Jump to content

Alagoas

Coordinates: 9°34′17″S 36°46′55″W / 9.571306°S 36.78195°W / -9.571306; -36.78195
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alagoas
Flamuri i Alagoas
Stema zyrtare e Alagoas
Location of Alagoas
Popullsia
 • Gjithsej3.120.922
{{{postal_code_type}}}
57000-000 deri 57990-000

Alagoas (AL) është një shtet në veri-lindje të Brazilit, ka një sipërfaqe prej 27.768 km² dhe një popullsi 3.015.912 banorë, vlerësuar sipas vitit 2005.

Alagoas kufizohet në veri nga shteti Pernambuco, në perëndim nga shteti Bahia, shteti Sergipe në jug dhe në lindje nga Oqeani Atlantik. Lumi San Francisco shënon kufirin jugor. Përgjatë bregdetit ka shkëmbinj nënujorë koralorë dhe plazhe. Në brendësi të kodrave bregdetare ka reshjeve të mjaftueshme për kultivimin e kallam sheqerit, i cili dominon peisazhin. Mbetjet e fundit të Pyjeve të Atlantikut kanë mbijetuar në majat e kodrave. Pika më e lartë e shtetit është Serra Santa Cruz që arrin 844 m mbi nivelin e detit.

Ekonomia është kryesisht bujqësore dhe është e bazuar në plantacione e mëdha te kallam sheqerit dhe të duhanit në një masë më të vogël. Bollëku i kallamsheqerit ka çuar në zhvillimin e industive distiluese. Një aktivitet tjetër i rëndësishëm industrial është edhe nxjerrja e kripës, naftës dhe gazit natyror. Industria kimike ka pasur një zhvillim të madh, pas ndërtimit në vitin 1979 të qendr♪7s industriale të Tabuleiro rrethinat e Maceió.

Turizmit është zhvilluar së tepërmi këto 20 vitet e fundit dhe Maceió nga një port i vogël i fjetur është kthyer në një qendër turistike. Një tjetër destinacion turistik është União dos Palmares, ku në shekullin e shtatëmbëdhjetë u organizua arratisja e skllevërve nga Quilombo e Palmares .

  • Automjete: 287.018 (mars 2007)
  • Telefona celularë: 1.400.000 (prill 2007)
  • Telefona: 302.000 (prill 2007)
  • Qytete: 102 (2007) [1]
  1. ^ Burimi: IBGE.

9°34′17″S 36°46′55″W / 9.571306°S 36.78195°W / -9.571306; -36.78195