Agim Zajmi
Agim Zajmi (1936, Tiranë - 3 nëntor 2013, Tiranë), skenograf, piktor dhe profesor ne Akademine e Arteve te Shqiperise. Agim Zajmi është skenografi me i vleresuar ne teatrin shqiptar dhe ka realizuar me shume se 300 skenografi. President dhe co-fondator i "Shoqatës Mbarëkombëtare të artistëve figurative" qe permbledh artistet shqiptare ne Shqiperi dhe jashte saj (Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Kroaci, Greqi, Itali dhe te diaspores).
Përmbajtja
Studimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kryen studimet e larta për pikturë, skenografi-kostumografi në Shën-Petersburg, Rusi, studime që ai i mbaron në Akademine Imperiale te Arteve te Shen-Peterbourg ne vitin 1961. Në të njëjtin vit fillon punë si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe pak më vone punon kryesisht në Teatrin e Kombëtar të Shqiperise ne Tirane. Ai punon shpesh edhe me teatrot kombetare te Prishtines ne Kosove, Shkupit ne Maqedoni dhe Malit te Zi. Dekan dhe profesor ne Akademine e Arteve te Shqiperise, ne Tirane.
Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Veprat e tij janë ekspozuar në shumë vënde të botës: France, Angli, Itali, Gjermani, Austri, Turqi, Greqi, Egjipt, etj. Pikturat e tija bëjnë pjesë në Koleksionin e Galerisë Kombëtare te Arteve(Tiranë) dhe në koleksione në vënde të tjera te botës.
Actualisht disa nga vepart e tija janë të ekspozuara ne sallën e pritjes (për delegacionet e huaja) në Kryeministrinë e Shqipërise.
Çmimet nderkombetare dhe kombetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Është fitues i shumë çmimeve kombëtare në pikturë dhe skenografi. Për merita si artist është nderuar:
- Fitues i çmimit KULT, 2008, Skenografi me i mire i vitit.
- Çmim i pare ne pikture me pikturen "Fushë Kosova", 1989
- Çmim i parë ne skenografi, me shfaqen "Gjenerali i ushtrise se vdekur", Prishtine, festivali i Kragujevacit, 1976
- Çmimi i pare ne Bjenalen e Rajsburgut, Poloni me shfaqen "Rinoceonti", Eugjen Jonesko, 1996
- fitues i medaljes "Naim Frasheri", 1968
- Çmim i dyte në pikturë me portretin e "Vasil Laçit", 1972
- Çmim i dyte në pikturë me portretin e "Ganimet Tërbesha", 1981
- Çmim i dyte në pikture me kompozimin e "Ded Gjo Luli", 1984
- "Artist i Merituar i Republikës së Shqipërise", titull i marre en 1975
- "Artist i Popullit të Republikës së Shqipërisë", titull i larte i marre ne 1991
- Në vitin 1995 i jepet titulli "Profesor" (për sherbimin ndaj popullit shqipëtar që ai ka dhënë duke përgatitur dhe nxjerë në jetën shoqërore shqipëtare, artiste dhe skenografë te rinj).
- 40 piktura dhe skenografi janë pjese e fondit kombetar te Galerise Kombetare te Arteve te Shqiperise.
Krijimtaria Shkencore-artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
është hartuesi i kapitullit "Problemet e skenografisë dhe komponenteve të saj" e perfshire ne vepren "Baza teorike e arteve figurative", i cili është tekst mesimor per studentet e Akademise se Arteve te Shqiperise. Mbron tezat shkencore dhe artistike si, zhvillimi i artit shqiptar, Universiteti i Algjerit dhe krijimtaria e piktorit Vangjush Mio, në Ankara, Turqi.
Mirenjohja kombetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mbi krijimtarinë e tij janë botuar libra të ndryshëm, janë bere intervista, dhe janë realizuar disa filma dokumentar, të transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar dhe ne televizionet private.
- 1995, "Nje zë ne mikrofon", Radio Tirana, i ftuar Agim Zajmi, emision, 30 min (kliko ketu per te degjuar)
- 2004, "Blue - i ftuar Agim Zajmi", TV Klan, emision televiziv, 120 min
- 2005, Radio televizioni Shqiptar, "Teatri është shtepia ime", emision televiziv, 1h, realizuar nga Albet Minga
- nëntor 2000, "Profil - Agim Zajmi", Vizion +, emision televiziv, 30 min
- janar 2008, Televizioni ALSAT, "Takim Exclusif", emision televiziv 1h
- 2009, "Arratia e peshkut te kuq" me Agim Zajmin, NEWS24, emision televiziv, 30 min
- 2000, "Agim Zajmi, poet i skenes", liber, monografi nga Kudret Velça. Bibliogr. : f. 181-182. - L. 350, Tir. 800. Klasifikimi 75 .054 .071.1(496.5) (092) 929(496.5) [Zajmi, Agim] (biblioteka kombetare shqiptare) (biblioteka, "Marin Barleti", Shkoder)
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
[1] · [2] · [3] [4]. [5]. [6]. [7]. [8] [9]. [10].
- ^ PART 1, AGIM ZAJMI, takim exklusiv, Alsat, 2008
- ^ PART 2, AGIM ZAJMI, takim exklusiv, Alsat, 2008
- ^ PART 3, AGIM ZAJMI, takim exklusiv, Alsat, 2008
- ^ Pasdite ne TCH, 4 Nentor 2013 - Top Channel Albania
- ^ Agim Zajmi per artisten Marie Logoreci
- ^ Agim Zajmi per artisten Marie Logoreci
- ^ Agim Zajmi - Teatri është shtepia ime
- ^ « Agim Zajmi, poet i skenes », liber nga Kudret Velça, Monografi.
- ^ Fushe Kosova, Agim Zajmi, Çmim i pare ne pikturë, 2003
- ^ Pullë e Postes Shqiptare, "Lokja" - Pikture nga Agim Zajmi