Kisha-Xhami e Shkodrës: Dallime mes rishikimesh

Coordinates: 42°2′47″N 19°29′35″E / 42.04639°N 19.49306°E / 42.04639; 19.49306
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Sejko (diskuto | kontribute)
Sejko (diskuto | kontribute)
v Sejko zhvendosi faqen Kisha-Xhami e Shkodrës tek Xhamia e Sulltan Fatihut: siç ishte dhe siç duhet, referenca Kiel
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 16 tetor 2019 02:08

42°2′47″N 19°29′35″E / 42.04639°N 19.49306°E / 42.04639; 19.49306

Ngrehina e faltores në Kalanë e Shkodës

Ngrehina e faltoreskalanë e Shkodrës është mbetja e një objekti kulti ku për herë të fundit u përdor si Xhamia e Sulltan Fatihut, e cila si e tillë ishte funksionale për administratën deri më 1865. Para se venedikasit t'ia dorëzonin kështjellën dhe qytetin osmanëve më 1479, vlerësohet se ishte Katedralja e Shën Shtjefnit.[1][2][3] Pasi administrata osmane u zhvendos nga kalaja në lagjet e reja të qytetit, ngrehina u përdor si depo baruti.[4]

Historia

Sipas Aleksandër Meksit, ndërtesa është ndërtuar rreth 1300-ës dhe ka funksionuar si kishë, me gjurmë të arkitekturës romano-gotike. Po prapë sipas Meksit, kisha u shndërrua në xhami me një dekret sulltanor (1479) të vetë Sulltan Mehmet Fatihut pasi e qëndrestarët e rrethimit u dorëzuan.[5] Në të përkohshmen Lekajezuitëve, më 1936 botohet një shkrim për ekzistencën e një kishe në kalà:[6]

"Me dt. 23 prill 1434 flitet për xavendsimin e meshtarit-kujdestar të kishës së Shen Kollit në kështjellë të Shkodrës, njëfarë Jak Bianku prej Ulqinit me Dom Pjetrin prej Shkodre."

Bogdani në një relacion të 1685 shkruan:[7][8]

"Në kishën e kështjellit, e cila ishte kisha e kushtueme Sh'Shtjefnit promartir, pajtor i Shkodrës, pashë një organo të shkatërrueme nga barbarët (turqit) e mbajshin në kujtim të fitoreve të tyne."

Sipas udhëtarit Evlija Çelebi kur bujti në qytet gjatë udhëtimeve të tij, faltorja quhej Xhamia e Sulltan Fatihut. Nga relacioni i kalorësit Gjon Bolica, mik i sundimtarit Hydaverdi pashë Begollit, kuptohet që kulla ishte ndërtuar për të qenë kullë sahati.[6] Sipas ditarit (fillim shek. XIX) të të atit të Mollà Daut efendi Boriçit, Haxhi Mustafai ka shënuar se shpesh është falur, ka dëgjuar vasë dhe ka marrë pjesë në këndimin e Mevludit në xhami. Deri kur zyrat qeveritare të valiut u zhvendosën nga kalaja në lagjet e reja të qytetit më 1865, xhamia funksiononte në rregull dhe mbahej e hapur për nëpunës dhe popull.[7] Më pas u shndërrua në depo municioni, si depo u dogj dy herë nga rrufeja: më 1873 dhe më 1883.[4] Më 1901, Antonio Baldacci shkruan se konsulli frëng Degrand nuk ishte i sigurtë se kur ishte kishë, a i ishte kushtuar Shën Lazrit apo Shën Shtjefnit.[9]

Në kohën e pushtimit fashist, kleri katolik duke pretenduar se ka qenë kishë kushtuar Shën Shtjefnit ose Shën Kollit, duke dashur të përfitonte nga konjukturat - shkruan hartuesi i një enciklopedie mbi qytetin dhe orientalisti Bushati - planifikoi rindërtimin e saj në kishë duke i tjetërsuar kështu vlerat historike të përgjithshme.[7] Me kohën u zbulua ndonjë afresko që shërbeu për të sugjeruar që ka qenë kishë e shndërruar në xhami, por për Bushatin nuk është gjetur dokument ta vërtetojë shndërrimin.[10] Mbetjet e xhamisë ruajnë një qyrs, mihrabin dhe kullën e minares.[11]

Shteti shqiptar e shpalli kalanë monument kulture më 1948 dhe u rishpall e tillë më 1971, dhe mbrohet nga shteti.[12] Deri më 2017, për 12 vite radhazi famullia e katedrales së Shën Shtjefnit ngrente meshë në shenjë kremtimi për shenjtin pajtor të qytetit sipas Kishës Katolike. Kjo për Myftininë e Shkodrës është parë si cënim i kufijve të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare.[13]

Referime

  1. ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 346, 363. ISBN 9789290632429. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Instituti i Monumenteve të Kulturës (1977). Monumentet. Tirana: Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës. fq. 13-16. Marrë më 2019-10-06. ...transformimit të kishës në xhami që e kemi hasur edhe në Shkodër – Shën Stefani në Kala. {{cite book}}: Burimi ka parametra të panjohur: |coauthors= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Studime Historike. 1964. fq. Vëllimi 1 - Faqja 53. Marrë më 2019-10-05. E tille është p.sh. kisha e Shën Shtjefnit ne kështjellën e Shkodrës, si dhe kisha e Shën Shirqit dhe Ba- kut, buzë lumit te Bunës ne Shirq. E para është shndëruar me vonë në xhami, kurse e dyta është rindërtuar nga mbretëresha serbe Elena ... {{cite book}}: Burimi ka parametra të panjohur: |coauthors= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Bushati 1998, p. 218.
  5. ^ Nikolli, Fatmira (12 janar 2017). "Kisha-xhami në Kalanë e Shkodrës / Meksi: Ishte kishë, të bëhet muze, kush përdor fenë për sherr, s'beson në Perëndi". balkanweb.com. Marrë më 13 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 217. OCLC 41096394. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c Bushati 1998, p. 214.
  8. ^ Gjurmime albanologjike: Seria e shkencave historike. Vëll. 14. Instituti Albanologjik i Prishtinës. 1985. Marrë më 2019-10-05. Në xhaminë e kështjellës, ku gjendet kisha e shën Shtjefnit martir, pajtor i Shkodrës, shihet orgulja e shkatërruar, që barbarët e ruajnë për ta kujtuar ditën kur e kanë pushtuar. Ipeshkvia e Pulatit Pulati ndahet në të epërmin dhe të ... {{cite book}}: Burimi ka parametra të panjohur: |coauthors= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Baldacci, Antonio (1901). "Shkodra e Shqipërisë". radiandradi.com. Marrë më 13 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Bushati 1998, pp. 214-217.
  11. ^ Machiel Kiel (1990), Research Centre for Islamic History, Art and Culture (red.), "Ottoman architecture in Albania (1385-1912)", Islamic art series (në German), Istanbul, vëll. Band 5, fq. 230, ISBN 92-9063-330-1{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  12. ^ "Lista e Monumenteve, rrethi i Shkodrës" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Halluni, Arben (10 janar 2017). "Xhamia në kalanë e Shkodrës, pjesë e trashëgimisë shpirtërore të myslimanëve". radiojehona.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)