Rrahman Hallaçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rrahman Hallaçi
20160714 EL Austria vs Kukesi 1471.jpg
Të dhënat personale
Emri i plotëRrahman Hallaçi
Data e lindjes (1983-11-12) 12 Nëntor 1983 (35 vjeç)
Vendi i lindjesKukës, Shqipëri
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Informacionet për klubin
Klubi aktualKukësi (ndihmës)
Karriera në rini
1995–1997Kukësi
1997–2000Shkëndija
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2002–2008Partizani180(6)
2009Elbasani15(0)
2009–2010Vllaznia13(0)
2010Partizani11(0)
2010–2011Tirana4(0)
2011–2012Kamza25(0)
2012–2017Kukësi162(0)
Gjithsej410(6)
Ekipi kombëtar
2002–2004Shqipëria U218(0)
2008Shqipëria0(0)
Ekipet e menaxhuara
2018–Kukësi (ndihmës)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 17 December 2017.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 30 July 2015

Rrahman Hallaçi (lindur më 12 nëntor 1983) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht ndihmës trajner i klubit shqiptar Kukësi.

Karriera me klube[redakto | përpunoni burim]

Partizani[redakto | përpunoni burim]

Hallaçi filloi karrierën e tij si profesionist me klubin kryeqytetas Partizani në vitin 2002. Ai fitoi trofeun e parë në karrierë më 19 maj 2004, Kupën e Shqipërisë, ku në finale ekipi mposhti Tiranën me rezultatin 2–0; ishte suksesi i 15të i Partizanit në kupë, një rekord.[1] Trofeu i tij i dytë erdhi po në atë vit, ku Partizani sërisht mposhti Tiranën për të Superkupën e Shqipërisë.[1]

Ai u largua nga klubi pas tetë vitesh në vitin 2008 pas marrëdhënjeve negative me presidentin Albert Xhani, kjo për shkak të rrogave të padhëna.[2]

Elbasani[redakto | përpunoni burim]

Më 9 janar 2009, Hallaçi u transferua te klubi tjetër elitar Elbasani në një marrëveshje deri në fund të sezonit.[3] Ai zhvilloi 15 ndeshje në kampionat dhe dy në kupë, duke koleksionuar 17 ndeshje gjithsej; Elbasani ra në Kategorinë e Parë si dhe u eliminua në çerek-finalen e kupës.[4][5]

Vllaznia[redakto | përpunoni burim]

Hallaçi arriti kushtet personale dhe firmosi për Vllazninë më 25 qershor 2009 si lojtar i lirë.[6]Shkodër ai gjeti trajnerin e tij te Partizani, Hasan Lika, i cili kërkoi transferimin e lojtarit.[7] Atij iu dha fanella me numrin 17 dhe u përfshi në ekipin për turet eliminatore të UEFA Ligës së Evropës.[8]

Hallaçi debutoi zyrtarisht për klubin më 2 korrik në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të kompeticionit ndaj Sligo Rovers; ai kontriboi në fitoren 2–1 në The Showgrounds.[9] Ai gjithashtu luajti edhe në ndeshjen e kthimit ku Vllaznia vulosi kualifikimin për në raundin e dytë kualifikues pas një barazimi 1–1 në Stadiumin Loro Boriçi.[10]

Hallaçi luajti në të dyja ndeshjet e raundit të dytë kualifikues, ku Vllaznia u eliminua me rezultatin e përgjithshëm dërrmues 0–8 nga austriakët e Rapid Wien.[11][12] Ai e përfundoi fushatën e tij evropiane me 4 ndeshje.[13]

Rikthimi te Partizani[redakto | përpunoni burim]

Më 20 janar 2010, Hallaçi u rikthye te klubi i tij i parë Partizani, tashmë në Kategorinë e Parë, duke firmosur deri në fund të sezonit.[14] Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2009–10, Hallaçi luajti 15 ndeshje në kampionat, të cilën Partizani e mbylli në vendin e pestë, duke humbur mundësinë për të arritur play-off e ngjitjes për vetëm tre pikë.[15]

Tirana[redakto | përpunoni burim]

Në verën e vitit 2010, Hallaçi firmosi me Tiranën për sezonin 2010–11, ku zhvilloi vetëm katër paraqitje në pjesën e parë të sezonit.[16]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "Albania Cup (Kupa e Shqipërisë) 2003/04" (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 27 dhjetor 2017. 
  2. ^ "Hallaçi dhe Kalari largohen nga Partizani". Ora News. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Marrë më 27 dhjetor 2017. 
  3. ^ "Elbasani, vjen edhe Hallaçi". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 9 janar 2009. Marrë më 19 dhjetor 2017. 
  4. ^ "Albania 2008/09" [Shqipëria 2008/09] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 19 dhjetor 2017. 
  5. ^ "Albania Cup (Kupa e Shqipėrisė) 2008/09" (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 19 dhjetor 2017. 
  6. ^ "Vllaznia përfundon përgatitjet, Hallaçi firmos me kuqeblutë". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 25 qershor 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017. 
  7. ^ "Vllaznia përfundon përgatitjet". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 25 qershor 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017. 
  8. ^ "UEFA Europa League 2009/10 squad" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 20 dhjetor 2017. 
  9. ^ "Sligo 1-2 Vllaznia" (në anglisht). UEFA.com. 2 korrik 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017. 
  10. ^ "Vllaznia 1-1 Sligo" (në anglisht). UEFA.com. 9 korrik 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017. 
  11. ^ "Rapid 5-0 Vllaznia" (në anglisht). UEFA.com. 16 korrik 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017. 
  12. ^ "Vllaznia 0-3 Rapid Wien" (në anglisht). UEFA.com. 23 korrik 2009. Marrë më 20 dhjetor 2017. 
  13. ^ "European games summary" [Përmbledhja e ndeshjeve evropiane]. worldfootball.net. Marrë më 1 prill 2019. 
  14. ^ "Rrahman Hallaçi kalon tek Partizani!". Albania Soccer. 20 janar 2010. Marrë më 24 dhjetor 2017. 
  15. ^ "Summary - 1st Division - Albania - Results, fixtures, tables and news" (në anglisht). Socceerway. Marrë më 24 dhjetor 2017. 
  16. ^ "Rrahman Hallaçi firmos për Tiranën". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Marrë më 13 shkurt 2016. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]