Jump to content

Çamëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta që tregon rajonin e Çamërisë dhe rajonet në Greqi të banuara nga shqiptarët në fillim të shekullit xx.

Çamëria është një krahinë në Epir. Ky emërtim është i lidhur me çamët, popullsia autoktone dhe që përbënte shumicën e popullsisë së Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës. Në periudhën moderne, Çamëria i referohet shpesh të gjithë zonës etnike shqiptare në Greqi, konkretisht rajonit të Epirit dhe një pjese të Maqedonisë Perëndimore.

Çamëria ishte pjesë e Epirit dhe si e tillë ishte deri pas riorganizimit administrativ të territoreve të pushtuara në Ballkan nga romakët. Sipas këtij riorganizimi provinca e Epirit, ndahet në dy njësi administrative, atë jugore dhe veriore. Pjesa veriore e njohur nga vendasit si Çamëria pas kësaj ndarje fillon të hyjë në literaturën romake si Epiri veriorë.

Mirëpo kjo ndarje administrative për të folurën popullore nuk ka lënë gjurmë, kështu që edhe në ditët tona në gjuhët dhe literaturën ballkanike përdoren termat autoktone për popullsinë (edhe në greqisht) dhe për njësinë administrative.

Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare (grekë)[1], sipas traditës së gjakut (shqiptar) dhe ardhacakëve sllavo-turk (bullgarë), dallohej për traditën fisnore. Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë. Fundamentalistët fetarë që kishin zënë pozita në perandorinë e bizantin, bënë masakrimin e popullsisë vendase. Në këto rrethana, popullit, që anonte nga vija e gjakut, i erdhën në ndihmë familje nga pjesa perëndimore e Ballkanit. Kështu që më vonë, Skënderbeu, nga të krishterët pranohet si princ i Albanisë dhe Epirit.

Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më 1449, bie nën sundimin e osmanëve. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare. Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen Ali Pashë Tepelena, që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar.[2]

Sipas disa studiuesve, emërtimi Çamëri vjen nga lumi Thyamis që gjarpëron në këtë krahinë, lumë i cili është shënuar që më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve.Ky lum njihet ndryshe edhe si Glyks apo Kalamas. Nën sundimin osman tingulli "Th" u përshtat me tingullin "Ç", që te turqit është shumë i zakonshëm. Turqishtja nuk e ka tingullin Th në alfabet, dhe si rrjedhojë duhej kjo përshtatje.

Studiuesi grek Georgion Nikokles thotë se “Çam” dmth pishë dhe “Çamëri” vend me pisha. Ai thotë se shqiptarët kanë qenë ngulitur fillimisht në Danub dhe në epokën e erës sonë kanë zbritur në vendbanimin e ri ilirik. Ky studiues mbron tezën e autoktonisë së pjesshme të shqiptarëve.

XhamiaPargë (1907)


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • |B. Bajrami[lidhje e vdekur]
  • Konrad Clewing: Çamen. In: Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. hrsg. v. Edgar Hösch u. a. Wien & Köln 2004. S. 162.
  • Doris Stockmann, Wilfried Fiedler, Erich Stockmann: Albanische Volksmusik, Band 1: Gesänge der Çamen." Berlin: Akademie-Verlag, 1965. 302 Seiten.
  • | B.Bajrami
  1. ^ Popullsi e përzier që kishte humbur rrënjët dhe jetonte sipas traditës fetare lindore
  2. ^ The Eclectic Magazine of Foreign Literature, Science, and Art