Kërceni tek përmbajtja

Tefik Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tefik Osmani
Informacioni personal
Emri i plotë Teufik Osmani
Data e lindjes 8 qershor 1985 (40 vjeç)
Vëndi i lindjes Korçë, Shqipëri
Gjatësia 1.93 m (6 ft 4 in)
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
KF Skënderbeu
Number 17
Karriera me të rinjtë
2000–2002 Skënderbeu Korçë
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2002–2003 Skënderbeu Korçë 20 (1)
2003–2004 Tomori Berat
2004–2007 KF Elbasani 62 (6)
2005–2006FC Zaporizhya (Huazim) 7 (0)
2007–2008 Partizani Tirana 31 (3)
2008–2011 KF Tirana 77 (1)
2011–2012 Teuta Durrës 23 (2)
2012–2013 Vllaznia Shkodër 13 (1)
2013–2014 Teuta Durrës 39 (4)
2014– Skënderbeu Korçë 34 (1)
Karriera ndërkombëtare
2002-2003 Shqipëria U–19 3 (0)
2003-2005 Shqipëria U–21 5 (0)
2005– Shqipëria 12 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 4 Shkurt 2017
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 2013

Tefik Osmani (lindur më 8 qershor 1985Korçë) është një futbollist shqiptar i cili luan aktualisht me klubin shqiptar SkënderbeuKategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare si qëndër mbrojtës.

Osmani filloi karrierën e tij me klubin lokal Skënderbeu Korçë si një adoleshent duke kaluar skuadrat e moshave dhe duke u bashkuar me skuadrën e parë përpara fillimit të sezonit 2002–03, ku ai luajti në Kategorinë e Dytë, liga e tretë më e madhe e futbollit shqiptar. Ai u largua nga Skënderbeu pas një sezoni dhe u bashkua me skuadrën e Kategorisë së Parë KF Tomori, ku qëndroi për një sezon përpara se të bashkohej me klubin e Kategorisë Superiore KF Elbasani. Menjëherë pas bashkimit të tij me klubin, Osmani u bë një lojtar kyç duke luajtur 36 ndeshje në kampionat dhe duke shënuar dy herë me skuadrën që e përfundoi kampionatin në vendin e dytë mbrapa kampionëve të KF Tiranës.[1]

Pas një sezoni të dytë të mirë me Tiranën, ai i ishin dhënë oferta nga klube të ndryshme në Shqipëri dhe më gjerë. Me shquar nga dy klube të pa indedifikuara nga Zvicra, që luanin në ligën kryesore në Zvicër. Megjithatë, ai bisedoi me agjentin e tij dhe me presidentin e klubit Refik Halili për të zgjidhur kontratën e tij me klubin kryeqytetas.[2]

Më 23 korrik 2011, ai u bashkua me Teutën duke firmosur një kontratë një vjeçare.[3]

Pas luajti një sezon në Durrës, ai firmosi me klubin shkodran KF Vllaznia më 16 korrik dhe u prezantua në media në të njëjtën ditë.[4][5]

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare më 9 Shkurt 2005, duke hyrë në minutën e 56 në humbjen 2–0 në Tiranë kundër Ukrainës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2006.[6] Që nga ajo ditë, ai ka luajtur edhe 11 ndeshje të tjera me kombëtaren.

Redaktuar më 4 dhjetor 2014 [7]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2005 6 0
2006 0 0
2007 0 0
2008 0 0
2009 0 0
2010 0 0
2011 0 0
2012 3 0
2013 3 0
2014 0 0
Total 12 0
Skënderbeu
  1. ^ Albania 2005-06
  2. ^ "Osmani, dy oferta zvicerane!". Futbolli Shqiptar. 21 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 21 maj 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Surpriza, Tefik Osmani kalon te Teuta e Durrësit". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2014. Marrë më 4 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Vllaznia, firmos edhe mbrojtësi Tefik Osmani
  5. ^ "Tefik Osmani firmos dhe prezantohet me fanellën kuqeblu". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 4 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Football MATCH: 09.02.2005 Albania v Ukraine". EU-football.info. 9 shkurt 2005. Marrë më 4 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Tefik Osmani - national football team player". EU-football.info. Marrë më 4 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Ahmeti, Fatmir (17 gusht 2014). "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2014. Marrë më 17 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]