Jump to content

Pero Pejić

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pero Pejić
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPero Pejić
Datëlindja (1982-11-28) 28 nëntor 1982 (41 vjeç)
VendlindjaMakarska, RSF Jugosllavi
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Kukësi
Numri22
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2002Vrbovec
2002–2003Croatia Sesvete
2003–2007Slaven Belupo87(19)
2007–2008Dinamo13(6)
2008–2010Kapfenberger SV13(2)
2010Croatia Sesvete13(1)
2010–2011KF Tirana28(14)
2011Al-Faisaly8(1)
2011–2012Flamurtari13(9)
2012–2014Skënderbeu53(32)
2014–Kukësi20(15)
Karriera ndërkombëtare
2003Kroacia U201(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 shkurt 2015

Pero Pejić (lindur më 28 nëntor 1982Makarska) është një futbollist kroat i cili luan aktualisht me FK KukësinKategorinë Superiore si sulmues. Pejić është një nga sulmuesit më me eksperiencë në Kategorinë Superiore, pasi më parë ka luajtur me Dinamon, Tiranën, Flamurtarin dhe Skënderbeun.

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pejić filloi karrierën e tij profesionste me klubin lokal NK Zmaj Makarska por shpejt lëvizi për të luajtur te Vrbovec në 2000. Pas dy vitesh në klub, ai u transferua te Croatia Sesvete, dhe pas kësaj u transferua te një klub i madhë si Slaven Belupo. Pas tre vite e gjysëm te Koprivnica, ai shkoi për herë të parë në Shqipëri për të luajtur me Dinamon.

Pejić u transferua te Dinamo në janar 2007 u bë një një lojtar i rëndësishëm për klubin dhe tifozët, me aftësinë për të shënuar dhe për prezencat e tij të përherëshme. Ai luajti ndeshjen e parë në Shqipëri më 3 shkurt 2007 në fitoren kundër Kastriotit.[1] Ai duhej të priste deri më 28 prill për të shënuar golin e parë me Dinamon kundër rivalëve të Tiranës, Pejić shënoi në minutën e 27 por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme pasi Dinamo humbi ndeshjen me rezultatin 2–1.[2] Megjithatë, goli i shënuar në derbi ishte vetëm fillimi i një vargu golash që shënoi në Shqipëri, pasi ai shënoi plot katër gola kundër Shkumbinit ndeshjen tjetër në fitoren shkatërrimtare 5–0.[3] Sezoni 2006–07 nuk do të ishte e suksesshme për Dinamon pasi skuadra kryeqytetase nuk fitoi asnjë trofe dhe e përfundoi kampionatin në vendin e pestë, me Pejić që shënoi 6 herë në 13 paraqitje.[4]

Në 2008, ai lëvizi në Austri për të luajtur me Kapfenberger SV. Debutimin e tij në ligën më të lartë austriake erdhi më 27 korrik 2008 kundër Red Bull Salzburg. Ai hyri në fushë në minutën e 68të në vend të Arno Kozelsky. Në sezonin 2008–09, ai luajti në 13 ndeshje duke shënuar edhe 2 gola. Pas vetëm një ndeshje në sezonin 2009–10, ai u përjashtua nga Shoqata Kroate e Futbollit për arsye disiplinore.[5] Në dhjetor 2010, ai u rikthye te klubi i tij origjinal Croatia Sesvete.[6]

Për sezonin 2010–11, 27 vjeçari Pejić u rikthye në Shqipëri duke firmosur me Tiranën për 300,000 .[7] Ai bëri debutimin e tij me Tiranën në ligë më 22 gusht në barazimin 1–1 kundër Elbasanit ku luajti për 90 minuta dhe u zëvëndësua në minutën e 91 në vend të Hajdarit.[8] Golat e parë me Tiranën erdhën më 12 shtator në fitoren 2–1 kundër Bylisit.[9] Ai më pas do të shënonte në fitoren 2–0 kundër Laçit, dhe do ta pasonte me një dygolësh kundër Teutës më 31 tetor 2010,[10], Elbasanit më 20 nëntor 2010 [11] dhe Kastriotit më 17 dhjetor 2010.[12] Pejić do të ishte një lojtar i rëndësishëm për Tiranën edhe në Kupën e Shqipërisë pasi ai udhëhoqi skuadrën në fitimin e trofeut duke shënuar gol në finale kundër ish skuadrës së tij Dinamos në barazimin 1–1, me Tiranën fitoi 4–3 me penallti.

Për sezonin 2011–12, Pejić u largua nga Shqipëria për të shkuar në Arabinë Saudite ku firmosi me Al-Faisaly FC. Te klubi arab ai nuk pati sukses dhe u largua nga klubi pas vetëm tetë ndeshjesh të luajtura, ku shënoi vetëm një gol. Golin e vetëm ai e shënoi në fitoren 4–1 jashtë fushe kundër Al Raed më 16 shtator 2011.[13]

Pejić firmosi me Flamurtarin më 10 janar 2012, sëbashku me kroatin tjetër Toni Pezo.[14] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 31 janar në humbjen 4–1 kundër Skënderbeutstadiumin Gjorgji Kyçyku, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja u zhvillua në fushë neutrale për shkak të borës së madhe në Korçë.

Për sezonin 2012–13, Pejić u transferua te kampionja në fuqi Skënderbeu. Më 24 tetor 2012, ai shënoi tregolshin e dytë në Kategorinë Superiore në fitoren 3–1 kundër Vllaznisë.[15] Këto ishin gjithashtu golat e parë të Pejić me Skënderbeun.[16] Më pas Pejić shënoi edhe në barazimin 1–1 kundër Bylis më 15 shtator 2012.[17] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar gol në fitoren 3–0 kundër Laçit në shtëpi 24 shtator.[18] Pas kësaj, ai shënoi një dygolësh në fitoren shkatërrimtare të Skënderbeut 7–2 kundër OlimpikutKupën e Shqipërisë.[19] Më 27 tetor 2012, Pejić shënoi sërisht dy gola, këtë herë kundër ish skuadrës së tij Tiranës në fitoren 2–0 në shtëpi;[20] ky ishte goli i tetë në ligë për të dhe i dhjeti sezonal. Pas kësaj, ai shënoi edhe dy herë të tjera në fitoren 3–1 kundër ish skuadrës së tij Flamurtarit.[21]

Më 15 dhjetor 2012, Pejić shënoi dy gola në fitoren 4–2 kundër Kukësit në ndeshjen e Grupit A të Kupës së Shqipërisë.[22]. Ai shënoi sërisht në kupë katër ditë më vonë në fitoren 2–1 kundër Kastriotit.[23] Ky ishte goli i fundit i tij për vitin 2012.

Pejić e nisi vitin 2013 me dy gola të shënuar në fitoren 5–1 në shtëpi kundër Kastriotit më 4 shkurt 2013, në ndeshjen e parë për vitin 2013.[24] Pas dy ndeshjesh pa shënuar, ai u rikthye te goli duke kontribuar në fitoren 3–0 kundër Bylisit më 24 shkurt. Pas ndeshjes, ai pësoi një dëmtim që bëri të humbasë ndeshjen kundër Laçit. Ai bëri rikthimin e tij më 9 Mars duke hyrë si zëvëndësues në minutat e fundit të fitoren 4–2 në shtëpi kundër Tomorrit,[25] kurse shënoi golin e parë pas plot tre muajsh në humbjen 4–3 jashtë fushe kundër Kukësit. Ai e mbylli sezonin me 12 gola në kampionat dhe 6 gola në kupë me Skënderbeun që fitoi titullin e tretë rresht.[26]

Pejić nisi sezonin 2013–14 duke fituar Superkupën e Shqipërisë kundër Laçit ku vetë ai shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij; ndeshja e rregullt sëbashku me kohën shtesë u mbyllën me rezultatin 1–1, por Skënderbeu e fitoi Superkupën falë gjuajtjeve të penalltive ku fituan 4–3, me Pejić që realizoi penalltinë e dytë të skuadrës së tij.[27] Ai shënoi golin e parë në kampionat më 28 shtator 2013 në fitoren 2–0 kundër Lushnjes.[28] Në ndeshjen e rradhës më 3 tetor kundër Vllaznisë, ai shënoi dy gola duke ndihmuar skuadrën e tij që të fitojë ndeshjen me rezultatin 3–1.[29] Pas këtyre golave, Pejić premtoi se do të fitonte Këpucën e Artë në fund të sezonit.[30] Ai vazhdoi formën e mirë duke shënuar edhe dy gola të tjerë në fitoren 3–0 kundër skuadrës së sapo-ngjitur Partizanit,[31] duke arritur në shifrën e pesë golave.

Megjithatë, në një intervistë me gazetën Panorama Sport, Pejić tha se dëshirote të arrijte shifën e 20 golave deri në fund të sezonit.[32] Goli i rradhës i tij erdhi më 1 dhjetor 2013 në fitoren 2–0 kundër Flamurtarit në shtëpi duke forcuar pozitat në vendin e parë në kampionat.[33] Pas ndeshjes Pejić tha se golin ja dedikonte shokut të skuadrës Ivan Gvozdenović.[34] Më 21 dhjetor 2013, Skënderbeu u shpall kampione e dimrit pas fitores 1–0 jashtë fushe kundër Lushnjes duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë në shtëpi pas tetë muajsh.[35] Pavarësisht zërave për largimin e sulmuesit kroat nga Skënderbeu në markaton e dimrit, vetë Pejić i shprehu besnikëri klubit duke thënë se ai nuk do të largohej nga Korça.[36]

Ai shënoi dy golat e parë për vitin 2014 në ndeshjen e parë të Skënderbeut më 9 shkurt e cila barazoi me Laçin 2–2 jashtë fushe;[37] goli i dytë ishte vendimtarë për Bardhekuqtë pasi u shënua në minutën e 93të. Këto ishin golat e parë të tij pas plot 540 minutash pa shënuar.[38] Vetëm tre ditë më vonë, në ndeshjen e parë çerek–finale të Kupës së Shqipërisë kundër Laçit, Pejić shënoi golin e vetëm të ndeshjes duke ndihmuar skuadrën të fitojë ndeshjen 1–0 jashtë fushe dhe të hedhë një hap të sigurtë drejt gjysmë–finaleve.[39][40] Në ndeshjen e kthimit, Skënderbeu fitoi me rezultatin 2–0 në shtëpi duke u kualifikuar për në gjysmë–finale me rezultatin e përgjithshëm 3–0.[41] Më 22 shkurt 2014, ai shënoi golin e dytë në fitoren 2–0 kundër Kastriotit duke bërë që Skënderbeu të shkëputej me 10 pikë nga vendi i dytë.[42] Pas një tjetër goli të shënuar kundër Kastriotit më 12 Mars në fazën e tretë, Pejić shënoi edhe dy gola të tjerë në fitoren 4–2 jashtë fushe kundër Lushnjes duke u shkëputur në renditjen e golashënuesve.[43]

Ai më pas shënoi dy gola të tjerë në humbjen 3–2 në shtëpi kundër ish skuadrës së tij Tiranës më 5 prill duke arritur në shirën e 14 golave në kampionat. Pas kësaj, Skënderbeu do të pësonte dy humbje të një pas njëshme nga Flamurtari, e cila e eleminoi nga Kupa me rezultatin e përgjithshëm 2–0 dhe e mposhti në kampionat 1–0,[44] duke rihapur çështjen e titullit, por, goli i Pejić në fitoren 1–0 kundër Besës më 20 prill i afroi korçarët më shumë me titullin kampion.[45] Pas kësaj, Pejić vazhdoi me formën e tij fantastike duke shënuar në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Teutës më 26 prill, dhe më pas dy gola në barazimin 3–3 kundër Kukësit ku Skënderbeu siguroi titullin e katërt rradhazi matematikisht dy javë para mbylljes së kampionatit. Pejić shënoi në ndeshjen e fundit të sezonit në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Laçit më 10 maj.[46] Pas mbarimit të kampionatit ai u shpall golashënuesi më i mirë i saj me 20 gola duke fituar "Këpucën e Artë" duke u bërë lojtari i parë i huaj në histori që e fiton këtë trofe.[47]

Më 16 qershor 2014, Pejić u transferua te Kukësi duke firmosur një kontratë një vjeçare për 80 mijë në vit.[48] Ai zgjodhi numrin 22, atë që kishte edhe kur ishte pjesë e Skënderbeut.[49] Sulmuesi kroat shpjegoi se arsyeja e transferimit të tij te Kukësi ishte për shkak të skadimit të kontratës së tij më 31 maj dhe për shkak se një borxhi të cilin klubi nuk ja kishte shlyer. Ai gjithashtu kishte kërcënuar klubin duke thënë se nuk do t'i bashkohej skuadrës nqs nuk do t'i shlyheshe borxhi.[50] Kjo ishte arsye se pse ai nuk firmosi kontratën e rinovimit me skuadrën korçare.

Më 24 gusht 2014, në ndeshjen e parë zyrtare të kampionatit për sezonin 2014–15 kundër Vllaznisë, Pejić shënoi golin e parë duke kontribuar në fitoren 2–1 kundër shkodranëve.[51] Ai shënoi edhe në javën e dytë në fitoren 3–0 kundër Elbasanit më 31 gusht 2014.[52] Pas dy ndeshjesh pas shënuar, Pejić shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Apolonisë më 26 shtator duke i dhënë skuadrës së tij tre pikë.[53]. Më 1 tetor, në ndeshjen e parë të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, Pejić shënoi dy gola për të ndihmuar skuadrën për të përmbysur disavantazhin 1–0 të pjesës së parë kundër modestëve të Vorës.[54] Pas kësaj, ai vazhdoi formën e tij fantastike në këtë fillim sezoni duke shënuar golin e vetëm në ndeshjen kundër Teutës katër ditë më vonë, duke bërë që Kukësi të shkonte në vendin e parë në renditjen e kampionatit.[55]. Më 18 tetor, Pejić luajti një nga ndeshjet më të dobta të sezonit kundër Tiranës, duke humbur dy mundësi ballë për ballë me portierin dhe duke humbur një penallti, me Kukësin që në fund u mposht me rezultatin 3–1 në Qemal Stafa.[56] Shtatë ditë më vonë, ai shënoi golin e pestë në kampionat duke kontribuar në fitoren 2–0 kundër Flamurtarit në shtepi.[57]

Redaktuar më 8 tetor 2014 [58]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Kapfenberger SV 2008–09 12 2 0 0 12 2
2009–10 1 0 1 0
Total 13 2 0 0 0 0 13 2
Croatia Sesvete 2009–10 13 1 0 0 0 0 13 1
Total 13 1 0 0 0 0 13 1
Tirana 2010–11 28 14 4 0 4 0 36 14
Total 28 14 4 0 4 0 36 14
Al-Faisaly 2011–12 8 1 8 1
Total 8 1 0 0 0 0 8 1
Flamurtari 2011–12 13 9 8 6 2 0 23 15
Total 13 9 8 6 2 0 23 15
Skënderbeu 2012–13 23 12 6 6 2 0 31 18
2013–14 30 20 4 2 4 0 38 22
Total 53 32 10 8 6 0 69 40
Kukësi 2014–15 6 4 1 2 1 0 8 6
Total 6 4 1 2 1 0 8 6
Karriera në total 134 63 23 16 13 0 170 79
KS Dinamo
KF Tirana
KF Skënderbeu

Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore (2): 2013–14, 2014–15

  1. ^ Oltian Ruçi (3 shkurt 2007). "Kastrioti 0-1 Dinamo". Football Database. Marrë më 14 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Oltian Ruçi (28 prill 2007). "KF Tirana 2-1 Dinamo". Football Database. Marrë më 14 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Oltian Ruçi (5 maj 2007). "Dinamo 5-0 Shkumbini". Football Database. Marrë më 14 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Oltian Ruçi (19 maj 2007). "Dinamo Tirana 2006-07". Football Database. Marrë më 14 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Pejic nicht mehr im Kader". KSV-Fusball.at (në kroatisht). 16 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2009. Marrë më 16 maj 2014.
  6. ^ "Still up for grabs". hrvsoccer.blogspot.com. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2009. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Pejić Croatia Sesvete-Tirana". Transfermarket.com. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2009. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Tirana vs Elbasani - Soccerway". Soccerway. 22 gusht 2010. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Tirana vs Bylis Ballsh - Soccerway". Soccerway. 12 shtator 2010. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Tirana vs Teuta Durrës - Soccerway". Soccerway. 31 tetor 2010. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Tirana vs Elbasani - Soccerway". Soccerway. 20 nëntor 2010. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Tirana vs Kastrioti - Soccerway". Soccerway. 17 dhjetor 2010. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Al Raed vs Al Faisaly - Soccerway". Soccerway. 16 shtator 2011. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Elton Nika (11 janar 2012). "Gjika: Ambiciet e kroatëve në unison me ato të Flamurtarit". Sporti Shqiptar. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2012. Marrë më 11 janar 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ ""Tërmet 3-ballësh" i Pejiçit, kroati "ekzekuton" Vllazninë". Panorama Sport. 25 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 13 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Uruci, Admir (25 gusht 2012). "Tri "bomba" të Pero Pejiç, Skënderbeu e "shkërmoq" Vllazninë qysh në start…". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Sika, Ermal (15 shtator 2012). "Vlora bëhet makth për Skënderbeun, barazon me Bylisin në fushë anjanëse". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2012. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Saro, Llazi (25 shtator 2012). "Skënderbeu s'e lëshon kreun, thyen Laçin. Josa: Duhet të përmirësohemi". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2012. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Saro, Llazi (4 tetor 2012). "Skënderbeu "peshkon" në turin e dytë Kamzën. Gola për të tërë ndaj Olimpikut". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Saro, Llazi (28 tetor 2012). "Skënderbeu pa frena, Pero Pejiç zhyt Tiranën dhe sfidon: S'ngopem me gola". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Skënderbeu vs Flamurtari - Soccerway". Soccerway. 21 nëntor 2012. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Skënderbeu "shkrin" Kukësin mes acarit. Dygolësh i Pejiçit, sfidohet edhe dëbora…". Panorama Sport. 15 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Skënderbe pa "frena", dominon edhe kupën. Bomberat korçar: Jemi të papërmbajtshëm!". Panorama Sport. 19 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Skënderbeu goleadë, siguron gjysmëfinalet. Presidenti Takaj "kërcënon" me Champions". Panorama Sport. 4 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2013. Marrë më 13 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Skënderbeu, poker me Tomorin e dorëzuar. Josa ka rezerva: Po pësojmë shumë gola". Panorama Sport. 9 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Nga Kukësi në Korçë, kampionët korçarë priten si heronj". Panorama Sport. 11 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Karaj, Leonard (18 gusht 2013). "Sakatohen korçarët, Josa premton "bunker" në Ukrainë…". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Uruci, Admir (28 shtator 2013). "Skënderbeu kursen golat me Lushnjën, katapultohet i 3-ti". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Uruci, Admir (3 tetor 2013). "Pero Pejiç, një makth për Vllazninë: Shkodra më sjell fat…". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Saro, Llazi (9 tetor 2013). "Pejiç prenoton "Këpucën e Artë"". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Saro, Llazi (3 nëntor 2013). "Skënderbeu likuidon Partizanin, bind sulmi. Shkëmbi i dëmtuar: Respekt tifozëve të kuq". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Saro, Llazi (14 nëntor 2013). "Pejiç siguron kampionët: S'largohem nga Korça, do të shënoj 20 gola këtë sezon". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Saro, Llazi (2 dhjetor 2013). "Rikthehen korçarët, mposhtin Flamurtarin. Josa: Tension e fitore, ua dedikoj lojtarëve". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Pejiç ka një dedikim: Goli për… Gvozdenoviç". Panorama Sport. 2 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ Nezha, Armand (22 dhjetor 2013). "Skënderbeu shpallet kampion i dimrit, Lushnja dorëzohet në shtëpi pas 8 muajsh". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2013. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Saro, Llazi (24 dhjetor 2013). "Pero Pejiç jep garanci: Nuk largohem nga Korça. Do të qëndroj deri në fund të sezonit". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Nezha, Armand (10 shkurt 2014). "Pero Pejiç shpëton Skënderbeun në Laç. Sulmohet autobusi korçar pas ndeshjes". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Saro, Llazi (11 shkurt 2014). "Pejiç "merr zjarr" pas dy golave: Tani nuk ndalem më, do të fitoj gjithçka në Korçë". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Prenga, Vladimir (13 shkurt 2014). "Pejiç "mallkimi" i Laçit, i ndëshkon sërish. Reagon Takaj: Nuk ka çështje rrogash te ne". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Skënderbeu-Kukësi-Teuta, me një këmbë në gjysmëfinale". Panorama Sport. 12 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Saro, Llazi (27 shkurt 2014). "Skënderbeu, në turin tjetër me spektakël ndaj Laçit. Takaj ndryshon mendje: Qëndroj!". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ Saro, Llazi (23 shkurt 2014). ""Arratiset" Skënderbeu, likuidon krutanët. Fundoset Kastrioti, Dede e nis me humbje". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ Nezha, Armand (16 mars 2014). "Skënderbeu bën "poker", Lushnja mundet lehtësisht. Pejiç: Po, synoj "Këpucën e Artë"". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ Sika, Ermal (14 prill 2014). "Vlora i bëhet makth, "dridhet" Skënderbeu. Abilaliaj: Goli për nënën, parandjeu suksesin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ Saro, Llazi (21 prill 2014). "Pejiç largon "fantazmat", Skënderbeu prek titullin. Bizhdili: Nuk na duan në Superiore". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Saro, Llazi (11 maj 2014). "Takaj: Të shkëlqejmë edhe në Champions. Shkëmbi: Jam lojtari më me fat i Shqipërisë". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Pejiç fiton "Këpucën e Artë": E treta e vërteta për mua!". Panorama Sport. 5 maj 2014. Marrë më 13 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  48. ^ "Firmos Pero Pejiç: Ja pse zgjodha Kukësin. Skënderbeun do ta padis në FIFA për borxhin". Panorama Sport. 17 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2014. Marrë më 17 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Kroati Pero Pejic, zyrtarisht lojtar i Kukesit". Panorama Sport. 15 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2014. Marrë më 17 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "Sulmuesi kroat këmbëngul, Pejiç: Nuk do të vij te Skënderbeu, nëse nuk më japin paratë". Panorama Sport. 10 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2014. Marrë më 17 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Kukësi zhyt Vllazninë, "pushton" Shkodrën. Raineri: Pas Teutës, do shihni ekipin tim". Panorama Sport. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 24 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Kukësi është i pari, start me hap kampioni. Verdheblutë të pafuqishëm, pa asnjë pikë". Panorama Sport. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 31 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Pejiç është heroi, Kukësi fundos fierakët. Artim Shaqiri: Ne fitojmë edhe me 10 lojtarë". Panorama Sport. 26 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2014. Marrë më 26 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Kukësi, "poker" në fushë pa… bar ndaj Vorës". Panorama Sport. 3 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 3 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Kukësi thyen Teutën, merr kreun e renditjes. Vulos Pero Pejiç, tashmë kryegolshënues". Panorama Sport. 6 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2014. Marrë më 6 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Fitore me supergola, Tirana merr kreun". Panorama Sport. 20 tetor 2014. Marrë më 27 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  57. ^ "Kukësi mund Flamurtarin.Shaqiri: Ky është ekipi që dua. Gjoka: Ljtarët nuk sakrifikojnë". Panorama Sport. 25 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2014. Marrë më 27 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Croatia - P.Pejić - Profile with news, career statistics and history". Soccerway.com. Marrë më 15 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]