Jump to content

Çmimi i madh i Bahrainit 2009

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  F1 Bahraini - 2009
Statistikat
Gara e 4 nga 17 në vitin 2009.

Data 26 prill, 2009
Vendi Cirkuiti Ndërkombëtar i Bahrainit
Sakhir, Bahrain
Drejtimi Vënd garimi i përhershëm
3.363 mi / 5.412 km
Distanca 57 xhiro, 191.530 mi / 308.238 km
Moti Me diell
Pol pozita
Piloti Italia Jarno Trulli Toyota
Koha 1:33.431
Xhiro më e shpejtë
Piloti Italia Jarno Trulli Toyota
Koha 1:34.556 (10)
Podiumi
I pari Stampa:Country data Great Britain Jenson Button Brawn-Mercedes
I dyti Gjermania Sebastian Vettel Red Bull-Renault
I treti Italia Jarno Trulli Toyota

Çmimi i madh i Bahrainit 2009 (zyrtarisht VI Gulf Air Bahrain Grand Prix) ishte një garë e Formula Një e zhvilluar më 26 prill 2009 në Cirkuitin Ndërkombëtar të Bahrainit, Sakhir, Bahrain. Ishte gara e katërt e sezonit 2009 të Formula Një dhe Çmimi i madh i gjashtë i Bahrainit në histori.

Fituesi i garës ishte Jenson Button me Brawn i nisur nga vendi i katërt.[1] Sebastian Vettel u rendit i dyti me Red Bull i ndjekur nga Jarno Trulli, i cili u nis nga pol pozita, në vendin e tretë. Lewis Hamilton me McLaren arriti rezultatin më të mirë sezonal duke u renditur i katërti,[2] i ndjekur nga piloti tjetër i Brawn, Rubens Barrichello. Kimi Räikkönen i siguroi Ferrarit pikët e para të sezonit me një vend të gjashtë. Piloti tjetër i Toyotës Timo Glock u rendit i shtati, i ndjekur nga Fernando Alonso me Renault në vendin e tetë, pozicioni i fundit i pikëve.

Jenson Button vinte në garë si kryesuesi i renditjes për pilotë me 21 pikë, 6 më shumë se shoku i skuadrës Rubens Barrichello në vendin e dytë. Në vendin e tretë renditeshin dy pilotët gjerman Sebastian Vettel, fituesi i garës së kaluar, dhe Timo Glock, me nga 10 pikë secili.[3] Në renditjen për konstruktorë, Brawn GP udhëhiqte me 36 pikë i ndjekur nga Red Bull me 19.5 pikë dhe Toyota me 18.5 pikë.[3] Këto ishin ekipet që kishin shënuar numër pikësh dyshifrorë.

Ferrari ende nuk kishte shënuar asnjë pikë në tre garat e para, dhe nëse nuk do të realizonin pikë në Bahrain atëherë do të shënonin nisjen më të keqe të tyre në histori në Formula Një.[4] Nisja e tyre më e dobët kishte ndodhur në sezonin 1980, ku ekipi kishte dështuar të shënonte pikë deri në garën e katërt në Shtetet e Bashkuara, ku Jody Scheckter u rendit i pesti.

Force India prezantoi disa ndryshime në difuzorin dhe pjesën e poshtme të makinës Force India VJM02, si dhe përmirsoi hundën e makinës dhe pjesët anësore. Piloti italian i ekipit Giancarlo Fisichella i mikpriti këto përmirsime, duke shpresuar se forca shtytëse e pakët e makinës do të rregullohej nga përmirsimet e kryera nga ekipi.[5]

Praktika dhe kualifikueset

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tre seanca praktike u mbajtën para garës, dy prej të cilave u zhvilluan të premten më 24 prill 2009, kurse e treta u zhvillua në mëngjesin e ditës së shtunë. Dy seancat e para zgjatën 90 minuta kurse seanca e tretë zgjati 60 minuta. Moti në dy seancat e para ishte i qëndrueshëm dhe pista ishte e thatë.

Lewis Hamilton me McLaren ishte piloti më i shpejtë në përfundim të praktikës së parë, duke vendosur kohën 1:33.647. Pas tij renditeshin dy pilotët e BWM Sauber, Nick Heidfeld dhe Robert Kubica. Nico Rosberg me Williams ishte i katërti më i shpejti, i ndjekur nga Jenson Button me Brawn GP, Heikki Kovalainen me McLaren, Rubens Barrichello me Brawn GP dhe Felipe Massa me Ferrari. Mark Webber me Red Bull dhe piloti tjetër i Ferrarit Kimi Räikkönen plotësuan dhjetë vendet e para.[6] Në praktën e dytë të së premtes ishte Rosberg piloti më i shpejtë, duke regjistruar kohën 1:33.339, i ndjekur nga Fernando Alonso me Renault dhe Jarno Trulli me Toyota. Red Bullët e Sebastian Vettel dhe Mark Webber ishin në vendin e katërt dhe të pestë, të ndjekur afër nga Button. Adrian Sutil me Force India bëri një xhiro mbreslënëse dhe përfundoi i shtati në renditje, i ndjekur nga Timo Glock me Toyota dhe Barrichello me Brawn. Kazuki Nakajima me Williams plotësoi dhjetë vendet e para. Pilotët e BMW Sauber, Heidfeld dhe Kubica, nuk përsëritën kohën e seancës së parë, duke u renditur respektivisht në vendin e shtatëmbëdhjetë dhe njëzetë.[6]

Nelson Piquet Jr. u kualifikua me Renaultin e tij në vendin e pesëmbëdhjetë; shoku i tij i skuadrës Fernando Alonso ishte i shtati në nisje.

Në praktikën e tretë, Glock kreu xhiron më të shpejtë, duke vendosur kohën 1:32.605 para se makina e tij të rrotullohej pas një problemi me frenat. Ferrari dhe McLaren gjithashtu përmirsuan kohët e tyre. Felipe Massa vendosi kohën e dytë më të shpejtë, kurse Räikkönen të pestën. Hamilton vendosi kohën e katërt më të mirë. Nelson Piquet, Kubica, Nakajima, Trulli dhe Heidfeld plotësuan dhjetë vendet e para.[7]

Seanca kualifikuese e të shtunës mbasdite u nda në tre pjesë. Jarno Trulli arriti pol pozitën e katërt në karrierë, dhe të parën që nga viti 2005, kurse shoku i tij i skuadrës Timo Glock u rendit i dyti.[8] Kjo ishte hera e parë që Toyota do t'a niste garën me të dy pilotët në vijën e parë. Sebastian Vettel u kualifikua i treti, i ndjekur nga Button i katërti. Në vendin e pestë u rendit Lewis Hamilton, i ndjekur nga Rubens Barrichello i gjashti. Fernando Alonso me Renault arriti vendin i shtatë, kurse Felipe Massa u rendit i teti. Nico Rosberg dhe Kimi Räikkönen plotësuan dhjetë vendet e para. Kovalainen, Nakajima, Kubica, Heidfeld dhe Piquet plotësuan vendet 11–15; ata u eliminuan në seancën e dytë. Sutil, Buemi, Fisichella, Webber dhe Bourdais zunë vendet 16–20, duke u eliminuar në seancën e parë.[9] Sutil në mënyrë polemizuese bllokoi australianin Webber në momoentin kur ky i fundit po kryente xhiron e tij të shpejtë gjatë fundit të seancës kualifikuese (Sutil deklaroi se nuk e kuptoi se Webber po kryente një xhiro të shpejtë). Si rezultat i kësaj, Sutil mori një penalitet me tre pozicione, duke zbritur në pozicionin e 19të.[8]

Jenson Button mori fitoren e tretë të sezonit, duke rritur kryesimin e kampionatit.

Timo Glock bëri një nisje të shkëlqyer të garës dhe mori menjëherë kryesimin, i ndjekur nga Trulli në vendin e dytë, i cili j'u deshte të luftonte me britanikun Hamilton në kthesën e parë për të ruajtur pozicionin. Hamilton në nisje kishte parakaluar Vettel dhe Button, kjo falë një nisje të përkryer dhe përdorimit të sistemit KERS. Button edhe pse u parakalua, kishte fituar një pozicion ndaj Vettel, i cili e kishte nisur garën i mbingarkuar me karburant. Edhe Kimi Räikkönen kishte bërë një nisje pozitive, duke u renditur në vendin e gjashtë pas kthesës së parë, duke rikuperuar katër pozicione. Në prapavijë, makinat e Felipe Massës, Nick Heidfeld, Robert Kubicës dhe Kazuki Nakajimës kishin pësuar dëmtime, duke detyruar të kryenin pit stope herët për të riparuar dëmtimet. Heikki Kovalainen humbi disa pozicione pasi doli nga pista, kurse Massa pasi kreu pit stopin, u ankua në lidhjet me problemet e sistemit KERS në makinët e tij, e cila kishte temperaturë më të lartë se normalja, duke u këshilluar që t'a fikte.

Në nisjen e xhiros së 2të, Button parakaloi Hamiltonin dhe rifitoi pozicionin e tretë.[10] Pas kësaj, McLareni i Hamilton i ndihmuar nga sistemi KERS mbajti mbrapa gjermanin Vettel, i cili mundi t'a parakalonte Hamiltonin vetëm pasi britaniku hyri në bokse në xhiron e 15të.

Glock dhe Trulli kryen pit stopet e tyre respektivisht në xhirot 12 dhe 14, kjo për shkak se të dy makinat Toyota po i mbaronte karburanti. Ekipi japonez vendosi që pilotët të garonin me goma të mesme, që ishin më të ngadalta për gjysmën tjetër të garës. Kjo ishte në kontrast me strategjinë e ndjekur nga ekipet e tjera. Pasi Button kreu pit stopin e tij në xhiron e 15të, duke vendosur edhe goma të buta, ai krijoi mjaftueshëm distancë për të dalë para Trulli pas kryerjes së pit stopit. Glock, i cili më parë kryesoi garën, kishte humbur shumë terren për shkak të gomave dhe kishte rënë në vendin e shtatë, mbarapa Hamiltonit, i cili gjithashtu kishte kryer pit stopin e tij.

Vettel hyri në bokse në xhiron e 18të dhe arriti të dilte përpara Hamiltonit, po vetëm tridhjetë metra mbrapa makinës së ngadaltë të Trullit, duke e penguar atë të sfidonte Buttonin për kreun e garës. Britanku e shfrytëzoi këtë mundësi për të krijuar një distancë 7.5 sekonda ndaj Trullit pas xhiros së 22të.

Në fillim të xhiros 34, Button e kishte rritur kryesimin e tij në 15.6 sekonda, duke lejuar britanikun të kontrollonte garën me lehtësi. Nga koha kur pit stopet e dyta të makinave kryesore ishin kryer, Button ishte para të gjithëve, këtë herë me goma të trasha. Strategjia e gomave të Toyotës kishte dështuar, duke bërë që Vettel, me goma të buta, të bënte disa xhiro të shpejta dhe të dilte para Trullit kur ky i fundit doli nga bokset pas pit stopit të dytë. Pasi gjermani kreu pit stopin e tij (tani me goma të trasha), ai arriti të dalë para Trullit, në një situatë tërësisht të ndryshme nga pit stopi i parë.

Sebastian Vettel (mbrapa) me Red Bull u rendit në vendin e dytë.

Xhiroja e 44të u karakterizua nga dueli Räikkönen–Glock për vendin e gjashtë, me finlandezin i cili e mbajti mbrapa gjermanin në kthesën 4. Rubens Barrichello kishte humur kohë në etapat e hershme të garës pasi kishte dështuar të kalonte Renaultin e pajisur me sistemin KERS të Nelson Piquet. Megjithatë, ai tregoi fuqinë e makinës Brawn duke parakaluar Räikkönen, edhe pse kishte një ndalesë më shumë në bokse, duke krijuar më pas shkëputje në xhirot e fundit.

Katër xhiro më pas, Nakajima me Williams u bë piloti i vetëm që u tërhoq nga gara pas probleme me rrjedhjen e vajit në makinë.

Button kryesoi qetësisht në xhirot e fundit dhe mori fitoren e tretë sezonale, 7 sekonda para vendit të dytë Vettel, i cili shtyu shumë në xhirot e fundit. Trulli kaloi vijën e finishit 2 sekonda mbrapa gjermanit. Hamilton u rendit i katërti, Barrichello i pesti, Räikkönen i gjashti, Glock i shtati më pak se një sekond dhe Alonso i teti, 52 sekonda mbrapa fituesit Button.[11] Për Nick Heidfeld ishte gara e 24 rresht e përfunduar, duke barazuar rekordin e bashkëkombasit Michael Schumacher. BMW Sauber i tij u rendit në vendin e 19të, i cili ishte vendi i fundit.

Makinat që përdorin sistemin KERS janë të shënuara me "‡"

Poz Nr Piloti Konstruktori P1 P2 P3 Nisja
1 9 Flamuri Jarno Trulli Toyota 1:32.799 1:32.671 1:33.431 1
2 10 Flamuri Timo Glock Toyota 1:33.165 1:32.613 1:33.712 2
3 15 Flamuri Sebastian Vettel Red Bull-Renault 1:32.680 1:32.474 1:34.015 3
4 22 Flamuri Jenson Button Brawn-Mercedes 1:32.978 1:32.842 1:34.044 4
5 1‡ Flamuri Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:32.851 1:32.877 1:34.196 5
6 23 Flamuri Rubens Barrichello Brawn-Mercedes 1:33.116 1:32.842 1:34.239 6
7 7‡ Flamuri Fernando Alonso Renault 1:33.627 1:32.860 1:34.578 7
8 3‡ Flamuri Felipe Massa Ferrari 1:33.297 1:33.014 1:34.818 8
9 16 Flamuri Nico Rosberg Williams-Toyota 1:33.672 1:33.166 1:35.134 9
10 4‡ Flamuri Kimi Räikkönen Ferrari 1:33.117 1:32.827 1:35.380 10
11 2‡ Flamuri Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:33.479 1:33.242 11
12 17 Flamuri Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:33.221 1:33.348 12
13 5‡ Flamuri Robert Kubica BMW Sauber 1:33.495 1:33.487 13
14 6‡ Flamuri Nick Heidfeld BMW Sauber 1:33.377 1:33.562 14
15 8‡ Flamuri Nelson Piquet, Jr. Renault 1:33.608 1:33.941 15
16 20 Flamuri Adrian Sutil Force India-Mercedes 1:33.722 19
17 12 Flamuri Sébastien Buemi Toro Rosso-Ferrari 1:33.753 16
18 21 Flamuri Giancarlo Fisichella Force India-Mercedes 1:33.910 17
19 14 Flamuri Mark Webber Red Bull-Renault 1:34.038 18
20 11 Flamuri Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:34.159 20
Burimi:[12]
Poz Nr Piloti Konstruktori Xhiro Koha/Tërhequr Nisja Pikë
1 22 Flamuri Jenson Button Brawn-Mercedes 57 1:31:48.182 4 10
2 15 Flamuri Sebastian Vettel Red Bull-Renault 57 +7.187 3 8
3 9 Flamuri Jarno Trulli Toyota 57 +9.170 1 6
4 1‡ Flamuri Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 57 +22.096 5 5
5 23 Flamuri Rubens Barrichello Brawn-Mercedes 57 +37.779 6 4
6 4‡ Flamuri Kimi Räikkönen Ferrari 57 +42.057 10 3
7 10 Flamuri Timo Glock Toyota 57 +42.880 2 2
8 7‡ Flamuri Fernando Alonso Renault 57 +52.775 7 1
9 16 Flamuri Nico Rosberg Williams-Toyota 57 +58.198 9
10 8‡ Flamuri Nelson Piquet, Jr. Renault 57 +1:05.149 15
11 14 Flamuri Mark Webber Red Bull-Renault 57 +1:07.641 18
12 2‡ Flamuri Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 57 +1:17.824 11
13 11 Flamuri Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 57 +1:18.805 20
14 3‡ Flamuri Felipe Massa Ferrari 56 +1 xhiro 8
15 21 Flamuri Giancarlo Fisichella Force India-Mercedes 56 +1 xhiro 17
16 20 Flamuri Adrian Sutil Force India-Mercedes 56 +1 xhiro 19
17 12 Flamuri Sébastien Buemi Toro Rosso-Ferrari 56 +1 xhiro 16
18 5‡ Flamuri Robert Kubica BMW Sauber 56 +1 xhiro 13
19 6‡ Flamuri Nick Heidfeld BMW Sauber 56 +1 xhiro 14
Tër 17 Flamuri Kazuki Nakajima Williams-Toyota 48 Presioni i vajit 12
Burimi:[14]

Renditja e kampionatit pas garës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Renditja e pilotëve
Poz. Piloti Pikë
1 Flamuri Jenson Button 31
2 Flamuri Rubens Barrichello 19
3 Flamuri Sebastian Vettel 18
2 4 Flamuri Jarno Trulli 14.5
1 5 Flamuri Timo Glock 12
Burimi:[15]
Renditja e konstruktorëve
Poz. Konstruktori Pikë
1 Flamuri Brawn-Mercedes 50
2 Flamuri Red Bull-Renault 27.5
3 Flamuri Toyota 26.5
4 Flamuri McLaren-Mercedes 13
1 5 Flamuri Renault 5
Burimi:[15]

  • Shënim: Vetëm pesë pozicionet e para në secilën renditje janë përfshirë.
  1. ^ Keith Collantine (26 prill 2009). "Button extends title lead with third win" [Button rrit kreun për titullin me fitoren e tretë] (në anglisht). Racefans.net. Marrë më 16 maj 2019.
  2. ^ Tom Cary (26 prill 2009). "Lewis Hamilton delighted after fourth-place finish" [Lewis Hamilton i kënaqur pas vendit të katërt] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 16 maj 2019.
  3. ^ a b "China 2009 - Championship • STATS F1" [Kina 2009 - Kampionati • Statistikat F1]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 14 mars 2019.
  4. ^ "Ferrari predict end to poor form" [Ferrari parashikon fundin e formës së dobët]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 19 prill 2009. Marrë më 17 maj 2019.
  5. ^ "New floor and diffuser for Force India in Bahrain" [Dysheme e re dhe difuzor për Force Indian në Bahrain]. formula 1.com (në anglisht). Formula One Administration Ltd. 22 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2009. Marrë më 24 prill 2009.
  6. ^ a b "Bahrain GP practice results" [Rezultatet e praktikës të Çmimit të madh të Bahrainit] (në anglisht). BBC Sport. 24 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2009. Marrë më 24 prill 2009.
  7. ^ "Bahrain GP practice results" [Rezultatet e praktikës të Çmimit të madh të Bahrainit] (në anglisht). BBC Sport. 25 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2009. Marrë më 25 prill 2009.
  8. ^ a b Chris Whyatt (24 prill 2009). "Trulli on pole as Toyota dominate" [Trulli në pol pozitë, Toyota dominon] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 prill 2019.
  9. ^ "Bahrain GP qualifying results" [Rezultatet e kualifikueseve të Çmimit të madh të Bahrainit] (në anglisht). BBC Sport. 25 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2009. Marrë më 27 prill 2009.
  10. ^ "Martin Brundle column" [Kolona e Martin Brundle]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 27 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2009. Marrë më 6 maj 2009.
  11. ^ "Brilliant Button wins in Bahrain" [Button gjenial fiton në Bahrain] (në anglisht). BBC Sport. 26 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2009. Marrë më 27 prill 2009.
  12. ^ "2009 FORMULA 1 GULF AIR BAHRAIN GRAND PRIX - Qualifying Results" [Çmimi i madh i Bahrainit Formula Një 2009 - Rezultatet e kualifikueseve]. formula1.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  13. ^ Elizalde, Pablo (25 prill 2009). "Sutil handed three-place penalty" [Sutil penalizohet me tre pozicione]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2009. Marrë më 25 prill 2009.
  14. ^ "2009 FORMULA 1 GULF AIR BAHRAIN GRAND PRIX - Race Results" [Çmimi i madh i Bahrainit Formula Një 2009 - Rezultatet e garës]. formula1.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2015. Marrë më 28 dhjetor 2015.
  15. ^ a b "Bahrain 2009 - Championship • STATS F1". www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 11 mars 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Çmimi i madh i Bahrainit 2009 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale