Banda e Pusit të Mezinit
Banda e Pusit të Mezinit ishte një grup kriminal me aktivitet në gjithë Shqipërinë e Jugut. Origjina e anëtarëve të kësaj bande ishte nga i gjithë jugu i vendit. Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime. Të quajtur me nofkën "Të fortët e Jugut", kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi. Banda e Pusit të Mezinit ishte mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike, dhe me sa duket kjo shkaktoi edhe eleminimin e tyre.
Masakra e Levanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Masakra e Levanit ndodhi më 28 mars 1997, dhe është përplasja më e përgjakshme e trazirave të vitit 1997. Në këtë përplasje të dhunshme mbetën të vrarë 24 persona, 18 shqiptar dhe 6 romë. Përplasja u zhvillua midis Bandës së Pusit të Mezinit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eleminua gjatë kësaj përplasjeje.
Akuzat për kurth
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ish-truproja i Sali Berishës, dhe organizatori i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, Izet Haxhia ka akuzuar Agim Shehun dhe drejtuesin e komisariatit të policisë së Vlorës gjatë vitit 1997, Milto Kordhën (i vendosur në këtë detyrë në mënyrë të paligjshme nga Komiteti i Shpëtimit) se i kanë ngritur kurth bandës nga Vlora : “Anëtarë të asaj bande ishin disa ndër të fortët e atyre viteve si Adriatik Shehu, Tit Saleci, Felja dhe pjesëtarë të fisit të Mukajve në Vlorë. Pjesa më e madhe e tyre ishin ish të burgosur dhe mbështesnin Partinë Demokratike dhe kishin menduar që më 28 mars 1997, ditë kur do të bëhej mbledhja e Komiteteve të Shpëtimit, të shkonin në Vlorë dhe të vrisnin gjithë pjesëmarrësit së bashku me Zani Çaushin, mbrojtësin e tyre. Pikërisht në këtë moment hyn në lojë Agim Shehu dhe Milto Kordha. Ata ishin personat që i futën në kurth, dhe jo arixhinjtë.”.....
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Masakra më e madhe e vitit 1997, rihapet dosja
- Gazeta Tema :Të vërtetat e vitit 1997
- Top Channel :Viti 1997