Kërceni tek përmbajtja

Mirel Josa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mirel Josa
Personal information
Emri i plotë Mirel Josa
Data e lindjes 1 qershor 1963 (61 vjeç)
Vëndi i lindjes Tiranë, Shqipëri
Gjatësia 1.82 m (6 ft 0 in)
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
1980–1990 Tirana 100 (22)
1992–1995 Kavala 20 (1)
1991–1992 Aris 22 (0)
Karriera ndërkombëtare
1984–1992 Shqipëria 27 (1)
Managerial career
2003–2007 Tirana
2007–2008 Vllaznia
2008–2009 Elbasani
2009–2010 Teuta
2010–2011 Shkumbini
2011–2012 Vllaznia
2012–2016 Skënderbeu
2016–2017 Tirana
2017– Prishtina
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Mirel Josa (lindur më 1 qershor 1963)[1] është një ish futbollistë shqiptar dhe një trajner futbolli, i cili momentalisht drejton klubin kosovar KF PrishtinaSuperligen kosovare. Si lojtar, ai ka luajtur në Greqi me klubet e Kavala dhe Aris.[2]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si lojtar i Tiranës, Josa do të kujtohet gjatë për golin e tij në minutën e fundit shtesë kundër rumunëve të FC Dinamo București1986–87 European Cup Winners' Cup, gjë që e kualifikoi skuadrën e tij në çerek–finalen e kompedicionit.[3]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet e tij të rinisë, Josa e përshtati veten e tij si mbrojtës dhe mesfushor sulmues. Gjatë Kampionatit Evropian nën-18 të vitit 1982 që u zhvillua në Finalndë, Josa arriti të shënojë gol në humbjen 1–3 kundër Holandës, gjë që e skualifikoi Hollandën, në një ndeshje ku Marco van Basten ishte i pranishëm.[3]

Gjatë 1984 Kampionatit Evropian U–21, goli i tij bëri që Shqipëria të barazonte kundër Gjermanisë Perëndimore, gjë që ishte një faktor përcaktues në kualifikimin e Shqipërisë në çerek–finale, duke eleminuar Gjermaninë Perëndimore, Turqinë dhe Austrinë [3]. Pas kësaj ndeshje Josa u nderua me titullin "Mjeshtër i Sportit".[4]

Me kombëtaren e të rriturve gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 1986, ai shënoi golin me kombëtaren që rezultoi të ishte goli i fitores i Shqipërisë në ndeshjen kundër Belgjikës.[3]

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 22 dhjetor 1984 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëria Flamuri Belgjika 1–1 1–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 1986[5]

Karriera si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gusht 2012, ai u vendos si trajneri i ri i Skënderbeut dhe që nga ajo kohë ka fituar dy herë kampionatin respektisht në sezonet 2012–13 dhe 2013–14. Ai gjithashtu ka fituar dy herë edhe Superkupën e Shqipërisë respektivisht në vitet 2013 dhe 2014.

Josa është djali i mjekut te shquar,Shyqyri Josa,i cili u nda nga jeta para pak kohesh.

  1. ^ Mirel Josa | National Football Teams
  2. ^ Mastrogiannopoulos, Alexander (11 maj 2005). "Foreign Players in Greece since 1959/60" [Lojtarët e huaj në Gerqi që nga 1959/60] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 15 tetor 2009.
  3. ^ a b c d Sportekspres (9 janar 2014). "Cikli Dossier/ Mirel Josa, "makthi i të huajve". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2014. Marrë më 3 shkurt 2014.
  4. ^ "Ndeshjet e pashlyeshme që çuan te "Drama e Trier-it"…". Panorama Sport. 2 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2013. Marrë më 3 shkurt 2014.
  5. ^ Football MATCH: 22.12.1984 Albania v Belgium EU-Football.info

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]