Angjelina Araniti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 13: Rreshti 13:


==Mirënjohje==
==Mirënjohje==
* Në [[Beograd]] një rrugë mban emrin ''Majke Angeline'' {{coord|44.788308|20.519146|display=inline}}
* Në [[Beograd]] një rrugë mban emrin ''Majke Angeline'' ({{lang-sr|Мати Ангелина}}) {{coord|44.788308|20.519146|display=inline}}.


==Burime==
==Burime==

Versioni i datës 5 prill 2013 16:10

Skeda:St. Angelina of Serbia.jpg
Shën Angjelina në një ikonë serbe.

Angjelina Araniti Komneni (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520; shqip: Angjelina Arianit Komneni, Shën Angjelina, Shën Angjelina e Krujës, Shën Angjelina e Arbërisë, serbisht: Angelina Branković, Мати Ангелина, Ангелина Бранковић, Shën Angjelina e Serbisë) ishte një despoteshë e shekullit të XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Branković. Ajo rridhte nga një familje fisnike shqiptare dhe ishte kunatë e Skënderbeut. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse serbe.

Jeta

Relike me eshtrat e Shën Angjelinës në manastirin Krušedol

Angjelina Arianit Komneni u lind në Berat, në kohën kur shumica e shqiptarëve ishin të krishterë ortodoksë[1] dhe ishte bija e gjashtë e fisnikut Gjergj Arianit Komneni.[2] Angjelina u martua me udhëheqësin serb Stefan Branković (afro. 1458—1459), të birin e despotit serb Đurađ Branković (afro. 1427—1456).[3][4]

Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.[5] Zonja Angjelina dhe despoti Branković u larguan për në territoret e lidhjes së Lezhës dhe më pas në Itali, kur Despotati serb dhe territoret e Lidhjes u pushtuan nga Perandoria osmane.[5]

Në vitin 1485, me vdekjen e bashkëshortit, dhe shpalljen e të birit, Gjergjit, despot titullar i Despotatit serb në ekzil Angjelina shkoi në Mbretërinë e Hungarisë. Territori i despotatit që nag viti 1459 ishte nën pushtimin osman. Më vonë Angjelina u tërhoq në manastirin Krušedol, në malin Fruška Gora, Syrmia, kue dhe vdiq në fillim të shek. XVI.[5]

Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha ortodokse serbe me emrin Shën Angjelina e Serbisë dhe dita e saj festohet më 30 korrik nga serbët dhe më 10 dhjetor nga Kisha ortodokse shqiptare.[5][3] Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës (serbisht: Житије мајке Ангелине).

Mirënjohje

Burime

Artikuj gazete

Dokumente dhe libra

Lidhje të jashtme

Referenca

  1. ^ Lives of the Serbian Saints, by Voyeslav Yanich
  2. ^ Musachi, John (1515). "1515". Marrë më 3 tetor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Është injoruar "John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty" (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ a b St. Angelina of Serbia
  4. ^ Saint Angelina of Serbia
  5. ^ a b c d Elsie, Robert (2000). A dictionary of Albanian religion, mythology and folk culture. New York University Press. fq. 9. ISBN 0-8147-2214-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)