Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Tiimiii
Appearance
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte KUNDËR
Tiimiii (diskutim · kontribute)
- Arsyeja për paraqitjen e kërkesës për kandidat: Dua të sponsorizoj përdoruesin @Tiimiii, për administrator në sqwiki. Tiimiii është një njeri jashtëzakonisht i sjellshëm dhe korrekt. Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të, dhe mendoj që ka stofin e administratorit. Kam pritur ta bëj këtë sponsorizim ekskluzivisht për t'i dhënë më shumë kohë komunitetit, pasi, për mendimin tim, Tiimiii e meriton, dhe e kam parë që në fillim të editimeve të tij, po jo të gjithë kanë pasur mundësinë ta shohin punën e tij. Në wiki ka më shumë se një vit dhe ka kryer më shumë se 5000 editime, nga të cilat rreth 1400 artikuj të rinj (~1035 në mainspace), sidomos për gjuhët, ku ka kontribuar jashtëzakonisht. Është e stërmadhe puna e tij në listën e Artikujve që secila Wikipedia duhet t'i ketë, dhe shumë prej 1035 artikujve që Tiimiii ka shkruar është thjesht pse ato artikuj janë në atë listë, e Tiimiii ka kontribuar për të përmirësuar sqwiki-n, e jo pse ka një axhenda personale për artikuj të caktuar: kjo tregon sa zemërgjerë ka qenë ai me kohën e tij për të kontribuar për këtë projekt. Akoma më e madhe ka qenë puna e tij si kontrollues, ku mendoj që ka vendin e dytë në sqwiki me më shumë kontrollime (rreth 16000; i pari është @Liridon,, me 36000: të më falni nëse gaboj e kam harruar ndonjë tjetër). Është pikërisht kjo lloj pune që na lejon të kemi më shumë redaktorë në të ardhmen, duke pasur sa më shumë administratorë aktivë: Tiimiii, me statusin e administratorit, dhe me aftësitë e tij të vërtetuara të kontrolluesit, do mund të bëjë punë të dyfishtë, të cilën tani për tani vetëm pak e bëjnë: të japi veglat e redaktorit kontribuesve të rinj që e meritojnë, si dhe të mund të bllokojë vandalë, pa pasur nevojë të shkojë te administratorë të tjerë. E fundmit, ai ka njohuri të mira për shquarsinë e artikujve, dhe do mund të grisë faqe që janë krijuar në mënyrë vandale pa pasur nevojën e administratorëve të tjerë, apo t'i çojë në WP:VPG. Mendoj, pra, që mund të shtojmë lehtësisht një administrator tjetër në sqwiki, për ta rritur forcën e komunitetit tonë me dikë që është i pasionuar pas wiki-t, është i besueshëm, dhe që unë personalisht mendoj nuk do i abuzojë kurrë veglat, bazuar në sjelljen e tij deri tani. Pyetje ndaj tij janë të mirëpritura. Ju falenderoj! --1l2l3k (diskutimet) 5 korrik 2018 17:10 (CEST)
Votimi
- PËR — Si sponsor. –1l2l3k (diskutimet) 5 korrik 2018 17:10 (CEST)
- PËR — Ai është një redaktor i mirë dhe mund të ndihmojë komunitetin të wikipedias shqip. Resnjari (diskutimet) 5 korrik 2018 19:22 (CEST)
- PËR — Kontribues i mirë prej kohësh në komunitetin e Wikipedia-s. S'ka ngurruar të më ndihmojë personalisht disa herë në artikuj me të cilët kam qenë duke punuar. - Klein Muçi (diskutimet) 6 korrik 2018 15:23 (CEST)
- PËR — Tiimiii eshte nje nga kontribuesit me te mire. Shume i vullnetshem dhe komunikues, pa dyshim i afte per te perdorur privilegjet e adminit ne menyren e duhur. Ky kandidim eshte nje rrjedhoje natyrale e punes se mire te bere nga Tiimiii. Ktrimi991 (diskutimet) 9 korrik 2018 00:47 (CEST)
- PËR — E kam parë që nga fillimi. Brenda një viti ka kryer një punë të shkëlqyer, sipas mendimit tim një nga përdoruesit më të mirë në sq.wiki: e meriton të bëhet Sysop. — Βατο (diskutimet) 23 korrik 2018 11:44 (CEST)
- KUNDËR — Derisa ska kohë të jap përgjigje, të pranoj kandidimin, dhe nuk e di nëse mund ti japim titull një përdoruesi që sështë aktiv. Qështje tjetër është nëse është teknikisht i përgatitur për të dhënë diçka më shumë. --Liridon (diskutimet) 17 gusht 2018 14:36 (CEST)
Diskutimi/Pyetje
- Duke pasur parasysh se ne sqwiki kemi disa administratore aktive, dhe përsëri mendoj se skemi nevoj për administrues shtesë, dhe shkalla e vandalizmit nuk është e lartë. @Tiimiii,, së pari duhet të pranosh kandidaturën, dhe më pas, ngjashëm si për kandidaturat e mëparshme, të cilat përcaktojnë votën time ndoshta edhe të disa përdoruesve të tjerë, kam dy pyetje:
- Çfarë mendoni se mund te ndihmoni (aftesi qe adminet e tjere nuk e kane, kontribut ne nje fushe ku asnje admin nuk punon) ne ekipin e administratoreve nese ju miratoheni si administrator?
- Gjate kontributit tuaj si redaktor, cila eshte ajo pune qe ti nuk mund ta besh pa titullin administrator? --Liridon (diskutimet) 26 korrik 2018 10:11 (CEST)
Rregullat thone qe kandidati duhet te pranoje kandidaturen. Kane kaluar gati 2 muaj dhe perdoruesi ende nuk eshte pergjigjur, prandaj mendoj se ky votim duhet te mbyllet dhe kur Tiimiii te rikthehet mund te kandidoje perseri, ose ta kandidoje dikush tjeter. --Olsi (diskutimet) 2 shtator 2018 12:51 (CEST)
- @Olsi, Une kisha propozuar te faqja e diskutimit që të prisnim deri në 30 shtator, meqë Tiimiii ka një situatë personale të veçantë. Shih diskutimin atje. --1l2l3k (diskutimet) 7 shtator 2018 15:55 (CEST)
- Shënim: Kandidati nuk e pranoi kandidaturën. Si rrjedhim, edhe pse ai mori vota të mira, kjo kandidaturë mund të konsiderohet e falimentuar. Asgje s'e pengon Tiimiii-n të kandidojë në të ardhmen. Ndërkaq i uroj gjithë të mirat dhe i kërkoj ndjesë komunitetit për këtë kandidim të dështuar.--1l2l3k (diskutimet) 25 shtator 2018 21:06 (CEST)