Shko te përmbajtja

Aco Stojkov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aco Stojkov
Të dhënat vetjake
Data e lindjes 29 prill 1983 (43 vjeç)
Vëndi i lindjes Strumica, Maqedonia
Gjatësia 1.77 m (5 ft 10 in)
Pozicioni Sulmues
Team information
Ekipi aktual
I lirë
Karriera me të rinjtë
–1999 FK Belasica
2001–2002 Internazionale
Karriera seniore*
Years Team Apps (Gls)
2000–2001 FK Belasica 15 (7)
2001–2005 Internazionale 0 (0)
2002–2003Spezia (huazim) 13 (0)
2003–2004Górnik Zabrze (huazim) 6 (1)
2004Castel di Sangro (huazim) 8 (1)
2004–2005Andria (huazim) 20 (2)
2005–2006 Louviéroise 14 (7)
2006 Partizan Beogradi 0 (0)
2006–2008 Debreceni VSC 20 (6)
2008–2009Nyíregyháza (huazim) 25 (6)
2009–2012 FC Aarau 68 (22)
2012–2013 Zob Ahan 5 (1)
2013 FK Vardar 27 (17)
2014 FC Botoșani 13 (2)
2014 FK Rabotnički 11 (9)
2015 Skënderbeu 13 (3)
International career
1999 Maqedonia U–17 5 (2)
Maqedonia U–18 2 (1)
2000–2002 Maqedonia U–19 2 (0)
2002–2005 Maqedonia U–21 13 (4)
2002–2014 Maqedonia 43 (5)
* Club domestic league appearances and goals as of 2 Mars 2015
‡ Kombëtarja caps and goals as of 2 Mars 2015

Aco Stojkov (Maqedonisht: Ацо Стојков, lindur më 29 Prill 1983Strumica) është një futbollistë maqedonas i cili luan me klubin shqiptar Skënderbeu KorçëKategorinë Superiore dhe me kombëtaren maqedonase si sulmues.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stojkov më parë ka luajtur me shokun e kombëtares së tij Goran Pandev te F.C. Internazionale Milano Primavera gjatë sezonit 2001–02 ku fitoi titullin e të rinjëve. Ai më pas u huazua në skuadra të niveleve të ulta në Itali për të marrë më shumë eksperiencë por dështoi të impresionojë Interin që e largoi pasi kontrata skadoi. Që nga ajo kohë ai ka luajtur në Poloni, Belgjikë, Serbi, Hungari, Zvicër, Iran dhe Shqipëri. Ai u bashkua me Partizanin Beogradit në verën e vitit 2006 duke luajtur me ta në pjesën e parë të sezonit 2006–07. Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje në ligë, ai luajti një ndeshje në Kupën Serbe.[1]

Më 12 janar 2015, Stojkov u transferua te klubi shqiptar Skënderbeu duke firmosur një kontratë një vjeçare.[2] Ai mori fanellën me numrin 77 dhe deklaroi se arsyeja se pse firmosi me Skënderbeun ishte për shkak se klubi ishte "kampion i Shqipërisë, ishte i "organizuar" dhe "i mirë".[3]

Stojkov bëri debutimin e tij me klubin më 31 janar 2015 duke luajtur në nëntë minutat e fundit si zëvëndësuesi i Dhiego Martinsit në barazimin pa gola kundër Laçit në shtëpi.[4] Dy javë më vonë ai zhvilloi ndeshjen e parë si titullar duke luajtur 75 minuta në fitoren 1–0 kundër Apolonisë, ku ishte ai që shënoi golin e fitores në minutën e 27të me një gjuajtje brënda zonës.[5] Sulmuesi lavdëroi mesfushorin Gerhard Progni që dhuroi asistin e golit, duke thënë se ishte meritë e tij.[6]

Më 8 mars, ai u tregua sërisht vendimtar për skuadrën duke shënuar golin e vetëm të fitores 0–1 kundër Flamurtarit; maqedonasi realizoi në minutën e 51të duke mposhtur portierin Klodian Xhelilaj me një parabël.[7] Kjo ishte fitorja e parë e Skënderbeut në Vlorë pas 39 vitesh.[8] Një muaj më vonë, në ndeshjen e rëndësishme kundër Partizanit, një prej rivalëve për titull, Stojkov e nisi si titullar dhe shënoi golin e katërt të skuadrës në fitoren 5–2 në shtëpi.[9]

Stojkov e mbylli sezonin me 13 paraqitje në Kategorinë Superiore dhe me tre gola, me Skënderbeun e cila u kurorëzua kampione për të pestën herë rresht, duke vendosur një rekord në futbollin shqiptar. Ai gjithashtu zhvilloi edhe katër paraqitje në Kupën e Shqipërisë, duke mos shënuar gol, me Skënderbeun që u eleminua në gjysmë-finale. Pas mbarimit të sezonit, ai dhe drejtuesit e klubit prishën kontratën.[10]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka përfaqsuar Maqedoninë në të gjitha nivelet e moshave përpara se të debutonte me kombëtaren e parë në vitin 2002.[11]

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Aco Stojkov: Golat Ndërkombar
#DataVendiKubdërshtariGoliRezultatiKompedicioni
17 Qershor 2003Shkup, MaqedoniFlamuri Lihtenshtajni3–1FitoreKualifikueset e Euro 2004
211 Qershor 2003Stamboll, TurqiFlamuri Turqia2–3HumbjeKualifikueset e Euro 2004
39 Tetor 2004Shkup, MaqedoniFlamuri Hollanda2–2BarazimKualifikueset e Kupës së Botës 2006
42 Qershor 2007Shkup, MaqedoniFlamuri Izraeli1–2HumbjeKualifikueset e Euro 2008
510 Qershor 2009Shkup, MaqedoniFlamuri Islanda1–0FitoreKualifikueset e Kupës së Botës 2010
Skënderbeu
  1. "All-time FK Partizan players, Aco Stojkov #984" (në maqedonisht). Marrë më 15 mars 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  2. "Aco Stojkov zyrtarisht te korçarët, Skënderbeu, merr bomberin e Maqedonisë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  3. "Stojkov: Ja pse zgjodha Korçën". Panorama Sport. 15 janar 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  4. "S'ka fitues, Laçi 'ngrin' Skënderbeun në shtëpi, anulohet një gol i "çuditshëm"". Panorama Sport. 1 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  5. "Skënderbeu, triumf me… dhimbje, fitojnë ndaj Apolonisë me gol të Stojkov". Panorama Sport. 15 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  6. "Goli i parë, Stojkov: Ishte meritë e Prognit". Panorama Sport. 15 shkurt 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  7. "Java 26 – Flamurtari-Skenderbeu 0-1 (Stojkov) 08-03-2015". 8 mars 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  8. "Korçarët thyejnë një tabu 39 vjeçare në Vlorë, fitojnë dhe marrin kreun, vendos Stojkov". Panorama Sport. 8 mars 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  9. "Goleadë në Korçë, Skënderbeu mposht 5-2 Partizanin, merr kryesimin". Gazeta Shqip. 13 prill 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  10. "Stojkov, largimi i radhës nga Skënderbeu". Panorama Sport. 27 maj 2015. Marrë më 28 maj 2015.
  11. "Aco Stojkov" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 qershor 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]