Jump to content

Universitetet mesjetare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilustrim nga një dorëshkrim i shekullit XIV që tregon një takim të doktorëve në Universitetin e Parisit

Universitetet mesjetare ishin korporata të organizuara gjatë mesjetës për qëllime të arsimit të lartë. Institucionet e para në Evropën Perëndimore që konsiderohen përgjithësisht universitete u krijuan në Mbretërinë e Italisë (asokohe pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake), Mbretërinë e Anglisë, Mbretërinë e Francës, Mbretërinë e Spanjës dhe Mbretërinë e Portugalisë midis shekujve XI dhe XV, me qëllim të studimit të arteve të lira dhe disiplinat më të larta të teologjisë, drejtësisë dhe mjekësisë. [1] Gjatë shekullit XIV pati një rritje të numrit të universiteteve dhe kolegjeve në Evropë. [2] Këto universitete kanë evoluar nga disa shkolla shumë të vjetra të njohura si shkollat e katedraleve dhe shkollat e manastireve, prandaj edhe është e vështirë të përcaktohet data e saktë e transformimit të tyre në universitete të mirëfillta dhe të vërteta mesjetare, megjithëse listat e studimeve të përgjithshme (studium generale) për arsimin e lartë në Evropë të mbajtura nga Vatikani janë një udhëzues i dobishëm.

Edhe vetë termi universitas fillimisht përdorej vetëm për esnafet skolastike e që ishin, korporata të studentëve dhe mjeshtërve (masters) dhe ishte një emërtim që vazhdimisht ndryshonte, si Universitas magistrorum, Universitas scholarium, ose Universitas magistrorum et scholarium. Përfundimisht, aty kah fundi i shekullit XIV, termi filloi të shfaqej vetvetiu duke nënkuptuar ekskluzivisht një bashkësi vetërregulluese të mësimdhënësve dhe studiuesve të njohur dhe të sanksionuar nga autoriteti civil, mbretëror ose kishtar. [3]

Që nga periudha e hershme moderne e tutje, kjo formë organizative e stilit perëndimor u përhap gradualisht nga perëndimi mesjetar latin në të gjithë globin, duke zëvendësuar përfundimisht të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë mesjetar dhe duke u bërë modeli kryesor i arsimit të lartë.

Universiteti përgjithësisht vlerësohet si një institucion zyrtar që e ka origjinën në periudhën mesjetare. [4] [5] Duhet theksuar se para themelimit të universiteteve, arsimi i lartë evropian u zhvillua për qindra vjet në shkollat e katedraleve ose shkollat e manastireve (scholae monasticae). Provat e këtyre institucioneve pararendëse të universiteteve të mëvonshme në shumë vende datojnë që nga shekulli VI. [6]

Disa studiues si Syed Farid Alatas kanë tërhequr disa paralele midis medreseve mesjetare islame dhe kolegjeve mesjetare evropiane duke konstatuar kështu se universitetet e para në Evropë, në njëfarë mase ishin paraqitur si rezultat i ndikimit të medreseve në Al-Andalusi dhe Emiratin e Siçilisë. [7] Megjithatë, studiues të tjerë si George Makdisi, Toby Huff dhe Norman Daniel, e kanë vënë në dyshim këtë konstatim, duke përmendur mungesën e provave për një transmetim aktual nga bota islame në Evropën e krishterë duke theksuar këtu ndryshimet në strukturën, metodologjitë, procedurat dhe programet mësimore e ligjore të "kolegjit islamik" (medrese) kundrejt universitetit evropian. [8] [9] [10] Në botën islame universiteti i parë konsiderohet të jetë Universiteti ez-ZitunaTunizi, themeluar për herë të parë në vitin 737, ndërsa universiteti i parë i mirëfilltë konsiderohet Universiteti el-Karavijin themeluar nga ana e një gruaje të ditur të kohës Fatima el-Fihri në qytetin Fes të Marokut në vitin 859.

Mësimdhënia në Paris, në fund të shekullit XIV Grandes Chroniques de France : studentët të ulur në dysheme

Hastings Rashdall parashtroi kuptimin modern të origjinës mesjetare të universiteteve, duke përmendur me këtë rast se universitetet më të hershme u paraqitën spontanisht, fillimisht si "Gilde Skolastike, qoftë e Mjeshtrave apo Studentëve ... pa ndonjë autorizim të shprehur të Mbretit, Papës, Princit ose Prelatit."

Ndër universitetet më të hershme të këtij lloji ishin Universiteti i Bolonjës (1088), Universiteti i Parisit (mësimdhënia mesi i shekullit XI, njohja formale 1150), Universiteti i Oksfordit (mës. 1096, njoh. 1167), Universiteti i Modenës (1175 ), Universiteti i Palencias (1208), Universiteti i Kembrixhit (1209), Universiteti i Salamankës (1218), Universiteti i Montpelies (1220), Universiteti i Padovës (1222), Universiteti i Tulusit (1229), Universiteti i Orleansit (1235), Universiteti i Sienas (1240), Universiteti i Valladolidit (1241) Universiteti i Northamptonit (1261), Universiteti i Coimbras (1288), Universiteti i Pisas (1343), Universiteti i Charlsit në Pragë (1348), Universiteti Jagiellonian (1364), Universiteti i Vjenës (1365), Universiteti Heidelbergut (1386) dhe Universiteti i Shën Andreut (1413). [11] [12]

Universiteti i parë mesjetar në Gadishullin Ballkanik konsiderohet të jetë Universiteti Mesjetar i Durrësit i cili pas pushtimit të qytetit të Durrësit nga ana e forcave turke në fillim të shekullit XVI u detyrua të ndërprente veprimtarinë e tij ndërsa një pjesë e kuadrit u transferua në qytetin e Zarës (sot qytet në Kroaci) për të themeluar Universitetin e Zarës.

  • Cobban, Alan B. English University Life in the Middle Ages Columbus: Ohio State University Press, 1999. ISBN 0-8142-0826-6ISBN 0-8142-0826-6
  • Ferruolo, Stephen: The Origins of the University: The Schools of Paris and their Critics, 1100-1215 Stanford: Stanford University Press, 1998. ISBN 0-8047-1266-2ISBN 0-8047-1266-2
  • Haskins, Charles Homer: The Rise of Universities. Ithaca, New York: Cornell University Press, 1972. ISBN 0-87968-379-1ISBN 0-87968-379-1
  • Rashdall, Hastings, rev. by F. M. Powicke, and A. B. Emden: The Universities of Europe in the Middle Ages, 3 vols. Oxford: Clarendon Press, 1895; 1987, ISBN 0-19-821431-6
  • Ridder-Symoens, Hilde de (ed.): A History of the University in Europe. Vol. I: Universities in the Middle Ages, Cambridge University Press, 1992, ISBN 0-521-36105-2
  • Rait, Robert S.: Life in the Medieval University, Cambridge University Press, 1931, ISBN 0-527-73650-3
  • Pedersen, Olaf, The First Universities: Studium Generale and the Origins of University Education in Europe, Cambridge University Press, 1997.
  • Seybolt, Robert Francis, trans.: The Manuale Scholarium: An Original Account of Life in the Mediaeval University, Cambridge: Harvard University Press, 1921
  • Thorndike, Lynn, trans. and ed.: University Records and Life in the Middle Ages, New York: Columbia University Press, 1975, ISBN 0-393-09216-X
  • Verger, Jacques (1999), "Universität", Lexikon des Mittelalters (në gjermanisht), vëll. 8, Stuttgart: J.B. Metzler, cols:1249–1255

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ de Ridder-Symoens 1992, pp. 47–55
  2. ^ Rait, Robert S. Rait (1931). Life in the medieval university (në anglisht). Cambridge: University Press.
  3. ^ Encyclopædia Britannica: History of Education. The development of the universities.
  4. ^ Rüegg, Walter (1992). "Foreword. The University as a European Institution". A History of the University in Europe (në anglisht). Vëll. Vol. 1: Universities in the Middle Ages. Cambridge University Press. fq. XIX–XX. ISBN 0-521-36105-2. {{cite book}}: |volume= ka tekst shtesë (Ndihmë!)
  5. ^ Verger 1999
  6. ^ Riché, Pierre (1978). Education and Culture in the Barbarian West: From the Sixth through the Eighth Century (në anglisht). Columbia: University of South Carolina Press. fq. 126–7, 282–98. ISBN 0-87249-376-8.
  7. ^ Alatas, S. F. (2006). "From Jami'ah to University: Multiculturalism and Christian–Muslim Dialogue" (PDF). Current Sociology (në anglisht). 54 (1): 112–132 [123–4]. doi:10.1177/0011392106058837. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-23.
  8. ^ Makdisi, George (1970). "Madrasa and University in the Middle Ages". Studia Islamica (në anglisht). 32 (32): 255–264 [p. 264]. doi:10.2307/1595223. JSTOR 1595223. Thus the university, as a form of social organization, was peculiar to medieval Europe. Later, it was exported to all parts of the world, including the Muslim East; and it has remained with us down to the present day. But back in the middle ages, outside of Europe, there was nothing anything quite like it anywhere.
  9. ^ The scholarship on these differences is summarized in Huff, Toby. Rise of Early Modern Science (në anglisht) (bot. 2nd). fq. 149–159, pp. 179–189.
  10. ^ Daniel, Norman (1984). "Review of The Rise of Colleges. Institutions of Learning in Islam and the West by George Makdisi". Journal of the American Oriental Society (në anglisht). 104 (3): 586–588 [p. 587]. doi:10.2307/601679. JSTOR 601679.
  11. ^ "10 of the Oldest Universities in the World". Top Universities (në anglisht). 2016-09-16. Arkivuar nga origjinali më 2017-02-11. Marrë më 2017-05-30.
  12. ^ Seelinger, Lani. "The 13 Oldest Universities In The World". Culture Trip (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2017-10-01. Marrë më 2017-05-30.