Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/26

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kampionati Evropian UEFA 2016, zakonisht i referohemi si UEFA Euro 2016 ose edhe më thjeshtë Euro 2016, do të jetë Kampionati Evropian i 15-të për ekipet kombëtare të futbollit të meshkujve i organizuan nga UEFA. EURO 2016 është planifikuar të mbahet në Francë nga 10 qershor deri 10 korrik 2016.

Për herë të parë, turneu final i Kampionatit Evropian do të përbëhet nga 24 ekipe, duke u zgjeruar nga formati me 16-ekipe që është përdorur nga viti 1996.

Nën këtë format të ri, finalistët do të konkurojnë në fazën e grupeve që përbëhet nga gjashtë grupe me nga katër ekipe, e ndjekur nga faza me eliminime që përfshinë tre raunde dhe finalja. Si mikpritës, Franca kualifikohet automatikisht, ndërsa 53 ekipet e tjera kombëtare do të konkurrojnë në fazën kualifikuese, nga shtatori 2014 deri në nëntor 2015, për të siguruar 23 vendet e mbetura. Në mesin e këtyre ekipeve është edhe ekipi kampion i europianit të kaluar kombëtarja e Spanjës, dhe për herë të parë që nga themelimi i UEFA-s, ekipi i kombëtares të Gjibraltarit.

Franca u zgjodh si vendi pritës 28 maj 2010, mbas procesit përzgjedhjes në të cilin ata fituan të drejtën e vendit pritës të kampionatit evropian kundrejt dy konkurentëve, Italisë dhe Turqisë. Ndeshjet do të luhen në dhjetë stadium në dhjetë qytete: Bordeaux, Lens, Lille, Lyon, Marseille, Nice, Paris, Saint-Denis, St-Etienne, dhe Toulouse. Kjo do të jetë hera e tretë që Franca është pritëse e këtij turneu, pas turneut inaugurues të vitit 1960 dhe 1984. Kombëtarja franceze e ka fituar kampionatin evropian dy herë: në vitin 1984 dhe 2000.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]