Nightmare Cinema: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
v roboti shtoj: hr:Nightmare Cinema |
|||
Rreshti 29: | Rreshti 29: | ||
[[en:Nightmare Cinema]] |
[[en:Nightmare Cinema]] |
||
[[es:Nightmare Cinema]] |
[[es:Nightmare Cinema]] |
||
[[hr:Nightmare Cinema]] |
|||
[[it:Nightmare Cinema]] |
[[it:Nightmare Cinema]] |
||
[[mk:Nightmare Cinema]] |
[[mk:Nightmare Cinema]] |
Versioni i datës 23 qershor 2009 09:12
Nightmare Cinema ka qenë një rock bend "parodik", i përbërë nga anëtarët e bendit Dream Theater, të cilët kanë luajtur në instrumente tjera nga ato të përhershmet. Emri i këtij bendi është krijuar qëllimisht për ta "kundërshtuar" emrin Dream Theater, meqenëse emri i kundërt me "Dream" (shqip: "Ëndrra") është "Nightmare" (shqip: "Ankthi") , dhe emri i kundërt me "Theater" (shqip: "Teatri") është "Cinema" (shqip: "Kino").
Gjatë daljeve të sërishme në skenë, duke ia filluar nga 1 nëntori i vitit 1997 në House of Blues në Chicago, anëtarët e Dream Theater disa herë iu shmangën instrumenteve të tyre duke u rënë instrumenteve të tjera, përpos James LaBrie, i cili mbeti prapë vokalist. Kënga që ata zakonisht performonin ishte "Perfect Strangers" e Deep Purple, si dhe në një rast të vetëm, ata e performuan edhe "Suicide Solution" të Ozzy Osbourne.
Bendi tjetër parodik i ngjajshëm me këtë, i drejtuar nga Derek Sherinian, ishte "Nicky Lemons and the Migraine Brothers", ku merrnin pjesë edhe John Petrucci me Mike Portnoy-n. Ky bend performoi një këngë të stilit punk të quajtur "I Don't Like You". I veshur me një qafore gëzofi dhe syze dielli, Nicky Lemons (Sherinian) është përshkruar nga Portnoy si kryqëzim në mes të Elton John-it dhe David Lee Roth-it.
Kur Derek Sherinian e la bendin, Dream Theater u kthye kah vetja, kështu që ky ishte fundi i Nightmare Cinema. Sipas Mike Portnoy-t, ekzistonte një lidhje në mes të anëtarëve të bendit që e lejoi këtë bend eksperimental të ekzistonte, por ajo u ndërpre kur Derek Sherinian u nda nga bendi. Ky është një fakt interesant, pasi që edhe zëvendësimi i Sherinian, Jordan Rudess, është gjithashtu mjaft i aftë t'i bie kitarës, dhe është paraqitur si kitarist në këngën "Shifting Sands" të solo albumit të tij Feeding the Wheel.
Derek Sherinian e emëroi një këngë "Nightmare Cinema", në solo albumin e tij Black Utopia.
Anëtarët
Anëtarët e Dream Theater i ndërruan edhe emrat e tyre skenikë bashkë me instrumentet:
- Abdul Matahari (James LaBrie) - vokal
- Nicky Lemons (Derek Sherinian) - kitarë
- Johnny James (John Petrucci) - bateri
- Juice Malouse (John Myung) - tastierë
- Max Del Fuvio (Mike Portnoy) - bas kitarë
Lidhje të jashtme
- Nightmare Cinema te FAQ e Dream Theater
- Video - Nightmare Cinema duke e performuar "Perfect Strangers" të Deep Purple