Jump to content

Šime Vrsaljko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Šime Vrsaljko

Vrsaljko me Dinamo Zagreb në vitin 2010
Të dhënat vetjake
Emri i plotëŠime Vrsaljko [1]
Datëlindja (1992-01-10) 10 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaZadar, Kroaci
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sassuolo
Numri11
Karriera me të rinjtë
Zadar
2006–2009Dinamo Zagreb
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2013Dinamo Zagreb73(1)
2009Lokomotiva (Huazim)17(0)
2013–2014Genoa23(0)
2014–Sassuolo0(0)
Karriera ndërkombëtare
2007Kroacia U–155(1)
2007–2009Kroacia U–1716(2)
2010Kroacia U–181(0)
2010Kroacia U–196(0)
2010–2014Kroacia U–2112(0)
2011–Kroacia9(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 Maj 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 qershor 2014

Šime Vrsaljko (Kroacisht ʃiːmê ʋrsaːʎko; lindur më 10 janar 1992) është një futbollist kroat i cili luan për skuadrën italiane SassuoloSerie A dhe me kombëtaren kroate si mbrojtës i djathtë. Pozicioni i tij i preferuar është mbrojtës i djathtë, por ai mund të luaj edhe në të majtë, ose si mesfushor.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vrsaljko filloi karrierën e tij si profesionist te Lokomotiva ku qëndroi i huazuar gjatë sezonit 2009–10 nga Dinamo Zagreb. Ai bëri debutimin e tij për Lokomotivën në ligën më të fortë kroate më 26 korrik 2009 në një ndeshje kundër Rijeka, në atë kohë ai ishte vetëm 17 vjeç [2]. Vrsaljko ishte në formacionin titullar të 17 ndeshjeve të ligës për vitin 2009 me Lokomotivën, duke u zëvëndësuar vetëm një herë.

Ai u ribashkua me skuadrën e Dinamo Zagreb më 22 dhjetor 2009 përpara fillimit të merkatos verore dhe luajti ndeshjen e tij të parë me klubin më 27 Shkurt 2010 kundër Croatia SesvetePrva HNL. Ai bëri edhe nëntë paraqitje të tjera me klubin deri në fund të sezonit, duke arritur në kuotën e 27 paraqitjeve gjatë gjithë sezonit. Vrsaljko luajti gjithashtu në gjysmë–finalen e 2009–10 Kupës Kroate [3].

Vrsaljko humbi ndeshjet hapëse të sezonit 2010–11 pasi ai ishte thirrur për të luajtur me kombëtaren U–19. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit më 31 korrik në një ndeshje të ligës kundër Rijeka ku Dinamo humbi me rezultatin 2–1. Vrsaljko gjithashtu bëri debutimin e tij në kompedicionet europiane, duke u paraqitur në humbjen kundër Sheriff Tiraspolraundin e tretë2010–11 UEFA Champions League. Në gusht të atij viti ai ishte i lidhur me një transferim të mundshëm te francezët e Olympique Marseille për 4 milion , por zëvëndës-presidenti i klubit Zdravko Mamić e refuzoi ofertën.[4] Ai shënoi golin e parë në ligë në ndeshjen kundër Cibalia ku Dinamo fitoi me rezultatin 2–0.[5] Falë performancave të tij mbeslënëse nën drejtimin e trajnerit Vahid Halilhodžić, ai u emërua Shpresa e Vitit e Futbollit Kroat për vitin 2010. Në fund të sezonit, ai fitoi dy tituj me klubin.

Ai e filloi sezonin 2011–12 duke dhuruar një assist për Ivan Krstanović në fitoren 3–0 kundër Neftchi Baku për kualifikueset e UEFA Champions League. Në gusht 2011, ai doli jashtë me karton të kuq gjatë një ndeshje play-off jashtë fushe kundër Malmö FF, me Dinamon që j'a doli mbanë për tu kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Champions Leagues pas 12 vitesh. Pas atij kartoni, ai u ndëshkua me tre ndeshje pezullim. Ai bëri debutimin e tij në 2011–12 UEFA Champions League në ndeshjen e katërt kundër hollandezëve të AFC Ajax, dhe luajti në ndeshjen finale të grupit kundër Olympique LyonnaisMaksimir Stadium. Në ligë, ai luajti 22 ndeshje dhe dhuroi 5 assista, me Dinamon që fitoi dy titujt të tjerë – Prva HNL dhe kupën Hrvatski.

Pas rikthimit të tij nga Polonia ku ai ishte pjesë e kombëtares kroateUEFA Euro 2012, ai ndihmoi Dinamon që të kualifikohej sërisht në Champions League. Ai luajti katër ndeshje në fazën e grupeve në 2012–13 UEFA Champions League, me Dinamon që e përfundoi grupin në vendin e fundit me vetëm një pikë të marrë.

Më 12 korrik 2013, Vrsaljko u bashkua me klubin italian të Serie A Genoa për një shumë të paditur, besuar që të ishte 4 milion .[6] Në sezonin e tij të parë në ligën më të lartë italiane, Vrsaljko ishte një lojtar i rëndësishëm në formacionin titullar, duke luajtur zakonisht si mbrojtës i djathtë. Ai luajti 22 ndeshje në total, duke humbur javët 24-33 për shkak dëmtimi.

Më 22 korrik 2014, Vrsaljko u largua nga Genoa për të firmosur me klubin tjetër të Serie A, Sassuolo.[7]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai mori thirrjen e parë nga kombëtarja kroate më 2 nëntor 2010 për ndeshjen kualifikueseEuro 2012 kundër Maltës. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 9 Shkurt 2011 në një ndeshje miqësore kundër Çekisë. Ai luajti edhe tre ndeshje të tjera përpara Majit 2012, ku ai ishte në listën paraprake të 26 lojtarëve për të përfaqsuar Kroacinë në Euro 2012. Pas ndeshjes miqësore kundër Estonisë në Maj 2012, trajneri i kombëtares Slaven Bilić e hoqi nga lista e të përzgjedhurve, por një javë para fillimit të turnamentit, ai u ri-thirr sërisht për shkak të dëmtimit të mbrojtësit të Hamburgut Ivo Iličević [8]. Ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të tre ndeshjet e grupit. Në kualifikueset e Kupës së Botës 2014, ai luajti vetëm një ndeshje dhe ajo ishte kundër Belgjikës në Zagreb. Në Maj 2014, ai ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Niko Kovač për të luajtur në Kupën e Botës 2014 që u zhvillua në Brazil [9]. Për shkak të dëmtimeve të kombëtares kroate disa ditë para fillimit të turnamentit, Vrsaljko luajti në ndeshjen hapëse kundër vendasve të Brazilit; ai luajti në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të të dëmtuarit Danijel Pranjić [10]. Ai luajti në atë rol edhe në ndeshjen e tretë të grupit kundër Meksikës.

Dinamo Zagreb
  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players". FIFA. 11 qershor 2014. fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2015. Marrë më 8 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Vrsaljko Šime". Nogometni magazin. Marrë më 18 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Croatian Cup 2009/10". Dinamo Zagreb. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2010. Marrë më 17 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Sammir: Novi trener je puno stroži od Zajeca, rekao nam je da 'ovo' ne smijemo izgubiti!". Sportske novosti. 18 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 18 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Vaha 'mister 100 posto': Dok smo imali svježine, jako puno smo pokazali!". Sportske novosti. 29 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 30 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Grifo Altro Colpo Vrsaljko". Genoafc.it. 12 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2013. Marrë më 12 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Ufficiale: Sime Vrsaljko è un calciatore del Sassuolo". SassuoloCalcio.it. 22 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2014. Marrë më 22 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "EURO: Iličević otpao, pozvan Vrsaljko". Nacional. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 7 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Modric, Mandzukic lead Croatia's World Cup squad". fifa.com. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Kovač otkrio taktiku za Brazil: Vrsaljko definitivno mijenja Pranjića". dnevno hr. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]