Jump to content

Akropolis Ekspres

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Treni Akropolis (i njohur edhe si Acropolis Express ) ishte një lloj treni i linjave të gjata ndërkombëtare (destinacioneve të largëta) i cili dy herë në ditë qarkullonte në relacionin Mynih - Athinë (nëpërmes Fushë Kosovës) dhe anasjelltas.

Në periudhën e viteve 1958 - 1961 (1963) në relacionin Athinë - Hagë ka qarkulluar treni ndërkombëtar Jugosllavia Ekspres (D 263/264). [1] Pas kësaj kohe është operacionalizuar treni tjetër Hellas Ekspres (D 455/456) në relacionin Dortmund - Athinë. Treni Akropolis Ekspres në relacionin e plotë Mynih - Athinë ka qarkulluar nga viti 1967. Akropolisi operonte dhe mirëmbahej bashkarisht nga Hekurudhat Federale Gjermane (DB), Hekurudhat Federale Austriake (ÖBB), Hekurudhat Jugosllave (JŽ) dhe Hekurudhat Shtetërore Greke (OSE). Akropolisi nisej nga stacioni hekurudhor i Mynihut nëpërmjet stacionit hekurudhor të qytetit Villach (Austri), pastaj në Lubjanë, Zagreb, Beograd, Fushë Kosovë, Shkup, Selanik për të arritur në Athinë dhe anasjelltas. [2]

"Treni i 1001 aventurave" siq quhej ndryshe treni Akropolis Expres, [3] në territorin e Kosovës përveq Fushë Kosovës ndalej edhe në stacionet hekurudhore të Mitrovicës dhe Ferizajit. [4] Treni i kësaj vije në Gjermani ishte klasifikuar si një tren D dhe operonte nën numrat e trenave D 290/291. Në Austri dhe Jugosllavi "Akropolisi" ishte klasifikuar në gjininë e trenave Express (Ex). [5] Me fillimin e luftërave jugosllave në vitin 1991 treni Akropolis pushoi së qarkulluari.

D 291
on / off
Stacioni hekurudhor D 290
on / off
08:14 Mynih (Stacioni qendror hekurudhor) 22 : 41
09 : 52 / 10 10 Salzburg (Stacion hekurudhor kufitar Gjermani / Austri) 20 : 24 / 20 : 47
13 : 06 / 13 : 09 Villach 17 : 35 / 17 : 37
13 : 46 / 14 : 14 Jesenice (Stacion hekurudhor kufitar Austri / Jugosllavi) 16 : 05 / 16 : 55
15 : 10 / 15 : 30 Lubjana 14 : 35 / 14 : 55
17 : 50 / 18 : 15 Zagreb 11 : 50 / 12 : 15
21 : 17 Vinkovci 08 : 57
23 : 14 / 23 : 48 Beograd 05 : 58 / 06 : 38
02 : 15 Kragujevac 03 : 20
06 : 26 / 07 : 05 Fushë Kosovë 22 : 50 / 23 : 30
08 : 34 / 09 : 00 Shkup 20 : 29 / 21 : 10
11 : 00 / 12 : 41 Gjevgjeli (Stacion hekurudhor kufitar Jugosllavi / Greqi) 18 : 30 / 18 : 22
14 : 27 / 15 : 00 Selanik 15 : 58 / 16 : 40
17 : 17 / 17 : 29 Larisa 13 : 21 / 13 : 40
22 : 30 Athinë 08 : 30

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Dēmētrēs Margaritopoulos: Akropolis Express, Ekdoseis Kochlias 2004 ISBN 960-8228-87-5
  1. ^ Amtliches Kursbuch der Deutschen Bundesbahn, Sommer 1958 bis Sommer 1961
  2. ^ worldexpresses.com
  3. ^ https://klankosova.tv/akropolis-treni-i-1001-aventurave-video/
  4. ^ https://www.albinfo.ch/vellezerit-viqa-nje-tregim-suksesi/
  5. ^ http://www.vagonweb.cz/razeni/vlak.php?zeme=JZ&cislo=290&rok=1989&lang=de Wagenreihung laut Zugbildungsplan der JŽ von 1988/89