Jump to content

Agustin Kola

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agustin Kola
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAgustin Kola
Datëlindja (1959-05-10) 10 maj 1959 (65 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1977–1978Shkëndija(2)
1978–197917 Nëntori Tirana(7)
1979–1980Shkëndija(5)
1980–199117 Nëntori Tirana260(113)
1991–1992Egaleo
1994–1997Tirana38(13)
Karriera ndërkombëtare
1980–1994Shqipëria22(1)
Skuadra të menaxhuara
1998Shkumbini
2008–2009Tirana
2009–2010Kamza
2010–2011Tirana U-17
2011–2014Tirana U-19
2012Skrapari
2015Adriatiku Mamurras
2019–Shqipëria nën-17 (femra)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Agustin Kola (lindur më 10 maj 1959) është një ish futbollist profesionist shqiptar dhe trajner futbolli. Ai konsiderohet një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave të Tiranës, klub me të cilin e shpenzoi shumicën e karrierës së tij.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kola fillimisht kaloi disa vite të adoleshencës në Cirkun e Tiranës, si akrobat, por gjithashtu shkëlqeu edhe në not.[2][3] Një ditë, ai u pa duke luajtur futboll nga mësuesi i atëhershëm i shkollës së mesme Aurel Veria, i cili e rekomandoi Kolën te trajneri Enver Rada, i cili drejtonte ekipin e të rinjëve të Tiranës.[4] Në moshën 14 vjeç, Kola shkëlqeu në Spartakiadën e të rinjve dhe, duke pasur parasysh mjeshtërinë e tij akrobatike, roli i tij ishte portier.[5] Gjatë një ndeshje në turnament kur ekipi i tij po humbiste 1–0, Kola i tha një nga shokëve të ekipit t'a zëvëndësonte në portë, duke kaluar vetë në sulm, aty ku ai shënoi golin e barazimit si dhe asistoi golin e dytë dhe të fitores. Që pas asaj ndeshje, Kola filloi të luante si sulmues.[5] Pa u konsultuar dhe pa bërë të ditur askënd, në moshën 14-vjeçare ai aplikoi dhe kaloi një provë në shkollën e mjeshtërisë sportive Loro Boriçi, një shkollë e mesme e specializuar në prodhimin e futbollistëve të rinj.[5]

Kola bëri debutimin e tij si profesionist në sezonin 1977–78 me klubin Shkëndija të Tiranës. Pas një sezoni, ai kaloi te KF Tirana, në atë kohë i quajtur 17 Nëntori, para se të kthehej prap te Shkëndija. Në vitin 1980, Kola u rikthye te 17 Nëntori, duke u bërë pjesë e gjeneratës së artë të klubit në vitet 1980', sëbashku me lojtarë si Arben Minga, Mirel Josa, Sulejman Mema, Shkëlqim Muça dhe Bedri Omuri. Partneriteti i tij në sulm me Mingën konsiderohet si një nga dyshet më të mira të sulmit në historinë e futbollit shqiptar.[6][7] Gjatë kësaj kohe, Kola e fitoi Kategorinë Superiore katër herë si dhe u shpall golashënuesi më i mirë në dy raste, respektivisht në sezonet 1987–88 (18 gola) dhe 1988–89 (19 gola).[8]

Në vitin 1991, pas rënjes në komunizmit në Shqipëri, Kola ashtu si edhe shumë lojtarë të tjerë u larguan nga vendi për të luajtur në shtete të huaja; ai firmosi në Greqi me Egaleon.[9] Në vitin 1994, Kola u rikthye sërisht në Shqipëri te Tirana, një vendim që u ndikua shumë edhe nga rikthimi i shokut të tij të ngushtë Minga nga Rumania, duke fituar edhe tre kampionate të tjera para se të tërhiqej nga futbolli në vitin 1997 në moshën 38 vjeç.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1978, Minga fitoi Kupën e Ballkanit me ekipin nën-21, duke mposhtur në finale Rumaninë me rezultatin 7–1.[10]

Kola bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare më 6 dhjetor 1980 në humbjen minimale 1–0 kundër Austrisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 1982.[11] Goli i tij i vetëm me ekipin kombëtar erdhi më 31 tetor 1984 në barazimin 2–2 kundër Polonisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 1982.[12][13] Gjithsej Kola luajti 22 ndeshje me Shqipërinë.

Karriera si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përvoja e parë si trajner i Kolës erdhi gjatë sezonit 2008–09, kur në dhjetor 2008 ai u emërua trajneri i ri i Tiranës. Më 7 maj, ai dha dorëheqjen nga roli i tij vetëm një ditë pasi humbi finalen e kupës kundër Flamurtarit; kampionati ishte dy javë para mbylljes.[14] Në fund të sezonit, Tirana u shpall fitues i kampionatit për herë të 24të në histori, me Kolën që u cilësua një nga faktorët kryesor të këtij suksesi.[15]

Në janar 2012, Kola firmosi me Skraparin. Megjjthatë, qëndrimi i tij në klub nuk zgjati shumë.[16]

Në gusht 2015, Kola u emërua trajneri i ri i Adriatikut, me të cilin qëndroi vetëm për disa muaj.[17]

Në shkurt 2019, Kola u vendos si trajneri i ri i ekipit nën-17 të kombëtares shqiptare së femrave, e cila sapo ishte krijuar.[18][19] Më 21 tetor 2022, Shqipëria arriti një fitore rekord 9–1 kundër Moldavisë në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-17 për femra; kjo ishte fitorja më e madhe e Shqiperisë në çdo kategori të meshkujve dhe femrave.[20]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kola konsiderohet një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të Tiranës dhe Shqipërisë. Ai ishte një lojtar këmbë-majtë, shtatlartë i cili dallohej për instriktin e golit dhe lëvizjet brënda zone. Kola ishte gjithashtu një lojtar i rrezikshëm në duelet ajërore, kjo falë forcës fizike dhe gjatësisë, duke shënuar shumë gola me kokë.[21]

Falë teknikës së tij dhe shkathtësisë, Kola gjithashtu mund të luante në krahë. Ai shpesh herë pësonte ndërhyrje të rënda nga mbrojtësit kundërshtar.[21] Përveç aftësive si lojtar, Kola njihej për karakterin dhe personalitetin e fortë, si dhe për lidershipin e tij.[6]

Kola ka lindur në Tiranë nga një familje me origjinë nga Dukagjini.[22] Në fëmijërinë e tij, ai ishte tifoz i Tiranës, në atë kohë 17 Nëntori dhe klubit italian Juventus.[23] Ai ishte shok i ngusht me legjendën tjetër të Tiranës, Arben Minga, i cili ndërroi jetë në vitin 2007.[24]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [25]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kontinenti Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Shkëndija 1979–80 Kategoria Superiore ? 5 ? ? ? 5
17 Nëntori 1980–81 Kategoria Superiore ? 6 ? ? ? 6
1981–82 Kategoria Superiore ? 10 ? ? 1 3 ? 13
1982–83 Kategoria Superiore ? 7 ? ? 2 1 ? 8
1983–84 Kategoria Superiore ? 4 ? ? ? 4
1984–85 Kategoria Superiore ? 10 ? ? ? 10
1985–86 Kategoria Superiore ? 13 ? ? ? 13
1986–87 Kategoria Superiore ? 13 ? ? 4 1 ? 14
1987–88 Kategoria Superiore ? 18 ? ? ? 18
1988–89 Kategoria Superiore ? 19 ? ? 3 0 ? 19
1989–90 Kategoria Superiore ? 9 ? ? 4 2 ? 11
1990–91 Kategoria Superiore ? 4 ? ? ? 4
Gjithsej ? 113 ? ? 14 7 ? 120
Egaleo 1991–92 Beta Ethniki ? ? ? ? ? ?
Tirana 1994–95 Kategoria Superiore ? 10 ? ? ? 10
1995–96 Kategoria Superiore ? ? ? ? ? ?
1996–97 Kategoria Superiore ? ? ? ? ? ?
Gjithsej ? 13 ? ? ? 13
Gjithsej karriera ? ? ? ? ? ? ? ?

Burimi: [26]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 1980 1 0
1981 2 0
1982 3 0
1983 1 0
1984 3 1
1985 4 0
1986 2 0
1988 2 0
1991 2 0
1992 1 0
1994 1 0
Gjithsej 22 1
17 Nëntori
  1. ^ a b Agron Sejamini (8 shkurt 2009). "Agustin Kola, Mjeshtër i Merituar sporti, një nga ikonat e futbollit bardheblu". Zenra Shqiptare. Marrë më 30 qershor 2024.
  2. ^ "Agustin Kola plas "bombën": Tirana e shiti Kupën ndaj Flamurtarit në 2009-ën se donte… Bamiri". Gazeta Tema. 23 shtator 2019. Marrë më 30 qershor 2024.
  3. ^ "Agustin Kola: Lojtarët e viteve 80', si Ronaldo sot". Konica.al. 14 tetor 2018. Marrë më 30 qershor 2024.
  4. ^ "Kola skanon Agustinin: Ja kur do bëja tifo për Partizanin". Panorama Sport. 26 tetor 2020. Marrë më 30 qershor 2024.
  5. ^ a b c Agron Sejamini (8 shkurt 2009). "Grinta dhe sedra bardheblu". Zemra Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2011. Marrë më 16 qershor 2015.
  6. ^ a b Bedri Alimehmeti (27 dhjetor 2017). "Minga dhe Kola, dy "binjakët" e golit, të papërsëritshëm në futbollin shqiptar". Telegraf.al. Marrë më 30 qershor 2024.
  7. ^ "Edhe burrat qajnë! Agustin Kola përlotet kur flet për të ndjerin Arben Minga: E kisha më shumë se vëlla". Shqiptarja.com. 8 maj 2020. Marrë më 30 qershor 2024.
  8. ^ "STATISTIKA/ "Bomberat" jashtë modës, Tirana nuk ka një "snajper" prej…10 vitesh". Panorama Sport. 9 maj 2020. Marrë më 30 qershor 2024.
  9. ^ "Agustin Kola: "Sekreti i Tiranës është grupi"". Gazeta Telegraf. 15 prill 2014. Marrë më 15 janar 2023.
  10. ^ "Balkan Youth Championship 1968-1981" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 3 shkurt 2014.
  11. ^ "Albania 0–1 Austria". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 30 qershor 2024.
  12. ^ "Poland 2–2 Albania". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 30 qershor 2024.
  13. ^ "Agustin Kola, futbollisti legjendar shqiptar kujton ndeshjen kundër Polonisë: Për ne ishte si një ëndërr". Newsport.al. 2 shkurt 2023. Marrë më 1 korrik 2024.
  14. ^ "Flamurtari i rrëmben Tiranës Kupën dhe UEFA-n". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  15. ^ "Tirana, 24 here kampione e Shqiperise". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  16. ^ "Agustin Kola merr drejtimin e Skraparit". Panorama Sport. 21 janar 2012. Marrë më 30 qershor 2024.
  17. ^ "Agustin Kola, trajneri i ri i Mamurrasit". Panorama Sport. 11 gusht 2015. Marrë më 30 qershor 2024.
  18. ^ "Kola: Shikoj dëshirë më të madhe te femrat, më kanë çuditur!". Sport Ekspres. 3 mars 2019. Marrë më 30 qershor 2024.
  19. ^ "Rikthimi te trajningu dhe Superiorja, "linja" për Agustin Kolën". Sport Ekspres. 2 shkurt 2019. Marrë më 30 qershor 2024.
  20. ^ "Agustin Kola i jep një fitore historike Shqipërisë, turpërojmë rivalin 9-1 në ndeshjen e eliminatoreve të Europianit". Sport Ekspres. 21 tetor 2022. Marrë më 30 qershor 2024.
  21. ^ a b Uvil Zajmi. ""Dhjetor '84, kur Josa e Minga, tronditnin një mbretëri në 'Qemal Stafa' dhe…"/ Historia e panjohur e 'treshes tironase', që bënë epokë edhe me kombëtaren e Shqipërisë". Memorie.al. Marrë më 30 qershor 2024.
  22. ^ "Agustin Kola: Origjina ime është nga Dukagjini, s'e kam mohuar kurrë". Shkodra Sport. 22 mars 2023. Marrë më 30 qershor 2024.
  23. ^ ""Kam qenë si CR7", Agustin Kola: Lukaku më kujton Ngoo-në, fle gjumë por…". Boldnews.al. 2 korrik 2021. Marrë më 30 qershor 2024.
  24. ^ ""Më dridhet zëri kur e kujtoj", Agustin Kola përlotet kur kujton Arben Mingën: E kisha vëlla e shkuar vëllait". Sport Ekspres. 8 maj 2020. Marrë më 30 qershor 2024.
  25. ^ "Agustin Kola stats" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 4 korrik 2024.
  26. ^ "Agustin Kola". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 7 janar 2019.
  27. ^ ""Këpucët e Arta" të Shqipërisë, nga Refik Resmja te Iir Përnaska". Telegraf.al. 14 maj 2014. Marrë më 28 shtator 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]