Vioresin Sinani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Vioresin Sinani
Të dhënat personale
Emri i plotëVioresin Sinani
Data e lindjes (1977-11-04) 4 Nëntor 1977 (42 vjeç)
Vendi i lindjesShkodër, Albania
Gjatësia1.79m
PozicioniSulmues
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
1996–1997Dinamo3(1)
1997–1999Vllaznia60(23)
1997–1999NK Varteks27(5)
2000–2004Vllaznia102(80)
2004–2005Kayserispor4(1)
2005–2006Vllaznia56(28)
2006–2007Tirana29(23)
2007–2009Vllaznia71(36)
2010Besa16(5)
2010–2012Vllaznia31(11)
Gjithsej400(213)
Ekipi kombëtar
1997–1999Shqipëria U218(10)
2000–2002Shqipëria4(1)
Ekipet e menaxhuara
2011–2012Vllaznia (ndihmës)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 20 mars 2015.
† Ndeshje (Gola).

Vioresin Sinani (lindur më 4 nëntor 1977) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si sulmues. Ai e shpenzoi pjesën më të madhe të karrierës me klubin e vendlindjes Vllaznia, por gjithashtu ka pasur përvoje edhe me klube të tjera shqiptare si Dinamo, Tirana dhe Besa. Jashtë vendit, Sinani ka luajtur me NK Varteks në Kroaci dhe Kayserispor në Turqi.

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Vllaznisë dhe ishte gjithashtu anëtar i formacionit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit. Me 207 gola, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kategorisë Superiore.[1]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kategorisë Superiore me 207 gola që nga debutimi i tij me Dinamon në vitin 1996.[1]

Vllaznia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2012, ai lajmërohoi se do të deklaronte tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit 2011–12, pasi ai ishte 34 vjeç dhe ishte emëruar si ndihmës-trajneri i Rudi Vatës.[1] Ai u tërhoq zyrtarisht më 25 gusht 2012 përpara fillimit të ndeshjes së parë të sezonit 2012–13 kundër Skënderbeutstadiumin Loro Boriçi. Atë ditë u mbajt një ceremoni lamtumire për të festuar karrierën e tij, që u organizua nga Vllaznia dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Ai u nderua nga presidenti Armando Duka me një "pllakë vlersimi" për shërbimet e tij për futbollin shqiptar dhe Vllazninë. Vllaznia gjithashtu lajmërua se fanella me numrin 9 do të tërhiqej përkohësisht në sezonin 2012–13.[2]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ishte pjesë e kombëtares shqiptare që fitoi trofeun "Rothmans" në Malta që u zhvillua në vitin 2000. Ai shënoi golin e tij të vetëm ndërkombëtar në ndeshjen finale kundër Maltës që i solli edhe trofeun kombëtares. Sinani ka zhvilluar gjithsej katër paraqitje me kombëtaren por asnjëra nga këto nuk ishin ndeshje kompetitve nga UEFA ose FIFA.[3]

Statistikat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndsh Gola
2000 3 1
2001 0 0
2002 1 0
Total 4 1

Karriera si trajner[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trajneri i sapopunësuar Rudi Vata e bëri Sinanin ndihmësin e tij më 1 nëntor 2011, gjatë kohës që ai ishte ende lojtar i klubit.[4]

Golat në Kampionatin Shqiptar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sinani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kategorinë Superiore me 208 gola. Për më tepër shiko: Lista e golashënuesve më të mirë në Kategorinë Superiore

Sezoni Skuadra Ndeshje Gola
1996–97 Vllaznia 3 1
1997–98 Vllaznia 33 9
1998–99 Vllaznia 27 14
2000–01 Vllaznia 26 15
2001–02 Vllaznia 23 11
2002–03 Vllaznia 18 18
2003–04 Vllaznia 35 36
2004–05 Vllaznia 23 15
2005–06 Vllaznia 33 13
2006–07 SK Tirana 29 23
2007–08 Vllaznia 30 20
2008–09 Vllaznia 28 15
2009–10 Vllaznia 13 1
2009–10 Besa 17 5
2010–11 Vllaznia 28 11
2011–12 Vllaznia 3 0
Gjithsej 369 208

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vllaznia
KF Tirana
Besa

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore: 2003-04, 2006–07, 2007–08
  • Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave Kategorisë Superiore: 207 gola
  • Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë: 178 gola

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Admir Uruçi (12 janar 2012). "Vioresin Sinani thotë mjaft: E mbyll si futbollist në fund të këtij edicioni". Marrë më 1 janar 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Presidenti Duka nderon V.Sinanin". Arkivuar nga origjinali origjinali më 27 gusht 2012. Marrë më 30 maj 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "International caps". Footballdatabase. 31 janar 2010. Marrë më 31 janar 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Sinani Është krahu i djathtë i Vatës". Sport Ekspres. 2 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 2 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]