Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/20

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një varr në Varna, Bullgari, me disa nga stolitë më të vjetra të arit në botë.

Ballkani dhe pjesë të kësaj zone janë të vendosur në rajonet e Evropës Juglindore, Evropës Jugore, Evropës Lindore dhe Evropës Qendrore. Identiteti dhe copëzimi i veçantë i Ballkanit vjen kryesisht prej historisë së tij të përbashkët dhe shpesh të trazuar të lidhur me shekuj të pushtimit osman dhe gjeografisë së tij shumë malore.

Arkeologët kanë identifikuar disa komplekse të hershme të kulturës, duke përfshirë kulturën Cucuteni (4500 - 3500 pr. K.), kultura Starcevo (6500 deri në 4000 pr. K.), kultura Vinça (5000 deri 3000 pr. K), kultura e qeramikës lineare (5500 deri 4500 pr. K), dhe kultura Ezero (3300—2700 pr. K). Kultura Eneolitike e Varnas në Bullgari (4600–4200 pr. K. sipas datimit radiokarbonik) prodhoi thesarin e artë më të hershëm të njohur në botë dhe kishte besime të sofistikuara për jetën e përtejme. Një grup i artefakteve janë tabletat Tărtăria të gjetura në Rumani, të cilat duket se janë të mbishkruara me proto-shkrime. Kultura e Butmirit (2600 - 2400 pr. K.), e gjetur në periferi të Sarajevës së sotme, zhvilloi qeramika unike, dhe ka të ngjarë të jetë vërshuar nga proto-ilirëtEpokën e Bronzit.

"Hipoteza Kurgane" e origjinës Proto-Indo-Evropiane (PIE) supozon zgjerimin gradual të "kulturës Kurgane", rreth vitit 5000 pr. K., derisa përfshiu tërë stepën pontike. Kurgan IV u identifikua me kulturën Yamna të viteve rreth 3000 pr. K.

Afërsisht vitit 1000 pr. K. Fiset ilire shfaqen në Shqipëri dhe përgjatë gjithë Detit Adriatik në atë që sot është Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, pjesë të Serbisë, etj. Trakët jetuan në Traki dhe në tokat përreth (tani kryesisht Bullgaria, por edhe Rumania, Greqia verilindore, Turqia Evropiane, Serbia Lindore dhe Maqedonia e Veriut), dhe Dakët, të lidhur ngushtë me trakët, jetuan në atë që sot është Rumania. Këto tre grupe kryesore fisnore flisnin gjuhët paleo-ballkanike, gjuhët indo-evropiane. Frigjanët duket se janë vendosur në Ballkanin Jugor fillimisht, e shekuj më vonë duke vazhduar migrimin e tyre për t'u vendosur në Azinë e Vogël, tani të zhdukur si një grup dhe gjuhë më vete.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]