Jump to content

Treni niset në 7 pa pesë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Treni niset në 7 pa pesë
Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Stampa:Treni niset në shtatë pa pesë
Origjinali Treni niset në 7 pa pesë
Vendi i prodhimit Shkodër - Tiranë
Viti i prodhimit 1988
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 82:30
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Spartak Pecani
Skenari Nexhati Tafa
Muzika e filmit Aleksandër Lalo
Kameramani F.Basha & V. Marko
Drejtori artistik Resul Çarçani
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Eva Alikaj
Ndriçim Xhepa
Xhevdet Ferri
Spiro Duni
Aktorët tjerë
Mimika Luca
Ilia Shyti
Agim Shuke

Filmi "Treni niset në shtatë pa pesë " prodhim i vitit 1988.

Regjia: Spartak Pecani, Skenari: Nexhat Tafa, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Aleksandër Lalo.

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elteva punojse në bankën e shtetit fillon të vërej dëmet që sjellë në ekonomi puna e një stabilimeti të rrethit i cili drejtor është Martini, ku puna e të cilit po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar. Ajo gjendet në udhëkryqë për arsye se drejtori i bankës është edhe shok i ngushtë me Martinin. Në një moment ai pyet veten, pse të gjithë janë kundër saj. Duke mos mjaftuar vetëm kjo, në këtë kohë doktori mendon se ajo është shtatëzënë. I dashuri i Etlevës, i cili është një trajner skuadre futbolli e braktis atë. Duke parë gjëndjen e krijuar, Astriti mer çështjen vet në dorë, për të parë motivin e rënies e ekonomike së ndërmarjes të shokut të tij. Ai ndihmon Etlevën me anë të një profesori të zbulojë diagnozën e saj. Duke u ndjerë fajtor për trishtimin që solli Etlevës, i dashuri i saj Adi, i kërkon të falur. Tashmë ajo ndihet më e lehtësuar nga të gjitha gjërat që e shqetësonin.

Aktorët dhe rolet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]