Hair Zeqiri
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Hair Zeqiri | ||
| Data e lindjes | 11 tetor 1988 (37 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Vlorë, Shqipëri | ||
| Gjatësia | 1.90 m (6 ft 3 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | FK Kukësi | ||
| Numri | 19 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2000-2006 | Flamurtari Vlorë | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2006–2011 | Flamurtari Vlorë | 92 | (4) |
| 2011–2012 | Çaykur Rizespor | 20 | (0) |
| 2012–2014 | Flamurtari Vlorë | 27 | (6) |
| 2014- | FK Kukësi | 23 | (3) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2006–2010 | Shqipëria U–21 | 6 | (1) |
| 2011– | Shqipëria | 4 | (0) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 8 mars 2015 ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 15 gusht 2012 | |||
Hair Zeqiri (lindur më 11 tetor 1988) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin shqiptar FK Kukësi në Kategorinë Superiore si mesfushor. Ai gjithashtu është pjestar i kombëtares shqiptare ku ka luajtur katër ndeshje.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flamurtari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zeqiri është produkt i akademisë së Flamurtarit dhe u promovua për në skuadrën e parë në fillim të sezonit 2007–08. Ai zhvilloi gjithsej me klubin plot 97 paraqitje në Kategorinë Superiore nga viti 2006 e deri në vitin 2011.
Rizespor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zeqiri firmosi një kontratë tre vjeçare me klubin turk Çaykur Rizespor më 26 qershor 2011 me vlerë 450,000 mijë € plus bonuset.[1][2]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zeqiri ka qënë një pjestar i kombëtares U–21, ku ai zhvilloi gjashtë paraqitje dhe shënoi një Gol. Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren kryesore në vitin 2012 nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë më 29 shkurt,[3] ku ai bëri debutimin e tij duke hyrë në fushën e lojës si zëvëndësuesi i mesfushorit Jahmir Hyka në minutën e 55 të ndeshjes, e cila u mbyll me humbjen 2–1.[4]
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flamurtari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kupa e Shqipërisë (2): 2008–09, 2013–14
- Kategoria Superiore: Finalist 2010–11
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Klevis Bejkolli (26 qershor 2011). "Hair Zeqiri firmos per tre vjet me Caykur Rizespor". Albania Soccer. Marrë më 26 qershor 2011.
- ↑ "Hair Zeqiri firmos per Rizerspor". Albania Sport. 27 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2011. Marrë më 27 qershor 2011.
- ↑ "De Biasi me risi". Gazeta Express. 24 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014.
- ↑ "Georgia vs. Albania 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 shkurt 2012. Marrë më 22 maj 2012.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hair Zeqiri te National-Football-Teams.com
- Profili te TFF.org
- Profili te UEFA.com