Dashnor Bajaziti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dashnor Bajaziti
Kombëtarja
Shqipëria(5)

Dashnor Bajaziti (i lindur më 4 janar 1955) është një ish-futbollist shqiptar i cili ka luajtur si sulmues për Klubin Sportiv Besa të qytetit të Kavajës dhe me Skuadrën Kombëtare të Futbollit të Shqipërisë. Ai ishte dy herë golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë (sot Kategoria Superiore) në Shqipëri. Pas karrierës së tij si futbollist, Bajaziti shërbeu si trajner i Besës në vitet 1985-1988.