Ibrahim Rugova: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Kthyer tek redaktimi i fundit nga 172.208.63.207
No edit summary
Rreshti 57: Rreshti 57:




[[Category:Shkrimtar]][[Category:Politikan]]
[[Category:Shkrimtar]][[Category:Politikan]][[Category:Kosovar]]


<!--[[sq:Ibrahim Rugova]]-->
<!--[[sq:Ibrahim Rugova]]-->

Versioni i datës 13 shkurt 2006 19:20

Skeda:Presidenti i kosoves.jpg
Dr. Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova Dr.

Lindi më 2 Dhjetor 1944 Vdiq më 21 janar 2006

Jeta

Lindi në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë, menjëherë mbas lindjes së tij, më 10 janar 1945, humbi babain i cili u pushkatua nga çetnikët që vepronin në territorin e Kosovës. Mbas mbarimit të shkollës fillore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Pejë, të cilin e kreu me suksesë në vitin 1967. Studimet e larta i kreu në Prishtinë, në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit në Degën e Albanologjisë1971 ai vazhdoi për një vit në Ecole Pratique des Hautes EtudesParisit studimet akademike në degën e letërsisë. Në vitin 1984 doktoroi në Universitetin e Prishtinës në degën e Letërsisë, po këtë vit u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Politika

Si kryetar i partis së sapoformuar, të quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës u zgjodhë më 23 dhjetor 1989. Si kryetarë i kësaj partie, kontriboi në disa ngjarje të rëndësishme në teritorin e Dardanisë, siç janë: Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës24 maj 1992. Në zgjedhjet e kuvendit i cili përbëhej nga tri partit kryesore të Kosovës fiton partia e tij, me këtë si Kryetar i Republikës së Kosovës, me shumicën e votave zgjedhet Ibrahim Rugova.

Fondacionit Paul Litzer i Danimarkës në vitin 1995 i jepë Ibrahim Rugoves Çmimi për paqe. Më 1996 zgjedhet si anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës dhe shpallet doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris. Në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998 ai rizgjedhet në poziten e kryetarit të republikës, po në këtë vitë pranon Çmimi Saharov nga Parlamentit Evropian.

I. Rugova

Gjatë luftës së Kosovës ai qëndroi në Kosovë dhe paraburgoset së bashku me familjen e tij nga qeveria e serbisë, e cila pas disa ditësh maltretimi psiqikë i lejon atij dhe familjes së tij largimin nga Beogradi. Në vitin 1999 shpallet qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia) si dhe nga qyteti gjerman Mynster (Münster) i ndahet Çmimin për paqe. Mbas luftës kthehet në Kosovë dhe në zgjedhjet e mbajtura nën mbikqyrjen e komunitetit ndërkombëtarë ai përsëri zgjedhet kryetar i Kosovës. Në vitin 2000 pranon Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë Manuel Carrasco i Formiguera, në Barcelonë.

Veprimtaria letrare e Ibrahim Rugovës është prezente para angazhimit të tij politik. Kështu ai ishte si nismë redaktor në gazeten Bota e Re, shkroi në revisten shkencore Dituria që botoheshin në Prishtinë. Po ashtu punoi si hulumtues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe për një kohë ishte kryeredaktor i revistës së këtij instituti, Gjurmime albanologjike .


Tituj të veprave

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë

  • Çmimi për paqe - (1995 Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë)
  • Doktor Nderi - (1996 Universitetit i Parisit VIII Sorbonë, Francë)
    • Honourus Causa
  • Çmimi Saharov - (1998 Parlamentit Evropian)
  • Çmimin për paqe - (1999 Qyteti Mynster (Münster), Gjermani)
  • Qytetar nderi i Venedikut - (1999)
  • Qytetar nderi i Milanos - (1999)
  • Qytetar nderi i Breshias (Brecscia) - (1999)
  • Çmimin për paqe (2000 Unioni Demokratik i Katalonisë - Barcelonë, Spanjë)
    • Manuel Carrasco i Formiguera
  • Çmim nderi për paqe nga qyteti i New Yorkut, SHBA (19 Nëntor 2005)

Botimet

  • Prekje lirike - 1971
  • Kah teoria - 1971
  • Strategjia e kuptimit - 1980
  • Vepra e Bogdanit 1675-1685 - 1982
  • Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983 - 1983
  • Refuzimi estetik - 1987
  • Kritika letrare ( bashkë me Sabri Hamitin) - 1979
  • Bibliografika e kritikës letrare shqiptare ,44-74 (bashkë me Isak Shemen) - 1976

Lidhje të jashtme