KF Skënderbeu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga KF Skënderbeu Korçë)
Jump to navigation Jump to search
Skënderbeu Korçë
Logo SK Skënderbeu e re.png
Emri i plotëKlubi Futbollistik Skënderbeu Korçë
Pseudonimi(et)Ujqërit e Dëborës
Bardhekuqtë
Juglindorët
Emri i shkurtërSkënderbeu
Themeluar15 prill 1909; 123 vite më parë
StadiumiStadiumi Skënderbeu
Kapaciteti10,000 vënde
PronariFlamuri Ardian Takaj
TrajneriFlamuri Migen Memelli
LigaKategoria Superiore
2021–2212të (bie nga kategoria)
UebfaqjaUebfaqja e klubit

Klubi Futbollistik Skënderbeu Korçë është një klub sportiv i Korçës. Klubi luan në Kategorinë Superiore ku sezonin e kaluar 2012-2013 zuri vendin e parë. Klubi ka marrë këtë emër për nder të Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Klubi i luan ndeshjet në Stadiumin Skënderbeu, me kapacitet 10,000 vende.

Historia

1909–1929: Themelimi dhe vitet e para

Klubi i parë i futbollit në qytetin e Korçës u themelua me emrin Vllazëria më 9 prill 1909 nga politikani dhe poeti Hilë Mosi. Rritja e popullariteti të sportit të futbollit bënë që nga viti 1920 e deri në 1922 të krijoheshin klube të tjera si Përparimi dhe Sport Klub Korça. Në vitin 1923 Liceu Kombëtar shqiptar formoi shoqërinë Shpresa.[1]

Klubi Skënderbeu u themelua zyrtarisht në vitin 1925 kur shumë djemë të rinjë luanin futboll në fushat lokale të qytetit.[1] Në Korçë, futbolli nisi të bëhej gjithnjë e më tepër popullor dhe pothuajse çdo fushë përdorej nga sportdashësit e zonës për të luajtur. Kjo solli që shumë lagje e rrethina të Korçës të formonin skuadrat e tyre të vogla. Në vitin 1926 u formua shoqëria Zhgaba e po kështu një vit më pas u formuan edhe skuadra të voga lokale si Leka i Madh, Pirro, Brekverdhit, Zjarri, Tigri dhe Diamanti.[1] Megjithatë Skënderbeu mundi të përfaqësojë qytetin dhe t'ia u dalë mbanë vështirësive, qoftë edhe politike.[2]

1930–1944: Titulli i parë kampion

Skënderbeu ishte një nga ekipet që mori pjesë në edicionin e parë zyrtar të kampionatit shqiptar në vitin 1930.[3] Ata ishin ekipi i vetëm që përfaqësonin Korçën, duke bërë që ata të kishin mbështetje të madhe nga banorët e qytetit, një mbështjete e ngjashme me klubet e tjera si Tirana dhe Vllaznia. Gjatë kampionatit të vitit 1930, Skënderbeu u rendit e dyta mbrapa Tiranës pasi nuk pranoi të luante në dy ndeshjet finale ndaj ekipit kryeqytetas.[3] Tre vite më pas, në edicionin e vitit 1933, Skënderbeu u shpall kampion i Shqipërisë për herë të parë, duke fituar titullin me dy pikë më shumë se Vllaznia.[4] Lojtarët që i dhanë Skënderbeut titullin e parë kampion ishin: Klani Marjani, Kristaq Bimbli, Andrea Çani, Andon Miti, Lefter Petra, Fori Stasa, Nexhat Dishnica, Tomor Ypi, Thoma Vangjeli, Servet Teufik Agaj, Enver Kulla, Vasil Trebicka, Stavri Kondili, Aristotel Samsuri, kurse Qemal Omari ishte trajneri.[4]

Në atë sezon, sulmuesi i ekipit Servet Teufik Agaj u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me shtatë gola.[4] Një vit më pas, do të ishte sulmuesi tjetër korçar Aristotel Samsuri që do të shpallej shënuesi më i mirë; edhe ai regjistroi shtatë gola por Skënderbeu nuk mundi ta fitonte titullin kampion sërisht, duke u renditur në vendin e dytë mbrapa Tiranës. Samsuri ishte golashënuesi më i mirë i ekipit për sezonin 1935. Në dy kampionatet e rradhës të mbajtura para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Skënderbeu regjistroi dy vende të katërta me Omarin si trajner. Klubi pezulloi aktivitetet nga viti 1938 e deri në vitin 1945 për shkak të luftës dhe asnjë turnament futbolli nuk u zhvillua në Shqipëri.

1945–2008: Vështirsitë e pas-luftës

Klubi rifilloi aktivitetin sërisht në vitin 1945. Pasi morën vesh lajmin, tifozët dhe qytetarët korçarë dolën në rrugët e qytetit për të festuar. Shumica e lojtarëve që kishin luajtur në vitet 1930 ishin tërhequr, kështu që ekipi ishte kryesisht i përbërë nga lojtarë të rinjë, me pëjashtim të Klani Marjanit, Bellovodës dhe Saros.

Megjithatë, entuziazmi ra shpejtë pasi ekipi dështoi të përsëriste rezultatet e viteve 1930; në kampionatin e vitit 1945, ata përfunduan të katërtit në grupin B të përbërë nga gjashtë ekipe, kurse në vitin 1946 ata përfunduan të pestët në grupin A, vetëm një pikë larg vendit të fundit. Trajneri Tato Bimbli vendosi të afronte lojtarë të rinjë për të rigjallëruar ekipin para fillimit të sezonit 1947. Pavarësisht kësaj, ky sezon rezultoi edhe më negativ sesa të tjerët, pasi ekipi mblodhi vetëm një pikë në shtatë ndeshje. Në atë vit, klubi u detyrua të ndryshonte emrin në Dinamo Korçë nga Partia Komuniste.

Në vitin 1949, klubi e ndryshoi sërisht emrin, duke u quajtur thjesht Korça. Në sezonin e atij viti, ekipi shfaqi shenja përmirësimi, duke u renditur në vendin e gjashtë nga nëntë ekipe. Një vit më pas, trajneri Bimbli u largua nga pankina dhe u zëvëndësua nga Spiro Koçe. Në vitin 1951, të gjitha ekipet u detyruan nga regjimi komunist të ndryshonin emrin në "Puna". Gjatë viteve të mëtejshme të komunizmit, Skënderbeu ishte një ekip deri diku mesatar, duke u renditur shpesh në mesin e renditjes. Ata nuk arritën ndonjë sukses të madhë gjatë kësaj periudhe, por shkuan tre herë në finalen e kupës në vitet 1958, 1965 dhe 1976, por në të treja rastet pësuan disfatë. Megjithatë, ekipi fitoi titullin e Kategorisë së Parë në sezonin 1975–76.

Situata e Skënderbeut nuk u përmirësua pas rënjes së komunizmit. Ata shpenzuan vitet 1990 dhe 2000 duke lëvizur nga Kategoria Superiore në Kategorinë e Parë, të cilën do ta fitonin edhe në dy raste të tjera, respektivisht në sezonet 2004–05 dhe 2006–07. Në sezonin 2007–08, Skënderbeu luajti në elitë, por qëndrimi i tyre zgjati pak, pasi ata e mbyllën kampionatin në vendin e fundit me vetëm tre fitore në 33 ndeshje, duke u rikthyer sërisht në Kategorinë e Parë. Në sezonin 2008–09, Skënderbeu arriti një vend të dytë në Kategorinë e Parë, duke u rikthyer sërisht në Superiore.

2010–2018: Dominimi në Shqipëri dhe suksesi historik në Evropë

Gjatë pushimit dimëror të sezonit 2009–10, Skënderbeu renditej në vendin e fundit në kampionat dhe rrezikonte të binte nga kategoria. Gjatë kësaj kohe, Agim Zeqo, pronari i Red Bull Albania, u vendos si presidenti i ri i klubit.[5] Gjithashtu u vendos një bord i ri i përbërë nga 16 persona, si dhe disa donatorë vendosën të kontribojnë në klub, përfshirë biznesmen të suksesshëm si Samir ManeIrfan Hysenbelliu dhe Grigor Joti.[6] Gazetari Blendi Fevziu ishte gjithashtu një donator, sëbashku me ministrin e financave Ridvan Bode dhe prefektin e Korçës Niko Peleshi.[6] Objektivi afatshkurtër i klubit ishte qëndrimi në Kateogirnë Superiore kurse fitimi i titullit synohej në sezonin e ardhshëm.[7] Skënderbeu e mbylli sezonin në vendin e 10të nga 12 skuadra gjithsej, gjë që do të thoshte se ata do të luanin një ndeshje play-off me Kamzën e cila ishte renditur e treta në Kategorinë e Parë. Ata fituan minimalisht 1–0 falë një goli të mesfushorit Klodian Asllani, duke arritur objektivin sezonal.[8]

Vendosja e Shkëlqim Muçës si trajneri i ri i ekipit dhe afrimi i lojtarëve si Ditmar Bicaj, Orges Shehi,[9] Endrit Vrapi,[10] Jetmir Sefa dhe Bledi Shkëmbi,[11] e bënë Skënderbeun si favorit për titullin kampion në sezonin 2010–11. Pavarësisht kësaj, ata e shpenzuan sezonin më së shumti duke qëndruar në vendin e dytë mbrapa Flamurtarit. Muça u zëvëndua nga Shpëtim Duro në shkurt 2011,[12] me këtë të fundit që mposhti Flamurtarin në ndeshjen e parë në krye të ekipit për të zvogëluar distancën. Me trajnerin Duro, Skënderbeu fitoi 11 nga 13 ndeshjet e fundit të kampionatit duke u shpallur kampion i Shqipërisë për herë të parë pas 78 vitesh.[13][14]

Skënderbeu e nisi sezonin 2011–12 me mungesa rezultatesh; ata fillisht u mposhtën nga Tirana në ndeshjen e Superkupës,[15] u eliminuan nga APOEL në raundin e dytë kualifikues të UEFA Ligës së Kampioneve, si dhe arritën vetëm një fitore në katër ndeshjet hapëse të kampionatit. Këto rezultate sollën shkarkimin e trajnerit Duro. Ky i fundit u zëvëndësua nga çeku Stanislav Levý,[16] i cili u bë trajneri i huaj i dytë në historinë e klubit pas Qemal Omarit, i cili pavarësisht se ishte shtetas turk, kishte origjinë shqiptare.[17] Levý e udhëhoqi ekipin drejt vendit të parë në kampionat, duke arritur 14 ndeshje pa humbje. Skënderbeu arriti ta fitonte kampionatin e dytë rresht pas një dueli të fortë përgjatë sezonit me Teutën, të cilën e mposhti me vetëm një pikë diferencë.[18][19] Korçarët gjithashtu arritën finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të parë që nga viti 1976; pavarësisht kësaj, ata u mposhtën sërisht nga Tirana duke vazhduar kështu rekordin 100% të humbjeve në finale pas atyre të viteve 1958, 1965 dhe 1976.[20]

Skënderbeu e nisi sezonin 2012–13 duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampioneve (fitore 1–0 ndaj Debrecenit)[21] por u eliminuan nga raundi me rezultatin e përgjithshëm 3–1 pas humbjes në ndeshjen e kthimit. Ata humbën një tjetër finale të Superkupës ndaj Tiranës,[22] por dominuan në kampionat, duke pësuar vetëm një humbje në 20 ndeshjet e para. Falë kësaj ecurie, korçarët arritën të sigurojnë titullin e tretë rresht kampion në mënyrë të lehtë. Në kupë, ata pësuan një eliminim surprizë nga Bylis në gjysëm-finale.[23] Ky ishte sezoni i parë me trajnerin e suksesshëm Mirel Josa.

Me Josën në krye, Skënderbeu do të fitonte kampionatin sërisht në sezonin 2013–14. Në gusht 2013, ata fituan Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në histori pasi mposhtën Laçin, duke i dhënë fund rekordit negativ të finaleve të humbura. Në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve, korçarët eliminuan Neftchi Baku në raundin e parë para se të mposhteshin me rezultatin e përgjithshëm 3–2 nga kazakët e Shakhter Karagandy. Skënderbeu zbriti në Ligën e Evropës, duke debutuar në raundin play-off ndaj Chornomorets Odesa, duke u bërë ekipi i parë shqiptar që arrin në këtë raund; korçarët u eliminuan 6–7 me penallti pasi rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve ishte 1–1.

Në gusht 2014, ata fituan Superkupën për herë të dytë në histori, kurse në pêrfundim të sezonit 2014–15 ata u shpallën kampion për të pestin vit rresht, duke u bërë klubi i parë shqiptar që e arrin këtë gjë.[24] Vera e vitit 2015 nisi me afrimin e bujshëm të sulmuesit shkodran Hamdi Salihi. Skënderbeu vazhdoi me performancat pozitive në Evropë, duke u bërë klubi i parë shqiptar në histori që kalon dy raunde rresht në Ligën e Kampioneve, duke eliminuar respektivisht Crusaders dhe Milsami Orhei. Korçarët u bënë të parët që do të luanin në raundin play-off të Ligës së Kampioneve, ku u eliminuan nga kroatët e Dinamo Zagreb. Pavarësisht kësaj, ata u kualifikuan automatikisht në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke shënuar një arritje historike për futbollin shqiptar. Në fazën e grupeve. Skënderbeu arriti të grumbullonte vetëm tre pikë, të cilat erdhën në fitoren historike 3–0 kundër SportingElbasan Arena. Në Kategorinë Superiore, ekipi u shpall kampion për të gjashtin sezon rresht, duke zgjeruar rekordin e titujve të fituar rresht, pasi mblodhën 79 pikë në 36 ndeshje. Salihi ishte protagonisti kryesor i këtij sezoni, duke shënuar 35 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 27 në kampionat, çka i dha edhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë.

Gjatë sezonit 2016–17 Skënderbeu konkuroi me Partizanin dhe Kukësin në një betejë treshe për titullin kampion. Në mars 2017, klubi mori një goditje të rëndë nga UEFA duke u pezulluar për 10 vite nga kompeticionet evropiane për akuzat e trukimeve të ndeshje, të cilat UEFA i kishte të pa faktuara por të bazuara thjeshë nga analizat statistikore të disa kompanive të basteve. Më 20 maj, në ndeshjen vendimtare kundër Kukësit që do të vendoste fituesin e kampionatit, Skënderbeu u mposht 2–0 në transfertë në një ndeshje të kushtëzuar nga gafat e gjyqtarit Enea Jorgji; korçarët e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë pas përjashtimeve të Gledi Micit dhe Tefik Osmanit si dhe nuk ju akordua një penallti në favor.[25] Skënderbeu humbi titullin kampion pas 6 sezonesh rresht duke u renditur në vendin e tretë me 72 pikë.

Në verën e vitit 2017, Skënderbeu vendosi të tjera rekorde në futbollin shqiptar. Korçarët u bënë klubi i parë shqiptar që kalon katër raunde rresht në Ligën e Evropës, duke eliminuar me rradhë UE Sant Julia, KairatFK Mladá Boleslav dhe Dinamo Zagreb. Ata u kualifikuan në fazën e grupeve për herë të dytë rresht, duke mbledhur pesë pikë, dy më shumë se herën e parë. Në kampionat, Skënderbeu rimori titullin kampion në mënyrë dominuese, duke mbledhur 72 pikë, 9 më shumë se Kukësi i vendit në dytë. Korçarët gjithashtu fituan Kupën e Shqipërisë për herë të parë në histori, duke mposhtur Laçin në finale falë një goli të Sabjen Lilajt, i cili shënoi me penallti që shkaktoi polemika të shumta.[26] Kjo ishte edhe dopieta e parë në historinë e klubit. Sulmuesi Ali Sowe, i marrë në huazim nga Chievo Verona,[27] u dallua gjatë këtij sezoni, duke shënuar 28 gola, përfshirë 21 në kampionat që i dhuruan edhe Këpucën e Artë.

2018–vazhdon: Pezullimi nga kompeticionet evropiane dhe rënja nga kategoria

Më 29 mars 2018, vendimi i UEFAs për të pezulluar Skënderbeun nga kompeticionet evropiane për 10 vite u bë zyrtar; korçarët gjithashtu u gjobitën me 1 milion €, duke shënuar një nga ndëshkimet më të mëdhaja në histori.[28] Klubi apeloi vendimin në Gjykatën Arbitrare Sportive (KAS), e cila më 12 korrik 2019 mbajti në fuqi vendimin e UEFAs.[29]

Më 9 maj 2022, pas barazimit 1–1 kundër Dinamos, Skënderbeu u rrëzua zyrtarisht nga kategoria pas 13 vitesh.[30]

Stadiumi

Skënderbeu i luan ndeshjet si vendas në stadiumin që mban të njëjtin emër. Stadiumi Skënderbeu u ndërtua në vitin 1957 kurse në vitin 2010 ju nënshtrua një rinovimi të përgjithshëm për të pasur mundësi të zhvillojë ndeshje evropiane të UEFAs.

Stadiumi ka një kapacitet prej 12,343 vendesh. Në vitin 2011, stadiumi mori dritën jeshile nga UEFA për të zhvilluar ndeshjet paraeliminatore të UEFA Ligës së Kampioneve. Stadiumi ka gjithashtu një pistë atletike si dhe një fushë stërvitore.

Sukseset

KF Skënderbeu ka fituar një herë Superligën dhe tre herë Kategorinë e Parë. Për herë të fundit KF Skënderbeu e fitoi Kategorinë e Parë në sezonin 2006/2007 dhe fitoi të drejtën të ngjitet përsëri në Superligë. Fredi Stefo ka qene Trajneri me i suksesshem i keti klubi, gjithashtu dhe i ekipit te te rinjve.

Kryesia

Presidenti i KF Skënderbeu është z.Ardjan Takaj, drejtor teknik është z.Gjergji Grabocka dhe trajner Z.Ilir Daja. Sponsori kryesor per sezonin 2009-2010 eshte Kafe Ama dhe Birra Korca.

Lojtarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 11 Shtator 2016
Nr. Pozicioni Lojtari
1 Flag of Albania.svg Pt Orges Shehi (Kapiteni)
3 Flag of Albania.svg Mb Gledi Mici
5 Flag of Kosovo.svg Mb Bajram Jashanica
7 Flag of Kosovo.svg Mf Enis Gavazaj
8 Flag of Mali.svg Mf Bakary Nimaga
11 Flag of Kosovo.svg Mf Leonit Abazi
12 Flag of Albania.svg Pt Erjon Llapanji
90 Flag of Gambia.svg Sm Ali Sowe
19 Flag of Albania.svg Mb Tefik Osmani
21 Flag of Kosovo.svg Mf Argjend Mustafa
23 Flag of Kosovo.svg Mf Argjend Malaj
6 Flag of Albania.svg Mf Suad Sahiti
Nr. Pozicioni Lojtari
28 Flag of Albania.svg Mb Hektor Idrizaj
32 Flag of Albania.svg Mb Kristi Vangjeli
33 Flag of Croatia.svg Mb Marko Radaš
49 Flag of Brazil.svg Mf Serginho
70 Flag of Albania.svg Mf Ardit Hoxhaj
77 Flag of Iran.svg Sm Reza Karimi
78 Flag of Nigeria.svg Sm James Adeniyi
80 Flag of Nigeria.svg Mf Nurudeen Orelesi
88 Flag of Albania.svg Mf Sabjen Lilaj
95 Flag of Albania.svg Pt Aldo Teqja
99 Flag of Japan.svg Sm Masato Fukui
Flag of Belgium.svg Sm Marvin Ogunjimi

Lojtarë të rinj me eksperiencë në skuadrën e parë

Redaktuar më 31 janar 2015

Nr. Pozicioni Lojtari
1 Flag of Greece.svg Pt Kostandino Dramolli
11 Flag of Albania.svg Mf Kevin Pino
20 Flag of Albania.svg Mb Foti Tona
Nr. Pozicioni Lojtari
21 Flag of Albania.svg Sm Mario Kame
33 Flag of Albania.svg Mf Johan Becka
99 Flag of Albania.svg Mf David Kaçaj

Stafi momental

Pronësia

Pozicioni Name
Presidenti Flamuri Ardian Takaj
Bashk-presidenti Flamuri Agim Zeqo

Stafi drejtues

Pozicioni Emri
Trajneri Flamuri Mirel Josa
Ndihmës-trajneri Flamuri Milutin Kërçiç
Trajneri i portierëve Flamuri Ilir Bozhiqi
Përgatitësi atletik Flamuri Iris Selimi

Stafi mjeksor

Pozicioni Emri
Doktori i klubit Flag of Albania.svg
Fizioterapisti Flag of Albania.svg Jorgo Pantazi
Masazhatori Flag of Albania.svg Denis Rrushi

Trajnerët

Trajneri Nga Deri Tituj Madhor
Flamuri Qemal Omari 1932 1938 1 Kampionati i vitit 1933
Flamuri Tato Bimbli 1945 1950 0
Flamuri Spiro Koçe 1950 1957 0
Flamuri S.Qirinxhiu 1957 1961 0
Flamuri M.Prodani 1961 1966 0
Flamuri Ilia Shuke 1966 1975 0
Flamuri Aleko Pilika 1975 1982 1 1975–76 Divizioni i Parë
Flamuri Kosta Koça 1982 1984
Flamuri Kosta Koça 1989 1990
Flamuri Gjergj Ballço 2004 2005 1 2004–05 Kategoria e Parë
Flamuri Jani Kaçi 2006 2008 1 2006–07 Kategoria e Parë
Flamuri Gerd Haxhiu 24 korrik 2009 9 janar 2010 0
Flamuri Andrea Marko 9 janar 2010 1 shkurt 2010 0
Flamuri Mirel Josa 8 shkurt 2010 7 qershor 2010 0
Flamuri Shkëlqim Muça 8 qershor 2010 17 shkurt 2011 0
Flamuri Shpëtim Duro 17 shkurt 2011 9 tetor 2011 1 2010–11 Superliga
Flamuri Stanislav Levy 10 tetor 2011 31 korrik 2012 1 2011–12 Superliga
Flamuri Mirel Josa 31 korrik 2012 4 2012–13 Superliga, 2013–14 Superliga, Superkupa 2013, Superkupa 2014

Sponsorizimi

Sponsorë kryesor

  • Sponsori zyrtar i fanellës – Ama Coffee
  • Sponsori zyrtar i transmetimit – SuperSport Albania
  • Sponsori zyrtar i prodhimit të fanellave – Legea

Sponsorë të tjerë

Referime

  1. ^ a b c "Historia e formimit të klubit të futbollit "Skënderbeu" të Korçës". Zgjohu Shqiptar. janar 2018. Marrë më 8 gusht 2022.
  2. ^ Teodor Vaso (11 nëntor 2010). "Todo Vaso, mjeshtri i merituar, rrëfen historinë 80-vjeçare të futbollit korçar". Sporti Shqiptar. Marrë më 12 nëntor 2010.[lidhje e vdekur]
  3. ^ a b "Kampionati 1, sezoni 1930". Arkiva Mediatike Shqiptare. 2 nëntor 2008. Marrë më 8 gusht 2022.
  4. ^ a b c "Heronjte korcare te vitit te famshem 1933". Arkiva Mediatike Shqiptare. 24 shtator 2010. Marrë më 8 gusht 2022.
  5. ^ "Agim Zeqo si Obama Yes we can. Presidenti i Skenderbeut synon te sjelle pas 78 vjetesh titullin kampion ne Korce Publikoje ne rrjetet sociale". Arkiva Mediatike Shqiptare. 24 shtator 2010. Marrë më 30 korrik 2022.
  6. ^ a b ""Shpëtimtarët" e rinj të Skënderbeut". Arkiva Mediatike Shqiptare. Marrë më 30 korrik 2022.
  7. ^ "Prezantohet Skenderbeu i ri!". hoxhalli.info. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 10 mars 2017.
  8. ^ "Skënderbeu - Kamza 1-0/ Asllani mban korcaret ne Superiore". albaniasoccer.com. Marrë më 10 mars 2017.
  9. ^ Altin Ngjela (13 korrik 2010). "Orges Shehi është i Skënderbeut!". albaniasoccer.com. Marrë më 10 nëntor 2016.
  10. ^ Leonard Trebicka (3 korrik 2010). "Vrapi: Në Korçë, për të fituar titullin kampion". Sporti Shqiptar. Marrë më 10 korrik 2010.
  11. ^ "Tifozet korcar kerkojne rikthimin e Bledi Shkembit". Futbolli Shqiptar. 12 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 3 gusht 2015.
  12. ^ "Duro, tekniku i ri i Skënderbeut". Vizion Plus. Arkiva Mediatike Shqiptare. Marrë më 31 korrik 2022.
  13. ^ "Korça në festë, Skënderbeu kampion pas 78 vitesh, Flamurtari braktis fushën në Shkodër". peqini.com. 5 maj 2011. Marrë më 30 korrik 2022.
  14. ^ "Skënderbeu, Kampion i Shqipêrisë". top-channel.tv. 5 maj 2011. Marrë më 30 korrik 2022.
  15. ^ Fation Shehu (19 gusht 2011). ""Luftë" në Korçë, Tirana fiton Superkupën". Gazeta Panorama. Marrë më 15 tetor 2015.
  16. ^ "Skënderbeu, zyrtare, Levi merr drejtimin". Panorama Sport. Arkiva Mediatike Shqiptare. 12 tetor 2011. Marrë më 31 korrik 2022.
  17. ^ "Korçari Qemal Omari që themeloi Istanbulspor". kohanews.com. Marrë më 1 gusht 2022.
  18. ^ "Skënderbeu kampion i Superligës, Pogradeci bie në kategorinë e Parë". shqiptarja.com. 12 maj 2012. Marrë më 3 gusht 2022.
  19. ^ "Skënderbeu rikonfirmohet kampion 2012". Gazeta Shqip. 13 maj 2012. Marrë më 6 gusht 2022.
  20. ^ "Tirana fiton Kupën e Shqipërisë". idituri.com. 18 maj 2012. Marrë më 3 gusht 2022.
  21. ^ "Skënderbeu dominon Debreçenin. Fiton ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League". idituri.com. 19 korrik 2012. Marrë më 6 gusht 2022.
  22. ^ "Superkupa, Tirana-Skenderbeu 2-1". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 7 korrik 2013. Marrë më 6 gusht 2022.
  23. ^ "E bujshme, Laçi-Bylis në finale!". telegraf.al. 18 prill 2013. Marrë më 6 gusht 2022.
  24. ^ "Skënderbeu shpallet zyrtarisht për herë të 5-të radhazi kampion i Shqipërisë". oranews.tv. 16 maj 2015. Marrë më 6 gusht 2022.
  25. ^ "Kukësi shpallet kampion i Superiores, arbitri dënon Skënderben (VIDEO)". Gazeta Panorama. 20 maj 2017. Marrë më 7 gusht 2022.
  26. ^ "Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë". TV Klan. 27 maj 2018. Marrë më 7 gusht 2022.
  27. ^ Erald Kodheli (25 korrik 2017). "Zyrtare, Skënderbeu akord me Chievon për huazimin e Sowe". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2017. Marrë më 25 shtator 2017.
  28. ^ "Pezullohet për 10 vite, reagon KF Skënderbeu: Vendimin e UEFA-s e prisnim". faxweb.com. 29 mars 2018. Marrë më 29 korrik 2020.
  29. ^ "Gjykata Federale rrëzon apelin, konfirmon vendimin e CAS-it për "Skënderbeun"". Epoka e Re. 19 korrik 2019. Marrë më 29 korrik 2020.
  30. ^ "VIDEO/ SKËNDERBEU bie nga Kategoria, GEGA e ka me arbitrat". newsport.al. 9 maj 2022. Marrë më 30 korrik 2020.

Lidhje të jashtme