Jump to content

Gana

Coordinates: 7°29′N 1°02′W / 7.49°N 1.03°W / 7.49; -1.03
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ghana)

7°29′N 1°02′W / 7.49°N 1.03°W / 7.49; -1.03

Republic of Ghana
Emblema - Gana
Gana Gana
Moto Kombëtare: Freedom and Justice
ang.:Liri dhe Drejtësi
Vendndodhja - Gana
Vendndodhja - Gana

Gana ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës dhe në pjesën jugore të vendit ka dalje në Oqeanin Atlantik. Sipërfaqja e Ganës është e kufizuar në veri nga Burkina Faso, në lindje nga Togo, jugu i saj laget nga ujërat e Oqeanit ndërsa pjesa perëndimore kufizohet nga Bregu i Fildishtë.

Artikulli kryesor Historia e Ganës
Artikulli kryesor Sistemi shtetror

Ndarja administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gana përbëhet nga dhjetë rajone adminisrative që janë:

  • Ashanti me kryeqytet Kumasi
  • Brong Ahafo me kryeqytet Sunyani
  • Qendrori me kryeqytet Cape Coast
  • Lindori me kryeqytet Koforidua
  • Akra e Zgjeruar me kryeqytet Akra
  • Veriori me kryeqytet Tamale
  • Lindori i Sipërm me kryeqytet Bolgatanga
  • Perëndimori i Sipërm me kryeqytet Wa
  • Volta me kryeqytet Ho
  • Perëndimori me kryeqytet Secondi-Takoradi

Sipërfaqja e përgjithshme e Ganës është 239,460 km2 prej së cilës 8,520 km2 janë ujë. Gana shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 2 00 P.

Gana ka një vijë bregdetare 539 km të gjatë pran oqeanit Atlanik dhe vijë kufitare 2,094 km.

Klima në Gana është ekuatoriale, e nxehtë, përgjatë bregdetit në pjesën juglindore e thatë, në jugperëndim shumë e nxehtë dhe në veri e thatë dhe shumë e nxehtë.

Relievi i Ganës është kryesisht terren rrafshnaltë i ultë i cili shpërndahet në jug të pjesës qendrore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 880 metrave në malin "Afadjato" (ang.:Mount Afadjato).

Artikulli kryesor Ekonomia e Ganës
Artikulli kryesor Demografia e Ganës
Artikulli kryesor Kultura e Ganës

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Gana – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Gana – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :