Banda e Çoles
Banda e Çoles ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë viteve 1997–2001, ku kulmin e aktivitetit kriminal e pati gjatë periudhës mars-qershor 1997, kur në Vlore sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje, gjobëvënie, shkatërrim i institucioneve të shtetit, trafik droge
Aktiviteti i bandës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banda u krijua nga Myrteza Çaushi i njohur ndryshe edhe si Zani, i forti i Vlorës, në mars të 1997. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi ( Larisa)pasi kishte disa vepra të rënda penale. Krejt papritur në shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga lagjja Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet që ka kryer.
Kronologjia e bandës së Çoles
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- mars 1997 : Formohet banda. Ajo bashkëpunon ngushtë me Komitetin e Shpëtimit të Vlorës.
- 7 maj 1997 : Merret peng tregtari nga Tepelena Artur Gjoshe dhe kusheriri i tij , Pëllumb Petriti. Kjo ngjarje solli një përplasje të ashpër midis bandave të Vlorës dhe atyre të Tepelenës.Gjoshe lirohet pasi paguhet gjoba.
- 8 maj 1997 : Rrëmbehet tregtari Foto Kola, pas torturave lirohet për 5.0000 lekë.
- 9 maj 1997 : Vritet Bernard Duçka me nofkën “Kuqo”, që kishte shkuar për të ndërmjetësuar për lirimin e Gjoshes.
- 11 maj 1997 : Vriten Neritan dhe Edmond Dedenika te dy te zene ne prite perballe fabrikes se cimentos ne hyrje te Vlores.
- 19 maj 1997 : Vritet Arben Latifi, shok i ngushtë i Zanit dhe Gjergj Cukalla. Zani vret Niko Boraku(a.k.a Bocja) pasi e kanë torturuar.
- korrik 1997 : Rrëmbehet Sokol Kamberi.(Biznesmen)
- 28 shtator 1997 : Kapet Zani Çaushi dhe anëtarët e bandës së tij.
- 5 gusht 1997 : Tentohet të vilet një gjobë 10 milionë lireta italiane në te Ura e Tabakeve, Tiranë.
- 23 qershor 1997 : Rrëmbehet kryetari i Komunës Novoselë, Kanan Shakaj, lirohet i torturuar pasi u paguan 20 milionë lekë.
- 1998 : Zani dhe shokët e tij arrestohen. Mbahet gjyqi ndaj tyre, por lirohen.
- 1999 : Zani me pjesëtarët e tjerë të bandës arrestohen sërisht por lirohen në sallën e gjyqit,për mungesë provash.
- 2000 : Caushi rikthehet sërisht në Gjykatën e Tiranës.
- 2001 : Zani dënohet me burgim të përjetshëm në tentativë për të vjellur një gjobë në vitin 2000 në barin e Artur Shehut. Në lokalin e Shehut mbetën të vrarë Afrim Rami ( Luçiano ) mik i Zanit. Të vrarë mbetën edhe Robert Shehu vëllai i Arturit dhe daja i ti Luan Bedini.
Marrëdhëniet me Komitetin e Shpëtimit dhe politikën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banda e Çoles u bë mbështetëse kryesore e Komitetit të Shpëtimit të Vlorës, duke u kthyer në forcën e armatosur të Komitetit. Zani ruajti delegatët e Komiteteve të Shpëtimit nga i gjithë vendi, në mbledhjen e tyre më 28 mars 1997. Gjithashtu ai ishte truproja i kryeministrit italian, Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Vlorë në prill 1997, pas Tragjedisë së Otrantos. Megjithatë marrëdhëniet midis Zanit dhe Albert Shytit, Kryetar i Komitetit të Shpëtimit nuk ishin të mira. Shyti i deklaronte më 19 prill 1997, gazetës italiane Corriere della sera :“Zani nuk është asgjë. Nuk është anëtar i Komitetit, ai punon vetëm. Ju italianët i jepni atij shumë rëndësi. Unë jam i vetmi që e luftoj Sali Berishën. Unë jam lideri!” Zani ishte mbështetës i Partisë Socialiste dhe kundërshtar i Berishës. Ai ishte truprojë e Skënder Gjinushit gjatë fushatës për zgjedhjet e qershorit 1997. Drejtuesi i komisariatit të policisë së Vlorës, Milto Kordha i vendosur në këtë post nga Komiteti i Shpëtimit në mars 97, deklaronte për Corriere della sera :“Në Vlorë ka 5 banda. Ajo e Zanit është një shoqatë e armatosur që ndihmon njerëzit. Janë 15 persona që nuk shkaktojnë probleme. Zani është një nga patriotët e shumtë.”
Bandat rivale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. Banda e Çoles,Banda e Gaxhait,Banda e Kakamit(shpeshherë bashkoheshin) Banda e Pusit të Mezinit, Banda e Xhelitajve .3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit(shpesh herë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit. Kjo e fundit u eliminua gjatë Masakrës së Levanit më 28 mars 1997. Sipas një dëshmie të Izet Haxhisë, kjo bandë u nis për të eleminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë. Rivalitetin më të madh banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait. Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të mirrte autoblindat e policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Koha Jonë: Kapet miku i Zanit, bllokoi rruget ne protesta
- Lufta 8-vjeçare e kapove pas vrasjes së Kuqos
- Gazeta Shekulli: Ekzekutohet për hakmarrje plaku i Gërdhuqëve
- Gazeta Standard: Banda e Zanit merr 102 vjet burg
- Youtube: Exclusive Top Channel, Viti 1997
- Corriere Della Sera: Zani është bosi i rremë i Vlorës
- Viti 97, Mero Baze: Pasojat e Anarkisë
- Agjencia Telegrafike Shqiptare:Kapet Zani Çaushi
- Rilindja Demokratike: Krimi dhe "Robin Hoodët" e PS