Arsimi në Maqedoninë e Veriut
Arsimi në Maqedoninë e Veriut zhvillohet në disa nivele. Deri në viti 2007 shkolla tetëvjeçare ishte e ndarë në mësim klasor (prej klasës së parë deri në të katërtën) dhe mësimi lëndor (prej klasës së pestë deri në të tetën), kalimi prej një lloj mësimi në tjetrin është paraparë për vitin 2007/2008. Me këtë rrastë është paraqitur si problem për shumë nxënë shtimi i madh i lëndëve mësimore në kasën e pestë. Përnjëherë është rritur numri i lëndëve, numri i arsimtarëve, ndërsa janë rritur edhe të priturat nga nxënësit.
Historia : periudhat e mësimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësimi i detyrueshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësimi i detyrueshëm ndahet në tri periudha të cilat mundësojnë që gradualisht kalimin e nxënësve nga klasat më të ulëta në klasa më të larta.[1]
Periudha e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e parë fillon prej klasës së I deri të III-ën. Numri i fondit javor të orëve nuk tejkalon 22 orë. Në të tre vite mësimin në të gjithë lëndët, përveç në gjuhën angleze, realizohet nga arsimtari klasor, ndërsa në klasën e I (varësisht nga kushtet në shkollë) mësimin realizohen edhe nga arsimtari i edukimit parashkollor. Arsimtarët e edukimit parashkollor dhe klasor janë të aftë me trajnim plotësues që ta realizojnë mësimin me fëmijë të moshës gjashtëvjeçare. Nxënësit kanë kohë të mjaftueshme që ti arrijnë njohuritë dhe shkathtësitë themelore meqë përmbajtjet, metodat dhe qasja në punë i përshtaten moshës së tyre, sipas përparimit të secilit fëmijë. Mësimi dhe të mësuarit e nxënësve është në përputhshmëri me karakteristikat e moshës së re shkollore. Organizimi i orëve është fleksibel, nxënësit lirshëm komunikojnë dhe lëvizin në klasë. Hapësira dhe renditja e mobilieve ju mundësojë që mësimi të zhvillohet në mënyrë të natyrshme për nxënësit.
Arsimtarët vlerësojnë njohurinë dhe përparimin e nxënësve me shkrim sipas formularëve të përgatitur. Nxënësit nga bashkësia e romëve, vllehve dhe boshnjakëve mësojnë gjuhën dhe kulturën e tyre duke fillor prej klasës së III. Në fund të periudhës së parë njohuritë e nxënësve në lëndët gjuhë maqedone, shqipe, turke ose serbe dhe në matematikë kontrollohen me testet e standardizuara të njohurive. Rezultatet shfrytëzohen si informatë kthyese se sa janë arritur njohuritë e pritura. Këto informata ju shërbejnë nxënësve dhe prindërve, por nuk ndikojnë në notat e nxënësve.
Periudha e dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e dytë është vazhdimi në klasën e IV-të deri të VI-të. Numri i fondit javor të orëve në lëndët e detyrueshme nuk tejkaloj 27 orë. Nga viti në vit gradualisht rritet numri i lëndëve dhe numri i arsimtarëve të cilët e realizojnë mësimin. Arsimtarët vlerësojnë njohuritë e nxënësve me shkrim dhe me numra në secilën lëndë. Në fund të vitit shkollor, për çdo klasë, nxënësit marrin dëftesa me nota numerike. Përmes notave me shkrim nxënësit gradualisht njoftohen me atë seçka d.t.th. apo (përmban) nota numerike. Nxënësit nga bashkësia e romëve, vllehve dhe boshnjakëve mund ta mësojnë gjuhën dhe kulturën e tyre gjatë tërë periudhës së dytë.
Gradualisht aplikohen lëndë të detyrueshme. Lënda e krijimtarisë për nxënësit në klasë të IV dhe V, lënda gjuhë shqipe në klasë të VI. Në listën e lëndëve zgjedhore në klasën e VI secila shkollë ofron lëndën njohja e religjioneve dhe etikën. Në fund të periudhës së parë njohuritë e nxënësve në lëndët gjuhë maqedone, shqipe, turke ose serbe, matematikë dhe gjuhë të huaj (kurse me propozim të ministrit të arsimit mundet edhe lëndë tjetër) do të kontrollohen nga arsimtarët e shkollës me testet e standardizuara të njohurive. Rezultatet shfrytëzohen si informatë kthyese se sa janë arritur njohuritë e pritura. Këto informata do ju shërbejnë nxënësve dhe prindërve, por nuk ndikojnë në notat e nxënësve.
Periudha e tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e tretë vazhdon prej klasës së VII-të deri të IX-të. Numri i fondit javor të orëve në lëndët e detyrueshme nuk tejkalojnë 31 orë. Të gjitha lëndët ligjërohen prej arsimtarit lëndor. Nxënësit mësojnë më shumë lëndë në krahasim me periudhën e dytë.
Shkolla sipas nevojave dhe interesave të nxënësve ju ofrojnë listë të lëndëve zgjedhore. Shkolla duhet të ofrojë së paku tre lëndë zgjedhore, ndërsa nxënësi në një klasë mund të zgjedh së paku një, e jo më tepër se dy lëndë. Arsimtarët njohurinë e nxënësve e vlerësojnë me nota numerike. Prej klasës së VII-të deri të IX-ën ata nxënës që kanë njohuri dhe aftësi të posaçme në lëndë të ndryshme, e veçanërisht në gjuhën maqedone, gjegjësisht shqipe, turke ose serbe, matematikë dhe gjuhë të huaj mund të bashkëngjiten në grupe me nxënës me njohuri dhe aftësi të ngjajshme edhe atë më së shumti në vëllim prej 25 % nga numri i përgjithshëm i orëve për këto lëndë mësimore të punojnë në grupet sipas programit me kërkesa më të larta. Nxënësit në orët nga pjesa e mbetur e mësimit edhe nga këto lëndë janë në paralelet am në klasët e tyre.
Në fund të periudhës së tretë njohuritë e nxënësve në lëndët gjuhë maqedone, shqipe, turke ose serbe, matematikë dhe gjuhë të huaj (kurse me propozim të ministrit të arsimit mundet edhe lëndë tjetër) kontrollohen me testet e standardizuara të njohurive. Rezultatet e këtyre shfrytëzohen si informatë kthyese se sa janë arritur njohuritë e pritura. Këto informata ju shërbejnë nxënësve dhe prindërve, por nuk ndikojnë në notat e nxënësve.
Lëndët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në klasët e ulëta disa lëndë mësohen në mënyrë integruese, psh. njohja e mjedisit, shkencat natyrore dhe teknika, shoqëria etj. Përveç mësimit të detyrueshëm në lëndët e informatikës, shfrytëzimi i teknologjisë informatike është pjesë përbërëse e secilës lëndë mësimore.
Lëndët e detyrueshme janë : Gjuhë maqedone (shqipe, turke dhe serbe) ; Matematikë ; Gjuhë angleze ; Gjuha e dytë e huaj ; Arsimi figurativ ; Arsimi muzikor ; Njohja e mjedisit ; Arsimi teknik; Informatikë ; Shoqëri ; Gjeografi ; Histori ; Arsimi qytetar ; Natyrë ; Shkenca natyrore ; Shkenca natyrore dhe teknikë ; Biologji ; Kimi ; Fizik ; Arsim fizik dhe shëndetësor.
Ofertë për lëndët e detyrueshme zgjedhore janë : Gjuha dhe kultura e vllehve, romëve, boshnjakëve ; Njohja e religjioneve ; Etikë.
Lëndë të tjera zgjedhore janë : Krijimtari ; Gjuhë shqipe ; Shkathtësi për jetesë (përpunimi i zbukurimeve, përgatitje gjellërash, pikëpamjet e kulturave bujqësore etj.) ; Edukim për mjedisin ; Hulumtimi i vendlindjes ; Vallëzim dhe valle popullore ; Projekte nga arti muzikor dhe figurativ ; Arsimi teknik ; Projekte nga informatika ; Sport zgjedhor ; Përparimi i shëndetit ; Kultura klasike në civilizimin evropian.
Arsimi shqip në Maqedoni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpjekjet për arsimin shqip në trevat shqiptare të Maqedonisë filluan gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Sipas të dhënave të dokumentuara, në vitin 1898 vetëm në qytetin e Manastirit me rrethinë vepronin 451 shkolla fillore (iptidaie), pastaj 17 shkolla të mesme të ulëta (ryzhdie) dhe 2 shkolla të mesme të larta (idadie). Po në këtë vit në Shkup vepronin 445 shkolla iptidaie, 24 ryzhdie dhe vetëm 1 shkollë idadie. Institucione të këtilla funksiononin edhe në qytetet si Gostivari, Tetova, Kërçova, Kumanova, Ohri, Struga, etj. Krahas këtyre institucioneve arsimore vepronin edhe disa medrese si dhe Shkolla Normale e Shkupit.
Në vitin 1905 në Manastir u formua Komiteti "Për Lirinë e Shqipërisë". Pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908 Manastiri u bë qendër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Më 31 korrik 1908 u formua edhe Klubi "Bashkimi", që luajti rolin e një klubi qendror për organizimin e veprimtarive edhe të klubeve të tjera të lëvizjes kombëtare. Me nismën e tij, mes datave 14 dhe 22 nëntor 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe; ndërsa më 3 prill 1910 u mbajt Kongresi i Dytë i Manastirit, për mbrojtjen e shkollës e të gjuhës shqipe kundër reaksionit xhonturk. Po në Manastir në vitet 1911-1912 u botua gazeta "Drita" e themeluar nga Mustafa Leskoviku. Në Manastir u botuan edhe shumë libra në gjuhën shqipe, veçanërisht për shkollat. Me qytetin e Manastirit lidhet ngushtë dhe veprimtaria atdhetare e Gjergj, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazit.
Në fillim të shekullit XX në shkollat ekzistuese në Maqedoni ngadalë nisi të përdorej edhe gjuha shqipe.
Megjithatë, kthesa e parë e rëndësishme ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në Maqedoninë Perëndimore (Ohër, Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë) u hapën shumë shkolla fillore dhe disa shkolla të mesme. Pas Luftës së Dytë Botërore, arsimi shqip në Maqedoni u zhvillua në kuadër të sistemit të arsimit të ish-Jugosllavisë përkatësisht të Maqedonisë. Ndonëse me shumë vështirësi politike, ekonomike, mungesë kuadri e tekstesh mësimore etj., arsimi shqip u zhvillua në të gjitha shkallët e shkollimit. Institucionet shtetërore dhe politike të Maqedonisë deri së voni i krijuan pengesa të vazhdueshme shkollës shqipe në këtë vend. [2]
Arsimi fillor në gjuhën shqipe, fillimisht katërvjeçar, pastaj edhe shtatë e tetëvjeçar, u hap në të gjitha trevat shqiptare në Maqedoni, por shumë më ngadalë se arsimi në gjuhën maqedonase. Problem i veçantë ishte vijimi i arsimit fillor nga vajzat shqiptare. Ndërkaq, arsimi i mesëm u zhvillua edhe më ngadalë. Filloi, kryesisht, me hapjen e gjimnazeve në Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë dhe të Shkollës Normale në Shkup. Hapja e shkollave të mesme filloi të masivizohet sidomos nga viti 1957, me organizimin e tij edhe në shkolla të tjera të mesme profesionale, siç ishin shkollat e mesme të mjekësisë, ekonomike, bujqësore, tregtare, e muzikës, e artit etj. U hapën shkolla të mesme profesionale me drejtime të ndryshme, me programe tre e katërvjeçare. Mësimi organizohej në gjuhën shqipe (për nxënësit shqiptarë) dhe në gjuhën maqedonase (për nxënësit maqedonas). Në vitin 1984 institucionet shtetërore morën nismën për formimin e paraleleve të përziera me nxënës shqiptarë e maqedonas, me mësim në gjuhën maqedonase, gjë që u kundërshtua nga shqiptarët. Në vitin 2008 arsimi i mesëm në Maqedoni bëhet i detyrueshëm për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e moshës shkollore.
Ndërkaq, arsimi i lartë në Maqedoni filloi me themelimin e Fakultetit Filozofik (1946), përkatësisht me Universitetin e Shkupit (1949), me mësim në gjuhën maqedonase, ku studionin edhe studentë shqiptarë. Arsimi i lartë shqip, pastaj, filloi me themelimin Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe të degës së albanologjisë në kuadër të Fakultetit Filozofik në Shkup. Shkolla e Lartë Pedagogjike u themelua në vitin 1947, ndërsa grupi i gjuhës shqipe në kuadër të saj u themelua në vitin shkollor 1951/52 për përgatitjen e kuadrit arsimor me kualifikim të lartë. Dega e albanologjisë fillimisht veproi si lektorat në Fakultetin Filozofik të Shkupit, ndërsa nga viti akademik 1959/60 ngrihet në seminar të gjuhës shqipe, pastaj në vitin akademik 1971/72 themelohet grupi i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, i cili në vitin 1974 shndërrohet në katedër të gjuhës dhe letërsisë shqipe, si pjesë e Fakultetit të Filologjisë. Në vitin 1995 në kuadër të Universitetit të Shkupit themelohet Fakulteti Pedagogjik, me dy grupe studimore: mësim klasor dhe edukim parashkollor, me mësim në tri gjuhë: shqip, maqedonisht, dhe turqisht. Në vitin 1994 u themelua Universiteti i Tetovës, veprimtaria e të cilit në vitin 2004 u legalizua dhe mori emrin Universiteti Shtetëror i Tetovës. Në vitin 2001 në Tetovë u themelua edhe Universiteti i Evropës Juglindore, në vitin 2005 u themelua Universiteti Ndërkombëtar i Strugës ndërsa në vitin 2016 filloi punën edhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arsimi në Kosovë
- Arsimi në Shqipëri
- Historia e arsimit shqiptar
- Kultura e Maqedonisë së Veriut
- Arsimi shqip në Maqedoninë e Veriut
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Igor Janev, Legal Aspects of the Use of a Provisional Name for Macedonia in the United Nations System, AJIL, Vol. 93. no 1. 1999.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Informim për Prindët ; Amëza: bro.gov.mk Arkivuar 18 qershor 2007 tek Wayback Machine
- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 73 - 75. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.