Veli Këlcyra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Veli bej Këlcyra
Veli Këlcyra
U lind në1862
Vdiq1924
KombësiaOsman, Shqiptar
Njohur përDeklarata e Pavarësisë së Shqipërisë

Veli bej Këlcyra ishte një personalitet shqiptar me ndikim dhe një nga delegatët gjatë Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veli Këlcyra rridhte nga familja e njohur e bejlerëveKëlcyrës, e njëjta familje e Ali Këlcyrës, liderit të ardhshëm të Ballit Kombëtar. Familja Këlcyra u deportua dhe internua pranë Nartës në kohën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës dhe u kthye vetëm pas vdekjes së tij. Ata njiheshin si bejlerë vendas dhe një familje e fuqishme e zonës.

Emri i tij figuron në koloninë shqiptareBukureshtit, si një nga themeluesit e "Komitetit të Shqiptarëve për Lirinë e Shqipërisë" më 5 maj 1907 së bashku me Kristo Meksin, Pandeli Evangjelin, Bajo Topullin dhe Vasil Zografin si degë e Komitetit të Fshehtë për Çlirimin e Shqipërisë të Bajo Topullit (1905) me seli në Manastir.[1]

Veli Këlcyra ishte delegat i qarkut të Përmetit në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912. Pas Pavarësisë ai nuk ishte shumë aktiv në politikën shqiptare. Rezidenca e familjes e vendosur lart në kodrat pranë Grykës së Këlcyrës u bombardua nga ushtritë greke të udhëhequra nga Jorgo Zografi në vitin 1914, për shkak të kundërshtimit të fortë ndaj aneksimit të Shqipërisë së Jugut nga Greqia dhe më vonë Republika Autonome e Epirit të Veriut.

Familja e tij u nis për në Zvicër në vitin 1914, dhe më pas u kthye në qytetin e lindjes në vitin 1918, duke përfshirë një qëndrim të shkurtër në Itali. Ndërkaq, Veli Këlcyra ka mbetur në Zvicër për shkak të problemeve të rënda shëndetësore. Ai vdiq nga një sëmundje e pashërueshme në vitin 1924 dhe u varros në Lozanë.

Emri dhe figura e tij mbeten kryesisht të panjohura për shqiptarët, edhe për shkak të persekutimit të familjes gjatë regjimit komunist në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2012, bashkia i dërgoi një kërkesë zyrtare Presidencës shqiptare për dekorimin e Veli Këlcyrës për kontributin e tij në çështjen kombëtare.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Barbara Jelavich (29 korrik 1983). History of the Balkans: Twentieth century. Cambridge University Press. fq. 87. ISBN 978-0-521-27459-3. Marrë më 29 maj 2012. In November 1905 a group of young intellectuals established a secret society in Bitola, with branches throughout the Albanian lands, called the Committee for the Liberation of Albania. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)