju kushtrimi u thirri, Në Kërshllahe ku ka za trimi Ku ështëfjala dhe betimi Besë e nerë e ktij trolli, Çi prej shkëmbi doli vuthjani Hoti, Marünaj edhe Gucjani Nokshiq, Pepaj dhe Zhanicë Me Plaviantë 'desin në p rite ..............................

Luftojnë trimat nokshiqan Si me Ie desin per vatan ..........................

Avdyl Pepa ta dha Zoti Me luftua si kreshnik't moti

VIJA E KUFIRIT ME DHUNË

Fuqitë e Mëdha evropiane përfunduan caktimin e kufirit, pa marre per bazë realitetin dhe dëshirën e banorëve nëpër ato vise. Me këtë vijë kufitare, doli në sipërfaqe edhe politika e konflikteve dhe e konfrontimeve te pandara dhe shumë te gjata që ende vlojnë, sepse Ultina e Limit u nda në dy kaza, atë te Gucisë dhe te Beranës. Nga ajo kohë, Murina, me fshatrat përreth. që përbënin Ultinën e Sipërme te Limit, mbeti me kazanë e Gucisë.

Fuqishëm këndoheshin dikur në këto anë vargjet e poetit popullor:

" Pasha shpirtin e terne loke Jam gjaku i kësaj toke... "

Vdiqën ata që i thurnin dhe këndonin një këso vargjesh, por u larguan edhe ata që duhej t'i trashëgonin ato.

" Sa la kam Shqipnin me veti, S'ka f ka m' ban krajli, as mreti. Sa ta kam ket' grusht Shqipni, I m 'roj tokat nga shtat krali... Cetina, edhe pse shkroi marrëveshjen e pajtimit te kësaj vije ku-firi, nisi t'ia japë përkrahjen fshatit Velikë, që kishte marre fenë sllavo-ortodokse dhe kombësinë malazeze. Fshati Velikë, që kufi-zohej me fshatrat shqiptare: Zhanicë, Pepaj, Nokshiq, Meteh dhe krahinën e Rugovës, ishte i përshtatshëm per mollë sherri. Ky që-llim ishte hartim politik, gjë që u pa shumë shpejt, kur veliganët moren arme nga Cetina dhe Rusia per te vazhduar acarimin me kë-to fshatra deri në plasje te konfliktit te përgjithshëm. Në ndihmë velikasve u shkonin vasojeviqasit, por edhe viset e tjera malazeze. Politika e tillë shpeshtoi sulmet dhe e futi Velikën ta pranojë ndarjen nga qendra Guci. Qëndrimi i tillë bëri që te ndeshen edhe armiqësisht me fshatrat fqinjë te tyre. Duke humbur edhe traditën, kaloi në krimet §njerëzore, si9 ngjau ditën kur e dogjën Xhaminë e Pepajve dhe në te prenë koken e mulla Osman Celë Zhanicës, mad-je edhe në tëbanë dogjën vajzën Kune Drejaj te Pepajve. Gjatë asaj kohe, ata grabitën kater vajza nga Zhanica, te cilave ua nxorën shpirtin duke ua prerë gjinjtë. Ato u gjetën te hedhura në She. (do-sja e autorit Princ Danilo, me përkrahjen e valiut te Shkupit dhe te Abdi Pashës nga Shkodra, arriti te fusë politikën dhe agjen-tët e vet në Ultinën e Limit. Ky që nga viti 1858 vepronte nëpërmjet kape-danive te shpallura në këtë rajon. Per ta dobësuar Turqinë, u bash-kuan forcat evropiane dhe Rusia cariste në luftë kundër saj. Në këtë rjedhë, Rusia ndikoi që shqiptarëve t'u merreshin trojet e tyre, duke ua dhënë si shpërblim këto vise Cetinës, që pasuan pas Kon-gresit famëkeq te Berlinit. Pra, trojet tona u bene si monedhë e pare kusuri mes fuqive evropiane. Zhanica, udhëkryqi i kalimit te pashallarëve per dorëzimin e këtyre viseve Cetinës, ishte edhe ndër pritat e para te sulmeve per pushtimin e krahinës se Plavës dhe te Gucisë. Gjatë gjithë këtyre lëvizjeve dhe ndeshjeve gjoks per gjoks me sulmuesit, ishin edhe trimat e fshatrave Zhanicë, Nokshiq dhe Pepaj. Per t'iu kundërvënë kësaj te keqeje, sipas parimeve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, u lëshua kushtrimi prej shtatë e gjer në shtatëdhjetë vjef, nga Shtabi Ushtarak i Mbrojtjes, në balie te te ci-lit qëndronte njëri ndër themeluesit e kësaj Lidhjeje, Ali Pashë Gucia. Nga qendra "Kërshllahet" e Gucisë, udhëhiqej e tere lufta. Një organizim i mire solli me tepër se 4000 vullnetarë te zotët e pushkës gati nga te gjitha viset shqiptare, te cilët iu bashkuan vull-netarëve vendës, pra me tepër se 8000 vullnetarë civilë iu kundër-vunë ushtrisë se rregullt te Cetinës, mbi te cilën edhe ngadhënjyen. Duhet ve9uar mbizotërimin në luftërat e vjeshtës 1879. Madje, be-tejë pas beteje, deri në fitoren e madhe në fund te dekadës se pare te janarit 1880. Si argument per ndihmën që rusët ia dhanë ushtrisë malazeze, tregon fakti që forcat shqiptare zunë rob dy flamuj rusë në Murinë17. Këtë e pashë te arsyeshme ta theksoj edhe një herë. per t'i bërë me te kapshme dhe me te afërta veprat e trimave te Zhanicës, te Pepajve, te Nokshiqit dhe trimave te tjerë. Nga pjesë-marrja masive e shqiptarëve, forcohet bindja se ishte një mbrojtje gjithëkombëtare. Me punën shumëvjecare, arrita te bashkqj shëni-me per Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq, që i trajtoj në këtë monografi. Nuk pretendoj se unë jam shteruesi i gjurmimeve në to, sepse ka hapësirë që edhe te tjerët te merren me trajtimin e tyre, duke plotë-suar monografinë time. Po ashtu, nuk e përjashtoj mundësinë që te me këtë rrëshqitur ndonjë lëshim i paqëllimtë. Gjatë gjurmimeve dhe punës në terren, gjurmova edhe per trimat e tjerë në këto dylu-ftime, qofshin ata shqiptare ose malazeze, te cilat materiale do ta shohin dritën herëve te tjera. Këto luftëra i konsideroj te padrejta dhe te gabuara, kështuqë vetëm sa realizoheshin projektet dhe u kënaqeshin apetitet te tjerëve. I shtrënguar nga mungesa e mjeteve financiare, u detyrova te bëj një ndarje komplete nga monografia, ku ishin përfshirë edhe fshatrat e tjera te këtij rajoni, te cilat e përjetuan te njëjtin fat. Dhashtë Zoti që në kushte me te mira te me me realizohet dëshira! Dhashtë Zoti te mos na përsëritet kurrë me historia e hidhur! Krahina e Plavës dhe Gucisë gjithnjë ishte e sulmuar, si pasojë e politikës ruso-sllave etj, që solli edhe përgarje ndër farefisni. Në atë kohë, malazeztë nuk e mohonin trungut e përbashkët iliro-shqiptar e as lidhjet farefisnore me ne. Këtë e pranojnë edhe sot e kësaj dite banorët e këtyre viseve, te cilët e humbën gjuhën dhe ndërruan kombin në atë malazez, si Vasi (Vasojeviqët) dhe Krasi (Krasniqët), Gashi (Gashiq), Kastrati (Kastratoviq) etj. etj. Push-tuesi turk, per ta pasur me te lehtë sundimin, bënte propagandë fe-tare, ashtu si vepronte edhe Cetina, vetëm e vetëm per t'i konfron-tuar mes vete shqiptarët. Madje edhe armiqësitë ishin me hidhë-rake, sepse nuk paraqitej trim i dorës se dytë te gjithë dëshironin te ishin te parët. Mu per këtë, edhe nuk kishte te zënë rob lufte, sepse ishin te përgatitur vetëm per vdekje. Atëherë jetonte shprehja se "trimi nuk lidhet", gjë që edhe i shtynte shqiptarët ta linin "pe^en" (flokë te gjata, në qendër te kokës, sa një grykë filxhani), në më-nyrë që nëse vjen deri te prerja e kokës, t'i mbahet koka per per9e, per t'i lëshuar hapësirë qafës per t'ia prerë koken ose hundë e buzë me lehtë trimit kundërshtar kur vinte rasti trup per trup. Nuk e kam me dëshirë te shkruaj vetëm per shqiptarët e tashëm, por mungojnë shënimet, meqë inatet që i takova, fatkeqësisht, janë ende te gjalla tek joshqiptarët, që pengonin mirëkuptimin tim per te mos e ndarë një vrazhdësi te përbashkët. Inatet e ndryshkura nuk i lejonin informatorët që te jenë te afërt e aq me pak te sinqertë, per t'i pasur shënimet me komplete te popullatës nëpër tere këto vise. Vizita ime me e lire ishte gjatë viteve 1970-1978, kur edhe përje-toja mirëseardhjen jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga ata që e kishin marre kombësinë malazeze ose myslimane etj. (tash serbe ose boshnjake). Mbeti dëshira ime ngjitur me mirëkuptimin e tyre per t'i plotësuar shënimet. Në këtë rast, po jap shënime te shqiptarëve nga fshatrat në fjalë, te cilët edhe në ditët tona §mohen dëshmorë, meqë vuajtën shumë dhe e dhanë jetën per mbrojtjen e vatrave te veta autoktone, duke mos mënjanuar as dëshmorët nga fshatrat e tjera te kësaj krahine dhe viset e tjera shqiptare. Gjaku i tyre shndrit historinë e këtyre viseve autoktone shqiptare. Duke u krenuar me trimëritë e tyre dhe gjakun e derdhur per mbrojtjen e vatanit, prezantoj një numër sish, në bazë shënimeve te sakta nëpër terren. U kërkoj ndjesë te tjerëve, per te cilët nuk kam pasur shënime - dëshmi, e te cilët kanë vuajtur dhe kanë derdhur gjakun. Ata, megjithatë, janë në zemrat dhe në ndjenjën tonë kombëtare. Shpresoj se në te ardhmen do te plotë-sohen shënimet ose nga unë, ose nga studiuesit e tjerë, per peri-udhën kohore 1879 - 1945. Atyre u jemi borxh, sepse mbrojtën to-kat stërgjyshore. NGA ZHANICA: Mëhalla Gjekaj- Ramë Shabani, me te vëllain Arifïn, Kurt Mirashi, me dy djem, Kolë Gjeka, me djem, Zhuji dhe Muji e Tafil Isufi, me te vëllain Myftarin. Nga Mëhalla Shabaj - Asllan Shabani me vëllezërit Misinin, Halilin me djemtë Ramen dhe Idrizin, Ali Uka, Daut Misini, Muzli £ela me dy djem, gruan dhe me te vëllain Demën; Nga Mëhalla Gjelaj - Ujkan Daka, me te vëllain Bajramin, As llan Cena, Mirash Hasani me djalë e grua, Xhemë Ujka, Bajram Osmani; Nga Mëhalla Nuecaj - Kurt Nueci, Asllan Gjeloshi me vëlle zërit Kurtin dhe Ajdinin, Muj Spahija me vajzë dhe me te vëllain Locin, Sejdi Syla dhe Bajram Syla me te birin Alinë; Nga Mëhalla Shalunaj - Sokol Elezi, Nuradin Asllani me djalë dhe grua, Sylë dhe Ramë Shabani; Nga Mëhalla Lukaj - Ramadan Ferizi, Ramë Kurti me te vëlla-in Ferizin, Kurt Mustafa me dy djem, Ukë Halili dhe Pjetër Loshi; Nga barku Lukaj - Arif dhe Tafïl Ujka dhe Pjetër Loshi; • Nga Mëhalla Celaj - Kurt Mustafa, Ukë Halili dhe Abaz Feku. NGA FSHATIPEPAJ: v Nga Mëhalla Drejaj - Ali Smajli me te vëllain Mikun, dhe Gjergj Elez Alia ; Nga Mëhalla Bacaj - Avdyl Baci me te vëllain Ukën, Mie Isufi me djemtë Hasanin dhe Kurtin dhe vëllain Jahën, djemtë e Rrustem Bacit, Haredirii, Avdyli dhe Galani; Nga Mëhalla Lekaj - Ukë Kola me vëllezër Gjonin dhe Drenin; Nga Mëhalla Nikaj - Pjetër Nika me djemtë Ukën dhe Lazrin. Nga NOKSHIQI: Mëhalla Bufaj: Kurt Asllani, Sylë, Ali, Deli, Sokol te Maliqit, Sokol Sejdiu, Brahim Shabani, Brahim Jakupi, Smajl Ibra, Groshi me djalin e vet Deliun; Mëhalla Mehaj: Nuro Kurti me te vëllain Zenelin, Adem Neziri me djalin Avdylin, Sali Murseli, Iber Elezi me djemtë Ahmetin dhe Mehin dhe Sali Mehi; Mëhalla Mekuli: Beqir Smajli me vëllezër: Alinë, Ademin dhe Hasan Rama rne vëllain Hysenin; Mëhalla Selimaj: Isuf Selimi, Ramë Bardhi, Sadik Selimi dhe Zhuj Sadiku. Shqetësimet e mëdha, te përcjella edhe me tortura pas luftërave te njëpasnjëshme që nga viti 1854, deri në dekadën e dutë te vitit 1880, bëri që kjo popullatë me e organizuar, te ishte pjesë edhe e kryengritjeve shqiptare kunër Shemsi Pashës, kur edhe u arrestuan djemtë e këtyre viseve, si Mulla Jaha, plavjan, Sadik Halili, zhani-can etj. Madje u dalluan edhe në luftën kundër Xhafer Tajarit etj. Mësohet se .Çetat e këtyre fshatrave vepronin sipas programit te sjellë nga paria e vendit, miratuar nga Komiteti per Mbrojtjen e Kosovës në Shkodër, pas aprovimit nga nënkomiteti i Gucisë. Popullata e këtyre anëve mirëpriti fitoren e "turqve te rinj". duke ëndërruar ndryshime sa do te vogla. Por ndodhi e kundërta. Jo vetëm se ua shtuan terrin, por edhe ua mblodhën armët. Vitet 1908 - 1912 mund te quhen edhe vitet e garmatimit te malësorëve te këtyre viseve. Një veprim i tillë ishte i mirëseardhur per sulmet e forcave ushtarake te dirigjuara nga Cetina, sepse i printe sulmeve me tragjike ndaj popullatës duarthatë dhe te pambrojtur. Banorët e një fshati ose te një lagjeje ndodhte te mos ishin te një fisi, pra përbëheshin nga disa fise. Megjithatë, respektohej pari-mi i parisë në Guci, ku kishin përfaqësuesit e vet, me shprehjen: "Bashkoju bajraktarit me te afërt, në rast kushtrimi". Kështu ndodhi edhe me bashkimin e banorëve te fshatrave Zha-nicë, Pepaj dhe Nokshiq, që ishin te disa fiseve, por kushtrimi i bashkonte pas bajraktarit, nga barku Gjekë Martini, me seli në Zhanicë. Banorët e këtyre fshatrave, edhe ashtu te dërrmuara nga sulmet e shpeshta, nga varfëria dhe rrethi i kurorës se majave që i rreth-ojnë, mund te thuhet se ndanin vitin vetëm në dy stinë. Ngarkesë tjetër per këto fshatra, paraqiste politika shovene sllave, e cila, përmes torturave te ndryshme, ua bëri jetën shqiptarëve edhe me te rende, per §ka e ngritën fuqishëm zërin per te shprehur pakënaqë-sinë e tyre. Trimat e këtyre fshatrave iu bashkuan kryengritjeve shqiptare në përmasa te gjera. Per fat te keq, as në ato kushte nuk u ndalën sulmet e kacakëve malazezë. Banorët e fshatrave në fjalë jetonin me shpresën se një ditë do ta ndalte Cetina dhunën ndaj tyre. Dhe se e vërteta do te kuptohej. DITËT E KIAMETIT NË TOKË Mjerisht, malazezët shkelnin §do parim dhe shtonin sulmet e pandërprera. Kështu ndodhi edhe në mbarim te vjeshtës se vitit 1912, që ishte fundi i se keqes dhe fillimi i me te keqes, ose me qartë: fundi i mjerimit dhe vazhdimi i dhunës dhe i gjenocidit drejt këtyre viseve, me qëllim te zhdukjes se fjalës shqipe dhe te shpreh-jes - pasardhës i kombit shqiptar. Forcat vullnetare per mbrojtjen e kësaj treve ishin në ndjekje te ushtarëve turq. Ndërkohë Cetina ndërmori një tjetër sulm kundër forcave civile vullnetare shqiptare. Në atë gjendje, nisen sulmet kundër këtyre trojeve. Paria e vendit, duke pare rrezikun, nxori kushtrimin gjithëpopullor, te cilit iu përgjigjën edhe shumë vise te tjera shqiptare. Vija kufitare ishte me tepër se 40 km e gjatë. Në majëmale dhe në pak ultinë u vunë mbrojtësit e trojeve etnike. Luf-ta u zhvillua gjokspërgjoks. Per një javë lufte, në Guci u sollen 1000 vigje dhe me shumë se 300 te plagosur. Meqë mungojnë shë-nimet per humbjen e kundërshtarit, nuk mund te jap te dhëna te sakta. Kjo popullatë, në një gjendje te tillë, ishte e pamundur t'u bënte balie sulmeve te një ushtrie te rregullt, te armatosur, me kua-dër dhe përvojë ushtarake. Ndër pritat e para ishin trimat e këtyre fshatrave, te cilat edhe përjetonin zjarrin e pare dhe gjenocidin me te madh e me te egër. Si shkruan edhe gazeta "Glas Crnogorac" me 11 tetor 1912, "Ushtria malazeze pushtoi dy qendrat, Plavën dhe Gucinë...", lë te kuptohet se ky marshim u bë pasi i dogjën fshatrat në fjalë dhe bene masakër mbi fshatarët e tjerë josllavë, ngase nëpër to arrinin në qendrat Plavë dhe Guci. Ngjarjet e vjeshtës te vitit 1912, në vecanti ato te muajve te pare te vitit 1913, ishin me tepër se tragjike. Atëherë, u përjetua gjenocidi me i tmerrshëm nga ushtria malazeze, që udhëhiqej nga komandantët Veshoviq, Avro Cemi e te tjerë, që mbetën te paha-rruara per te zi në këto anë. Vetëm në Qafën - Rrafsh te Previsë, ballaballë me këto fshatra, u pushkatuan 700 veta, ndër ta edhe gra e fëmijë. Me te lehta, ishin pushkatimet se dhuna e paskajshme. " I vranë dy djem para syve te nënës. Asaj ia afruan grykën e tytës per t'i marre ere, dhe i thanë: "Ky barut grahi plumbin nëpër zemra te djemve te tu e në anën tjetër"",thoshte një informator. Poeti anonim, per ta përkujtuar brez pas brezi këtë akt mizor, te tmerrshëm dhe te pamëshirshëm, thuri këto vargje:

"Avro Cemi njifaqe zi,
Ka mbledhë Plavë, ka mbledhë Guci?
Ka mbledhë Vuthajt 200 shpi,
Martnoviqin 60 shtpi,
Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq,
Që i ka n' kufi..."

Per te mbetur në kujtesë precizon edhe vendin e pushkatimit.

" N' Qafé te Previsë kur i kanë
I shtinë vorret per m 'j gropue.
Djali i Memës asht mjerue,
f janë kto vorre babë, tuj punue?
Nukjanë vorre tuj punue,
Janë llogore per me luftue.
Me 'i batare jau kanë Ishue,
Pej shtatqinve as nja s 'ka pshtueü!'

Politika e Cetinës kishte per qëllim jo vetëm ta sundojë këtë krahinë. por edhe ta asimilojë, sepse edhe bukuria natyrore e shty-nte me §do kusht ta përfitonte. Ngjarjet rrëqethëse e tronditën shpirtërisht njeriun liridashës, andaj i dëshpëruar Ismail Qemali jep intervisie në gazetën italiane " 11 giornale D' Italia", me 12 IV 1913, ku shprehet: "Si mund t' i shkojë ndërmend mbretit Nikollë t'ua imponojë me arme e me dhunë myslimanëve shqiptarë te ndërrojnë fenë? A mendon ai per luftimet e përgjakshme që e presin?". Per te mbijetuar, trimat u ngjitën maleve, kështuqë majat e kësaj kurore bjeshkësh kurrë nuk ishin pa 9eta dhe §etanikë. Popullata e këtyre viseve ishte besnike ndaj vendlindjes, dhe gjithnjë ishte e inkuadruar në lëvizjen shqiptare per liri shpirtërore dhe kombëtare. Gjendja e vështirë dhe vuajtjet e popullit te këtyre anëve, kujtohen nga brezat që vijnë:

"Që nëfillim tëjetës vuajtjet i maj mend unë, Teprindve te mi dhe t' farefisit mbarë! Oh, gjithmonë na kanë ndjekur dhe na kanë vrarë Dhe e kanë quajtur trimëri, janë lëvduar me këtë punë! Mandej u rrita burrë, dhuna dhe vuajtjet s' pushuan... Tash nëfund tëjetës: prapë vuajtje, vdekje, trishtim Mbjellin në vatrat tona ata që te na zhbijnë duan... Valle, a do te ketë ndonjëherë qetësin' atdheun e në shpirtin tim"

Njeriu i këtyre viseve mund te merret si portret i pandashëm dhe i qëndrueshëm si edhe shkëmbinjtë e Malësisë. "Cdo pëllëmbë me gjak asht e lame në këto troje. Mal e bjeshkë. Fushë e djerrë. E malësorët e mijë linden këtu. Në rras te gjallë. Rriten me pishat; atyre ua falin edhe rinin, edhe jetën. Janë te vuajtun, por fisnik; Te varfun por jo te ngratë. E kanë ligje t'egra. T'egra si shkrepat dhe malësorët. Këta janë te fortë, te qëndrueshëm njësoj per këtë edhe krenar njësoj, kryelartë".21 Nëse ndalemi per ta analizuar Malësinë e Madhe, pjesë e se cilës është edhe krahina e Plavës dhe e Gucisë, mësojmë edhe na shtie ta kujtojmë. "Emrin e saj, Malësi e Madhe, e përcakton jo pamja e jash-tme, po përmbajtja e brendshme e saj. .. është krahinë shqiptare me emër vërtet misterioz (...madje e Madhe); por, Malësia e Madhe është krahinë shqiptare me virtyte, vërtet, te qarta e te mëdha. Domethënë: malësia nuk është emër i zakonshëm gjeografik dhe etnografik, por një kuptim me përmbajtje shumë te pasur etike dhe kombëtare. Megjithëse e vogel me sipërfaqe, Malësia e Madhe, sigurisht nuk është quajtur rastësisht e Madhe: ajo është e vogel me sipër faqe, por është e madhe me histori; ajo është e vogel me sipërfaqe. por është e madhe me tradita; ajo është e vogel me sipërfaqe, por është e madhe me virtyte; ajo është e vogel me sipërfaqe, por është e madhe me mendje dhe zemër; ajo është e vogel per sa u përket pasurive tokësore, por është jashtëzakonisht e madhe per sa u përket pasurive shpirtërore. Pse mund te thuhet kështu? Besa, bujaria, mikpritja, trimëria, me te cilat jemi mburrur dhe per te cilat na kanë njohur e nderuar te tjerët, në trajtën me te paster janë shfaqur pikërisht në Malësinë e Madhe. Atje, në Malësi te Madhe, gjithmonë është ruajtur baraspesha ndërmjet asaj që thuhet dhe asaj që bëhet, ndërmjet veprimit dhe parimit. Si Perëndia në dramën antike, atje nderi e ka mbikëqyrur veprimin dhe mendimin e individit dhe te bashkësisë.

Në Malësi te Madhe e keqja dhe gënjeshtra kurrë s' janë pra-nuar si te ligjshme. Atje pushtetit kurrë nuk i është lejuar ta përulë dinjitetin; as robërisë ta shtyp lirinë. Atje, dyfytyrësia kurrë s' ka mundur te kalojë si sinqeritet; as demagogjia si atdhetarizëm; as kapardisja si trimëri. Atje marria kurrë s' ka mundur ta përqeshë arsyen. Kush ka mbrojtur te drejtën, atje është cmuar mik i te gji-thëve. Atje jeta është dhënë per nderin, te drejtën dhe te vërtetën me te njëjtën gatishmëri me te cilën është dhënë edhe per Atdheun. Se, atje, përpos me madhështi dhe me dinjitet malësorët nuk kanë pranuar as te jetojnë, as te vdesin ndryshe. shtia dhe tragjedia e saj . Me shumë thënie te tilla mund te kuptohet realiteti se sa janë te lidhur dhe te përmallshëm per këto troje, per qiellin që e mbajnë majëmalet që u rritën te ujitura nga djersa dhe gjaku. Nëpër kthetra ruajtën zakonet që ua mësuan nënat bimë qiellore, me fuqi legjen-dare, që u shndërruan në Zana mali, tamblin e te cilave e thithnin kreshnikët e këtyre vatrave, andaj ishin te fortë që t'i përballonin Harapit te Zi, te dalë nga deti dhe atyre nga Karpatet etj. Duke përkujtuar te keqën e kaluar, nëpër faza te historisë jeto-hej me një frikë te kujdesshme, sepse qetësia mungonte, andaj organizimi në grupe ishte i domosdoshëm. Me këtë parim ishin te frymëzuar shumë djem nga këto vise. Në fshatrat Zhanicë, Nokshiq dhe Pepaj, popullata gjithnjë ishte e përgatitur, por duhet kuptuar se rrethanat nuk lejonin që e tere familja te rreshtohej në ceta, prandaj rreshti i tyre nuk ishte i gjatë sa kishte trima ndër ta. Vitet me te ve^uara per kagakë ishin vitet 1908-1912, pastaj 1913 - 1916, per te vazhduar edhe pas vitit 1920-1940. Sipas indor-matorëve, në grupe kagakësh ishin përfshirë një pjesë e madhe e trimave nga këto fshatra. Në vazhdim do japim shënimet e një pje-se te tyre, edhe pse te gjithë ishin te pargatitur per ta dhënë kontri-butin e vet deri në vdekje per atdhe. LIRIA E PËRHIMTË MASHTRUESE Shpresa ëndërr u vërejt me pushtiinin e këtyre viseve nga austro-hungarezët (1916), sepse pushtuesi u paraqit me sjellje te butë dhe propagandë te urtë. Thënë shkurt, malësorët e këtyre viseve ishin lodhur nga torturat dhe vuajtjet. Shikuar parimisht u kishte ardhur shpirti te hunda, andaj kërkonin shërim, se paku, edhe tek pushtuesi sado me i butë, me kusht që te mos nënshtroheshin. Pushtuesi i ri, sipas informatorëve, tregonte shenja me te qeta dhe urtësi bindëse. Nisi te lëshojë penj lirie, komunikimin në gjuhën shqipe. proklamoi te drejtën fetare. si dhe përve§ tre mësuesve ven das - Sado Musajt, Hysen Vuthit dhe Ismail Nikogit solli edhe pese mësues nga Zara, per ta zhvilluar mësimin në gjuhën shqipe. Ndër ta ishte edhe i mirënjohuri Josip Rela. Nga vendasit organizoi njësitin vullnetar ("51"), te veshur dhe te organizuar në mënyrë ushtarake. Por, në vijim, vuri në stërvitje rreth 700 veta (vendës), per t'i fituar edhe njohuritë e para ushta rake. Ndër këto organizime ishin te inkuadruar edhe djemtë e këty-re fshatrave. U kthyen edhe te larguarit dhe ka§akët per te jetuar në trojet e veta te lindjes, që ishin bërë rrafsh me tokë. Ndër shenjat e para te mosbesimit në pushtuesin e ri ishte fakti kur 400 rezervistë ua dërgoi në ndihmë forcave te veta nëpër fronte te hapura, duke i shpërndarë nëpër viset malazeze, pa pëlqimin dhe dijen e vendësve. Një numër te vogel e kishin lënë në këto treva, per te dëshmuar se gjoja pushtuesi i ri ishte në shërbim te kësaj popullate. Per ta treguar lëkurën e vet pushtuese, pasi vërejti se shqiptarët filluan te ngjallen dhe te marrin arsimim kombëtar, largoi mësuesit vendës dhe pastaj vendosi ata që i solli. Me i shëmtuar ishte rasti kur, krahas atyre mësuesve, solli një "kryehoxhë" boshnjak nga Bosnja, i cili, per t'i mbyllur shkollat shqipe, ushtroi terror në kup-timin fetar. Administrata austro-hungareze, per ta arritur qëllimin me me sukses, e armatosi hoxhën. Përveg revoles, ia dha edhe një 9omange, per ta përdorur ndaj atij që nuk shkon në xhami per t'i falë "pesë vaktete e namazit". Shkopin e përdorte edhe në atë ma-shkull që kishte kaluar moshën e dyzetë, por nuk e kishte lëshuar mjekrën. Kësaj force okupuese, megjithatë, i erdhi fundi. Në mba-rim te vitit 1918, u përcoll dhunshëm nga forcat vullnetare malë-sore. Në te gjitha këto vuajtje dhe tortura nuk hetohej mëshirë ndaj kësaj krahine, as ndaj fshatrave. Ku zbrazej pushka e pare, aty binte dhe viktima e pare. As ato fije te brishta lirie nuk i panë banorët e këtyre fshatrave, sepse kacafyteshin me kacakë veli§anas dhe vaso-jeviqas. Pas largimit te forcave austro-hungareze, zuri fillin udhëheqja e vendit në Guci me parime vendore, me sulle, zakone dokesore dhe pjekuri kanunore. £do fshat vuri qetësinë dhe nisi te punojë në shtëpitë e djegura. Per fat te keq, kjo hapësirë kohore ishte jetës-hkurtër. Brenda asaj kohe, në mënyrë dinake, në Kacanik te Gu-cisë, u vendos njësiti ushtarak serb, i cili ishte deklaruar se jemi kë-tu per ta shpëtuar këtë popullatë nga ushtria e Kralit te Cetinës. Meqë në te kaluarën e kishin humbur besimin, paria e vendit ua dha drejtim-rrugën, para se ata ta tregojnë armiqësinë dhe përdo-rimin e forcës. Sipas shënimeve nga terreni, parashtroj këto te dhëna per ceta dhe ka9akë. Jam i vetëdijshëm se ka edhe te tjerë, por per ta nuk kam te dhëna.

Ngafshati Zhanicë: Gjekaj - Tafil Isufi, Bajram Isufi dhe Shaban Tafili; Gjekaj me mbiemrin Tahiraj: Arif Tahiri me djem- Zhujin, Mustafën dhe Xhemën. Xhemë Arifi u vra në Mokna. Shabaj - Hasan Kurti me djemtë Smajlin, Halilin, Ukën dhe Shabanin me djalin Idrizin, Demë Shabani me djemtë Mu9ën dhe Zenelin, Celë Shabani me djalin Delinë dhe nipin Rrustemin, Sadik Halili dhe Vesel Halili; Gjelaj: Vëllezërit Osman, Mehmet e Mujë Daka, pastaj Idriz Bajram Daka, Asllan Veseli me djalin Cenë. Me pare i kishin vrarë nga prita, Bajram, Osman dhe Mujë Daken te Gjollat e Dakë.

Ujkaj - Demë Hasani me te vëllain Sadrinë; Hasanlukajt: Rexhë Asllani me te vëllain Haradinin dhe me djalin Hajrudinin, Kadri Murseli me te birin Sadriun; I pandarë me trimat e Zhanicës ishte edhe nipi i tyre, djali i Shake Ukës, i motrës se Idriz Ukës, prijës i 9etës, trimi plavian Adem Kolashinci, te cilin vasoviqasit e quanin " crni"( i ziu), i cili u vra në pritë në Lybeniq te Pejës. Nip bije i familjes Gjelaj ishte edhe trimi i njohur Ujkan Ahmeti i Nokshiqit, i cili me vajzën e vet, Rabien, e kishte §etën e vet. Gjithashtu nip bije i Shabajve ishte edhe Azem Bajraktari i Martinajve, i printe getës kaçake, pastaj e takojmë anëtar Komiteti te Kosovës në Shkodër. Çelë Neziri me djemtë Ibishin dhe Idrizin, me nipat Sylën, Ramë Ibishin dhe Mujë Idrizin, Ali Feriz Fekun me djemtë Sokolin dhe Ujkanin, Avdi Ferizin me djalin Rexhën dhe Abaz Fekun; Lekaj - Vëllezërit Zenel dhe Arif Hysi dhe Tafil Zeneli; Shalunajt - Elez Sokoli me djemtë Alinë dhe Rucin dhe nipat Bektesh Alinë dhe Sokol Sylën me djalin Cafin; Nuecaj - Nuec Spahija me djalë Sylën dhe nipat Haxhinë, Bajramin dhe Nimanin, Osman Nueci, Selim Lushi, Mustafë Muji, Avdyl Sejdia me djemtë Ferizin dhe Ramen, si dhe Nuri me djalë Zeken.

Nga fshati Pepaj:

Drejaj - Deli Smajli me te birin Brahimin dhe vëllain Sadriun, Brahim Elezi, Asllan Ujku me te birin Mushakun dhe te vëllain Hajdarin, Halil Avdia me te vëllain Cenën; Bacaj - Zenel Avdyli me djalin Istrefin, Sali Jaha me te bijtë-Jahën, Mustafën dhe Hasanin. Feriz Uka. Kei Haradini, Azem Avdyli, Gim Galani me djalë Galanin dhe me te vëllanë Duqin;

Lekaj - Adem Kurti me djem. Bacanin dhe Prelën;

Gjonaj - Mark Gjoni me djalin Bacin:

Nikaj - Gjon Pjetri me te vëllanë Çunin etj.

Nga Nokshiqi: Bu§aj: Ujkan Ahmeti, Zymer dhe Imer Maliqi, Elez Kaserni, Mustafë Isufi, Beqir Groshi me djalin Rekun, Dul Kameri, Man Dishi me djemtë Sekun dhe Celen. Ibish Asllani me djemtë Aze-min dhe Xhemajlin, Ramë Bakia, Dan Zeqi, Smajl Ibra etj.

Mehaj: Zek Sokoli, Hysen Salihi, Haxhë Mehi me djalin Mehin me vëllezër dhe nipat Ibishi dhe Avdyli, Bush Salihi me vëllezër: Murselin dhe Hysin, Hazir Zeneli me djalin Bajrushin dhe vëllain Nezirin e nipin Mehmetin, Bush Nuri me vëllanë Rekun, Sali Salihi, djemtë e Sali Murselit: Galo Reku, Murseli, Basha dhe Hy-seni, Smajl Ahmeti dhe Ibish Ahmeti, djemtë e Meh Ibrës; Re-xha, Hyseni dhe Qerimi; Selimaj: Hasan Bardhi. Muj Bardhi, Sadik Selimi, djemtë e Sadik Selimit: Arifi, Jashari, Brahi dhe Lushi etj. Si bazë e me se keqes ishin vitet 1912-1916, kur në fshatrat e zbrazura nga shqiptarët, i sollen kolonët malazezë, te cilët u bene pronarë te dhunshëm deri në ditët e sotme. Ata thoshin se "tokën na e ka dhënë shteti ". Ka pasur edhe raste kur i vrisnin pronarët shqiptarë, pastaj kolonët uzurpues bëheshin pronarë në pasurinë e huaj, si p.sh., tre djemtë e Dakë Gjelit, Osmanin, Bajramin dhe Musliun i vranë në tokë te tyre, per t'u vendosur Tomoviqët. Kolonët e kishiri përkrahjen nga fqinjët malazezë dhe Cetina. Një gjendje e tillë e vështirësoi kthimin e pronarëve shqiptarë gjatë viteve 1916-1918. Prapëseprapë nëpër atë qetësi te errtët, familjet e këtyre fshatrave që ishin strehuar nëpër viset e krahinës se Plavës dhe te Gucisë, te Malësisë se Madhe, Malësisë se Gjakovës, Kosovë e gjetkë, vunë fillin e kthimit. Kthimi në trojet e veta ishte i vonuar, meqë filloi pak para lar-gimit te forcave austro-hungareze nga Gucia. Rivendosja ishte edhe jetëshkurtër, sepse ndjekja e pushtuesit te pare la zbrazësi disa mu-ajshe per t'u udhëhequr dhe organizuar nga vendësit. Në vjeshtën e vonë te vitit 1918 forcat malazeze-serbe sulmuan këto vise dhe në fillim te dimrit te vitit 1919 vendosën sundimin edhe me te egër. Pop Gjorgji e kishte kthyer në fenë pravosllave një pjesë te madhe te asaj popullate. Me ndërrimin e fesë me dhunë, jo vetëm se i pagëzonte me emër tjetër, nga Tahiri në Trifun, Veseli - Vejso, etj., por ua ndërroi edhe emërtimin e llaga-pit, si p.sh., Nuacaj - në Novoviq. Pra, secilit llagap ia shtonin një iq ose viq: Ujkaj - Ujkiq, Tahiraj -Tahiroviq, Drejaj në Dreiq, Mekuli - Mekuliq etj. Nuk mbeteshin te pandryshuara as emërtimet e vendbanimeve, si Pepaj në Pepiqe. Nokshiqi në Novshiqe etj. Per torturat në këto vise shkroi edhe udhëpërshkruesja angleze. Edit Durham: " Emërtimet e njerëzve bëheshin me tortura. Njerëzit detyroheshin te qëndronin n' ujë te akullt deri sa nuk kërkonin mëshirë. Cdo ditë thërriste tellalli nëpër rrugë dhe lajmëronte: "Sot qeveria do te pushkatojë dhjetë veta". Asnjëri nuk e dinte arsyen dhe as se cilët janë ata njerëz që do te vriten. I detyronin ta gropojnë gropë-varrin per vete, per t'i hedhur në te me lehtë. Pasi shtinin në ta, hidhnin valle, pa marre parasysh në ishin te gjallë a te vdekur".23 Pra, kudo që rastisnin te shkelnin ata, me §do kusht provonin dhe gjenin mënyra per te lënë edhe emërtime te sllavizmit. Kësisoji dëshironin ta falsifikonin te vërteten. Sikur per inat, konferencat dhe kongreset evropiane përplase-shin në këtë krahinë me frymë armiqësore. Duke mos i lënë te pu-shojnë plagët e para, pushtuesi i ri i celte plagët edhe me te rënda. Popullata e këtyre viseve ëndërronte ditë me te mira, per te shpëtuar nga Avro Cemi, pop Gjorgji dhe bashkëvepruesit e tyre. Në këtë kohë, nëpër male kishte ende geta shqiptarësh, sepse koha pa pushtues ishte shumë e shkurtër. Vetëm mesi i dhjetorit te vitit 1918 deri në mes te shkurtit 1919, mund te konsiderohet si peri-udhë kur paria e vendit erdhi në shprehje te udhëheqë. Edhe pse kohë e shkurtër, u arrit një freskim per popullatën e kësaj ane.

MASAKRAT NË VAZHDIM

Rrethanat u sollen në atë mënyrë sa që forcat austro-hungareze u ndoqën me dhunë, e prej 20 shkurti 1919 filloi te sulmohet e tere krahina. Në shënjestrën e pare te sulmuesve përsëri ishin Zhanica, Pepajt dhe Nokshiqi, duke ua djegur edhe ato pak kasolle që arritën t'i ndërtojnë per t'u strehuar në një kohë shumë te shkurtër. Masa-kra e pare ishte bërë mbi trimin Halil Shabaj. Rezistenca e vullnet-tarëve që i mbronin këto vise, ishte e pamundshme per ta përballuar një ushtri te rregullt, si ishte ajo e Mbretërisë Jugosllave. Ashpërsia në vepër kishte bazen, si deklaronte gjenerali i ushtrisë Jugosllave, me 13 II 1919. "Arnautët nga krahina e Plavës dhe Gucisë, 600 veta mbroheshin nga sulmet malazeze në Polimle (Ultinë e Limit-H. Gj.)", thoshte ai. "Këto raste ua kalonin viteve 1912-1913". Gjithashtu edhe togeri malazez i raportonte komandës supreme te tij se "3000 veta u detyruan te ikin per në Shkodër...", duke mos cekur se vetëm në qendër te Plavës i lanë te vrarë 450 veta. E te mos flasim per fshatrat që ishin djegur me pare.24

MBRETËRIA TRE THUMBUESE Jeta nën pushtimin e Mbretërisë Jugosllave (SKS) solli metoda torturash te reja, te ndryshme, me te përsosura, dhe që kalonin me në heshtje. Banorët kishin përjetuar me te keqen. Ata vriteshin pa gjyq, duke mos zgjedhur rast as mënyrë, deri edhe në prerjen e kokave edhe para fëmijëve dhe prindërve te tyre. Per te mësuar me mire per ngjarjet rreth konvertimit, marrim disa shembuj nga shkrimet malazeze. R.Veshoviq thotë: "...Shumica janë kryquar nga frika". Kurse N. Duciqi: "...Paria malazeze shfrytëzoi mjetet e detyrueshme per t'i kthyer në fenë pravosllave". Gjendja ka shkuar me dijeni dhe planifikimin ushtarak. Sic mësohet nga telegrami dërguar komandës Supreme te Ushtrisë Serbe (me 20 III 1913) " Malazezët po bëjnë trysni te tmerrshme në popullsi rne rastin e farmatimit. Po i detyrojnë edhe katolikët te kalojnë në fenë orto-dokse. ...Në raste te shumta, ku kishte rezistencë ndaj ndërrimit te fesë, përfundonte edhe me vrasje. Ata që i pagëzon popi me bagëm, shkonin menjëherë te përroi ose lumi dhe pastronin fytyrën dhe pjesët e tjera te lagura, duke i fërkuar edhe me rere deri në përgjakje". £edo Qullafiqi, ndër te tjerat, thekson: " Gjylet e topit per në Plavë i përngjanin një "mushtulluku" aventurash ...Tra-gjedinë me se shumti e përjetuan pleqtë, gratë dhe fëmijët, që është një bilanc tragjik i masakrave te te mbyturve dhe te plagosurve! Përve9 krimeve te cekura, përdoreshin edhe veprime te tjera me §njerëzore, si: dhunimet, masakrat e papërshkruara, kallja e shtëpi-ve, pla§kitjet në mënyra te ndryshme etj.

Shumica e te vrarëve kanë përfunduar nëpër përrenj dhe shena, madje edhe sot shihen gjurmët e gjakut nëpër mure te xhamisë... Te ta ngrihej me shumë ndërgjegjja dhe vetëdija kombëtare, dhe i forconte per dhunën e dytë, kurse durimet dhe përjetimet shndërro-heshin gjithnjë e me shumë në urrejtje kundër pushtuesit". Me te drejtë shkroi edhe Franjo Jukiqi: "Gucjanët dhe malësorët e tjerë te Pashallakut te Shkodrës dinë vetëm per emrin e pashait te Shko-drës, ndërsa e sundojnë vetveten".25 Meqenëse i bënin rezistencë §do dhune, pushtuesit turq e qua-nin këtë krahinë " Krahinë e mallkuar". Por, P.A. Rovinski shpre-het me termin tjetër: " Zone shijuese e dragonjve". Bukuritë e këty-re viseve e shtynë edhe udhëpërshkruesin Zuko Xhumbur te shpre-het: "...Xheneti i kësaj bote fillon në Guci". Një bukuri mahnitëse e shtyn edhe Cvijiqin te shkruajë: "...kjo krahinë bie ndër viset me te bukura te Gadishullit Ballkanik..." ,26 Patriotët e lëvizjes shqiptare në Plavë dhe Guci kishin vënë lidhje me viset e tjera shqiptare. Ky bashkim forcon lëvizjen e <jetave, ku bënin pjesë edhe shumë trirna te fshatrave te Zhanicës, Nokshiqit dhe te Pepajve e te viseve te tjera te kësaj treve. Forca e tillë e shtyri Aleksadrin per te urdhëruar: "...Nëse ben rezistencë Plava dhe Gucia, te bëhen rrafsh me flakë topash, duke mos kur-syer as gra dhe fëmijë". (shkurt, 1919)27 Sa me te forta që bëheshin cetat, aq me tepër shtohej edhe dhuna ndaj popullatës se pafajshme shqiptare. Ka§akë dhe grupe cetash shqiptare ishin te orientuara per clirimin e trojeve etnike shqiptare, duke u mbështetur në parimet e Lidhjes Shqiptare te Pri-zrenit, pastaj asaj te Pejës dhe qëndrimeve në vazhdim 1908-1912. Fshati Velikë keqpërdorej si mollë sherri nga Cetina, meqë ishte në mesin e fshatrave shqiptare - Rugovë, Meteh, Zhanicë dhe Nokshiq, andaj vrasjet me parim kombëtar dhe fetar në mes te këtyre fqinjëve ishin shumë te shpeshta. Cetina, per t'i larguar Zha-nicën dhe Nokshiqin, ua mori një pjesë toke nga mesi i tyre, në mënyrë që Velika te lidhet edhe me lumin Lim.

Ndeshjet e grupeve te gjakësuara ishin te shpeshta, në ve9anti per mezhda, ku nokshiqanët e dinin si tokë te veten. Një ditë, nok-shiqanët, duke u kthyer nga Zhanica, që kishin lidhë një fejesë, te Rrasa e Mulës, ranë në pritë te grupit veÜ9an, te cilët edhe shtinë në fejarë. Në atë dyluftim mbetën te vdekur: Deli Maliqi dhe Ibish Asllani, kurse u plagosën Man Dishi dhe Avdyl Shabani. Nga krahu velican mbetën te vdekur: Simon Knezheviqi dhe Millosav Knjezheviqi, te plagosur, Bek Millosavi dhe Millovani i Vogel, që ishte kagak i njohur në këtë anë. Pas këtij rasti Millovani i Vogel thirri në pajtim nokshiqanët, te cilët edhe u pajtuan me besën që ua dha Millovani i Vogel se " Nuk do te përdori plumb per nokshiqanë". Informatorët shpreheshin se nuk e mbajti besën. Pas këtyre ngjarjeve, Zymer Maliqi ra në pritën e organizuar nga veli§anët në Skiq. Jeta nën mbretërinë jugosllave ishte e dhunshme. Kagakët shqi ptare shpeshtonin sulmet e herëpashershme ndaj pushtuesit. Cdo sulm, sado i butë që ishte, pushtuesit e dhjetëfishonin me dhunë de-ri në tragjedi kundër banorëve josllavë, që jetonin në brendi te këtyre viseve. Metodat per likuidimin e djemve me te njohur në këto vise i vinin në shprehje edhe ditën e tregut në Guci dhe Plavë, kur malazezia drejtonte gishtin: " Ja, ai ma bani me sy!", ose "Ai ma ka vra babën!" etj. Arresti përfundonte me vdekje. Madje, shp-esh, paraqiteshin edhe si "miq" dhe u thoshin: "Ikni se jeni në rre-zik". Me pas, ua vinin pritat dhe i vritnin.

Nga viti 1920-1940 në Plavë ekzistonte "Këshilli i Zi" ( përbëhej prej 14 anëtarëve). Nëkëshillat e kishin në Guci (5) dhe në Murinë. Në këtë te fundit, ishin: Vaso Zeljov, Laban, Radisav Peshov. Vuksan Gojkoviq. Leko Popoviq. Punisha Drakuloviq, Ognjen Garçeviq, Vujo Bozhov Zogoviq, Dushan Popoviq dhe Rajko Saviq. Me urdhrin ose dijen e tyre u likuiduan me shumë se 200 veta, nëpër viset e këtij rajoni. Vetëm nga këto tri fshatra u likuiduan'. 1. Vesel Bacaj (14), nxënës medreze, 2. Hasan Bacaj (në Bun te Dulit), 3. Galo Bacaj (në Llaze), 4. Mustafë Bacaj (në Pepaj), 5. Brahim Drejaj (në Pepaj), 6. Hajdar Drejaj (në Pepaj), 7. Tahir Drejaj (në Pepaj), 8. Gjon Leka ( në Bun te Dulit), 9. Niman Drejaj (në Zhanicë), 10. Kater vëllazëritë Dakaj (në Mis-Bjeshkë te Pepajve), 14. Azem Miei ( në Nokshiq), 15. Sokol Shabani (në Nokshiq), 16. Dervish Asllani (në Zhanicë), 17. Tafil Leka (në Zhanicë), 18. Shek Bu§aj (në Vra§evë), 19. Elez Bu§aj, 20. Meh-met Bucaj, 21. Sinan Ibishi (në Velikë), 22. Vesel Gima (15) ( në Murinë), 23. Idriz Drejaj (13) (në She te Pepajve), 24. Niman Bugaj (në Bun te Dulit). 25. Islam Bu§aj (në Shalë), 26. Brahim Shalunaj (në Shalë), etj.28

Në lidhje me plagosjen per vdekje te nxënësit Vesel Bacaj mësova se atë e "e plagosi i Xhudoviqësi". Veseli kishte hyrë pas plagosjes në shtëpinë e Milet Perit, e fjalën e pare dhe te fundit e kishte pasë thënë: "Me vranë Xhudoviqtë". Mileta e obligoi veten te hakmerret, duke i dalë dorasit përpara me shkrepje fjalësh: " Kështu vriten burrat e jo fërnija dhe e lë per se vdekuri ". prillÏIVITIT1941

Humbja e Mbretërisë Jugosllave e theu tehun e serbo -malazezëve, te cilët rnendonin se duhet te jenë gjithnjë mbizotë-rues, rnadje edhe ishte vështirë ta pranonin humbjen si te vërtetë.

Megjithatë, prilli i vitit 1941 shqiptarët e këtij rajoni i zuri te përgatitur, per t'u inkuadruar në rrjedhat e kohës, që u quajt "Koha e Shqipnisë". Per këta malësorë, gëzimet e shpeshta mund te sillnin dhimbje, kurse pikëllimi shumë pak gëzime. Si te mos përgatiten banorët e krahinës se Plavës dhe Gucisë, si te mos organizohen në formacione vullnetare-civile-ushtarake, si te mos i përgjigjen kushtrimit per mbrojtjen e vatanit, kur cetnikët kishin per qëllim shfarosjen e kësaj popullate josllave, si u eek me lart per porosinë e dhënë nga Aleksandri. Per ta vërtetuar edhe me mire këtë, t'i lexojmë edhe deklaratat e §etnikëve te dhëna nëpër maje te Grebenit, Zeletinës dhe Vizitoreve, kur nga ato maje kishin para syve dhe e vëzhgonin Luginën e Plavës dhe Gucisë. Nga ato vështrime ndanin tokat dhe trojet e vendasve autoktonë, ku ëndë-rronin te vendosen kolonët pasi ta kishin nështruar krahinën e Pla vës dhe te Gucisë, dhe t'i largonin banorët josllave. Banorët e rinj i pyetnin eprorët: "Ku dhe kush duhet te vendoset? Sa hapësirë toke do te marrim? Si do te organizohet jeta pas kësaj lufte?". Tere këtë e nxjerr në sipërfaqe deklarata që i dërgoi kapiten Milikiqi kryegetnikut Pavle Gjurishiqit, në te cilën thuhej: "Duke vizituar rajonin (vijën e frontit - H. Gj.) ... hetova se te numri i madh i njerëzve paraqitej interesi i madh per mënyrën e vendosjes nëpër pasuritë e arnautëve, si u është premtuar njerëzve edhe para luftës... që do te kenë secili tokë te mjaftueshme, kur te pastrohet nga elementët e vjetra (autoktonë shqiptarë - H. Gj.). Kjo mund te jetë edhe qesharake, kur parashtrohet kjo pyetje mu tash, por është me rëndësi me te vërtetë §ështja e ndjeshme, per ne shumë me rëndësi". Dhe vazhdojnë pyetjet që i ben:

"1. A përgatit komanda supreme §etnike një plan te tillë?
2. A do te bëhet vendosja - kolonizimi pasi te pastrohet

rajoni?

3. A do te vihet re në mosmarrëveshjet e fiseve, që mund te

arrijë deri te shprehja?

4. A do te kolonizohet dhe a do t'u ndahen pasuritë nga mjeshtrit e vjetër hajnave dhe agrarëve te Jugosllavisë?
5. A do te merren parasysh rrethanat klimatike te disa viseve (nga vijnë Kolonët - H. Gj .) dhe përparësia per jetën e popullatës sonë, e cila është rritur nëpër viset malore?

Shumica janë te mendimit se po sa te arrihet te pasuria e mire, te vendosen, me pas ta ruajnë me pushkë në dorë per cka kanë luftuar...dëshirojmë te marrim përgjigjen".29

Mendimet e tilla shprehnin mosbesim deri në skajshmëri, duke mbajtur dyshimin e kthimit te se kaluarës, 1912-1913, pastaj 1919-s etj. Këto rrethana bëhen motiv frymëzimi per birin e madh te kësaj treve:

"...A ashtfajtbr Shqiptaripse sytëflakë i vetojnë Tue shikue se si tjetri nga plaga e shtëpisë e dëbon ? A asht fajtor pse asht dhe kur te mos jetë dishirojmë, P se per vatër derdhë gjak dhe gjallë nuk e l'shon?"

Rrethanat e tilla bene që në Zhanicë te grumbullohen 4500 vullnetarë, që vinin nga vise te tjera shqiptare, per t'i dalë zot kësaj treve. Vullnetarët nga viset me te largëta i udhëhiqnin prijësit e ty-re: Sali Mani, Mehmet Bajrami dhe Adem Bajrami (te fisit Kras-niqe), Kadri Smajli i Dragobisë, Isuf Alia i Gashit, Muharem Baj-raktari i Lumës etj. Këta erdhën me 1800 vullnetarë. Paria e rajonit emëroi komandant te policisë në Zhanicë Idriz Omeragajn.31 Radovan Lekiq, Andrijevifki srez, Cetinje, 2954, f. 340, 318 Historia e letërsisë shqipe, Pnshtinë, r. 449 Andrijevicki srez, vep. e cit. f. 287, 322, 85. Në prill te vitit 1941 këto vise u pushtuan nga forcat fashiste italiane. Banorët e krahinës se Plavës dhe Gucisë pritnin ditë me te mira, duke ëndërruar jetë pa dhunë dhe clirimin e bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Këto rrjedha acaruan marrëdhëniet me fqinjët malazezë, qoftë ato kombëtare, fetare dhe ideologjike. Paraqitjet e para te italianëve jepnin një liri "përkëdheljeje" në krahasim me te kaluarën me te afërt. Gjestet e tilla nisën ta bindin edhe parinë. Deklaratat bindëse te italianëve që potenco-nin faktin se ndarja nga Rrethi i Andrijevicës do te sjellë risi pozitive per këtë popullatë, sepse këto vise tash e tutje do te udhëhiqen nga Tirana e kurrë me nga Cetina ose Beogradi, shtonin shpresën e popullatës shqiptare te kësaj ane. Me shpresëdhënëse ishin kur e paraqitën edhe përmbajtjen e Marrëveshjes në mes te Italisë dhe Gjermanisë te 23 prillit 1941. Sipas saj, duhej te bëhej bashkimi i trojeve etnike shqiptare. Kjo u bë opium per t'i mashtruar me lehtë shqiptarët. Per t'i vërtetuar këto thënie, Paria e Vendit dërgoi një dele-gacion në Tiranë, i cili solli sihariqin se kryeqendër e Gucisë do te mbetet Tirana, që me këtë do te bashkohen trojet etnike shqiptare. Pas këtyre rrjedhave, Paria e Vendit formoi njësitë vullnetare-civile nga vendësit. Ashtu që këto forca jo vetëm se ngritën Flamurin Kombëtar në Guci dhe PI ave, por e shpalosën edhe në Qafë te Pre-visë, mu në vendin ku në mars 1913 ishin ekzekutuar 700 banorë te kësaj krahine, nga dora e zgjatur gjakatare. Në këtë kohë nëpër Vasojeviq vepronin dy ideologji, ruse -komuniste dhe ajo cetnike. Krahas kësaj edhe në krahinën e Plavës dhe te Gucisë paraqitën ajo ruse-komuniste dhe fashiste. Njëkohësisht frymonte edhe ajo cetnike. Serbo - malazeztë, si bar-tës te këtyre ideologjive, pajtoheshin mes vete kur binte cështja e krahinës se Plavës dhe Gucisë, per cka edhe i bashkonin forcat per t'i realizuar qëllimet cetnike. Si ilustrim per këtë, po japim faktin se me 27 korrik ua vunë zjarrin tri fshatrave: Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq. duke i bërë rrafsh me tokë, madje duke mos e lënë në këmbë as xhaminë. Te gabueshme e di, por edhe e urrej hak-maiTJen, kur vullnetarët shqiptare dogjën shumë shtëpi malazezë në Ultinë te Limit. Nuk u kalua edhe pa vrarë edhe njerëz te pafaj-shëm. Gjatë kësaj kohe Plava mori cilësinë e nënprefekturës se Peje> kryetar u zgjodh Riza Feri, në gjirin e se cilës themeloi edhe tn komuna. Në Guci, per një kohë te shkurtër u emëruar Halim Prushi. i cili u zëvëndësua shumë shpejt nga Sali Niko9i, në Plavë Shems: Feri dhe në Zhanicë kryetar komune u emërua Avdiu i Avdiqe. Komuna e Zhanicës përfshinte fshatrat Zhanicë, Nokshiq, Pepaj. Murinë, Mashnicë e Velikë, d.m.th., përgjatë tere Ultinës se Epër-me te Limit. Acarimet nëpër vijë te kufirit ishin tragjike, madje edhe vriteshin njerëz te pafajshëm në te dy anët. Krahina kishte forcat e veta civile - vullnetare vendase, por si edhe u tha, kishin arritur edhe shumë vullnetare nga viset e tjera shqiptare. Njësiteve vullnet-tare u prinin njerëzit me me autoritei, te cilët kishin per qëllim bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Në radhët e këtyre prijësve ishin edhe disa nga këto fshatra. Pushtuesit italiano-gjermanë, njëri edhe tjetri, kishin politikë te errët. Atyre u interesonte te vriteshin fqinjët ndërmjet veti, në mënyrë që te sundonin me lehtë. Në radhët e forcave civile vullnetare te fshatrave Zhanicë. Nokshiq dhe Pepaj ishin te rreshtuar te gjithë meshkujt e moshës madhore, duke bërë ndërrime te herëpashershme. Ndër ta me te thirrurit ishin: Imer Maliqi, Bajrush Haziri, Ukë Dema, Xhemë Ta-hiraj, Halil Huli, Azem Gjelaj, Sokol Shabaj, Imer Mu9a, Dervish Asllani, Malush Bajrami, Haxhi Syla, Arnaut Rama, Ibish Sadiku. Hasan Salihi, Dan Zeqi, Celë Mani, Niman Du§i, Cenë Gjelaj. Hysë Selimi, Reko Meti, Smajl Halili, Azem Mehmeti, Halil Hyseni, Shaban Shabaj, Latif Mu§a, Lekë Prela, Ali Ferizi, Hysen Keka(Bacaj) etj. "Me lejo te te tregoj gjithë jetën time prej shtatë e deri në njëqind vjet, sepse që te gjithë ishim në llogore", e pushoi bisedën e tij Hoxhë Pepa (90), per ta mundur ofshamën që ia dridhi edhe trupin. "Jetën e kalova në mjerim dhe vuajtje, por frika kurrë nuk me preokupoi, gjithë isha ngadhënjimtar. Në fëmijëri u frikësova nga një qen i fqinjit dhe kukata. Drejt e te unë arriti gjyshi im. Sa e kishte lodhur vrapi, nuk foli, por, per fat te keq, me atë shpullë si kthetra orli, ma ngjiti per qafe, jo vetëm se ma ndali britmën, por edhe frymën. Në atë heshtje dëgjova lëvizjen e rrënjëve nëpër balie, duke dalë sytë duq. M'i fali disa shuplaka. Per moshë që ki-sha, ishin te padurueshme. Ec e bërtit, i thosha vetes. "Heren tjetër, kur ta ndiej britmën, do ta hiqi kryet!", me tha pasi me shaplakosi. Britmën e dytë, e përjetova në burgun komunist (1946), kur me tha udbisti, fqinji malazez: " Prej me sot, bashkë me Ballin Kombëtar, te vdes "§allma" dhe emri hoxhë". "Mirëpo, a mbetem tash e mbra-pa Halil Drejaj?", e pyeta. "Halil po, por edhe Drejeviq", m'u për-gjigj ai. Heren e tretë do te pëlcas, sikur ta dija se nuk do te me pushojnë eshtrat në Pepaj". Pas dy dekadash (1985) e takova tetëdhjetë vje9arin Reko Metë Zhanicën, i cili me rrëfeu disa përjetime nga fëmijëria në vend-lindje. "Kur ma vranë axhën, nga sa isha hidhëruar, lotin ma kishte pjekur inati dhe mendoja pa lot do te hakmerrem. I mbusha te gjashtëmbëdhjetat, ma blenë armen, pastaj e dita se kishte qenë para kohe, por nevoja fliste vet. Në këto fshatra kufitare ishim te detyruar te jemi gjithherë te përgatitur, per t'iu përgjigjur kush-trimit. Nuk kishim gjumë te ëmbël, as ushqim te rehatshëm. Kurrë nuk mbetshim pa roje, te mos sulmohemi në befasi. Edhe kur va-rrosnim dëshmorin, bënim roje përreth varreve. Te me varrosin në tokën shqiptare ku te donë fëmija, por unë e di ku do te me push-onte shpirti me mire", me pati thënë ai. Rrëfimin e përfundoi me plot ze, sikur te ishte atje. Cenë Asllanin (80) e takova te dhëndri i tij (Ali Rexhepi) në Vuthaj, 1968. Në fjalët e para u shpreh: " Sikur te mos isha pranë kësaj familjeje, nuk do te flisja as edhe një fjalë per kohën kaluese. Qysh se u tradhtova nga besa që na e dhanë partizanët shqiptare, dyshoj në cdo rast. "Ajo besë" me qiti para OZN-ës jugosllave, kur edhe në prani te atyne që ma afruen besën, m'i thyen tanë dhambët e pare, te cilët në ato «jaste i kisha te vetmen arme t' i shtrëngoj per mospajtim. E dija se nuk qitnin gaca, por atyre u bahej ashtu. Pa ia nda bashkë me shamje i rreshtuan grushtet në mua gjysmë i vdekur.sepse m'i kishin lidhë duart me tel pas shpine. Nana me pati thanë "Ke Ie prej grykëhollës". Si fëmijë nuk e kisha te qartë domethë-nien, por e mësova gjatë kushtrimeve te shpeshta. Grykëholla vete fliste, sa isha gjallë, deri sa i lindi dyshimi se unë e tradhtova. Ishte me udhës me u besue te parëve te mi, kur thoshin:" Nuk ka besë i keqi". Gjatë pyetjeve që ia afroja Cenës, me gjykonin me gjeste axhallarët e mi, pse e qita njeriun t'i kthejë vuajtjet edhe kujtimei me dekada prapa, atëherë kur ishte me arme në dorë. Te mos flasim per vuajtjet nëpër burgje. Kur iu kujtonin takimet e para me OZN-ën, donte ta përpijë mjekrën e vet. Kur ngrihej në gjunjë, i dukej vetja se ishte moshatar me arme, por i ri dhe i fortë per kushtrim. Nuk me pushkatuan, si ngjau me vëllaznit Nuacaj". Isa Selimin (75) e takova në Raushiq te Pejës, burrë te res-pektuar nga bashkëfshatarët edhe si bajraktar. Kur e lëshova thirr-jen mysafire, përgjigja ishte me ze te lartë, sikur te kishte per që-llim ta zbërthejë mbulojën e shtëpisë njëkatëshe. Kur e vërejti befa-sinë time, u shpreh: "Mirëserdhët, mikpritjen e kam marre me ve te!". Posa dëgjoi se Isa ka mysafire, arritën te gjithë ata Tahirajt, te prirë nga kacaku Hys Selimi. E tere ajo, sikur ta kthente në kujtesë mikpritjen malësore në atë rreth ku jetonin. Mendova se me e lehtë do te ishte biseda rreth toponimeve se sa te zhvillojmë atë per luftën. Kur i filluan per emërtimet, nuk di kush kishte kujtesë me taze dhe me te përpiktë. Sikur te përgatitur flisnin. Njëri i thoshte emërtimet me ngjarje... tjetri shpatet ku i kishte ruajtur delet. Nuk i mbeti në hak bisedës edhe Fatimja, kur tregoi edhe ku merrnin ujë. U përmendën edhe Logu i Lojës dhe Vendkushtrimi etj. Posa rendisja lisin familjar te Nuacajve, Zekë Haxhi Sylës. gjaku i fytyrës nga një herë i shndërrohej në te murrmë. Shpesh shprehej: "E përkujtoj babanë nga i cili nuk pata përkëdhelje, meqë me shumë raste ishte në roje te vatanit, por edhe në përgatitje per kushtrim". Nëna e Zekës, Suta, 93- vjecare, në moshë te thellë, por e qetë dhe me kujtesë te ruajtur, shpesh ndërhynte në bisedë, te cilën pastaj edhe e shfrytëzova. "Nana me lindi në kohën kur na ndiqnin shkiet nga trojet e fshatit Martinaj. Në atë kohë i kishin vra në Qafë Previ 700 veta, e te mos flasim nëpër Lugun e Plavës dhe te Gucisë. Nuk u kishte pas ra ndërmend per mua, dhe pas pesë vjetëve ma dhanë emrin Sutë, vetëm se i kisha shpëtua "kiametit". Ma qiti Zoti nafakë edhe te burri i mire, ku pak përjetova gëzime. Përjetova kallen e shtë-pisë, me pas i vranë tre kunetër edhe burrin tim. Nuk u gëzova me respektin e kunetërve as dashurinë e burrit, ashtu e mjerë i rrita fëmijët rrugëve e per gazep", thotë ajo. Po sa i thashë puna e mbarë Mushak Idrizit, që ishte duke ujitur livadhin në Raushiq te Ri te Pejës, gjuajti shatin dhe u fillua në drejtim timin. Ai, duke e lënë punën, u shpreh: " E kam lanë tokën e babasë dhe te stërgjyshave per gjithmonë në Zhanicë, e jo s' pe la punën disa ore". Per te qenë me i shlirë në bisedë, i propozova te rrimë nën hije te një peme. " Nuk na sheh kush nga familja per te na gostit. Te afrohem me afër", vazhdoi. Pasi pranoi dëshirën time, lëshoi një ze te thekshëm: "O Brege! Jam mësua në Shpatet e Zhanicës, e tash janë mësue me mua edhe tanë kojshia edhe katuni. Duhet me dijt se erdh mysafiri. Në Zhanicë ishim disa barqesh, por nji komplet vëllaznie. Cdo ndodhi e kishim te përbashkët, edhe mysafirin, te mos flitet per armik. Gëzoheshim se bashku. Për-njëherë edhe hidhëroheshim. Në dasmë thirreshim sipas traditës. Nëse ftohej vetëm farefisi i ngushtë i dhëndrit, aty binte edhe ve tëm daja i tij, nëse ftesa kalonte këtë traditë qoftë nji jashtë barkut te tij, atëherë ftohej bajraktari nga familja Gjekaj si shej i vecantë, që kuptohej edhe prijës i dasmorëve. Me pas ftoheshin nji nga barku i Shaban Gjekës e një nga i Mirash Gjekës; Nga barku Sha-baj: nga nji Kurtajt, Ukajt, Zenelajt, Mucajt dhe Deliceltë; Nga bar ku Gjekaj: nga nji Dakajt, Veselajt dhe Ukajt; Nga barku Nuacaj: nga nji Spahiajt dhe Sejdiajt; Nga barku Lekaj: nga nji Nezirajt dhe (^elajt; Nga barku Shalunaj: nga nji Elezajt dhe Shabanajt: Nga barku Hasanlukaj: nga një Sejdiajt dhe Haradinajt; Nga Pepajt i ftojshim: nga nji per bark: nga nji Drejajt, Bacajt dhe Lekajt. Por, nëse ishte dasma ma e madhe, atëherë ftoheshin edhe dy e tre per bark, nga te dy fshatrat. Pasi te thirreshin katundi Zhanicë dhe Pepaj, thirreshin nga një per bark Nokshiqanët e pastaj renditeshin miqësia. Per përcjellje te vajzës ishte thirrje në formë kushtrimi, pa caktua emna, dihej obligim me ba me dije e ata e kanë domosdonë me shkua me ndesh dhe përcjell dasmorët me bijë. Përcjellja e vajzës, në lidhje me ftesë i ngjante rastit te vdekjes, sepse thoshin: "vajzën nuse dhe mejtin duhet me i përcjellë sa ma shumë njerëz". Atje kishim rendet e ujit per ujitje, secili e dinte fillimin dhe mbarimin e ujitjes. Nuk mbahej mend ndonjë mosmarrëveshje. Ja si ishin këto rende, per tokën e bukës dhe livadhe, sepse mund te lëvizte, meqë ara mbetej livadh dhe e kundërta. Nji rend ujitje ishte 24 ore. Kur ara kishte nevojë per ujitje, nuk ujitej livadhi. Por, si shembull, jap rendet: Mirashajt dhe Tahirajt kishin kater rende ujitjeje; Gjelajt dy; Gjekajt një; Shabajt gjashtë rende te ndarë në: Mu9ajt, Metajt, Rrustemajt dhe Shabanajt; Barqet e tjera nuk i mbaj mend, por e di se nuk kishte njeri te pakënaqur per ujitje te tokës. Marrëveshja e tillë nuk kishte nevojë per përcaktime te tjera. përve9 shndërrimit te arës në livadh dhe e kundërta", shtoi me plot mundim dhe zbërthim malli plaku Mushak, per ta përmbyllur rrë-fimin e tij se "jo vetëm se i rame "nalet" Zhanicës, por edhe fëmi-jët tanë e shkretuan edhe Kosovën, qysh se u 96! rruga per Ame-rikë". Ngjajshëm këtij rrëfimi shprehet edhe Hysen Seku (75). "Nuk mbahet mend se ka ...", thotë ai. " Në vitin 1938 u bë një dasmë e madhe në Nokshiq. Edhe tash përfunduar dasmë pa kushtrim dhe ndër-prerje i kam te freskëta kujtimet. Kënduan këngë malësor9e "Per krye krahu" Xhemajl Ibishi dhe Shaban Balia, edhe Halil Reku këndonte. Sa këndshëm këndonin në lahutë Xhemajl Ibishi dhe Brah Zhuji. Aq ma ëmbël dëgjoja tonin muzikor fituar nga rro-tullimi i tepsisë nga dora e nënave tona: Sute Rekja, Rude Ramja dhe Zojë Xhemja dhe kënga per rreth saj nga motrat tona: Cake Kasemja, Rabë Danja, Male Demja etj". Ne Pejë e takova Brahim Beken Nuacaj. Ai posa i kishte plotësuar te 70-at. Mbante mend te kaluarën te përcjellë brez pas brezi. Andaj, pati mirësinë te me ofrojë sinqeritet dhe njohuri per fshatin e vendlindjes se tij, Zhanicën. Malli thuaja kishte arritur t'ia bëjë lotin gur. Nuk lëshonte ofshamë, sepse e ndalte me shtrëngim te dhëmbëve. Vdekja e dhunshme nga serbët në vitin 1999 bëri që me vete ta marre atë pasuri kujtese. Avdi Shalunajn (70) e takova në Pejë me 1981. I habitur në pyetjen time, ofshani dhe u shpreh: "Nuk i di se ku i kanë pas te parët e mi trojet, por kam dëgjuar se edhe tash një pjesë e tokës quhet Pllatet e Shaluna. Te parët e mi lëshuan ato troje, sepse i vra-në dy Jokiq te Velikës. Atëherë e dij a se gjaku nuk plaket, në atë mallëngjim te me digjet shpirti im". Në moshë rreth te nëntëdhjetat, në Raushiq te Pejës, e takova Qake Sadikën, bijë Zhanice dhe grua e Dan Zeqit nga Nokshiqi. Nuk me lejoi t'ia paraqes pyetjet, por në fjalët e para ia nisi: " Me ka marr malli per me i pa vorret e prindërve te mi. Babanë ma vra-në me gjithë mixhë dhe shumë te katundit para syve tanë. Ata (shkiet) nuk kishin besë dhe ashtu edhe kanë ba disa herë, hè mos e lasht Zoti pa i vra! Tri herë jam kthye në shtëpi te bame shkrumb e hi. Na zunë pritat tradhtare afër Plavës, na ngujuan në disa oda, ve§as nga mashkujt. Me ne ishte lokja Xhuxhe. Ne ishim fëmijë, nuk e kuptuem se 9ka po donë, vetëm kur nisi me na e prekë flokun përmbi balie. I kishte ngjye gishtat me m... ne ia shihnim njara-tjetrës atë bojë. Oda u ba e padurueshme nga era e keqe. Erdhën nji grup dhe e £elen deren me shkelma. Ishin nisë me na marre ftyrën. Kur e moren e eren e odes, u kthyen mbrapa me te shamet e zako-nta. Ajo, lokja, na e pshtoi ftyrën tanë asaj granie". Te njëjtën bise-dë ma tregoi edhe Rushe (Mekuli) Prelvukaj. Edhe ajo fliste përje-time te tilla. Jo rastësisht në Kapeshnicë te Pejës takova Xhemajl Ibishin, (80), i urtë nga fjala e i përmalluar nga natyra. Ishte nokshiqani i fundit që u shpërngul me familje nga trojet e te parëve. "Nuk dua te tregoj as nji send. Unë jam njeri i vdekur nga ajo ditë kur e lash vendlindjen, atë bukuri te lame me gjak edhe nga axha im Kurt Asllani. Si do te jetojë i vetmi Ujkan Sokoli. Si do ta pres Shëngjergjin, Bajramin, po sabahun dhe akshamin...". Shpir-tin e tij te plasur e kuptova, andaj edhe nuk kisha forcë ta mundoj me tutje. Ne Raushiq te ri-Pejë e takova 80 vjecin Avdi Ramë Gjelaj, i cili u shpreh: "Fëmijërinë e mbajë mend. Me gëzonin festat e bajramiL dasmat e gazmenendet e tjera, tash me tingëllojnë veshët, sikur ta dëgjoja këngën "maje krahu", kur e këndonin vëllazërit Halil dhe Muj Huli. Me kënaqnin edhe lahutarët e njohur Azem Muc.a. Rrustem Delia dhe Is Selimi. Edhe ju keni dëgjuar kur e kanë pyet Arrnaut Ramen para pushkatimit per ta thënë dëshirën e fundit, ai u pergjegj: "Mi lironi duartë". Cfarë dobie kur i ke kambët e lidhu-ra". Nuk jam njeri që iki, deshta t'i shtie gishta në te dy veshët e t'ia theki një këngë malësorc". Ia liruan duar por këngën ia ndanë per gjysmë". Përfundoi rrëfimin Avdia sikur t'i nxirrte ato thënie nga bebëzat e syve, ashtu edhe sytë iu skuqën. AKTIVETII PËRBASHKËT Meqenëse në Plavë ishte formuar "Njësiti 51", bashkim i grupit te djemve, ndër me besnikë per dhënien e ndihmës se shpejtë në vijë te frontit dhe nëpër brendi te këtyre viseve, që delegoheshin nga fshatrat dhe qendrat Guci dhe Plavë. Në "Njësitin 51" nga këto fshatra ishin: Ukë Dema, Bajrush Haziri, Shaqir Zymeri, Halil Huli, Idriz Qelaj, Shaban Gjekaj, Cenë Asllani, Hysë Selimi,Tomë Bacani, Hasan Salihi, Brahim Delia, Niman dhe Gal Duqi. Në Guci ishte sefra-%:Këshillit te Pajtimit per krahinën e Plavës dhe te Gucisë, në te cilin hynin këshillat dhe përfaqësuesit e kësaj nën-prefekture. Këto tri fshatra kishin këshillin e përbashkët që pëbëhej nga: Selim Zhuji, Hoxhë Pepa, Imer Maliqi. Ukë Dema, Malush Bajrami. Sadri Ujkaj, Sokol Idrizi, Muzli Cela, Tomë Bacani.Haradin Keka, Zymer Istrefi. Në Këshillin kryesor në Guci ishin te deleguar Xhemë Bajraktari, Imer Maliqi, Cenë Gjelaj dhe Hoxhë Pepa. Tri fshatrat Zhanica, Pepaj dhe Nokshiqi kishin bajraktarin e përbashkët, nga mëhalla Gjekaj e Zhanicës. Gjatë viteve 1941-1944 u printe Xhemë Tahiraj, i cili u vra në Mokna me 1944. Këta bashkëfshatarë, edhe ashtu te shkapërderdhur nëpër botë, edhe tash mbajnë lidhshmëri te sinqertë, duke respektuar per bajraktar Isa Tahirajn te Gjekajve te Zhanicës. Kapitullimi i Italisë nuk solli risi, përve9 që u shndërrua në një tjetër okupator. Forcat gjermane nisën me një taktikë per t'i për-këdhelur shqiptarët. Gjermanët dhanë edhe disa te drejta. Po ashtu, në Zhanicë hapën shkollën e pare në gjuhën shqipe, por, fatke-qësisht, ajo ishte edhe e fundit. Mësuesit e pare ishin Hysen Shehu dhe Sylejman Dula. "Koha e Shqipnisë" ishin ditë te ringjalljes se ëndrrës per bash-kimin e trojeve etnike shqiptare. Madje ballistët ishin te gatshëm ta jepnin j eten per te. Per fat te keq, me përhapjen e idesë helmuese ruso-komuniste nëpër vise te Shqipërisë dhe te Malit te Zi, u vu në shërbim një pjesë e kësaj popullate, me 9' rast edhe filloi ndasia, krahas me dobësimin e forcave gjermane. Partizanët dhe njësitet e tyre operonin nëpër këto vise te shoqëruar edhe me djem te kësaj treve. Bashkimi i forcave partizane solli edhe batalionin "Perlat Rexhe-pi", me pas Brigaden e 25-të Shqiptare. Vendësit shpresonin në besnikërinë e tyre, por ideologjia ishte e njëjtë me njësitë partizane malazeze-serbe. Në vjeshtën e vonë te vitit 1944 partizanët vunë sundimin në tere krahinën e PI aves dhe Guci se. Kush mbeti me keq në këto ditë? Kuptohet, Zhanica, Pepaj dhe Nokshiqi, që se pari u dogjën e u bene rrafsh me tokë. Vendosja e sundimit partizan në këto vise përcillej me dhunë te papërshkruar kundër kundërshtarëve me ideologji te kundërt. For cat shqiptare që kishin per parim bashkimin e trojeve shqiptare. ishin te detyruara te ngjiten Alpeve Shqiptare per rezistencë kagake. Por, besnikët e ideologjisë ruse-komuniste, shqiptarë dhe serbo-malazezë, u vunë pas tyre me metoda te ndryshme tradhtare, duke përdorur edhe propagandën: "Dorëzohuni se jeni te falur. Kjo është besa jonë per ju". U shtuan edhe torturat ndaj familjeve te tyre. Kështuqë humbi shpresa e patriotëve shqiptarë. Politika e bëri te veten. Edhe Tirana lëshoi një amnisti per te gjithë komitët dhe 9etanikët, që te dorë-zohen në besë. Nuk i shihej fundi kësaj përgatitjeje, meqë besonin në besë te dhënë. Me pas u pa se ishte një rrjetë per te rënë me lehtë në kurth. Bllokimi i njëmendët nga te dy rrethet partizane shqiptarë malazeze-serbe solli edhe dorëzimin sipas amnistisë se Tiranës. Dorëzoheshin një nga një dhe në grupe nëpër qendra shqiptarë - Shkodër, Tropojë e gjetiu. Fatkeqësia me e madhe ndo-dhi me pas, kur autoritetet e atëhershme partizane - shqiptarë, patri-otët e dëshmuar i quanin tradhtare. Ata, duarlidhur, ua dorëzonin OZN-ës. Fati i tyre përfundonte rrugës. Vriteshin me gjyq e pa gjyq. Burgoseshin me gjyq e pa gjyq. Madje edhe pas gjykimit, pa vendim, ekzekutoheshin. Kështu me radhë, u zbrazën malet, te cilat nuk ishin mësuar pa ka§akë, komitë dhe 9etanikë malësorë. Per periudhën e këtyre viteve japim një statistikë tragjike te vrasjeve nëpër llogore, pushkatimeve duarlidhur, te ekzekutimeve dhe te burgosjeve, per fshatrat Zhanicë dhe Pepaj. Per Nokshiqanët do bëhet fjalë kur flitet per Nokshiqin. Nga Zhanica: Xhemë Tahiraj u vra në Mokna, Ymer Miuja Shabaj, u vra në Qafë te (^arshisë - Sekiricë. Azem Mehmet Gjelaj në Mokna, Dervish Asllan Gjelaj në (^akorr, Malush Bajram Nue-caj u ekzekutua në Bjellopojë, Haxhi Sylë Nuacaj, u ekzekutua në Bjellopojë, Sokol Idrizi u vra në Shtupe§ te Vogel te Rugovës, Arnaut Ramë Nuecaj u ekzekutua në Bjellopojë. Ibish Sadiku Shabaj u vra në Pejë. Nga fshati Pepaj: Bejaze Salih Baca dhe Bjeshkë Lekaj u ekzekutuan dhe u dogjën në fshatit Pepaj, Hasan Sali Bacaj dhe Niman Duci u vranë në Vermosh Me burg u dënuan: Cenë Gjelaj (20), Halil Uli (Ujkani) (20), Selim Zhuji (20), Idriz Bajrami (20), Smajl Halili Shabaj (2), Idriz B. Gjelaj (15), Shaban Shabaj (10), Lekë P. Lekaj (10) dhe Ali Ferizi (20). Duhet theksuar se mendimi i trimave te krahinës se Plavës dhe te Gucisë kurrë nuk u zbeh, as që u shua. Kudo që jetonin ata, kishin në shpirt trqjet etnike. Tere këtë e dëshmojnë faktet që dolen në sipërfaqe edhe në aktivitetin ushtarak te viteve nëntëdhjeta, kur në radhët e lirida-shësve shqiptarë u gjenden edhe djemtë e këtyre fshatrave. Nuk i pengoi largësia as jeta luksoze nëpër botë. Kur ra kushtrimi në Kosovë per t'iu bashkuar U£K-së, arriti kolonel Rrustem Reko (Shabaj) Berisha, nënkoloneli Rrustem Vesel Gjelaj. Madje shumë djem te tjerë besnikë u radhitën në vijën e pare te frontit. Sinan Zenel Lati (Shabaj), arriti nga Holanda dhe iu bashkua U£K-së. Mandej Edmand Ramë Shabaj dhe Idriz Brahim Shabaj. Nga Nokshiqi arritën: Milot Halil Bucaj, Arbër Ahmeti (Bugaj) dhe Elez Ahmeti (Bucaj), si dhe shumë te tjerë nga krahina e Plavës dhe e Gucisë, per te cilët do bëhet fjalë në një rast tjetër. Duhet përmendur edhe Shuqri-Bajram-Selimajn-Nokshiqin "Bruno", i cili vuri në shërbim per UCK-në tere pasurinë që kishte fituar dekada me radhë (me pesë vëllazërit e vet) në SHBA. KUFIZIMII FSHATIT ZHANICË Per ta kuptuar me mire shtrirjen e fshatit Zhanicë, se pari, mora toponimet që e kufizojnë fshatin, pastaj toponiminë e brendisë se tij. Kur bëhet fjalë per antroponime, dhe patronime duhet pas per bazë rrethanat e kohës nëpër te cilat kaluar kjo anë dhe ka pasur ndryshime te dhunshme deformimi. Në ve9anti nga viti 1912-1916, me pas nga viti 1919-1940, kur nga fillimi i administratës malazeze u mor vendim per t'u bërë edhe ndërrime te emrave personalë. gjithsesi edhe patronimet. Kur bëhet fjalë per toponime arrihej deri në deformimin me te skajshëm. Hovin e këtyre deformimeve e ndali "Koha e Shqipnisë" (1941-1945), kur qe krijuar një liri që shqiptarët haptaz ta shprehnin emrin dhe mbiemrin e vet. Kjo e drejtë u ruajt deri në vitin 1948, kur Rezoluta e Byros Informative, në bashkëveprim me UDB-në, ktheu historinë e vitit 1913. Regjistrimi me iqa dhe viqa ekziston edhe sot. Per ta kuptuar me mire shtrirjen e fshatit Zhanicë, se pari, fïlloj me toponimet që e rrethojnë, pastaj toponimet brenda tij. Kufizimi i fshatit: Nga Shtiti: Livadhet e Ashtit (tokë e Gjelajve), Penezi (tokë e Gjekajve si dhe Livadhet e Halile, Kodra e Ultë dhe Kodra e Sirme, Gropa e Jaca (tokë e Shabajve), Livadhet e Drejajve (tokë e Pepajve), Lugu i Nocit (tokë e Tahirajve), Nëndiella (tokë e Luka-jve), Vjerrishta (tokë e Gjelajve), Gropa e Harushës (tokë e Sadik Halilit), kurse pjesa e djethtë Toka e Gjelajve, Gurra e Lalës (tokë e Ujkajve), Te Guri Kul (tokë e Shabajve, Plepishta (tokë e Hasa Lukajve), Livadhi i Pajës (tokë e Pepajve dhe e Gjelajve), Kodrat e Shalune dhe Pllatet e Shalune (tokë e Shalunajve). Toponimet brenda fshatit: Kolikut në Sinor me fshatin Velikë: Nga Murina - Vorret e Zhanicës, që fillojnë nga Bregu i Limit; Bregu i Qarrit - tokë e Gjelajve me Pode tokë e Nuecajve; Kodra e Odave, Malet e Gjekajve; Qafa e Shalune - tokë e Nuecajve dhe Pllatet e Shalune - tokë e Shalunajve; Qafa e Surdullit - tokë e Lukajve dhe Lekajve: Qafa e Pllanës dhe Pllanat e Drejajve - tokë e Pepajve; Sekirica "Tehut te majeve "; deri te Kërshi i Zharit ose Kershi i Qershisë; Shpatet nga Kroni dhe Gurra e Halit, Nardiella; Gurra e Gurit - tokë e Nuecajve, në Livadh te Qeve; Gurra me Lugj - në tokë te Drejajve. Kroni i Lugut; Ahat e Lugut; Lugu Ndar Aha te Lugut; Elbishta ndar Aha te Lugut. Pushimet per në bjeshkë Mokna: Te Gurra e Halit, Nardiella në Qafë te Moknave, Naraha,Te Gurra Lug, në Pllana dhe në Qafë te Shtitit, te Guri Kul, Te Shkalla e Madhe, Filli i Moknave, afër Bunit te Zharës. Zhanica dhe Pepajt kishin bjeshkën e përbashkët, në pranverë Shtitin, kurse në verë Moknat. E pashë te nevojshme që vijën kufitare te Zhanicës te mos e përshkruajë sipas alfabetit, meqë humbet renditja e emërtimeve.

TOPONIMIA BRENDA FSHATIT Themelet: Themelet e para te Shaban Gjeloshit ishin Ndarrrugicë dhe dhe Rrëzë Brisë. Themelet e Gjelosh Martinit ishin në Rrihna, në te majtë te Sheut te Katundit dhe Rrëzë Kodrave. Themelet e Gjekajve - në Bahce te Mirashit. Themelet e Nuecajve - në Brija te Osman Agës. Themelet e Shalunajve - në Pllate te Shalune. Themelet e Celajve - Topraku. Themelet e Lekajve - në Spikun e Zhanicës. Arat: Ara e Mucës, Nën Rrugë per në Cakorr dhe afër Rranzave te Tahirajve. Ara te Toka e Delicelës, afër Rrugës Kryesore te Katundit. Ara e Dernë Celës. Ara e Slladit. Ara e Idrizit. Ara Ndarshtëpia. Brijat: Brija e Keqe, Mbi are te Zekës, me Sinor dhe Tokë te Gjelajve, Mbi Rrugë per Cakorr. Ujë merrnin te Gurra e Katundit. Brija e Omeragajve. Bus Slladit. Breglaca, afër Shtëpive te Nuacajve.

Fierishta — ngjitur me Katund dhe Shtit, në te majtë te Kodrave. Fusha e Limit - Livadhet dhe Orrnicat e Krahut te djathtë te Limit. Gurra e Narmalit. Gjollat e Katundit. Gjollat - Mbi Rrugicë. Gjolla e Ahishtës. Gjolla e Kronit. Jazi i Nocit (Nout). Kulla e Tahirajve. Krye Katundit, nga toka e Ujkajve në fillim te Shpatit per në Shtit. Kodra e Rrahit- afër Gurrës se Katundit, që kufizohet me Tokë te Gjelajve, me poshtë me Livadhe te Asllanit. Kodra e Ode - ngjitur me Pllate te Shalunë, që i ndanë mali me fshatin Velikë. Kroni i Hasan Ukës. Kroni i Shpatit. Kroni i Rosë - pas Lamës Tahirajve. Kroni i Rranzave - në fund te Shpateve te Shtitit. Kroni i Ahishtës. Kroni i Shabajve. Kroni i Shtëpisë. te Shtëpitë e Nuecajve Rranzë Shtitit, Kroni i Breglacës Kroni i Sheut te Gurrës. Livadhet: Livadet në Fushë te Limit, pushonin nën Thanë te Selim Zhujit. Ujë merrnin në Lim. Livadhi i Ali Begut. pushonin në Sinor, ujë merrnin në Gurrë te Katundit. Livadi i Shpatit. Livadhi i Qeve - në Shtit te Ahishta dhe Bregu i Qeve. Livadi i Cen Asllanit, te Trojet e Gjelajve.

Mali i Livadit- Përmbi dhe Deri te Pllatet. Melishta e Gjekajve dhe Shabajve. Mullini i Katundit - në Fund te Pushes Bregut Limit. Te mulliri arrihet nëpër tokë te Gjelajve dhe te Shabajve. Në Krye te Ba^es-ndar Gurrë te Katundit. Narslladet—në Pjesën e poshtme te Urës se Katundit. Ndar Kersh te Harushës te Shtiti. Në Bah9e te Tafilit. Ndar Gurrë te Katundit. Orrnica e mëdha që i ndanë Mali, nën rrugë per në Cakorr, madje edhe me Podet e Gjelajve dhe me fshatin Velikë. Ornica e Vogel, pushonin nën hije te Qurshisë, ujë merrnin në Gurrë te Katundit. Podet e Shalune. Qafa e Shpatit. Rosjet e Shalune. Rrënz Sekiricës. Rranzat - te Ara e Veselit, merrnin ujë te Gurra e Katundit. Rranzat e Kodrave. Rruga e Gurrës -te toka e Sadri Hasanit.. Rrihnat - Mera Buzë Sheut. Rranzat te Ara e Veselit, ujë merrnin te gurra e Katundit. Rruga e Gurrës. Rranzat e Kodrave. Skej Sheut. Spiku - ngjitur me Shtëpi te Sadik Halilit. U thonë edhe Arat e ngushta. Surdullica. Surdupi. Sheu i Zejukës - Përmbi Paslame. Shelnja e Sadik Halilit. Sheu i Gurrës - nga Ledinat nën Pllate derdhet në She te Katundit, nga Rranza e Sekiricës. Topraku.

Toka e Demë Shabanit - Ne Krye te Katundit afër Tokës Nuacajve. Toka e Sadri Hasanit. Te Ura - në mes te Livadhit te Idrizit dhe Livadhit te Tafilit, Te Rruga - Per në Kodra Ndarë Sekiricë. Te Jazi i Nout. Topraku. Trojet e Gjata. Toka e Sadik Halilit. Toka e Ujkajve, në fillim te shpatit per në Shtit. Thana e Vesel Halilit, ku pushonin punëtorët në Fushë. Vrella e Pepajve. Vorret - Te mali me Velikë, në Pushen e Ivanit, në krah te djathtë te Limit.Varret i ndanë rruga, nën rrugë te katolikëve, mbi rrugë te myslimanëve. Toponimet në bjeshkë: Bregu i Bukur në Sekiricë. Buni i Moçëm Buni i Plancorëve -ujë merrnin te Kroni i Burimit. Buni i Zhareve, ujë merrnin te Kroni i Bunit. Buni i Mashnicës. ujë merrnin në Gurrë Studenicë. Buni i Malësorëve. ujë merrnin në Krua te Bunit te Malësorëve. Buni i Zhareve, ujë merrnin në Krua te Bunit Zhareve. Elbishta - në Shtit te Lugu i Narahave, ujë merrnin në Krua te Martinit. Elbishta e Madhe . ujë merrnin te Kroni i Lugut. Gerdhata e Bjeshkës. Gjollat e Shtitit. Gjollat e Bunit Malsorëve, Gjollat e Bunit Moçëm.

Kërshi i Bashë Bacit. Kulla e Vogel e Nizamit te Kërshi i Arushës. Kulla e madhe e nizamit, në mes te fshatit Stankaj dhe Moknave afër Livadhit te Kadisë. Kodra e Ahave, ujë merrnin te Uji i Kronit. Kodra e Poshtme. Kodra e Sipërme. Livadhet e Shtitit Lugu i Ocit, në Fund te Pllanave, Përmbi Gropë te Arushës. Livadhi i Ashtit- Ndarë Sekiricës. Sekirica në Mes te Shtitit dhe Bregut te Arushës. Mrizet e Bjeshkës te Malsorëve, afër Gjollave. Mrizet e Bunit, nar Breg te Nocit. Narbreg te Micanit. Nardiella. Rrogkofalet e Shabajve në Shtit. Shkalla e Madhe, ku u vra i Gjelaj në bjeshkë te Gerdhatat. TOPONIMIA E FSHATIT PEPAJ Themelet: Themelet e para te këtij fshati ishin në Zharet e Da-shit. Ky emër rrjedh nga informatorët se në truall te ri duhej pre berri, koka e te cilit vendoset në themel, në këtë rast ishte koka e dashit. Nëpër rrjedhat e kohës si edhe terminet e tjera ndryshoi nga Dashi në Dakë. Themelet e Lekajve - Kufizohen me Are te Bardhajve, madje me Rrugë te Madhe dhe me She te Pepajve. Themelet e Galanit - Kufizohen me krah te majtë te Sheut Pepajve dhe Rrugë te Katundit. Themelet e Cukut - Në mes te Urës Gjonit dhe krahut majt te Limit, në sinor rne Murinën. Themelet e Bardhajve - Në mes te Arave te Mikajve dhe Arave te Lekajve.

Themelet e Bacajve - Në Are te Fakut dhe Are te Ukës në mes te Krahut majtë te Sheut Papajve. Themele e Drejajve - Në krah te djatht te Sheut Pepajve, ku tani ende janë themelet Kulla e Vjetër. Themelet e Mikajve - Nga Vada e Nikajve, që ndan Malin me Ara te Narbrijave te Sadri Smajlit dhe Ara t' Zenelajve në te djathtë. Madje Krahut te Majt te Sheut Pepajve. Ara e Narbrijave - Pjesë e Tokës Bacajve nga Vada e Hali-lajve. Ara - E Lekajve kufizohet me Are te Brahimit, e cila ngjitet me Are te Isufajve. Ara e Isufajve — Bregut te djathtë te Sheut te Krrnjanit dhe në krahun tjetër me Are te Lekajve Ara e Koganajve - Kufizohet me Are te Zogoviqve, Shèu i Kërrnjanit i lë në te majtë, kurse në te djathtë Ara e Isufajve. Ara e Kullës - Ku ndodhet sot Kulla e Sadrisë. Ara e Mikajve - Në te djathtë te Sheut te Krrnjanit, në sinor me Ara te Isufajve, në te djathtë Ara e Sadris e në te majtë Ara e Zenelajve. Ara e Jahajve - Kufizohet me Fundin e Paskërnjanit dhe me krah te djathtë te Sheut Kërrnjanit. Ara e Fakut — Në krah te majtë te Sheut Pepajve dhe Arës se Ukës. Ara e Sadris' - Në lidhje me Troje te Mikajve dhe Are te Zenelajve. Ara e Bardhajve - Në mes te Arës te Mikajve dhe Arës Lekajve. Ara e (^elajve - Në mes te Vorreve te Bregut te Qershisë dhe krahut te majt te Limit, nën Breg te Lakut, në Toprak. Ara e Lukajve - Në Toprak, në te majtë te Limit, Rranzat e Lukajve, Kodrës Lukajve dhe Lugut, Rranzë Brisë Mikajve në te majtë te Limit. Ara e Ukës - Ngjitur me troje te para te Bacajve. Ara e Ademit - Ngjitur me Breg te Qurshisë dhe krahut te majt te Limit. Ara Rapsh - Në fund te Birjave Delis dhe Brijave Mikajve. Livadhet: Livadet e Qelajve - Ne Toprak nën Breg te Vorreve, në sinor me Livadet e Lukajve. Livadet e Hasanlukajve - Ngjitur me Livade te (Telajve, Rranzë Toprakut. Livadi i Avdis' - Në sinor me Are te Kullës te Drejajve. Livadet Qaf Xhamis - Ku është edhe Kulla e Kërrnjanit, nën Vizitore te Ulta, pronë e tere fshatit (merë). Livadet e Mikajve - Bri Malit lidhet me Zharet e Vogla, në sinor me Livadet e Jahajve dhe te Bardhajve. Livadet e Ali Smajlit - Nga Fundi i Malit te Qafë Xhamisë në sinor me She te Bardhë dhe fshatin Brezare. Livadet e Dashit - Ngjitur me Livadet e Bicit. Livadet e Cukajve - Në mes te Urës Gjonit dhe Murinës, krahut majt te Limit. Livadi i Zamparenikut -Ngjitur me Livadet e Dashit (Dakut) dhe Zamparenikut. Livadet e Mikajve - Në mes te Malit Mikajve dhe Stomit te djathtë te Sheut Pepajve. Brijat: Brijat e Deliajave - Ngjitur me Brijat e Lekajve dhe Brijat e Brahimajve, duke trupuar rrugën lidhet me Lug te Mrinave. Brijat e Lekajve - Në mes te Brijave Delisë dhe te Mikajve, në fund me Arat Rrapshe te Lekajve dhe Arat e Zukajve në sinor me Lug te Mrinave. Brijat e Mikajve - Lidhen me Bri te Zenelajve, duke zbritur deri te Ara Rapsh e Lekajv per t'i lidhur me Arat e Iseufajve, madje nëpër Lug e në Breg te majtë te Limit. Brijat e Zenelajve - Ngjitur me Brija te Mikajve me Rrapsharë te Zenelajve dhe Are te Lekajve, që është në mexhdë me Are te Isufajve dhe te Zenelajve e drejt e në Lug. Brijat e Jahajve - Lidhen me Are te Halilajve, Livade te Zenelajve, Livade te Bardhajve dhe te Mikajve Kodrat: Kodrat e Katundit -Kufizohen me dy themele te Drejajve dhe te Bacajve, ku ishte Dardha Verore, per hije pushimi. Kodra e Syk's - Ngjitet me Bun te Mirash Vatës dhe Bjeshkë te Malsorëve. Kodra e Krrnjamt - Kufizohet me Fundin e Vizitorëve te Ulëta, me Are te Jahajëve, kurse kan Bjeshka me Livadhe te Vizitorve. Merëja (hapsirë per kullosë e tere fshatit): Merëja e Katundit - E ndan në dysh Sheu i Pepajve, në sinor në Krye te Lajthiave, me Mal te Zharit Vogel, me Vadë te ujit që ujitet toka e Zenelajve. Lajthiat - Ngjitur me Tokën e Lekajve, me Nar Lajthia dhe Merë. Thanat e Lekajve - Në sinor me Zhare te Dashit. Dardha Verore - Në kodër te katundit. Stomi i Sheut - Në te majtë te Sheut Pepajve. Persllopi - Në te majtë te Brigjeve Sheut Bardhë, ku ishte dhe Karakolli. Vada e Ujit - Buron në She te Vizitorve nga Persllopi, nëpër tokë te Mikajve, Smajlajve Bacajve dhe te Likajve. Qafa e Xhamisë - Në Vizitore te Ulëta, ngjitur me Livadhet e Qafxhamisë. Qafa e Zamparenikut - Në Tokë te Bacajve në sinor me Livadhet e Dashit, nëpër te arihet në Bjeshkë te Syke dhe në Bun te Mirashit, duke lënë pas Kullen e Nizamit te Vizitorëve te Sirme. Qafa e Persllopit - Ndanë Kolikun e Sheut Bardhë dhe Karakollin. Qafa e Previsë - Nga Vizitoret e larta zbritet horizontit, përmbi Shpate te Ultinës Sirme te Limit deri mbi Suqeskë. Shpatet e Cukajve - Lidhen me She te Bardhë. Shpatet e Pepajve - Pasi kalon në Kodër te Katundit. Paskrrnjani - Në Tokë te Bacajve ngjitet me Tokë te Dashit dhe Vizitoret e Ulëta. Mali i Pepajve -Nga Sheu i Bardhë deri në She te Krrnjanit. Mali i Zharit -Ngjitet me Mera dhe Rrugë te Vizitorëve, Përmikatun dhe në sinor me Lajthia. Mali i Vizitorit - Lidhet me Zharet dhe Majen e Krrnjanit. Maja e Vizitorit - Varg bregore majash, që fillojnë zbritjen nëpër Qafa Previ e deri në Suqaskë. Qarrishta - Ngjitet me Zharet e Dashit dhe Livadhet e Drejajve. Maja e Krrnjanit -Ngjitur me Paskrjanin duke lën në te djathtë Sheun e Brezave te Zharit te Vizitorëve te Ulëta. Maja e Pepuranit - Lidhet me Bjeshkën e Malsorve, Bjeshkën e Syke, në sinor me Bjeshkën e Marash Vatës. Leqet - Fillojnë nga Fundbria e Bacajve, që gjendet në lidhje me tokë te Zenelajve dhe kufizohet me Brijatë e Jahajëve, kurse në anën tjetër me Are te Lekajve. Leqet e Zhareve - Ngjiten Zhareve qe kufizohen me Livadhe te Bacajve dhe me She te Halilajve, i cili kufizohet me Qarrishtë te Zhareve Dashit, që nga Ara e Drejajve dhe krahut te majtë te Sheut te Bardhë dhe Persllopës. Zhari i Madh (në krah te Bacajve ) zbret në Zharet e Dashit dhe në Trojet e Vjetra te Pepajve. Vllagegu - Niset nga Kulla e Nizamit. nëpër Zharet te Vogla dhe Kodra deri në Tokë te Temeleve te Smajlajve, ngjitur me Are te Isuf Hajdarit, kurse në te djathtë me Are te Hysen Asllanit dhe Brahim Delisë. Lugut - Bregut në te majtë te limit nën Breg te Qershisë. Brezat: Në te majtë te Sheut Krrnjanit, në sinor me Mal te Vizitorit, me Zhar deri në Kryekatund. Ura e Sheut Pepajve -Per nën te kalon uji per nën Rrugë Kryesore. Rruga - Që kalon përmbi Ure te Gjonit per në Murinë. Ruga e Halilajve -Që lidhet me Trojet e Bardhajve dhe Livadh te Zenelajve pastaj mbi Bri te Jahajëve. Rruga e Vizitoreve - Që kalon nëpër Merë dhe Tokë te Isufajve, Zhar te Vogel kah Vada e Drejajve dhe Toka e Zenelajve. Rruga e Katundit -Trupon Fshatin shkon në drejtim te Plavës dhe Murinës. Rruga e Mahallëve - Nëpër Toka te Isufajve dhe te Bar dhajve, Haradinajve, Galanajve, trupon Sheun e Pepajve dhe del në te djathtë, duke lënë Drejajt në djathtë e Sheun në te majtë. Në drejtim me shpatet lidhet me mera. Kroni i Sheut - te Kulla e Krrnjanit. Kroni i Zamparanikut- Në Brij a te Abdylajve dhe te Bicit, që lidhet me Sheun e Bardhë. Kroni i Galanit - Në Brija te Zenelajve dhe te Jahajve, ngitur me te Kelit. Kroni i Mikajve - Te Ara e Asllanit ku merrnin ujë tere katundi, që quhej edhe Kroni i Katundit. Gurra e kronit - Në Zhar te Madh karshi Vorreve te Vjetra. Gurra në Rrapsh te Pepajve - Në Zhare te Vogla, ku merrnin ujë edhe nga Kulla e Nizanit. Gurra e Kronit -Te Zharet e Dashit. Sheu i Krrnjanit - fillon nga Kulla e Krrnjanit, nëpër Shpatet e Krrnjanit zbret Vizitoreve nëpër Livad te Isufajve, duke lënë në te majtë Aren e Kocanajve dhe në te djathtë Aren e Mikajv, Lugut Mrinave dhe në te majtë te Limit. Sheu i Halilajve - Buron në pjesën e poshtme te Zhareve dhe nëpër Qarrishtë te Zhareve te Dashit. Sheu i Bardhë -Nga Burimi te Kulla e Nizamit, në Livad te Shaban Agajve, që ndanë Pepajt me Brezaren dhe lidhet me Persllop. S heu i Pepajve - Buron në Vizitor duke mbledhur ujëra dhe Ul§ina formon rrjedhën me te dukshme. Ky she në te djathtë len Drejajt dhe në majt mëhallët e tjera, me në fund duke kaluar nëpër tokë te Galanajve ndanë Meran per t'u derdhur në Lim. Kulla e Nizamit - Që quhet edhe e Shaban Agajve, në Qafë Xhami në Vizitoret e Ulta, ngjitur me Zamparenik dhe me Livadhet e Shaban Agajve, me Brezaren e ndanë Sheu i Bardhë. Kulla në Toprak - Në te majt te Limit dhe ngjitur me Vorret e Narrugës. Kulla e Krrnjanit - Në pjesën e Tokës Bacajve, pranë se cilës kalon Sheu i Krrnjanit që kufizohet me Pasmalin e Krrnajnit, nga e cila pikë shihet ajo Ultinë, poshtë deri në Llug te Ultinës, lartë deri në fshatit Nokshiq. Nga kjo pikë shihet edhe Kulla e Nizamit në Qafë xhami. Varret në Zhare te Dashit - Ngjitur me Zharet e Vogla, ku ishin edhe themelet e para te fshatit. Varret e Katundit - Në mes te Urës Gjonit, krahut majtë te Limit dhe rrugës kryesore, e cila i ndanë me dysh, në pjesën e epërme janë te besimit katolik, ndersa në te kundërtën janë te besimit mysliman. Varret e Vjetra Katolike, në te djethtë te Sheut Pepajve, në Breg te Qershishë. SHPËRNGULJA E BANORËVE SHQIPTAR NGA PEPAJ Duke jetuar në robëri dhe me grabitgarë te llojeve te ndryshme, është vështirë te jepen shënime komplete dhe me te sakta, por besoj se ky libër do te plotësohet nga autore te tjerë. Shpërngulja me masive e pakthim ishte pas vitit te tmerrshëm 1912-193, madje 1919-22 e duke mos u ndalur deri në vitin 1940. Drejtimi i tyre ishte tek mendonin se gjejnë shpëtim, në Shqipëri madje edhe në Turqi, që ua mundësonte administrata turke e atyre viteve, per te cilën kohë nuk do te flitet në këtë rast. Kjo e keqe i përcolli këta banorë edhe pas vitit 1945, te cilët janë te shpëmdarë në tere boten, mjerisht, si e shoh unë në rrugë pa kokë. Shënimet janë marre nga informatorët që mbetën nëpër këto vise pas vitit 1945, si dhe nga ata që tash jetojnë larg tyre, por me mallin e zjarrtë per to. Djemët e Lekë Prelës u shpëmgulën në vitin 1945, per t'u vendosur se pari në Vishnjevë te Gucisë, ku mbeti per te jetuar vetëm Nikollë Kola, ndërsa Zefi, Toma dhe Marku u vendosën nëpër viset e Shqipërisë se Jugut. Në tokat e tyre janë Mioviqët. Faku me djem u shpërngul nga viti 1919, per te mos u kthyer as në vitin!946. Në tokat e tyre, administrata komuniste e vendosi Millun Rakoviqin. Brahim Brahimi u vendos në Pejë në vitin 1953, me pas tokën ua shiti Rajkoviqëve. Rrustem Azemi mori rrugën per t'u vendosur në Prishtinë në vitin 1955, pasi ua shiti tokën Millit Milla§iqe. Abdyl Azemi ia shiti tokën Millit Müla§iqe, e pastaj u vendos në Pejë (1955). Zymer Istrefi ia shiti tokën Millovan Gjokiqit, per t'u vendosur në Pejë. Djemtë e Haradin Kekës, duke lënë tokën e pashitur, u vendosën në Prishtinë në vitin 1968. Gjith-ashtu edhe djemtë e Hysen Kekës(Baces) e lanë pa shitur dhe u vendosën në Prishtinë dhe në Pejë nga viti 1960. Riza Bacaj me djemët mori rrugën per në SHBA, toka i mbeti e pashitur. Ram Galani /u vendos në Podgoricë, në vitin 1965 në tokë te tyre është familja Stankoviq. Në tokën e Bardh Ukës, janë Gojkaviqët. Torn Bacanajt nuk e shitën tokën, pasi moren rrugën e mërgimit nëpër botë. - Duhet theksuar se shumë pepjanë, lëshuan këto troje edhe para vitit 1913: Zenel Baci, Kolë Baci, Ali Dreni, Mustafë Salihi, Avdi Smajl Alija etj... Në Pepaj tash jetojnë këto familje shqiptare: Nustret dhe Shefqot mulla Halili, me bashkëshorte, meqë fëmija kishin marre "boten në sy" ,si u shpreh me plotë pezëm Nusreti. Haki Drejaj me bashkëshorte dhe pesë fëmijë. Ramë Drejaj me bashkëshorten dhe dy fëmijë. Te gjithë ata që me afruan ndihmë gjatë vjeljes te këtij materiali, meritojnë mirënjohje dhe falënderim zemëror. Me i mbrami nga unë u nda Nusret Halili Drejaj, i cili, duke drejtuar gishtin në drejtim te secilit toponim, e mjegullonte me ofshamë, duke e pastruar edhe me lotë. Madje, Shaban Zymer Istrefi Bacaj 9do fjalë se pari e mbërtypte, sikur ta kafshonte secilin toponim, ku kishte kaluar fëmijërinë e tani vuan nga filli i pleqërisë dhe digjet në malle te flakët per vendilindjen, duke përfunduar: " O Zot, na fal që e shkretueme atë bukuri, që me shumë i kishte njomun pika e gjakut se shiu". NOKSHIQII NGJARJES SE MADHE Fshati Nokshiq shtrihet rrëzë shpateve te Qafës Diellit dhe Qafës Qakorrit dhe Tehut te Metehit, ndërsa duke u nisur nga Plava krahut djathtë te lumit Lim, nëpër Orrnicat e Skiqit me pas rrëzë shpateve per te vazhduar kah Mrizet-Otergu (Orteku) i Shaban agë- Ledina e Myftarit - Livadet Rrapsh - Pllana e Rexhës -Kulla e Nizamit (Merqes) - Kulla e Pandurëve - Llazi i Bucit -Kulla e Nizamit-Kodra e Nokshiqit -Turie Xhamia (e nizamit) -Rrapshi i Nokshiqit-Ivopola (Ivan Pali) -Ura e Limit, per tu kthyer në drejtim te Plavës krahut te djathtë te Limit e deri në pikënisjen e kufizimit Ornicat e Skiqit. Noka, kishte kater djem: Bugi, Meku, Mehi dhe Selimi, te gjithë lanë gjurmë në Nokshiq, edhe pse tani te shpërndarë nëpër tere botë. (Noka kishte edhe kater vëllezër: Drei, Stani, Pepa dhe Nili, pasardhësit e te cilëve i gjejmë në fshatrat e Rugovës). Si është cekur në tekstin ku bëhet fjalë per fshatrat Zhanicë dhe Pepaj, ashtu edhe Nokshiqin e ka përvëluar i njëjti zjarr, duke përjetuar te njëjtat vuajtje dhe tragjedi. Emri Nokshiq u bë famëmadh në luftë, në kohën kur forcat e krahinës se Plavës dhe Gucisë me kushtrim gjithëkombëtar te udhëhequra nga Ali pashë Gucia, sipas parimeve te Lidhjes Shqip-tare te Prizrenit, thyen vendimet e "shtatë kralive", marr në Kon-gresin e Berlinit (1878). Me qenë se shqiptarët nuk pranuan copë-timin e trojeve te tyre etnike, atëherë nga Shtabi ushtarak, në krye me Ali pashë Gucinë, me qendër në Guci ishte hartuar plani i hollësishëm per rezistencë, i cili përmbante fazat e veta ushtarake, që nga Suqeska, nëpër fshatrat e Ultinës te Sipërme te Limit, nëpër Pepaj dhe Zhanicë, me 9'rast Nokshiqi ishte marre prita, ndër pikat me strategjike dhe me vendimtare e rrethimit te hekurt, me betimin "vdekje po - dorëzim jo". Ashtu edhe ndodhi. Me 4 dhjetor 1879, me luftë gjoks per gjoks, jo vetëm se iu thye sulmi ushtrisë se rre-gullt malazeze, te udhëhequr nga komandanti kucjan, Mark Milani, por shqiptarët dilnin fitues edhe në betejat e pastajme. Si mësohet nga vargjet:

Po hip Marku në Previ
Shikon Limin me turbi
Çka ky Limi qi dirgjet zi
Haj medet vojnikët e mi...

Nga data e prurjes te vendimeve famëkëqij e tere krahina e Plavës dhe e Gucisë dhe forcat e tjera vullnetare nga viset shqiptare, ishte në përgatitje per t'u përballuar sulmeve. sepse krahina e Plavës dhe e Guicisë ishte tregtia e pare e kusurit me toka etnike shqiptare. Fsha-trave Zhanicë, Pepaj dhe Nokshiq u kishte ra fati gjeografik te jen ndër postërojat e para te përleshjeve gjatë vitit 1878 - 1879 deri në përfun-dim te fitores shqiptare kah mesi i dekadës dytë te janarit 1880. Duhet besuar se lufta gjoks per gjoks sjell vdekje me te shumta, si dhe mbrojtësi i vatanit është me besnik dhe me i fortë, andaj kuptohet se forcat sulmuese, pasi ranë në pritë, përjetuan humbje me te mëdha. Pasi që kemi në rend te bëhet fjalë vetëm per këtë fshat, prezan-tojmë emrat Nokshiqanëve, te udhëhequr nga Nuro Kurti (Mehaj) dhe Kurt Asllani (Bucaj). te cilët e dhanë jetën edhe në teh te jataganit:

"Nuro Kurti e Kun Asllani
N' mejdan Markut i kan' dalë".

Nga mëhalla Bu§aj: Kuit Asllani, Syla, Alia, Delia, Sokoli djemtë e Maliqit, Sokol Sejdiu, Brahim Shabani, Brahim Jakupi, Smajl Ibra, Groshi me djalin e vet Delin. Nga mëhalla Mekuli: Metë Smajli, Ali Smajli dhe Hasan Rama. Nga mëhalla Mehaj: Nuro Kurti, Mehmet Haxha, Hysen Sokoli, Adem Rama dhe Adem Neziri. Nga mëhalla Selimaj: Hasan Bardhi, Sadik Selimi dhe Zhuj Muji. Pas këtyre luftërave krahina e Plavës dhe e Gucisë përjetonte sulme te përditshme, është e kuptueshme se se pari ndesheshin me trimat e këtyre fshatrave, per te cilët me e përshtatshme ishte mbrojtja ka9ake, duke mbajtur lidhje me ka§akët e viseve te tjera shqiptare. TERROR ITËRBUAR Gjatë mbrojtjes nga sulmet malazeze në vjeshtë te vitit 1912 merrnin pjesë e tere popullata madhore. Pas disfatës që përjetoi e tere kjo anë, shumë viktima ranë edhe nga këto fshatra. Te gjallët përjetuan djegie, pushkatime, masakra, ndjekje, shpërngulje etj. Këtyre fshatrave "liria austro-hungareze" u solli edhe me shumë varfëri, izolim dhe rnos kthim në trojet e veta. Një gjendje e tillë te shpërndarë nëpër boten shqiptare, një pjesë dhe në Alpet e Kelmendit i ndeshi edhe viti 1919, që ishte edhe me i vrazhdë sesavitet 1912-1916. Në sulmin e vjeshtës te vitit 1918, trimat e këtyre viseve treguan gatishmëri per t'i mbrojtur trojet e veta deri në vdekje, fatkeqësisht u mundën forcat vendëse nga një ushtri e rregullt sulmuese. Te vendosur per mbrojtjen e vatanit, trimat e krahinës se Plavë-Gucië u vunë në pozitën e ka9akut, në mesin e te cilëve ishin edhe shumë nga fshatrat në fjalë. te udhëhequr nga Ujkan Ahmeti. Pjesa me e madhe e popullatës u shpërnda nëpër viset e tjera shqiptare. Gjendja e tillë i shtyri ambasadorët e "Shtat kralive", te kër-kojnë kthirain e tyre nëpër vendbanimet e me pashme, por, prapëse-prapë lufta ka§ake mbeti në qendër te vëmendjes. NOKSHIQI Në VITET 1941-1945 Pjesëmarrja e nokshiqanëve në aktivitetin luftarak vullnetar në vitet 1941- 1945 ishte në nivel kombëtar, si edhe e tere malësorët e kësaj ane. Ishin te inkuadruar në njësitet civilo-vullnetar, merrnin pjesë në kryesitë e nënprefekturës në Plavë dhe në Shtabin civilo-ushtarak. kishin prijësit e vet në vijën e frontit si është cekur me pare. Tere ky aktivitet ishte me i afërm dhe me i përbashkët me fshatrat Zhanicë dhe Pepaj, sig e kishin pasur edhe te kaluarën. Sikur t'i ndiqte vdekja kudo që ishin, ashtu ndodhi edhe në vitin 1944, kur u pushkatuan dhjetë veta, e i kishin rreshtuar per vdekje pesë-mbëdhjetë nokshiqanë. Sipas informatorëve që i shpëtuan vdekjes, (vetëm se kishin qenë te mbuluar me te vdekur), jap këto shënime: "Na moren me dhunë te gjithë ata që i gjetën në fshat, pa mëshirë na lidhën dhe na urdhëruan te nisemi kah Velika. Kur arritëm në qendër te fshatit, ashtu në grumbull drejtuan armët duke zbrazur në ne. Fati na hodhi ne te treve te biem nën atë grumbull, por edhe kur nisën per te kontrolluar, a i rroku vdekja te gjithë. Ngase edhe ne na kishte përfshirë gjaku, nuk mund te dallonin shpirtin tonë te heshtur në ato §aste. Kur u larguan, ne morëm forcë dhe u strehuam në një zabel me te afërm, ku edhe pritme terrin e mbrëmjes per t'u larguar". shprehnin mllefin e atëhershëm Bajrush Haziri, Isa Zymeri dhe Gjykë Alija, te cilët shpëtuan nga ky pushkatim, në Velikë (1944). Te vrarë mbetën: Azem Ibishi (44), Reko Beqi (60), Seko Mani (45). Elez Kasemi (45), Ujkan Zeqi (43). Zade Danja (18). Sutë (Dedushaj) Reku (40). Mehmet Neku (40), Xhemë Alija (40). Në këtë kohë në Murinë u pushkatua Bali Bajrami. Fund vjeshta e vitit 1944 nokshiqanët i gjeti te shpëmdarë nëpër krahinë te Plavës dhe te Gucisë, si dhe në vise me te largëta shqiptare, me qenë se fshatin e kishin te shtruar në flakë dhe zjarr. Te gjithë te aftit per pushkë iu kishin veshur malit dhe bashkuar grupeve kundër §etniko-partizanëve. Pasi përfundoi ndjekja nga forcat e bashkuara partizane (shqiptaro-sllave) si dhe pasi humbi shpresa per mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare. një pjesë u detyruan te kthehen në trojet e djegura dhe te vazhdojnë jetën se bashku me skamje dhe mjerimin. Me burg u dënuan Shaqir Zymeri. Zymer Imeri dhe Ukë Dema. Emërtimet e dhëna që kufizojnë fshatin si dhe toponimia në vazhdim përbrenda fshatit janë marre nga Nokshiqanët, ku u linden, ku kishin luajtur si fëmijë. ku kishin ruajtur batinë dhe ku kishin bërë roje nderi vendlindjes, dikur banorët autoktonë e tani mbajnë vetëm kujtime per një fshat tash te fjetur nga shqiptarët. TOPONIMIA E FSHATIT NOKSHIQ Pasi që Nokshiqi i dikurshëm. përjetoi ndryshim te fizionomisë nga administrata e Jugosllavisë komuniste, duke ndërruar shkronjën k. në v. per ta "kryqëzua" Nokën në Novo, u shndërrua në Novshiqin e so-tëm. Sikur te mos merrej e dhëna e vërtetë e toponimisë nga ata që u linden dhe kaluan edhe me dekada në Nokshiq, duke i pasur te freskëta edhe te dhënat brez pas brezi, si do te ndodhë në te ardhmen me toponimin e këtyre viseve, kur emrat nuk do te përsëritën nga gjuha shqipe. Per këtë shfrytëzova rastin te marre shënime nga informatorët, dhe shkrime te publikuara, pastaj te përgatis një pasqyrë sa me te qartë te toponimisë, duke marre pikë-qendër orientimi shkollën në mes te fshatit. Emërtimet në vijim përfundojnë me shenjën orientuese. Besoj se si komplet, mund te shërbej si harte e fshatit, meqë aty nuk gjendet shqiptare (që jeton), per t'ua treguar vizitorëve në mënyrë praktike në n aty re. Nga shkolla, jemi te kthyer me shikim kah lindja, me 5' rast shohirn Livadhet Rrapsh, Pllanat në Teh te Metehut, mbrapa kemi perëndimin. djathtas jugun dhe majtas veriun. Arat: Ara e Ibër Metës. P. Ara e Galit, P. Ara e Lush Zhujit, edhe Gomilla e Hasanagë. PV. Bregu i Ujkashit, dikur djerrinë, tash Ara Bregore. V. Brigjet e Shkieve. J. Darlama (në mes te fshatit). J. Dargurrat, tash ara dhe livadhe. J. Elezag, tash are dhe livadh. PJ. Fusha e Pushter (Poshtme), ara dhe livadhe. P. Gomilla. J. Gropat, ara dhe livadhe. PV. Hasanagat, ara dhe mërë . J. Ivanpal. J. Ledina e Ramë, ara dhe livadhe. P. Ranishta, ara dhe livadhe. J Lugjet e Nokshiqit, ara dhe livadhe. P. Milat, ara dhe livadhe. J. Qarrishta, ara. VL. Rrapshi i Nokshiqit, ara dhe livadhe. P. Sheu i Husë. V.

Zalli i Nokshiqit, ara dhe Livadhe. PJ. Drujt: Dardha e Fatit. P. Qurshia e Kasëmit. P. G ure: Guri i Sadikut. V. Kërshi i Grvëcit dhe Shkrepi i Guvecit. L. Kërshi i Llazit, (livadhe). LV. Kullosa: Feseraga, ( Selimajt e lëshuan per varre, tash kullosë, utrinë, begllëk). L.

Fjerajat, mërë (kullosë). VL. Kodra e Dakut, kullosë. VL. Kodra e Vorreve. L. Lama e Gjoshit, kullosë. VL. Llazi i Kumull's, kullosë. VL. Llazi i Groshit. LV. Livadhe: Bria e Pulave, livadhe dhe mërë. VL. Brrakat, livadhe dhe zabel. Lj. Lim. P. Guvëci, Midis Zallinave, livadhe. L. Kodra e Dokut, livadhe. V. Kroni i Galit, Orrnica. JL. Kroni i Micanit, (në mes te livadheve). L. Livadi i Beqit. L. Livadet e PI aves. L. Livadet e Poshtra (Poshtme). P. Livadet Rrapsh, ara dhe livadhe. L. Livadet e Ujkanit. LV. Lugu i Zharit, livadhe. Lj. Llazet e Talit. L. Llazet, livdhe te n'ëpira (rreth 50 kosë). L. Llazinat, mbi Llaze. L. Llazi i Bucit, livadhe te rrëpira. L. Llazi i Dreut, livadhe te rrëpira. L. Llazi i Duhanxhisë. LV. Llazi i Osmit, livadhe. L. Fusha e Poshtër (F. Poshtme), në krah te djathtë te lurnit

Llazi i Vogel, livadhe. L. Metehet, livadhe. LJ. Orrnicat e Giata, livadhe. J. Otergu i Shaban Ag's (Orteku), livadhe. LJ. Përlagat, livadhe tëïrëpira. LJ. Pllanat e Hoxh's, livadhe. L. Stajet e Poshtra (poshtme), nën Staje te Sirme, livadhe dhe mërë. L. Stajet e Sirme (Sipërme), në te majtë te Llazeve, kullosë. L. Sheu i Husë (Përroi), ndan livadhe dhe ara. LJ. Shkalla e Zarifës, livadhe. JL. Zharet, livadhe. LJ. Lugje (vllasigje) Otergu i Shaban Ag's, livadhe. LJ. Vllagegu i Llazeve (vijë në per te cilin rrëshqasin drutë dhe tërheqin barrët e sanës rrëpinës). L. Vllacegu i Qarrishtës. VL. Vlla§egu i Stajëve. LJ. Vllacegu i Shkallës. LJ. Male Mali i Brrakave. LJ. Mali i Ivanpolës. (ahishtë). LV Mali i Kodrave, ah dhe qarr. VL. Mali i Llazeve, ah. L. Mali i Llazinave, ah. L. Mali i Llugut, ah, qarr dhe shelgje. J. Mali i Shkallëve, ah dhe pajë. L. Pajat, pajë dhe ah. L. Përlagat, imshtajë ahu, lajthie, qarr dhe pajë. LJ. Qarrishta, qarr, ah etj. LV.

Rrugë Rruga e Brrakave, (gon per Livadhe te Brrakave). LJ. Rruga e Gurrës, gon te Gurra e Nokshiqit. L. Rruga e Plavës. L. Rruga e livadheve te Poshtra (poshtme), 9011 në Livadhe te Poshtra. JP. Rruga e Livadeve te Sirme (sipërme), gon në Livadhe te Sirme. JP. Rruga e Llazeve, gon në Livadhet e Llazeve. L. Rruga e Milajve. Lj. Rruga e Nokshiqit, per Plavë - Murinë. Rruga e Qarrishtës. VL. Rruga e Stajve. LV. Rruga e Velikës. J. Shpella: Shpella e Llazeve. L. Ujëra: Bunari i Zekut. PV. Cerkaga, (gurrë në Llaze). L. Cerkaga e Danit, (në Shkallë). LV. Gurra e Ibishit. V. Gurra e Milë, (kroi me i ftohtë në Nokshiq). JL. Gurra e Sadikut. VL. Gurra e Nokshiqit, (G. Kryesore per këtë fshat, gjendet afër Shtëpisë te Azemit). L. Kroni i Manit, në Llaze. L. Kroni i Micanit. L. Kroni i Mustafës, në Llaze. L. Kroni i Myftarit, per mbi Nokshiq. LJ. Kroni i Shkallës. LJ. Sheu i Groshë. LJ. Sheu i Husë. V. Sheu i Ranishës. LJ. Sheu i Micanit. L. Sheu i Stajve. LV. Sheu i Ujkanit. L. Vrella, në Llaze. L. Varre: Vorret e Fanës. LV. Vorret e Nokshiqit. L. Vorret e Poshtra (poshtme).V. Vorret e Vjetra. V. Vorret e Xhamisë, (me te lashtat janë midis fshatit). Kodra e Vorreve. L. Te ndryshme: Kërshi i Shkallës. LV. Rrasa e Mulës. P. Shkalla e Shpenit. JL. Nokshiqanë, tash per tash, mund t'i takosh në Kosovë, Shqipëri në shumë shtete tjera te Ballkanit, te Evropës, në ShBA etj., por nuk mund t'i takosh në Nokshiqin, që vazhdojnë ta ëndërrojnë, kujtojnë. E që kurrë nuk do ta harroj