Amerikanët romë
Amerikanët romë (romanisht: romani-amerikani, anglisht: Romani Americans) janë njerëz amerikanë me prejardhje të plotë apo të pjesshme rome. Llogaritet që janë afro një milionë amerikanë romë në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse popullata dërrmuese rome në SHBA është asimiluar në shoqërinë amerikane, koncentrimet më të mëdhaja janë në Kaliforni Jugore, Veriperëndimin Paqësor, në jugperëndim të SHBA-ve, Teksas, Luiziana, Florida, dhe në Verilindje të SHBA-ve, ashtu si edhe në qytete si Çikago, Klivlend, dhe Shën Luis.[1][2]
Romët janë një grup etnik nomad që kanë jetuar nëpër Amerikat qëkur romët e parë thuhet se erdhën në udhëtimin e tretë të Kristofor Kolombit në vitin 1498.[3][4] Vala më e madhe e imigrantëve romë erdhi nga rajonet e Ballkanit, Transilvanisë, Vllahisë, dhe Moldavisë historike në shekullin e vonshëm XIX pasi u shpërbë skllavëria në Rumani në vitin 1864.[5][6] Imigrimi rom drejt SHBA-ve ka vazhduar me një normë stabile që atëherë, me një rritje të imigrimit në periudhën e Holokaustit Rom në Gjermani Naziste dhe territore tjera të okupuara, dhe pastaj gjatë kolapsit të komunizmit në Evropën Qendore e Lindore.[1]
Madhësia e popullatës rom-amerikane dhe mungesa e një pranie historike e kulturore, siç e kanë romët në Evropë, i bëjnë amerikanët të pavetëdijshëm rreth ekzistencës së romëve si popull.[1] Mungesa e rëndësisë së termit "rom amerikan" brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara parandalon shumë romë prej përdorimit të termit rreth jo-romëve tjerë: duke e identifikuar veten përmes nënshtetësisë e jo përmes trashëgimisë etnike.[7] Perceptimi është që Shteteve të Bashkuara i mungojnë strukturat dhe rrëfimet për romët ta zotërojnë si trashëgimi kulturore, diçka që do ia bënte identitetin më të dukshëm si një grup i përveçëm.[8]
Ndërgjegjësimi ndaj ekzistencës së romëve si popull amerikan është rritur me kalimin e kohës pas Luftës së Ftohtë, por akoma qëndron një mistikë dhe mitologji rreth grupit në pyetje.[4] Një njoftim i bërë në televizionin e Nju Jorkut WABC i quajti romët si "ciganë të vërtetë e të gjallë", duke sugjeruar një pikëpyetje mbi ekzistencën e tyre.[7]
Shumica e amerikanëve romë jetojnë në qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara, ku janë mundësitë më të mëdha ekonomike. Amerikanët romë praktikojnë shumë fe të ndryshme, zakonisht me bazë në verzionet e krishterizmit që dallohen në shtetin e tyre të prejardhjes, por popullariteti i besimeve fundamendaliste të krishtera ka qenë në rritje e sipër.[9]
Romët jetojnë në qytete të dendura si Nju Jork Siti, Çikago, Klivlend, Los Anxheles, San Francisko, Boston, Atlanta, Dallas, Hjuston, Siatëll, Las Vegas, Majami,[10] dhe Portlend, ashtu si edhe në zona rurale në Florida, Teksas, Arkansas, etj.[11][12][13]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Webley, Kayla (13 tetor 2010). "Hounded in Europe, Roma in the U.S. Keep a Low Profile". Time Magazine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2010.
- ^ Berry, Lynn (19 shkurt 1995). "Business - Gypsies Trying To Change Stereotyped Image -- Some Practice Their Ancient Culture Secretly". Seattle Times (në anglisht).
- ^ "Romani Realities in The United States" (PDF). Harvard University (në anglisht). 24 nëntor 2020. Marrë më 17 maj 2023.
- ^ a b Deutsch, James (8 prill 2022). "Romani Rights and the Roosevelts: The Case of Steve Kaslov". Smithsonian Institution (në anglisht). Marrë më 25 maj 2022.
- ^ "Roma slavery in Romania - a history" (në anglisht). 7 korrik 2021.
- ^ "Wallachia and Moldavia" (në anglisht). Marrë më 12 dhjetor 2023.
- ^ a b Kates, Glenn; Gergely, Valer (7 prill 2011). "For Roma, Life in US Has Challenges: People commonly known as 'Gypsies' face stereotyping, discrimination". Voice of America (në anglisht).
- ^ Ostendorf, Ann (16 mars 2022). "Romani History is American History". Early American Studies Miscellany (në anglisht). Marrë më 28 maj 2023.
- ^ Cortés, Carlos E. (15 gusht 2013). Multicultural America: A Multimedia Encyclopedia (në anglisht). SAGE Publications. fq. 1850. ISBN 9781506332789.
- ^ Dregni, Michael (4 prill 2008). Gypsy Jazz: In Search of Django Reinhardt and the Soul of Gypsy Swing (në anglisht). Oxford University Press, USA. ISBN 978-0-19-531192-1.
- ^ "Roma literature in USA and Canada - RomArchive". www.romarchive.eu (në anglisht). Marrë më 3 dhjetor 2023.
- ^ "ROMANI". case.edu (në anglisht). Case Western Reserve University. 16 maj 2023. Marrë më 22 qershor 2024.
- ^ Heald Phd, Bruce D. (27 nëntor 2012). Gypsies of the White Mountains: History of a Nomadic Culture (në anglisht). Arcadia. ISBN 978-1-61423-804-1.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |