Timo Flloko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Timoleo Flloko ose Timo siç njihet nga publiku (lindur në Pejë28 prill 1948) është një aktor shqiptar.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrjedh nga një familje gjirokastrite. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë. Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë prej shtatë vitesh arriti të futet edhe në botën e Holliwood-it, ku interpretoi në disa filma. Pas kthimit nga Amerika u kthye në Tiranë, ku tani punon si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e aktrimit dhe regjisë

Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, Ngadhënjim mbi vdekjen (1967) dhe Përse bie kjo daulle patën fat të keq. U ndaluan nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin Kur zbardhi një ditë dhe atë të Kabos në Malet me blerim mbuluar, të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek Shtigje lufte (1976) dhe Luani tek Lulëkuqet mbi mure, ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]