Jump to content

Rezoluta nr. 1101 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rezoluta nr. 1101 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u aprovua më 28 Mars 1997, për shkak të shqetësimit në lidhje me situatën në Shqipëri. Këshilli i Sigurimit krijoi një forcë sigurie shumëkombëshe, e cila do të krijonte kushtet për ndihmë humanitare.

Këshilli i Sigurimit vuri në dukje se situata në Shqipëri kishte degjeneruar pas falimentimit të skemave piramidale, dhe Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) dhe Bashkimi Europian po mundoheshin të gjenin një zgjidhje paqësore për krizën. Gjithashtu shprehej shqetësimi se kriza në Shqipëri, mund të përhapej edhe në vendet fqinje, në trojet etnike shqiptare.

Rezoluta e dorëzuar nga Italia bënte thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës. Ndërkohë Italia me vullnetin e vet u vu në krye të trupave shumëkombëshe të Misionit Alba (Agimi) që do të vendosnin rendin dhe qetësinë në vend. Operacioni do të ishte i paanshëm.

U vendos që trupat të qëndronin për tre muaj në vend dhe kostoja do të paguhej nga vendet pjesëmarrëse. Shtetet anëtare të këtij misioni do të raportonin çdo dy javë pranë Këshillit për situatën në vend.

Rezoluta u miratua me 14 vota pro, dhe me 1 abstenim, atë të Kinës e cila deklaroi se situata për të cilën diskutohej ishte çështje e brendshme e Shqipërisë, por për shkak të kërkesës së qeverisë shqiptare për ndihmë ndërkombëtare nuk hodhi veton.

Vendi anëtar i përhershëm Vota
Franca Pro
Kina Abstenim
Rusia Pro
Mbretëria e Bashkuar Pro
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Pro
Vendi anëtar i përkohshëm Vota
Kili Pro
Kosta-Rika Pro
Egjipti Pro
Guinea-Bisau Pro
Japonia Pro
Kenia Pro
Koreja e Jugut Pro
Polonia Pro
Portugalia Pro
Suedia Pro

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]